Gjergj Luca në Dukagjin dhe Benet Beci në kandidim!

10 Maj 2023, 20:14Blog Kristo  MËRTIRI

Gjergj Luca në Dukagjin dhe Benet Beci në kandidim!

Me të dy nuk njihem hic personalisht. As me Bardh Spahinë. Me Gjergjin kam patur një takim të shkurtër kortezie në Labinot-Fushë, pasi drekuam atje, në oazin e tij original. Unë isha i zhytur në atë gjelbërim e qetësi të pamatë, pa u hutuar përballë ca tabelave të cuditëshme nëpër objektet që gurgullonin edhe humor të freskët e kuptimplotë sidomos për kohën e monizmit. Asnjëri nuk e kuptoi përhumbjen e meditimin tim jo të zakontë. Nuk lidhej asgjë me verën e bardhë, e as me peshkun. Dicka kërkoja me këmbëngulje e drithërimë: Kërkoja ca gjurmë të arta nga rinia ime e parë ! Nga koha e shkollës së bekuar “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Nga aksionet masive për ndërtimin e Hekurudhës. U nisa për t’u bërë mësues, por dallkaukët zemërkatran e të pabesë më rrëmbyen mizorisht e poshtërsisht dhe më nisën 3 vjet ushtar (?!).Një vit para marrjes së Diplomës. Në një kohë kur kishte aq shumë nevojë për arsimtarë të kualifikuar, sidomos në fshatra. Madje, edhe po të mbaroje me mesataren maksimale të notave, mund të ndiqje studimet e larta vetëm me korrespondencë(pa shkëputje nga puna). Të paudhët sajonin marifete të errëta, që nuk i mësova dot kurrë plotësisht. Dhe gjithnjë në emër të Mbrojtjes së Atdheut (!) Ndërsa nga fshatrat mjaft djem luteshin me gojë e me shkrim për ta kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak sa më parë, përndryshe as fejoheshin e as martoheshin dot. Ishte ky një rregull i pashkruar zakonor. Dhe paradoksi hidhte rrënjë hidhërimi te unë dhe Xhafua nga Buzi i Tepelenës. Ikëm si me përdhunë të dy. Lamë prapa ëndrra të thyera rinore! Lamë gjurmë edhe te ky Labinot-Fushë. Unë ruaj ende një foto të cmuar. Ruaj edhe një dhimbje të madhe:-Shoqja ime e mirë nga Selenica e Vlorës, rritur jetime, para ca kohësh mbylli sytë me lemeri në atë autobuzin turistik që u dogj në qytetin e Krujës. Mësuese nga më të mirat. Një fund i pamerituar…

Nga largësia gjysëm shekullore më parë, kujtova Komandanten e sektorit, elbasanasen e mrekullueshme, Burbuqe Dylgjeri që më nxiste të shkruaja lajme të zgjeruara, skica e reportazhe te “Zëri i Rinisë”. Kujtova edhe të paharruarin Bedri Myftari, redaktorin e faqes së Hekurudhës, të cilin e takova vite më vonë pas daljes së tij nga burgu, në Tiranë ! Kujtova fizarmonicistin e talentuar, të verbër e punëtor, Hysen Salaria, që na argëtonte falas cdo pasdite. E, c’nuk kujtova atë ditë te “shtëpia “ e re e Gjergj Lucës !...

Mirëpo, kur dëgjova deklaratën e tij publike për Rrugën e Dukagjinit(vendlindja e babës, e aktorit të madh e të papërsëritshëm shqiptar), më dha energji pozitive reale. Se njerëzit e punës së madhe nuk tingëllojnë si fucia e zbrazët. Oratoria dhe mënyra e komunikimit janë vlerë, aspak llafazanëri provinciale. Emri i Gjergjit nuk po lakohet vetëm tani në 2023. Përkundrazi. Puna e paqme u jep dritë edhe fjalëve të mira. Në këto raste, fjala e keqe mund të rrëzojë “kalanë” e të mencurve dhe u jep krahë të marrëve. Djali i Rrugës “Myslym Shyri” i besoi punës, jo përrallave me “të djathtë” e “të majtë”. Prandaj nuk e njohin vetëm 30 katundet e Dukagjinit, që më në fund mësuan se “Projekti i Rrugës është miratuar” dhe bujtinën e parë do ngrejë Gjergji. Premtim përtej gjerdheve elektorale. Fjalë e dhënë, punë e bërë. Ashtu sic ka punësur me dhjetra gra e vajza në fabrikat etij të përpunimit të peshkut e të frutave të detit. Për ato me fëmijë ka ngritur edhe cerdhe e kopsht. Ja leitmotivi i tij : Kualifikimi dhe Kultura e Punës ulin ndjeshëm papunësinë! Dukagjinasit i duan shumë njerëzit e zotë e të talentuar. Fjala vjen, më ka mbetur e pashlyer në kujtesë përcjellja për në banesën e fundit, e dy bashkëshortëve artistë të dashur për publikun shqiptar. Ndreka kish lënë vetëm 2 amanete : “Kur të mbyll sytë përgjithmonë, më vendosni në kokë qeleshen e dhuruar në Kosovë dhe më përcillni nga shtëpia”. Nuk donte asnjë ceremoni zyrtare. Përmetaro-shkodrani Serafin Fanko, i vendosi një shirit kuq e zi në gjoks dhe arriti të thotë vetëm dy fjalë:”Tani u plotësove…Ky ishe e ky do mbetesh, o Ndrekë !”. Një vaj pikëllues pushtoi e drithëroi atë pallat të vjetër te “M. Shyri”. Iku në 1993. Iku vetëm 56 vjec !...Ndryshe ndodhi me Mimikën, nusen e asaj krahine emërmadhe : Disa burra malësorë shtatlartë e hijerëndë, zbritën nga Dukagjini në Tiranë me qylafët borë të bardhë në kokë dhe shqiponjën dykrenare ! Ashtu në heshtje, rrallë ka ndodhur që kurorat me lule të mbuloheshin me qylafë malli, respekti, krenarie e burrërie për një grua zonjë, për një “nuse Dukagjini”. Heshtje që foli më tepër se ndonjë tribunë politike, më tepër se disa ekrane a faqe gazetash…

Në këtë fundprill e fillimmaji u publikua edhe një dhuratë origjinale në you tube për Benet Becin, kënga e bukur “Si ke ndje…”. Dhuratë nga miqtë për 14 Majin ! Si një vesë e ndritshme mëngjezi për Kandidatin “pa ngjyrë politike”. Kandidat që ka dhënë prova konkrete nëpër rrugë e qytete të Shqipërisë. Përshembull, 1300 kilometra nuk janë pak ! Në krye të Fondacionit Shqiptar të Zhvillimit. Jo me fjalë, por me projekte, punë e djersë aftësie e zotësie. Dhe pa u rrotulluar në boshllëk rreth sloganit diskriminues 30 vjecar “bastion i djathtë ose i majtë”. Na rrofshin partitë me militantë të pashkolluar që dinë vetëm të ulërasin në mitingje e takime elektorale dhe presin ndonjë “thelë” për vete nga pushteti ! Ndryshe nga të gjithë, zoti Beci nuk e ktheu fushatën elektorale “në fushë beteje politike”. Kam ndjekur me vëmendje të vecantë disa prononcime të tij. Është bindës e pa parulla mëndjeprishura. Është mendjehapur e vëzhgues kritik i paanshëm. Dhe nuk hiqet mënjanë, por bëhet pjesë vitale e zgjidhjes si për Rrugën e Dukagjinit; e sidomos për hyrjen e qytetit të cilën e quan edhe portë për të hyrë në Evropë; për muzetë e shumtë që bartin historinë dhe thithin turistë(sic kontribuoi për ndërtimin e Muzeut “Marubi”; për ngritjen cilësore të Velipojës etj.). Synimi final: Kthimi i Shkodrës në një qendër Rajonale model ! Që nga fasadat e pallateve të viteve ’70 të shekullit që iku. Në tërë mediatizimin e veprimtarisë së tij, nuk gjen gati asnjë gjurmë partiake e politike. Ekonomi, Infrastrukturë, Trashëgimi Kulturore ! Ky është trekëndëshi bazë i ndryshimit rrënjësor të “Shkodrës loce”, që Beneti e do aq shumë. Ai ta injekton dëgjimin dhe nuk të irriton asnjë fije. Bashkëbisedim i ciltër me shkodranët dhe larg debateve politike pa bukë ! Që nga mungesa e rrugëve për bicikletat ose mungesa e vezullimit kulturor të dikurshëm. Për këtë të fundit, kujtova një zjarrvënie mesjetare te Biblioteka e famshme e qytetit, në 1997. Sapo kishim hapur një gazetë shqip në Athinë. Nuk mund t’i harroj lotët e një profesori me mbiemrin Shllaku, pas atij lajmi ogurzi. Ra shkëlqimi i qytetit ! Më vonë i largojnë arbitrarisht edhe Drejtorinë Arsimore, e ia cojnë në Lezhë (?). Kur miku im analist, Ilir Aliaj, ia tha sy më sy e në ekran Benetit, kandidati për Kryetar Bashkie reagoi menjëherë pozitivisht e pa lëkundje. Kishte të drejtë Tom Doshi, kur theksoi se demokracia fillon te pushteti local dhe se “Beneti nuk është një njeri politik, është një menaxher i mirë”…

Benet Becit siku nuk i shkonte as kostumi i deputetit. Po rend drejt kryeqendrës së Veriut. Ndryshe nga shumica e kandidatëve. Dhe njerëzia di të dallojë pasanikët e mencur fjalëmbajtës. Sidomos shkodranët e vërtetë që janë shquar historikisht plot mend e humor fin në cdo sistem e regjim. Le ta mbyllim me një anekdotë të mbajtur shënim në atë qytet të dashur :

“Nënë Prenda dinte të qante e të këndonte mirë; për këtë arsye e thërrisnin familjet pasanike…Kur martoi djalin një pasanik shkodran, e thirri në dasëm. Si hëngri e piu mirë, duke dashur të tallej me të, i zoti i shtëpisë e ftoi t’i këndonte një këngë mirditore. Si kreu kënga, prapë ky i thotë të cohej e të kërcente.

-S’bahen dy të mira bashkë !,-ia pret Prenda.

-Po pse ?

-Hëm të këndosh, hem të këcesh, të dyja nuk i di; di vetëm të këndoj.

-Ani ma, din ti, din…

-Jo, mor zotni, dy të mira bashkë nuk bëhen. Qe, bien fjala, ti ke pare e pasuri boll, por…nuk ke mendë !....

 

17 Komente

  1. A
    AS

    Ky shkrim duket si nje kapitull i nje libri, jo si shkrim gazete: informacion ose opinion.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Viku

      I kthjellet mjaft komunikues ne krejt shkrimet e ketij gazetari. Te dy figurat qe rrok shkrimi i bashkon suksesi, ambicja e mire per te bere vepra te mira per vendin e njerezit. Vetem urime per biznesmenin Gjergji, per njeriun e mire dhe zoti Benet ardhte ne krye te bashkise.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alfred

        Kujt ia shisni keto brockulla, me kandidate pa "ngjyre politike"? Nese eshte pa ngjyre politike, eshte edhe pa ngjyre morale, pa identitet, pa karakter,....pra, thjesht nje vemje! Rama nuk ndalet e nuk lodhet duke provoku e ofendu Shkodren, kryeqendren e kultures panshqiptare! Sipas llogjikes djallezore te Rames, I bie qe, shkodranet qe nuk "nderrojne" mendje sot, paskan gabu edhe dje, qe nuk jane tregu te perulur, pa karakter e pa integritet edhe perballe regjimit gjakatar te Enver Hoxhes! Shembulli I Shkodres dhe shkodraneve, nese do ndiqej nga gjithe shqiptaret si dje edhe sot, nuk do ishim ne kete derexhe!.... Lavdi perjete martireve te panumert qe Shkodra I ka dhene altarit te lirise se shqiptareve! Vota per Benet Becin eshte si vote per Shefqet Pecin!!!

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILYRIA

          Po ngaterron Epokat or ti Alfred........e ke bere lemsh gjith fjalimin qe ke shkruar.....clidhje ka njeriu qe di te beje nje pune (bile shume me mire se shume te tjere) me ngjyrimin politik te tij ?? Aq me shume kur shkruan se mos-ngjyrimi politik = pa moral, pa identitet, pa karakter..........Rama provokon , ofendon Shkodren = Kryeqendren e kultures panshqipetare ????????????...........une mendoj se njeriu i ka syte per te pare.....ti ne kete rast jo..........Shqiperia ka ndryshuar shume........pa diskutim qe ka 1 miljon probleme (si pjesa me e madhe e Botes-me thene te drejten), por ai vend, me keto ritme, per 10-vjet heq varferine, qe eshte plaga me e trishtueshme......... Nqf se ti mendon se komunizmi denoj me shume shkodran se qytetare te tjere te Shqiperise gabohesh shume rende........ose e di dhe je idhtare i shprehjes se Shkodra nuk i don Komunistat.......(Ideologji staliniane...Lufta e individit te sistemeve totalitare)....Po filluam ta ndajme Shqiperine sipas krahinave e sipas Partive - eshte antishqipetare dhe antikombetare.......Benet Becin as nuk e njoh as kam per ta pas rastin per ta njohur.......Kam pare punen dhe aty e kam shpresen per Shkodren...fundja mbas 4 -Vitesh jane prap zgjedhje dhe puna do ta tregoje.......Shkodra nuk eshte vetem e shkodraneve, ashtu si cdo qytet shqipetar...ajo i perket te gjithe shqipetareve kudo qe jane e jetojne dhe perparimi i saj do i perkas edhe shkodraneve edhe ne te tjereve qe nuk jemi nga Shkodra.... mua nuk e interesaon as Partia , as Qeveria.....mua me intereson qe shqipetaret ( kudo qe jetojne punojne) ta duan at cope toke qe kemi .....Tung Alfred

          Përgjigjjuni
        2. C
          C'po na shikojne site dhe c'po na degjojne veshet.

          Kristo qenke mashtrues ordiner nuk lexohesh deri ne fund. Ne asnje rast ne kohen e diktatures nuk te merrnin ushtar po te vazhdoje shkollen e larte, universistet apo nje institut te larte 3 vjecar, vetem ngelesat qe nuk kalonin nje klase per dy vjet rrjesht merreshin USHTAR, ti i perket ketij kontigjenti. Paske qene i mefshte dhe koqe ne mesime, genjeshtar i pa cipe, plehre.

          Përgjigjjuni
          1. U
            UP

            E saktë !

            Përgjigjjuni
            1. G
              Goni

              Ndersa ti je kokrra e karit qe nuk kupton se e kane marre ushtar nga viti i fundit i shkolles se mesme.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Besniki

              Ky robi qe shkruan keto artikuj,reportazh,hartim , nuk merret vesh,ka nje stil te veçante te shkruari,stil komunist.Shume per te vjelle kur lexon shkrimet e ketij,si stil.Shume i prapambetur.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kapedani

                Shkrim i bukur po shume i ngarkuar.Je hedhur dege me degë.Per secilin ose secilen nga ata qe ke permendur mund te beje nje shkrim me vete. Gjergji nuk eshte çun i Myslym Shyrit ,aty ka ardhur vone me shume do thoja i pallateve te Moskateve prane shkolles 11 Janari,e mbaj mend qe rrinte me ta ( Balashi,Tolja etj)

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sara

                  Respekte zoti Gazetar. Me penën Tuaj që buron mjaltë na keni dhuruar një pjesë të Shqipërisë. Një gazetar si Ju që nderon e respekton njerëzit e punës na tregon një Shqipëri tjetër që shumë të tjerë nuk e shohin nga syzet partiake që kanë vendosur. Shkrimet Tuaj ngjallin shpresë e gëzim prandaj jeni i mirëpritur në cdo shkrim Tuaj. Profesionist si një gazetar që jep shembullin për cdo gazetar që lajmi nuk është vetëm Tirana e Bllokut por gjithë Shqipëria. Urimet më të mira edhe në jetën tuaj të përditshme.!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    KATUNDARI

                    Komentuesit te pakenaqur nga shkrimi njelloj si politikanet flasin ne emer te popullit .

                    Përgjigjjuni
                    1. "
                      "BOHOTINA"

                      Alfred! te te rrojne lesht e kokes se...

                      Përgjigjjuni
                      1. h
                        horrmilet

                        Ndreka nuk iku 56 vjec por 68 vjec, imagjino kur nuk je i sakte ne kete se me cfare brockullash e ke mbushur kete pamflet elektoral. Po te ishte gjalle Ndreka nuk do te ishte aspak krenar per te birin per menyren se si u pasurua e per sjelljet e tij. Ndreka ishte Zotni!

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Beni

                          O Mero po ku e ke gjetur kete kelluf qe I jep hapesire ne gazete se le nam.Edhe Koçi teto Ollges shkruante me mire se ky Merqiri.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Beni

                            O Mero po ku e ke gjetur kete kelluf qe I jep hapesire ne gazete se le nam.Edhe Koçi teto Ollges shkruante me mire se ky Merqiri.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Deda

                              Besniqit, Kur ste pelqejne kto shkrime pse i kendon bre Edhe qejf i ke edhe kruhesh. Mbahu atje ku fshihe.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Endri Felani

                                Bobo prap ky alias Beni, analfabet, por dhe pederast i njohur qe struket pas nje enumeracìon emrash fshehur ne gjirize. Mos e zbulo veten e te matesh me gazetarin e nderuar Mertiri se qelbe dyniane. Larg ketyne te paudhve.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje