Berishizmi dhe hileqarët rreth tij si një alergji rubeole, Shqipëria i flaku edhe me ndihmën e amerikanëve

15 Maj 2023, 19:14Blog Nga Alba Malltezi

Berishizmi dhe hileqarët rreth tij si një alergji rubeole,

Shqipëria nuk është e gjitha socialiste. Shqiptarët nuk u gdhinë papritur mavi. Mbrëmja e 14 majit dhe mëngjesi i 15-s ishin si një reagim rubeole, ajo më ngjitësja dhe aq acaruese sa i gjithë trupi bëhet krejt mavi. Këto zgjedhje ishin për Shqipërinë manifestimi i alergjisë kundër berishizmit dhe hileqarëve rreth tij. Pas kësaj, nisin ditët e shërimit.

I pësuam e i duruam edhe pse kishin mbërritur në format më acaruese të provokimeve njerëzore, ashtu si një virus i keq. Më i keqi dhe më i bezdisuri për një shoqëri. Por më në fund ky shpërthim nuk ishte gjë tjetër veçse reagimi i një trupi që kërkon të shërohet ndaj të keqes. Pas kësaj, vetëm ditë më të mira mund të vijnë. Sepse berishizmi nuk është opozitë, por një virus i keq që e kishte mbërthyer atë dhe bashkë me opozitën gjithë Shqipërinë. Antitrupat tashmë janë aty, brenda opozitarëve, mes atyre që u rebeluan në atë mjedis të mbytur e pa fije shprese, por gjetën forcën për ta kundërshtuar, për ta refuzuar, për t’u shkëputur. Aty janë shqiptarët, individët që opozitën do ta ringrenë me indet e paprekura të berishizmit të rrezikshëm e manipulues.

Nuk ka asgjë për t’u habitur nëse shohim sot një Shqipëri të ndryshuar, shohim mavi Tropojën, Shkodrën. Me siguri është një reagim, reaksion, një gjëndje e përkohshme siç është i përkohshëm çdo virus që prek qëniet njerëzore. Berishizmi ishte për 30 vite virusi ynë, ose më mirë, i njërës prej partive kryesore shqiptare dhe si çdo virus modifikon gjendjen reale të personave që sulmon. Por e gjitha kjo nuk do të mund të ndodhte pa diagnozën e miqve tanë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vendimtarë ishin ata, “gringot” siç i quan një gazetar me emër. Kush nga ne pa ndihmën e tyre do ta kishte pasur forcën t’i vinte një emër, një vulë, një diagnozë virusit berishizëm për shqiptarët: “Non grata”. Ai virus sulmonte egër pas çdo kritike, pas çdo doze “antibiotiku” që e gëlltiste dhe me shpërfillje vetëm shëndoshej, pasurohej, shkatërronte drejtësinë, median, arsimin, çdo shtyllë shtetërore që shërbente për t’i bërë shqiptarët më të pavarur, më të fortë dhe me logjikë.

Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ishte reagimi i shoqërisë sonë pasi SHBA injektoi vaksinën kundër “non gratës” dhe hileqarëve përreth tij duke i identifikuar. Shqipëria u zgjua mavi pas 14 majit, por ngadalë do të rimarrë ngjyrat e saj të natyrshme. Ato ngjyra që e bëjnë një vend të bukur, zemërgjerë, të jashtëzakonshëm, por që kërkon vetëm pak qetësi dhe herë pas here, ndonjë antibiotik. Si ai i SHBA, apo shoqërive të çertifikuara, si më demokratike të botës. Tani duhet të shërohemi me forcat që gjejmë brenda vetes.

9 Komente

  1. N
    Nik

    Berisha ik!

    1. N
      Nje qytetare

      Shume bukur jane bere krahasimet. Urime per shkrimin.

      1. N
        Nje plehrke

        Shume dobet patronazhistet, tani do ju shkurtojne dy vjet, ne 2025 do ju zevendesojne me mesazhe te automatizuara ne stilin gojor te spiropales me grafine e te ndenjurave te ballukes

      2. s
        shpetim

        Alba,bej xhiro ne Ameriken e Veriur=t me parate e idioteve te shqiperise.Me parate e femijeve qe yt shoq la pa shkolle (ishte shkolle stacioni tv i tet shoqi) a pa park.

        1. L
          Laçi

          Alba jeton në një vilë përrallore në Yellostone park. Aty bëjn takime gjith sorosianet.

        2. E
          Elvi

          Ik o zonja Malltezi se sharjet e tua mbajne era korrupsion dhe para te vjedhur.

          1. M
            Manjola

            Report televizioni eshte stacioni i preferuar i gjithe shqiptareve. Aty marrim vesh realitetin. Suksese jeni shume të vertete dhe keni gazetare shume të pergatitur.

            1. k
              korcari i denje

              Aq te mira sa u ka bere Bolinua shqiptareve ajo redkasi qe ka bere eshte nje mize ne gjithe mirenjohjen qe ne kemi. I jeni qepur Bolinos se beri nje redaksi nga nje germadhe qe kush nuk e ka mare. Mo po bulmet kane bere, apo te tjera biznese. I dhate bolinos nje germadhe me qira qe qelbej era perc aty ne lagje dhe ja permendni sikur cfare ka bere. Lere pastaj kur e kritikoni per dy muzeumet qe dyndet gjithe bota aty. Prandaj humbni ju te PDse se u bini ne qafe njerezve te drejte dhe perparimtare

              1. s
                shoku dantes

                a ce ke thene mire or ti.

            Lini një Përgjigje