
Nga Frrok Çupi
Gati e vranë pardje në Mat njërin nga aktivistët e Partisë Socialiste në maxhorancë. Thanë se ishin ‘trockistët’ e opozitës, ku bëjnë pjesë dy ish- presidentët e fajësuar për korrupsion, vrasje dhe dhunë në shkallë kombëtare. Domethënë ishin pakica e pakicës.
Kjo që po ndodh tani nuk ka ndodhur kurrë në vendin tonë: Opozita dhunon maxhorancën.
Qoftë edhe një herë të vetme të kishte ndodhur, atëherë, shoqëria shqiptare do të ishte ‘pikturuar’ në një tablo tjetër. Ajo pamja tjetër do të kishte qenë një dhunë mizore e shumicës kundër çdo pakice. Në dy qeveritë e dhunshme të viteve të kaluara (Berisha dhe Hoxha) është ushtruar tirania mbi ‘pakicat kryengritëse’:
Në vitin 1997 nisi dhuna për shfarosje e popullit ‘në pakicë’ të Labërisë. Edhe pse qeveria ishte ‘shumicë’ megjithatë mori ushtarë mercenarë nga Irani dhe nga FARK i Kosovës. Rrethinat e Vlorës, Tepelenë, Cërrik, Berat, Kuçovë, Gjirokastër, Sarandë…, i mbyti në gjak dhe pastaj u preu urat. Në regjimin komunist-1 të Hoxhës u burgosën e u pushkatuan jezuitët katolikë, por edhe myslimanë; ata ishin pakicë. U shtypën revoltat në burgje duke ua tret edhe varret autorëve…
Po të ishe anëtar i shumicës së Saliut, mund të kaloje ‘me të kuqe’ në semafor ose edhe të vrisje këdo që të shikonte habitshëm në rrugë.
Janë mijëra rastet e ngjashme në ato dy regjime të tiranisë së shumicës.
Po kjo që po ndodh tani, kur pakica ushtron dhunë ndaj shumicës dhe shumica rri si ‘deveja kur ngarkohet me barrë’, kjo pse ndodh?..
Atëherë gjëja e parë që më duhet të them është se shoqëria qytetare dhe shoqëria politike kanë marrë një trajtë shumë më të përparuar. Këto nuk po e përdorin ‘putrën e elefantit kundër miut’. Kemi sinjalet e një shteti në modernizim, kemi shenjat e një shoqërie me fytyrë të qytetërimit perëndimor.
E tëra është kur shikohet e tëra. Në emër të ‘modernizimit të shtetit’, instrumentet e shtetit kanë harruar disa funksione. Ja ku i kemi në tryezë, para syve: Një masë amorfe njerëzish të mbledhur rreth Berishës që sundoi mizorisht si maxhorancë, kanë hyrë me forcë në procesin e zgjedhjeve të 14 majit. Ligji nuk i lejon që të jenë as subjekte dhe as palë në zgjedhje, por ata ‘janë aty’. Edhe zonja Glover e ODIHR-it bëri të njëjtin akt anti- ligjor si edhe KQZ. Ku është shumica? Zbatuesit e ligjit kanë lejuar që minoranca të dhunojë ligjin e shumicës.
Edhe në veprimet e zakonshme, Berisha dhe familja e tij shkelin ligjin përditë. Por ata mburren se kurrë nuk janë paraqitur para Drejtësisë… Sikur të vije ti apo unë në oborrin e një zyre, i armatosur me mjete dhune, me mjete zjarri dhe me dhjetëra ushtarë të vdekjes…, a nuk do të ishim sot në qeli?! Pse Drejtësia nuk e dërgon Berishën prapa hekurave? Po Monikën që merr para nga Rusia dhe fsheh para në offshore?
Pse këta kanë të drejtë të ‘rrahin’ shumicën e popullit?
Maxhoranca ka shpallur parimin se ‘nuk i dal zot askujt’ nga pala e qeverisë! Edhe kjo nuk ka ndodhur dhe çmohet po aq moderne e qytetare sa edhe praktika që maxhoranca nuk dhunon pakicën. Por pakica, në rastin tonë, vjen nga dhuna, ajo nuk ndryshon zakon.
A do ta mbrojë qeveria popullin e vet nëse kjo pakicë që po provon dhunë përsëri, një ditë do t’i sulet popullit me vrasje, me djegie, me kërcënime, me mjetet që i ka në dorë? Apo do t’i thotë popullit se “unë maxhoranca kam vendosur të mos mbroj njerëzit e mi”?
Tirania që po ushtron opozita mbi shumicën ka disa burime, natyrisht:
E para se kjo opozitë po tkurret përditë në numra dhe po shpërbëhet. Kjo e bën nervoze dhe të dhunshme.
E dyta, frika nga ligji i shkelur prej njerëzve të opozitës, ka bërë që në radhët e opozitës të mbeten vetëm ‘njerëz qorra’ besnikë ndaj liderit. Këta, prioritetin e vetëm kanë ‘luftën’.
E treta, brenda opozitës ndodhet një grup njerëzish të dhunës, që për t’u fshehur e quajnë veten ‘trockistë’. Por në fakt janë militarë. Këta janë shumë larg një shteti dhe shoqërie moderne; këta nuk kanë as principe as mëshirë. Këta dhunojnë njerëz dhe institucione.
E katërta, opozita këtu e ka kapërcyer veten, edhe si moshë pa efekte pozitive në shoqëri. Ajo tani jeton moshën e intolerancës.
Shoqëria është ku e ku!, përpara në sensin e tolerancës.
Je gjigand Frrok djali!
Atë qe thot Labi. Je gjigand Frrok djali!
Ashtu duhet,por fatkeqesisht ligjin te ne e ben i forti dhe paraja
Ashtu duhet,por fatkeqesisht ligjin te ne e ben i forti dhe paraja
Eh i mjeri ti per mendte e krese or Frrok mortja!
Fan Sal plehu injorant, hajdut e i pa moral, i pa fytyr e i Pa nder.
Kurrë ti , as tanë fisi yt së bashku, nuk kini me pasë mend sa ka Frroku. Nuk të pelqen se nuk i ban temena' Saliqenit? Hajt, se e njeh ma mirë Frroku se ti ! I mjeri ti, që nuk e njeh atë kriminel, diktator, sekretar partie-komununist i pafytyrë, ekstremist islamik, ngatërrestar, vrasës, hajdut familjarisht!
Kurrë ti , as tanë fisi yt së bashku, nuk kini me pasë mend sa ka Frroku. Nuk të pelqen se nuk i ban temena' Saliqenit? Hajt, se e njeh ma mirë Frroku se ti ! I mjeri ti, që nuk e njeh atë kriminel, diktator, sekretar partie-komununist i pafytyrë, ekstremist islamik, ngatërrestar, vrasës, hajdut familjarisht!
Si gjithnje i sakt...
i sakte kam ken gjithheret ne kur bote spiunin apo drejtorin te Saliu. veçse genjen teresishte ne paragrafin per 1997....nuk ka pas asnje perplasje te policise apo atyre qe urekrutuan te mbronin shtetin nga bandat e kriminelave ..jo nga populli i Jugut... na tregoni cilet vrane policet pa arme ne Vlore e deri ne fund te 1998 kur morren Urdher per ta ndaluar terrorin e bandave. leri perrallat me iranian e FARK qe nuk ekzistonte ate kohe. mos harro se ke qene Komisar ne çetat e Vlores
Ore late nam. Boll e nxoret kete bolen se diskreritoni veten.
Shko re Spiun ordiner , nuk shikon qe regjimi ka hap thesin e lekeve per te blere vota e presion administrates per 15 vota per person por merresh me nje sherr pa lidhje...yyyy rrace bastarde .
Ka ndodhur o Frrok ka ndodhur! Fiks kjo qe po ndodh tani ka ndodhur nga 1944 deri ne 1991. Pra gjithe pushtetet ne nje dore te vetme. Vetem se tashme nuk vriten shqiptaret ne kufi si ahere, por perzihen me fukarallek-maskarallek.
Frrok je komplet rrok… dmth loqe burre
Shumica ketu eshte populli jo qeveria.Ti gabon si matuf qe je llogarit shumicen me vota te vjedhura por ata jane pakice.I fajesuari kryesor kartel droge hajdut fondesh dhe tendera per rruge incenerator ku ketu paguhet 4 here me shtrenje se kudo ne Eurpe eshte qeveria edvini dhe ju gjuhe gjate lepiresit.Beni viktimen dhe hiqeni si shumice.Edvini eshte fajtor per shpopullimin e vendit krimin ku njerezit vrasin e presin per dite pa asnji problem se qeveria i arreston.Votat i vodhet ne gjithe Shqiperine rasti me i fresket ishte ai ne Peshkopi.Nuk ka ndodhur askund qe shumica te beje viktimen vetem ketu ne albanistan .Shumica eshte populli dhe ne demokraci populli e ka pushtetin por ju e keni kuptuar gabim por shpejt do jipni llogari para drejtesise si qeveria me anti shqiptare qe ne krijimin e shtetit.
Shume i sakt Frrok Cupi si gjithmone po vetem nje pyetje Kisha a mendon se ka shtet ka patur ne kohen xhaxhit qe Nuk te prekej fine floke dhe ne kohen e komunist it Sali qe policia e tije te zhdepte ne dru qe mjer ai qe ju ka ren ne dore.
E mjera Shqiperi kush e propogandon!Ne zgjedhjet lokale te vitit 1992 ish kryetari i partise demokratike Eduart Selami deklaroi:Ku fitojne socialistet ne nuk investojme,”Frroku ishte nga ata qe e botoi ne gazeten Rd me shume entuziazem.Ne vitin 2023 Sulltanpiktori deklaron te njejte premtim.Ke te besojme o shqiptare qe e duani Shqiperine!?
Frroku or bir ka qene gjithe jeten afer kryetareve edhe perpara 1990.Eshte ne natyren e Frrokut te jete afer pushtetit,nuk del dot nga vetja.
Mllef Frrok , mllef dhe sharje. Nxjerr dufin si nje foshnje qe i ben shantazh nenes me te qara.... uthull Frrok se ndihmon.
Frrok jeni objektiv! Ata qe kane mend ne koke nuk pranojne te jene doganoere deputet politikane profesore/akademike! Sepse pyeten: Me kë je! Pergjigja e tyre eshte: Me Shqiperine! Reagimi: a sqeke me mu/mua or taj or ti!
Hyxhym "salixhinj"! Vrisni, prisni, shani, beni pis çdo gje qe ka vlere per NJERIUN, ngrini ne qiell, mitizoni krimbat e gropave septike se keshtu do ecni "me kohen". Rrace e poshter, malokeri - shpelleri. Shqiperia, nje pellembe vend, qindra mijra km2 malokeri - shpelleri.
Nravo Frrok !
Qenkan sulur bastardet e foltores kunder frokut se u eshte rritur paga nga sali mortja per te kafshuar sa me shume para zgjedhjeve! Kot e keni o zagare, terbimi i juaj tregon se e dini qe jeni te humbur qe tani!
Respekte Frok .E ke te mprehur Shpaten si Gjithnji per Situaten
pd -ja kete ka bere gjithmone me kercenime dhe rrahje tani na dalin dhe ne facebook e bejne propagande
Gojore mirditore. Plak baxhell spiun.
O Frroku rrahen nje shef hippteke e askush se di arsyen por mendja na shkon..kur nuk ka drejtesi ka vetgjyqesi...gabim eshte kuptohet...
Jemi te lodhur nga pseudo analistet politike.I kemi ndatre ne dy kampe:Ata ne sherbim te Opozites dhe ata ne sherbim te pushtetit.Artikull shkruesi eshte dukshem ne sherbim te Qeverrise. Eshte zgjedhje, paguhet per kete. Po keshtu dhe :gazetaret", te pushtetit e te Opozites. Por ka nje dallim moral, te qenit ne opozite si gazetar me pushtetin eshte fisnikeri dhe profesionalizem.Keshtu ka qene ne ajken e gazetarise boterore e keshtu eshte.Aresyeja?Sepse opozita gazetareske ndaj pushtetit korrigjon dhe parandalon ndersa ndaj Opozites eshte thjesht histori...ka pake gazetare e analiste te pavarur Shqiperia...numerohen me gishta si Bushati, Krasta qe kane qene ne kritike te ashper me pushtetin e Berishes e jane sot me pushtetin e Rames...keta te tipit Cupi jane thjeshte njerez te mllefosur.