Lali dhe Belo, si kopje me ngjyra të njëri-tjetrit

9 Maj 2023, 17:36Blog TEMA

Lali dhe Belo, si kopje me ngjyra të njëri-tjetrit

Nga Namir Lapardhaja

Të dy shfaqin një boshësi të llahtarshme. Politikisht ia kanë arritur duke u zvarritur, intelektualisht nuk rrezatojnë kurrfarë dijeje dhe kulture. Në jetë nuk janë shquar për asgjë, sepse të vetmen gjë që kanë bërë është bindja e verbër ndaj shefave. Herë ndaj njërit dhe herë ndaj tjetrit. Si investime individuale kanë qenë dështime, mirëpo brenda partive të mëdha janë pompuar jo për atë që kanë shfaqur, por për atë që kanë fshehur. Dhe fshehja e asaj që mbart përbrenda në politikën tonë është sukses i garantuar.

Kur Lali garoi me G-99, arritjen më të madhe e kishte tek votat që mblodhi në Urë Vajgurore, ndërsa të ishte për Belon ai asnjëherë nuk kishte për t’u zgjedhur kryetar i FRPD-së. Jo se nuk donte, por se nuk do të arrinte të fitonte edhe përballë kandidatit më të dobët të grupseksionit të PD-së në Paskuqan.

Lali dhe Belo kanë frikë nga vetja të jenë vetvetja. Edhe dalja e tyre e fundit njëkohësisht në një emision televiziv, drejtuesi i të cilit i drejtoi të njëjtat pyetje, vetëm se përforcoi idenë se sa të robëruar janë ndaj eprorëve të tyre, se sa anakronik janë në vlerësimin e situatës, se sa të pamundur e kanë për të qenë objektiv në leximin e realitetit. Të dy vërtetuan se janë thjesht ‘boratinë’ në duart e të tjerëve.

Si dy vëllezër siamezë, Lali dhe Belo janë tmerrësisht të ngjashëm me njëri-tjetrin, madje kur i pari u shfaq si Lali, i dyti nuk ngurroi shumë të vetëquhej Belo. As Lali as Belo nuk kanë kurrfarë natyrshmërie në artikulim, në ligjërim, në të folur. Të këshilluar nga të njëjtët ‘ekspertë’, narrativa e tyre është pa shpirt, pa emocion; imazhi i tyre është i ngrirë dhe plastika nuk shfaq asnjë rrudhje apo shtrirje, sepse ata janë konstant, pa ulje-ngritje, janë thjesht të rrafshët.

Lali dhe Belo janë imitime të njëri-tjetrir edhe përsa i përket veshjeve të tyre, edhe pse Belo është një hap prapa Lalit në këtë drejtim, sepse Belo vishet sot ashtu sikurse Lali vishej dje. Lali sot është më serioz, ndërsa Belo është më sportiv, por gjithmonë në rrugën e ‘ndritshme’ të Lalit.

Fushata e tyre ështe kopje e zbehtë e njëra-tjetrës, ashtu sikurse janë premtimet e tyre të mëdha pa asnjë bazë të realizueshme përbrenda. Kur njerëzit dëgjojnë premtimet e Lalit dhe Belos, askush nuk i beson, shumica ndofta edhe i vë në lojë, por Lali dhe Belo marrin vota, sepse kanë pasur aftësinë të kalërojnë formacione të mëdha politike, me të vetmen meritë shpinën e krusur ndaj atyre më lart.

Lali dhe Belo janë të ngjashëm, sepse të dy nuk nxihen dhe nuk skuqen kur poshtërohen publikisht nga shefat e tyre. Ata kanë mësuar se me atë që ke lart duhet të jesh i përulur, ndërsa ata që kë poshtë duhet t’i shtypësh me këmbë. Vetëm kështu, ata që janë lart të vlerësojnë më shumë, ndërsa ata që ke poshtë, të duan më fort. 

Përveç grupimeve të mëdha politike, pas Lalit dhe Belos fshihen edhe grupime të mëdha biznesi, të botës së nëndheshme të interesave ekonomike dhe të botës së errët të krimit, i cili është pazgjidhshmërisht i lidhur me biznesin e ndërtimit në kryeqytet. Jo rastësisht ish-klientët e Lalit, të prishur për arsye ‘biznesi’ me të, i sheh sot të shfaqen në krahun e Belos. 

Për të mos folur pastaj për një lloj tjetër, që ‘investon’ edhe për Lalin, edhe për Belon, njëkohësisht. Madje, ‘garancia’ që Belo do rezultojë fitues, sipas mbështetësve të tij, është se oligarkët e prishur me Lalin, po investojnë fuqishëm në fitoren e Belos. Në këtë kuptim, qeverisja e nesërme e Lalit apo e Belos, edhe si formë, edhe si përmbajtje, do jetë e udhëhequr nga të njëjtat interesa biznesi dhe nga të njëjtët figura të errëta, që nuk shfaqen në publik, por janë aty sa herë që flitet për pazare dhe për ndërtime.

Nëse sheh Lalin dhe Belon në televizor, e ke të vështirë për të dalluar se ku fillon Belo e ku mbaron Lali në gjestikulacion, në mimikë, në artikulim dhe në impostim përpara kamerës dhe publikit. E ke aq të vështirë saqë po të mos shkruhet poshtë se kush është Belo dhe se kush është Lali, Lali mund të duket si Belo dhe Belo si Lali.

17 Komente

  1. M
    Murgu

    Një shkrim i hallakatur,pa fakte dhe pa llogjikë vetëm rradhit gërma !?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Te dashur lexues, a e moret mundimin te lexonit deri ne fund kete shkrim idiot

      Përgjigjjuni
      1. xhemal

        Lapardha,,,thesi jot eshte i mbushur me byk.. SDI nga te shkosh Ke humbur rrugen...

        Përgjigjjuni
        1. t
          tony

          avash o Lapardhi se na trembe mushken, na dole dhe intelektual i madh tani.., heheh

          Përgjigjjuni
          1. S
            SORIN

            O Namir, Paske ikur edhe ti per lesh o lum miku! Po si mund te thuash per Erjon Veline, nder te tjera, se "premtimet e tij të mëdha jane pa asnjë bazë të realizueshme përbrenda"? Je shume rende miku im, shume! Duket se e paske kapur edhe ti nje bordero gjekundi! Turp, turp!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dikushi qe te thote te verteten

              Je munduar kot te besh nje shkrim "befasues" , duke renditur karakteristikat e dy kandidateve per kryebashkiake , porke bere nje vere ne uje.Njehsimi qe ben duke krahasuar vetite dhe arritjet e tyre individuale nuk perputhen askund ,...zoti Llapa llaja...

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komunist me Rolex

                Analizë perfekte jane si dy pika uji nga sejllja dhe horizonti intelektual medioker që shfaqin Thjeshtë ushtare të bindur të shefave të mëdhenj

                Përgjigjjuni
                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Të janë errësuar sytë,shikon bardhë e zi!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Skilja dhe Haribdi

                    E ke qare! Nuk i heq asnje presje, pervec faktin qe lalin e kemi pare dhe provuar per 8 vjet dhe ne keto 8 vite i kemi zbuluar edhe ate ane te erret sketerre qe ai eshte munduar ta fsheh me propaganden e tij mashtruese - hajduterine e paskrupullt

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fatmiri

                      Humor i kendshem.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Labi

                        E bukur!

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          nezje

                          ky krahason kalin me gomarin...

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bujku

                            Shkrim interesant! Belo

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Artemis

                              Bravo të qoftë, kisha filluar të mendoja se vetëm mua më ngjanin të tillë, pra njëlloj të dy , pa asnjë ndryshim, mashtrues të paturpshëm!

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lapardhaja haaa ky klluni Berrishes

                                Ky provincial me kujton shprehjen tipike ne Berat ( Kur u be edhe ky ). CV e Veliaj eshte universitet ne Amerike master ne Angli ndersa ti Lapardhuc eshe sot ke nje fytyre katundari je i zi i kontraktuar me mjekes si islamist i ke gericur bythen njerzve neper kafene duke i bere elozhe komunistit Berrisha. Dhe e fundit dil kandido konkuroje Veliaj nese je kaq i afte

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dashamiri

                                  Krahasimet keshtu çalojne. Ky natyrisht eshte shkrim i porositur, por i qepur keq. Jane dy njerez te ndryshem. Njeri shume punetor, tjetri dembel. Njeri i rreshtuar ne krahun pro amerikano_europian, tjetri ne krahun antiamerikan. Njeri ka si shef nje njeri me reputacion ne vendin e vet dhe ne arenen nderkombetare, me maredheniue brilante me SHBA, tjetri ka shef nje komunist ekstremist, i shpallur nongrata familjarisht si hajdut, pengues i demokracise dhe dhunues i sistemit te drejtesise, etj etj pangjashmeri sa te duash. Une do votoj nje njeri punetor si Erion Veliaj sepse e dua vendin tim.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lumi

                                    Plotesisht e vërtetë cfare shkruhetne artikkull... Deshmi se sa posht kemi rënë si komb N.B. Shkrimshkruesi ka frikë të tregoje emër kryeshefin që nga terri leviz fijet, dmth këta dy dordolece...

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje