Benet Beci, "shkodrani i Tiranës" që theu një rekord, por që i mbetet të thyejë edhe një tjetër

16 Maj 2023, 11:48Blog TEMA

Benet Beci, "shkodrani i Tiranës" që theu një rekord,

Nga Altin Ketro

Shkodra më 14 maj bëri ndryshimin më të madh në historikun e pluralizmit në Shqipëri. Për herë të parë në 32 vite demokraci, kryetar i bashkisë Shkodër zgjidhet me votë të padiskutueshme e plebishitare, një kandidat me kahje nga e djathta, por që përfaqëson Partinë Socialiste.

Shkodra ka qenë një “mollë e ndaluar” për socialistët. Dhe kjo është e kuptueshme. Por doli një njeri, Benet Beci, djali me origjinë nga Shkodra, por i lindur dhe i rritur në Tiranë, ai që bëri kthesën e madhe.

Kryeministri Rama arriti të godasë në shenjë, duke nxjerrë një kandidaturë që tejkalonte politikën lokale dhe personifikonte një personalitet të pranueshëm për të gjitha palët.

Edi Rama, si kryeministër dhe kryetar i PS, nuk u ngut për asnjë çast ta merrte Shkodrën me forcë. Ai u tregua i duruar deri në ekstrem, ku edhe pse kandidati i tij në vitin 2019 fitoi pa rivalë në garë dhe iku për një kleçkë të së kaluarës, Rama bëri kompromis me veten: Nuk qe e thënë ta fitonim as në tavolinë. Meqë kryebashkiakja në detyrë Ademi, dëshiron ta vijojë detyrën, le ta mbajë. Asnjë betejë, asnjë pretendim, derisa koha të bëjë të veten dhe fitorja të vijë natyrshëm, aq sa edhe kundërshtari të zihet ngushtë.

Dhe Edi Rama u shpërblye për këtë pritje. Sepse Shkodra di të të vlerësojë nëse ti nuk ke ndaj saj qëllim në vetvete për ta “pushtuar” më çdo çmim. Ai e pranoi dhe e respektoi kryebashkiaken Ademi, edhe pse me të pati përplasjet më të forta se me çdo kryebashkiak tjetër të djathtë.

Në aspektin elektoral, gjykoj se për bashkinë Shkodër, Sali Berisha duhet ta kishte lejuar në heshtje PD-në zyrtare që të nxirrte në konkurrim një kandidaturë alternative. Duke qenë në garë vetëm zoti Spahia me sfidantin zotin Beci, atëherë edhe ata të djathtë që nuk e donin Berishën apo kandidatin e tij, ishin të detyruar që votën ta kanalizonin drejt zotit Beci. Kjo mendoj se ia thelloi fitoren zotit Beci në të gjithë Shkodrën, përfshi edhe qendrat e votimit brenda qytetit.

Nga një vështrim i jashtëm që i bëj Shkodrës, mendoj se Berisha gaboi kur në vitin 2022 nuk e la zonjën Ademi ta mbyllte 4 vjeçarin. Edhe sikur ajo të humbte përballë rivales Angoni, një vit në detyrë do ishin të pamjaftueshme që fituesja imagjinare, zonja Angoni, të bënte ndonjë ndryshim rrënjësor. Kështu që Berisha duhet të ishte treguar më largpamës, duke mos e “djegur” zotin Spahia vetëm një vit në detyrë, por ta kishte si kandidaturë rezervë për vitin e plotë zgjedhor, 2023, si një alternativë e re dhe e paprovuar.

Në historikun 32 vjeçar të zgjedhjeve vendore, Shkodra është nga të vetmet bashki që nuk ka rikonfirmuar në detyrë një kryebashkiak për një mandat të dytë. Është rast studimor sesi një bashki bastion si ajo e Shkodrës, nuk ia ka besuar një kryeabashkiaku të PD-së, dy mandate radhazi.

Prandaj, nisur nga kjo, zoti Beci, përveç rekordit të ri që vuri duke fituar në Shkodër si përfaqësues i PS-së, ka për detyrë që të thyejë edhe rekordin tjetër, atë të rikonfirmimit për herë të dytë në detyrë.

Por deri në vitin 2027 ka ende kohë për sprova. Tani nis puna që zoti Beci dhe kryeministri Rama, të tregojnë që e kanë merituar fitoren dhe besimin bujar që Shkodra u dha, duke punuar fort për të, për ta kthyer Zojën Shkodër si destinacion turistik, aq i munguar për këtë bashki me natyrë të mahnitshme.

15 Komente

  1. D
    Doda

    Ky gazetari nuk di asgje ja kepute kot per cdo fjali

    1. P
      Paulini

      ESHTE ME I MIR SE SPAHIA POR U HODH PARE MODHE PER ME FITU SI

      1. A
        AJET DELAJ New York

        Se pari Urimet me të mira z Beci për fitoren e padiskutueshme duke treguar se Shkodra nuk eshte prone e askujt por vetem e qytetareve të saje. Natyrisht qe z Beci ka fituar besimin e shumices se qytetareve të Shkodres por do duhet të fitoje edhe approvimin per punen e bere. I sugjeroj z Beci qe të ngreje departamentin e sherbimit civil se bashku me nje salle me rreth 60 computers ku të kaloje ne test kompjuterik të gjithe punonjesit aktual te bashkise me detyrim dhe te gjithe ata qe duan nje vend pune ne bashki natyrisht me deshire per te krijuar realisht shanse të barabarta gjithnje ne kuader të ligjit per sherbimin civil. Urime edhe nje here

        1. T
          Teodor

          Ku do I gjeje? Cope cope jane kudo...mos ndrin administrata madhe? Shko shikoji, shko....te gjithe te politizuar nga roja ne ministri...

        2. A
          AJET DELAJ New York

          Se pari Urimet me të mira z Beci për fitoren e padiskutueshme duke treguar se Shkodra nuk eshte prone e askujt por vetem e qytetareve të saje. Natyrisht qe z Beci ka fituar besimin e shumices se qytetareve të Shkodres por do duhet të fitoje edhe approvimin per punen e bere. I sugjeroj z Beci qe të ngreje departamentin e sherbimit civil se bashku me nje salle me rreth 60 computers ku të kaloje ne test kompjuterik të gjithe punonjesit aktual te bashkise me detyrim dhe te gjithe ata qe duan nje vend pune ne bashki natyrisht me deshire per te krijuar realisht shanse të barabarta gjithnje ne kuader të ligjit per sherbimin civil. Urime edhe nje here

          1. T
            Tropoja

            Asnji merit nuk ka ramiç,e vetmja merite eshte opozita e dobet qe ne kohen e lulushkes deri ne shkermoqjen e saje.Ket qenefin se njeh askush po i nigjove zanin mos me i pa ftyren thu veti asht naj femen petull

            1. H
              Henks

              Ju trapajanët jeni rrota kari me patentë...

              1. H
                Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

                I nderuar Henks. Që ky është komplet rrotë trapi, kjo nuk ka diskutim. Por mos mos pergjithëso tropojanët, sepse ata ja kane dhjere Saliut zyrtarisht. Tropoja nuk është me Saliun, por keto 30 vjet, ka qenë nje krah i dhunshem ne Tropoje qe linte të beheshin zgjedhje normale. Populli i Tropojes nuk ja fal Saliut kurre, per djemtë qe u vranë si pasoje e sherrit qe futi Sali Qeni. Ndersa ky qe shkruan ketu? Ky është nje koqe kandari qe ja ka falur trurin Saliut. Po t'i thotë Saliu "hidhu", ky hidhet nga kati i dhjetë. Debila si puna e ketij mbajne Ramën ne pushtet, por ky nuk e di. Unë them të mos i tregojmë. Si thua ti? Mos të ishin trapat e Saliut, tani Rama do ishte ne pension duke luajtur me Zahon.

            2. L
              Lo Stallone Italiano

              Mileti shty deri ne 3 muaj me 500 euro o grup, ca kandidatesh leshi thua ti!

              1. A
                Agron

                Rama nuk beri asgje por ama opoziten e beri zhele e cope cope sa nuk do te jene ne gjendje te vine ne pushtet edhe 6 ...7 vite

                1. B
                  Ben qimja i Shkodrs

                  Parja ngre ujn mhava jo mos me kcy Benetin kryetar ne Shkoder

                  1. Z
                    Zefi

                    Po morBeni i qire, po.

                  2. L
                    Loci

                    Dukesh qe ti “ben qirja i shkodres”je nje berishist i lindur,se ke te njejtin argument me Berishen dhe Spahine.Benet Beci eshte nje menaxher shume i mire,lindur ne nje familje te djathte qe i djeg shpirti dhe zemra per Shkodren djep te kultures,arsimit,artit dhe atdhetarise,por i lene ne harrese nga Berishizmi,megjithse per 32 -vjet votoi PD dhe Berishen,dhe nxori shume drejtues kryesore te nivelit te larte ne PD,si Arbnori,Spahia,Topalli etj.Por cfare i dha PD dhe Berishizmi Shkodres,asgje!Asnje objekt te rendesishem e atraksion turistik.Vec Edi Rama mendoi per Shkodren megjidhse Ademrat e Spahite benin ‘arren gunge’.Eshte fatkeqesi qe megjitheate kulture e art qe ka zhvilluar per gjate viteve te saj Shkodra e Fishtes,e Mjedes, e Migjenit,te Marubit e te Simonit,Dajise e te Zadese,me Hec-e Vahut Dejes e Komanit,me mrekullite e Alpeve e teresine ujore te saj te katandisej nje qytet e bashki e dores se dyte nga Berisha e Berishizmi.Edhe Stadiumin e Ri,Teatrin Migjeni e Muzeu Marubi ,si dhe rrugen e Velipojes e te Thethit i beri Edi Rama.Prandaj me Benet Becin Shkodra me siguri do te kthehet ne qendren me te rendesishme te zhvillimit te vendit ne 4- vitet e ardheshme,ashtu sic e meriton.

                    1. S
                      Syri kritik

                      ok i dashtun. Do i besoj Becit kur te shoh te liruar lulishten qe po e grryen dhe e ka ba sa nje nevojtore Agron Cela,Atehere mund te themi qe kemi fituar mbi interesin e te fortit ne dobi te komunitetit.

                    2. s
                      sapa

                      Tani bejeni edhe Luizin nenkryetar dhe u be shteti i te korruptuarve te planetit!

                      Lini një Përgjigje