Të vjetër brenda dhe të papërfillshëm jashtë

14 Maj 2023, 12:02Blog Nga Ilir Yzeiri

Të vjetër brenda dhe të papërfillshëm jashtë

Këto ditë janë dy ngjarje që meritojnë vëmendje për nga imazhi që kanë prodhuar përballë botës. E kam fjalën për këngën që mori pjesë në « Eurovizion 2023 » me titullin « Duje » dhe me qëndrimin e Athinës zyrtare ndaj arrestimit të kandidatit të koalicionit Meta- Berisha, Fredi Beleri. Ngjarja e parë, kënga « Duje » ishte mundësia që në festivalin europian të këngës ne të paraqisnim një anë tonën, që, në një farë mënyre, të na identifikonte të gjithëve si komb.

Të mos harrojmë që veçanërisht në muzikë, yjet nga Kosova si Dua Lipa apo Rita Ora janë fenomene që kanë shtangur botën dhe njihen gjerësisht. Të gjithë do të kishim dashur që komentatorët e festivalit, sidomos ata të vendeve të tjera jo ata zyrtarë tw festivalit, të kujtoheshin se familja Kelmendi, fjala vjen, apo këngëtaret shqiptare vijnë nga vendi i atyre këngëtareve të shquara që përmenda. Mirëpo ndodhi krejt e kundërta. Të gjitha këngët që ata analizonin, por edhe që ne pamë, ndërtoheshin mbi mesazhe krejtësisht perëndimore që kishin në qendër lirinë e njeriut. Kënga jonë kishte një tekst që askush nuk e mori vesh.

Madje dikush në rrjetet sociale tallej e thoshte kjo është e vetmja këngë që pranon dhunën në familje përmes dashurisë së imponuar në një botë ku të drejtat e njeriut dhe divorci çmohen si një arritje e jashtëzakonshme, sidomos për lirinë e femrës. Kulti i familjes patriarkale me justifikime nga Nënë Tereza, jo vetëm ishte naiv, por edhe retrograd. Ndërsa patosi i këngëtares që kalonte në akute qesharake me fjalën « Duje » në vend që të të emociononte bënte efektin e kundërt. Në sytë e europianëve ne çuam një këngë që ndërtohej mbi kultin e familjes patriarkale dhe një klithmë therëse kundër divorcit. U shfaqëm pra si provincialët e Europës.

Në anën tjetër, qëndrimi zyrtar i Greqisë ndaj arrestimit të Belerit ishte jo vetëm fyes, por ai tregonte ose hidhte në erë marrëdhëniet e dy vendeve dhe retorika e tyre për progresin që ka bërë Shqipëria në lëmin e demokracisë vihej në pikëpyetje. Greqia zyrtare ende nuk arrin ta pranojë ekzistencën e një shteti që po bën përpjekje të modernizohet, që të ndërtojë institucione të pavaruara.

Reforma në drejtësi që ka shkallmuar gjithë sistemin e vjetër dhe të kapur politikisht dhe të korruptuar, po ashtu, është një arritje e duartrokitur nga të gjitha institucionet europiane dhe SHBA-të veçanërisht, por Greqia harron se është pjesë e BE-së që të sillet si europiane dhe jo t’i ndërtojë politikat e saj me Shqipërinë me frymëzimin paternalist dhe t’i japë vetes të drejtë që qytetarët shqiptarë me kombësi greke t’i shohë si njerëz që, në emër të helenizmit, të bëjnë ç’të duan dhe të shkelin ligjin.

Për Greqinë drejtësia akoma varet nga qeveria dhe në deklaratat e saj nuk përfillen insitucionet e pavaruara që janë ndërtuar me shumë mund në vendin tonë. Kjo qasje e shtetit grek ndaj arrestimit të Belerit reflekton, për fat të keq, anën e errët të politikës greke, atë që, në mënyrë diskrete, vjen nga frymëzimi i « Idesë së Madhe » dhe artikulon kështu tezat regresive për trajtim jo të barabartë të pakicave greke në Shqipëri.

Siç shihet, ne vetë i paraqesim botës në një manifestim botëror imazhin konservator të një muzike që me patetizëm sfidon divorcin, këtë liri të madhe që kanë arritur gratë dhe në anën tjetër, edhe të tjerët si Greqia, në këtë rast, na shohin ende si një vend që nuk jemi reformuar dhe na urdhërojnë duke na thënë që qyterarët shqiptarë me origjinë greke mund të bëjnë ç’të duan dhe ju nuk mund t’i arrestoni. Nëse i arrestoni atëhere mbani përgjegjësi ju si shtet sepse për ta nuk ekziston sistemi i drejtësisë në një vend që edhe ata vetë e kanë promovuar si shtet që ka bërë reforma substanciale demokratike.

7 Komente

  1. E
    Eurosong

    Shqipëria i humbi 50 vjetë duke qenë e mbyllur hermetikisht! Njeriu i rëndomtë europian nuk kishte ide se si duket shqiptari dhe si tingëllon gjuha shqipe. E humbëm shansin më të mirë kur të gjithë këndonin në gjuhën amtare! Kur mori pjesë Shqipëria për të parën herë në Eurosong, shkoi me këngë në gjuhën angleze. Tash kur për popujt nordikë dhe të tjerë në Eurosong këndojnë edhe zezakë, është kohë krejtësisht tjetër. Dy gjëra nuk i mësuan shqiptarët: 1. Në Eurosong nuk kanë gjasë këngët që këndohen nga 1 këngëtarë, dhe 2. Nuk kanë gjasë këngët e pikëlluara por ato të hareshme! Në Eurosong ka shumë politikë, shumë jomuzikë, dhe Shqipëria me imazhin e përgjithshëm negativ, paraprakisht është në minus. Sidoçoftë, kënga "Duje" nuk ka qenë e pasuksesshme përderisa ka kaluar në finale.

    1. K
      Katerina

      Të lumtë, për të dy temat ke thënë fjalë me vend. Ulërrimat e zonjushës Kelmendi ishin të pa venda. Për sa i përket problemit të grekëve, kanë tërë jetën dhe në një vrimë i bien kavallit, …. do tju a tregojmë ne kur të vij puna tek integrimi. Po ngelën, e nuk u ftilluan, me kohën e baba Qemos.

      1. a
        alphazeta

        Unë kam vite që nuk e ndjek eurovizionin, njëlloj si dhe Big Brodherin. Eurosongun e kam braktisur që kur fitoi ai/ajo Conchitta Vurst/suxhuku apo ata pederastët italianë. Sa më i degjeneruar të jesh aq më shumë duartrokitesh. Si puna e Madonës që nxjerr bythën në koncert! Turpi i botës. Më mirë patriarkal dhe konservator sesa lgtb. Më mirë të dalim të fundit sesa të degjenerohemi fare.

        1. r
          rs

          zoti Yzeiri do mbahet mend per nje super artikull me titull “Kinezerirat e Arizuse” per qendrimin e tij antihuman ne masakren e 21 janarit 2011 nga “ burri I tij I shtetit”Ne kete prizmem per kengen ne Eurovizion kendveshtrimi I artikullshkruesit eshte “out the order” sepse ne rradhe te pare eshte jo ne lemin e tij muzika aq me shume Eurovizioni komercial te cilin qe nga Conchitta si thote komentuesi ALFAZETA nuk e shikoj se eshte bere I neveritshem..Per problemin e dyte te Belerit nuk ka faj as Greqia as Shqiperia por “PEPTP=Pleqte E Pjerdhur Te Perendimit” te cilet tolerojne ne Shqiperi jo vetem naziskinet e Agimit Arte por dhe terroristin NonGratian te Bidenit,Salih Berishaj qe nuk po e marrim vesh a po e mund Vicidoli Washingtonit apo eshte loje e dyshimte “dirty job” qe shume mire Yzeri mund ti quante Kimezerirat e Jurit gjore qe po e mund bajlozi Trampojes me ndonje shkelje syri te shefave te saj te kuadrit.

          1. N
            Nexhmija dhe Fiqireta

            greket ,,,,ku futen dhe arvanitet jane toidhjo me kauret e albanise ,,,,,himara do fitoj me belerin

            1. M
              Mbresa

              KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

            2. B
              Baliu

              Klithjet dhe veshja e Albines ishin plotesisht te panevojshme dhe pa vend. Per fat te mire pati kenge edhe me te shemtuara, p.sh. ajo e Kroacise, qe ishte jasht qdo rregulle te muzikes dhe artit. Po dihet se qka eshte ne mode ne Eurosong, e dihet moti edhe motoja e Eurosong. Motoja eshte pjesmarrja dhe afrimi i popujve permes kenges. Nuk ndalohet kendimi ne gjuhe amtare, por kenga duhet te permbaje vlera te perbashketa, e ketu jo patjeter ben pjese striptizi dhe orientimi seksual. Kenga separi duhet te jet artistike, pra ajo qe e ben muziken nje gjuhe universale, e jo sa me groteske aq me mire. Perzgjedhja e kenges per Eurosong duhet te behet me arsye te shendoshe, brenda rregullave te artit dhe te motos se Eurosong. Pra rruga eshte qellimi, e jo patjeter fitorja ne Eurosong.

              Lini një Përgjigje