S’bëjnë përshtypje Berisha e Këlliçi, por gazetarë pro tyre të financuar dhe nga USAID apo fonde BE

12 Maj 2023, 14:00Blog Alba Malltezi

S’bëjnë përshtypje Berisha e Këlliçi, por

Ndërsa Sali Berisha publikonte në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut foton e kitarristit të grupit “Eagles”, duke e shitur si Erion Veliajn e maskuar me parruke në Iran, veç një gazetari që e vuri menjëherë në dyshim, një apo dy të tjera (të mirëpaguara me fonde të BE në tregun mediatik shqiptar dhe nga media që kanë bërë dhe punë të lavdëruar) vrapuan të vulosnin: Po është Erion Veliaj me parruke!

Ndërsa Belind Këlliçi vazhdon të mbulojë një hile të tij për mosdiplomimin në shkollën e mesme sipas ligjeve shqiptare dhe çdo ligji arsimor në botën e qytetëruar, një portal i mirëpaguar me fonde të USAID, nxitoi ta mbulonte dhe të akuzonte të tjerë gazetarë që ja nxorrën këtë hile në dritë të diellit. Me gjithë faktet e publikuara, do të mjaftonte të pyetej vetëm një nxënës i thjeshtë, i paprivilegjuar dhe pa familje Vip në Harry Fultz: A e ke pasur ti këtë privilegj? Të shkoje në shkollë të lartë pa e mbaruar të mesmen?

Dyshimi, pikësëpari, është motorri më i fortë që e detyron një gazetar gati instiktivisht të bëjë verifikimet e tij pas çdo lajmi. Edhe për diplomën e Belind Këlliçit, kur mëson se Nuk e ka, nis verifikimet totale, për të qënë të sigurtë se nuk i bihet në qafë askujt për një gjë që e ka bërë apo nuk e ka bërë. Kjo është gazetaria jonë, e gazetarëve që nuk e duam më Sali Berishën në drejtim të vendit. Nuk e duam jo se kemi inate personale me të, por sepse kemi verifikuar me qindra herë se ka gënyer, ka manipuluar edhe për gjëra tepër të rënda dhe të dëmshme në kurriz të shqiptarëve dhe të vendit.

Ne gazetarët që nuk e duam më Sali Berishën dhe kë mishëron idealet e tij, bëjmë verifikime edhe ndaj shumë “shpifjeve” që na kalojnë për Berishën dhe të tijët. i filtrojmë, i kontrollojmë dhe nëse ndonjëherë kemi gabuar, pa dashje, kemi kërkuar falje.

Ky është ndryshimi mes nesh dhe asaj “gazetarie” që po bën të pamundurën që të retushojë dhe t’u ofrojë përsëri shqiptarëve berishizmin, të dëmshëm për demokracinë, të vërtetën, gazetarinë dhe Shqipërinë. Dyshimi, durimi dhe verifikimi ndaj një të pavërtete, e bën profesionin e gazetarit gjithnjë e më të domosdoshëm.

8 Komente

  1. D
    Dori

    Kush jeni ju gazetaret e perkryer qe nuk i keni vene as emrin shkrimit? Kaq turp keni nga ajo qe keni shkruar...

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1 minute zi

      O koqe, qeke keq fare! Po fare fare ... Alba Mallrezi jo vetem ka veve emtin, por ka vene dhe fotografie e vet. Ngushellime familjes per ty!

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nemesis

      Ty kush te paguan moj buce apo taksat e shqiptareve ne banden e inceneratoreve?!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Germo, Alba, germo!

        O alba, po ti pyete Meron dhe redaksine pse e fshine menjehere nje artikull mbi Kelliçin dhe provimin e pjekurise qe nuk ka dhene. Para 2 a 3 ditesh Cui prodest?, do pyeste Carlo latinisti. Kujt i leverdisi fshirja e artikullit te gazetes Tema ku thuhet se autoritetet e arsimit shpreheshin qarte se Ķerriçi nuk kishte dhene provimin e pjekurise dhe nuk mund te konsiderohet ende gomar!

        Përgjigjjuni
        1. k
          koli

          Bucja si e zgjuar ka marre nje deledash burre me aftesi korruptuese.

          Përgjigjjuni
        2. b
          beni

          Alba u lodhet si familje me gojore Rames,Here ti here kermilli qe ke burre. Do ua marri token e vjedhur doktori ,ju e dini kete.Do jua heqi koncesionet korruptive qe te japin mundsi te bredhesh me djersen e shqiptareve ameriken e veriut.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tony

            doktorrrrri do ju rruaj lesht, po ti rri pas tij si dhelpra pas koqeve te dashit...paskeni qene te gjithe drumepre ju berrishistat, allah,allah...

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vili

            Me fëlliqësirat e berishës, ineceratorët punojnë një muaj pa u ndalur. Këta gazetarë janë produkte të plegjiaturës, sepse nuk ndodh kurrë me njeriun që ka merita për punën që bën. Këta janë stane me gogolë, ku trembin njëri tjetrin nëse u cënohet e pavërteta. Plerat i përjashton vetë koha. Berisha, njeriu i dënuar nga shumica popullore me dënim për jetë, ndërsa një pjesë që kanë detyrime për penalitetet në kohën e berishës, e kanë marë nën mbrojtje, duke e mos ndëshkuar si shumica, e kanë dënuar me punë në shërbim të hajdutëve dhe burgaxhinjëve që e rrethojnë. Një lolo, që çdo dit e më shumë njerëzia talken me të, duke i çuar informacione tallabythëse. Mjer ky me bashk ata, që pretendojnë, se ndoshta ndonjë ditë 80 vjeçari, do bëhet prap sekretari partisë punës. Mortja ju që e ndiqni.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje