
Nga Fatos Tarifa
Lexova këto ditë një tiranas të dëshpëruar. Thoshte se ishte kthyer në Tiranë kohët e fundit pas shumë vitesh në emigrim dhe kishte mbetur i zhgënjyer dhe shumë i dëshpëruar që në Tiranë gjeti jo qytetin që kishte lënë shumë vite më parë, por një qytet krejt tjetër, me të cilin thoshte se nuk identifikohet dot më.
Nuk e di ç’moshë ka autori i atyre fjalëve ndaj edhe s’mund të them se për cilën Tiranë e ka fjalën ai: për Tiranën e viteve 1960, për Tiranën e viteve 1980 apo për Tiranën postkomuniste të viteve 1990. Nuk e di, pra, se me cilën Tiranë identifikohej më parë ky person dhe as me cilat tipare të identitetit urban të kryeqytetit tonë.
Nëse dëshpërimi i tij është thjesht një projeksion politik i transformimit të madh që është kryer në Tiranë unë këtë e kuptoj. Një pjesë e madhe e njerëzve, simpatitë politike të të cilëve nuk janë për Partinë Socialiste dhe për kryebashkiakët socialistē të kryeqytetit, Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të vetmit që e kanë transformuar Tiranën në këto tri dekada të fundit, i kritikojnë ndryshimet e bëra thjesht politikisht, edhe pse jo domosdoshmërisht nuk i pëlqejne ato.
Nëse nostalgjia e personit dhe e “nostalgjikëve” të tjerë si ai lidhet me Tiranën e viteve 1990, kur Tirana shkoi për dreq, në një kohë kur i tërë vendi, nën sundimin e Sali Berishës humbi toruan dhe shkau në një marrëzi kolektive, kur Tirana u masakrua nga pikëpamja urbanistike, u kioskëzua, u fëlliq, u qelb, pra nëse personi nē fjalë ka nostalgji për atë Tiranë, nuk di ç’të them.
Nëse, si emigrant, ai ka jetuar e punuar në një vend të Europës Perëndimore, në SHBA ose në Kanada, do të kishte qenë e arsyeshme që Tirana që gjeti kur u kthye ta kishte bërë të ndihej mirë, pasi gjeti në vendlindjen e tij një qytet më europian, ose më perëndimor se ai që la, gjeti një copëz Europë në një vend që për gjysmë shekulli kishte qenë shumë larg Europës, edhe pse gjeografikisht dhe historkisht pjesë e saj.
Përfytyroni për një çast sikur nipi im Heru, i lindur në Tiranë në vitin 2018 dhe që ende s’është bërë 5 vjeç, ta kishte gjetur Tiranën siç ishte ky qytet në vitin 1979, kur lindi i ati i tij dhe djali im, apo si Tiranën e mesit të viteve 1950, kur u linda unë.
Në atë Tiranë do të donin të jetonin sot, në dekadën e trete të shekullit të 21-të, djali dhe nipi im?! Në atë Tiranë do të donin të jetonin sot qindra mijë të rinj e të reja shqiptarë të lindur në Tiranë, ose në Shqipëri pas viteve 1980, pra gjenerata e milienasve shqiptarë, apo shqiptarët e gjeneratës Z (të lindur mes viteve 1995-2012) apo ata të gjeneratës Alfa, pra fëmijët e lindur në këto dhjetë vitet e fundit?!
Kush na i jep neve, brezave të rritur, të drejtën që t’i mbajmë Tiranën dhe qytetet e tjerë të vendit të pandryshuar, siç kanë qenë kur ne ishim të rinj? Një pretendim i tillë është moralisht i gabuar dhe praktikisht i pamundur. Kohët ndryshojnë. Me to ndyshojmë edhe ne, ndryshojnë kërkesat dhe nevojat tona si dhe mundësitë e mënyrat për t’i përmbushur ato.
Fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre do të jetojnë në një Tiranë të së nesërmes, në Tiranën që po bëhet dhe që do të bëhet, jo në Tiranën e djeshme, jo në Tiranën e kohës së fëmijërisë dhe të rinisë sime dhe të brezit tim, apo në Tiranën që shumë nga ata kundërshtarë politikë të PS-së, që sot çirren duke sharë kullat, korsitë e biçikletave, trafikun dhe transformim e madh që është kryer në kryeqytet, nuk e kishin vizituar një herë para se të bëheshin banorë të saj.
Asgjë nga këto nuk ka të bëjë me nostalgjinë njerëzore. Nostalgjikë tilla s’janë veçse nostalgjikë politikë, njerëz që kanë mall dhe duan kthimin në kohën e Babës–të Babë Qamilit apo të Babë Saliut.
Nostagjia është një tipar i gjendjes sonë humane. Si qenie njerëzore ne kemi nevojë të ruajmë një farë vazhdimësie narrative me të shkuarën tonë. Duke iu larguar sa më shumë së shkuarës, ne kemi nevojë të rikthehemi tek ajo, qoftë edhe si një gjendje e mendjes sonë. Kjo, ndoshta, ndodh edhe për shkak se ne jemi gjithnjë në “një kërkim nostalgjik” për një riintegrim të vazhdueshëm në një totalitet shoqëror të ri, siç është edhe Shqipëria e sotme.
Por, siç vinte në dukje Marcel Proust, nostalgjia për gjërat e shkuara nuk është domosdoshmërisht kujtesa e gjërave siç ato kanë qenë. Unë kam shumë nostalgji për Tiranën e fëmijërisë dhe të rinisë sime, për lagjen ku kam jetuar dhe shokët e lagjes, për shkollën fillore dhe për kohët e bukura me shokët e klasës në gjimnazin Petro Nini Luarasi në fillim të viteve 1970. Edhe pse të privuar nga shumë liri dhe të mira materiale, ne e jetonim dhe e gëzonim jetën në mënyrën tonë dhe, ndoshta, më shumë–edhe pse krejt ndryshe–nga fëmijët dhe të rinjtë e sotëm.
Si i tërë brezi im, unë kam nostagji për atë kozmos të vogël urban ku jam rritur, për Tiranën e xhiros së bulevardit të madh, për Broadway‐n dhe Rrugën e Barrikadave, për Tiranën pa trafik, pa këtë popullsi të dendur që ka sot dhe pa kaq shumë policë në rrugët e saj, për Tiranën me vetëm një maternitet dhe me vetëm gjashtë gjimnaze, vendndodhjen e të cilëve e dinte kushdo, për Tiranën ku nuk humbisje dhe ku lehtësisht mund të gjeje çdo adresë, për Tiranën pa zhurma dhe pa krim.
Kjo Tiranë nuk është më dhe s’do të mund të ishte pas shumë dekadash ndryshimesh dhe në një shoqëri që nuk është më një diktaturë socialiste, por një republikë demokratike.
Nuk duhet të harrojmë, gjithashtu, se edhe e sotmja do të jetë nostalgji e së ardhmes për të sotmen e shkuar. Ashtu si Hannah Arendt, duke qenë kundër zhbërjes destruktive të së shkuarës, unë jam kundër konservimit nostalgjik të saj.(Dita)
O Tarife me halle shume Boll se Rama te degjoi Sapo te mbaroj fushata Ne Amerike prap do te coj Etalon je i zagarit B....lepires i carit
Ham-ham, Tropoja i antiamerikanit.
Ama,edhe ti "Tropoja" goje c"thurur" je nga qe te mbizoteron miopia.Ku Tarifa dhe ku zotrote ne te menduarit.te gjukuarit dhe te vleresuarit te gjerave dhe te situatave.
Bravo, keshtu thoshte edhe shoku Sevo, bar hamë e s'ia dorezojme armikut Tiranen. Pa ikur ju te gjithe ne esfel se bashku me shqencen tuaj s'ben hajer ai vend. Erionit i qepeni per favore e i beni lajka, sapo te mos keni me interes me te ia vendosni shqelmi ne zverk.
Te jem I sinqerte une nuk njoh asnje qe flet mire per velia....ndonese njoh te majte e te djathe...mund te kem takuar e pire kafe e biseduar per pune me qindra.....
Eni , se sa jane ata qe e duan Erion Veliajn , bej durim edhe pese dite dhe te henen qe vjen , do te mesosh numurin e sakte te tyre . Edhe nje pergjigje per zagaret e tjere te mesiperm , qe shfryjne kunder intelektualit te rralle Fatos Tarifa : si surretrit tuaj te felliqur , Fatosi ben cdo mengjez nga nje , aty ku shkon mbreti me kembe .
Fatos , mos je edhe ti nje nga ata 4 mije personat qe marin rroge nga Bashkia Tirane vetem per te thurur elozhe per Fikun ?
O zoti Fatos , ai refugjati nuk ka ngelur i pa kenaqur se Tiranen e ka gjetur me te shemtuar , kjo qe thua ti nuk esht e vertet , Tirana esht shum me e bukur se çfar ka qen , por ter bota qytetin e vjeter disa gjera te veçanta i le te pa tjetersuara , i le siç kan qen 200 vjet me par , njerzit qe kan 30 vjet larguar vin te shikojn rrugicen ku kan lindur dhe se gjejn gjekundi , ai kerkon te kujtoj femirin e tij , se sa per pallate rrug shikon pa fund aty ku jeton , me ato kenaqu ti, bota ruan e restauron te vjetren dhe me tutje nderton te ren , vetem ne shqiptaret prishim te vjetren dhe ne themele ngrem qytetin e ri dhe nuk dim sot se nga vijm dhe ku kemi jetuar na duket vetja klandestin ne vendin ku kemi ler e jemi rritur : ktu ja ke fut kot profesor , kerkoi falje atij njeriu qe pergojon ne kte artikull , ti nuk je nivel injoranti te gjykosh kaq shkurt , thellou profesor se kemi nevoj per tu .
Shume e sakte pershendetje.
Morrat e kuq te zbritur nga malet, hajdutet e spinaqit neper ambasada, qurravecet dhe idiotet ne teresi, nuk duhet te kene te drejte t’u botohen zhgarravinat pseudo-intelektuale. Ky kafsha qaramane qe blinte pikturat e dobeta te te birit me leket e ambasades, duhet injoruar sa here sajon debate te tilla “filozofike” se ndryshe, thjesht botimi i traplliqeve te tilla i ben idiotet te mendojne qe jane ndonje etalon apo standard i larte dhe s’e mbyllin me halene. Me keq akoma,idioti ketu i mbush edhe mendjen vetes qe ishte tip “xhiroje” dhe cun “tirone” kur te gjithe e shmangnin nga bisedat se ish i biri i kafshes e spiun dhe ky shoqerohej perciptasi vetem me kelyshe te tjere te kuq si puna e tij.
Morrat e kuq te zbritur nga malet, hajdutet e spinaqit neper ambasada, qurravecet dhe idiotet ne teresi, nuk duhet te kene te drejte t’u botohen zhgarravinat pseudo-intelektuale. Ky kafsha qaramane qe blinte pikturat e dobeta te te birit me leket e ambasades, duhet injoruar sa here sajon debate te tilla “filozofike” se ndryshe, thjesht botimi i traplliqeve te tilla i ben idiotet te mendojne qe jane ndonje etalon apo standard i larte dhe s’e mbyllin me halene. Me keq akoma,idioti ketu i mbush edhe mendjen vetes qe ishte tip “xhiroje” dhe cun “tirone” kur te gjithe e shmangnin nga bisedat se ish i biri i kafshes e spiun dhe ky shoqerohej perciptasi vetem me kelyshe te tjere te kuq si puna e tij.
Morrat e kuq te zbritur nga malet, hajdutet e spinaqit neper ambasada, qurravecet dhe idiotet ne teresi, nuk duhet te kene te drejte t’u botohen zhgarravinat pseudo-intelektuale. Ky kafsha qaramane qe blinte pikturat e dobeta te te birit me leket e ambasades, duhet injoruar sa here sajon debate te tilla “filozofike” se ndryshe, thjesht botimi i traplliqeve te tilla i ben idiotet te mendojne qe jane ndonje etalon apo standard i larte dhe s’e mbyllin me halene. Me keq akoma,idioti ketu i mbush edhe mendjen vetes qe ishte tip “xhiroje” dhe cun “tirone” kur te gjithe e shmangnin nga bisedat se ish i biri i kafshes e spiun dhe ky shoqerohej perciptasi vetem me kelyshe te tjere te kuq si puna e tij.
Po mor avokat I lalit, por ti shkon ne Paris dhe viziton Notre Dame, kullen Eifel, Luvrin dhe Versajen(pak me tej". E njejta gje me Romen, Vjenen,Berlinin, Londren....etj. Ti justifikon situaten shfarosese-urbanicide te lalit? ....Duhet ta kete nje cmim ky angazhim!.... Lali dhjeri nuk ka treguar meshire per dritaren e zyres se tij! Te krijohet pershtypja-si iluzion optik qe, pallati qe po ngrihet perballe,duket si nje monster e mbire vete nga toka! E kete zotrote na e quan zhvillim, modernizim?!!!.... Ti qofsh,paske goxha kuraje!!!!
Ah mer presor Tariffa.Na,tironcit jemi te deshprume.Na mungon qerpici.Pa qerpic nuk rrojme dot.Qerpici eshte toke e ngritur vertikalisht,nuk eshte betonizim.
Nuk ka si mos ishte mbeshtetesi i Erion Velise ky Tos Tarifa i perzene nga perfaqesia jone ne OKB per Vjedhje. Solidatitet hajdutesh, d.m.th.
Tarifa apo nostalgjiku i se keqes qenka i legenosur koke e kembe dhe duhet te kete nje hall te madh qe ky i ashtuquajturi profesor gjykon e shprehet si nje militant injorant.
Per cilin zhvillim e ke fjalen zoti Tarifa? Per pallatet qe zevendesojne shtepite 2 kateshe pa asnje plan urbanistik? Per truallin qe bashkojne 2-3 pronare bashke dhe del nje moster pallat qe merr frymen? Po ndonje plan qe rruga psh nga per kapacitet per dendesi te vogel banimi duhet te dyfishohet se pallatet po behen 8 kateshe dhe si bllok i madh ke pare gje ne ndonje lagje? Po qe gjysma e apt sa behen rrijne bosh ose fillojne te behen ambjente tregtare dhe prishet gjithe qetesia dhe pse leja eshte dhene per Apt? Po sikur bashkia te planifikoje nje hapsire ne cdo pallat në katin perdhe në sherbim te banoreve pra per bicikleta dhe karroca femijesh dhe jo tja u japi ndertuesve per qellime komerciale? Po qe Tirana ka ajrin me te ndotur dhe po semuremi eshte ky zhvillim? Etj si keto si zor te quhen zhvillim per mire
Antishqiptaret me te medhenj keto 30 vjet jane ish 'çunat e bllokut' dhe 'çunat e TirOnes' shumica dinasti minoritaresh qe dikur jetuan parajsen me:'Te drejten borgjeze pa borgjezine' perkthyer e zbatuar seprapthio e sot e 30 vjet me:'Te drejten borgjeze me borgjezine...!'Keta alabake e bythe qire tarifa nano ngjela blushi lubonja bushati,blushi kane borxh ti hapin bythen pas 30 vjetesh enveristit SALI edhe neofashistit e xhihadistit EDvin bojaxhi sipas motos:'Nuk ka rendesi se ç'far ngjyre kia macja mjafton qe te haje minj''...
Fatosi ka mbetur fatos. Marksi, Engelsi, Lenini benin replika, ben edhe Fatosi. Enver hoxha shkruante letra te hapura, shkruan dhe Fatosi Ne fakt, fatosi eshte jo vetem mburravec, i fryre si kaposhi maje plehut, por dhe hajdut qe vodhi fondet e riparimit te Ambasades kur e çoi Nano ambasador ne Uashington.
O Z. Fatos me tere keto Kulla qe jane ngritur ne Tirane dhe po ndertohen akoma , me siguri Tirana ne te ardhmen do jet kryeqyteti i Europes se bashkuar kot nuk ndertohen nje qellim e kane?
Gezohem vertet qe dhe Shqiperia ka mendje te ndritura si intekeltuali Fatos Tarifa. Keta qe kane nostalgji jane bythqira ish hajduta korenti, qe shpresojne te vije prap koha e moleve te dashit. Por nuk ka me , Do perfundoni ne biruce te Komisariatit arrestuar per vjedhje Korenti duke varur veten. Apo jeni bythqirat e qerpicit te ish stacjoni i trenit qe donit per dy oda dhe nje hale me grope 30 dyqane e 40 apartamente - qe ju dhunoi Lali Eri dhe ju nxorri me 10 miljon lek te vjetra
O z.Tarifa! Po pse duhet ta pëlqejme dhe ne atë që pëlqen ti??? Sa herë përmendni Tiranën e sotme, përmendni dhe kjoskat e viteve '90! Pse???? Apo me na tregu krahasimin e qeverive PD-PS??? Natyrisht, kjoskat ishin diçka e shëmtuar,por, ishin kalimtare dhe kollaj për tu prishur( siç dhe ndodhi).Ato vite shqiptarët atë mundësi " investimi" kishin! Për të qenë të vërtetë, i prishi Rama, por pa mbështetjen e Kryeministrit te asaj kohe( Meta), dhe Mit'hat Havarit, do ta kish ndryshe rezultatin! Jam lindur e rritur në Tirane, e pranoj zhvillimin, por jo këtë kaos ndërtimor, ku funksionon: gjej shesh, lidhu me lali Lekun e boj pallat! Pse mos ti ruheshin qytetit hapsirat ku ne loznim dikur? Pse nuk u zhvillua qyteti më në periferi??? Komuna Parisit, Astiri, fusha aviacionit ishin bosh e nëse do kish vullnet e vizion këto hapësira do mjaftonin për të strehuar deri në 300.000 banorë të rinj! Sot në Tiranë të vjen keq të jesh i vogël!Po e kalojne fëmijët ,fëmijërinë PA fëmijëri! Mbizotëron kaosi, pasiguria, trafiku e mungesa e theksuar e hapësirave! Duhet zhvillim, por duhet ruajtur dhe identiteti i qytetit! Tirana nuk është Roma, New Yorku , Parisi e Londra! Sado kulla të ndërtojmë, nuk i konkurojmë dot!
Ti o Tarife sa here qe shkruan tregon nje bythelepirje te pa pare. Je nje servile i madhe dhe pa pike etike.
Ju o milet qe ju vjen keq se keto ndertimet qe behen ne Tirane kane zene hapsirat, pse nuk flisni per ate bum ndertimesh qe filluan te behen mbas 90-tes e kam fjalen oer shtesat e pallateve apo zaptim orone qe ishte lulishte pa kriter u ndertua pa kriter duke na bllokuar edhe rugen dhe ai qe ndertonte sdonte tja dinte per tjetrin boll te plotesonte nevojat e veta. Edhe sot po te futesh ne thellesi te lagjeve jane orezente ato ndertime apo kur e orishim vet ambjentin ska problem ?
Me nder me thënë, prof. Tarifa është një specie e ndyrë, pa kokë, pa zemër dhe shtyllë kurrizore. Kërkon shumëçka i humbet virtytet njeriut...I pakkundshokun!....
Me nder me thënë, ky prof. Tarifa është një specie e ndyrë, pa kokë, pa shtyllë kurrizore dhe zemër. Kërkon shumëçka që i humbet virtytet njeriut... I pakundshokun!...