Ndëshkimi që vjen nga Shkodra

16 Maj 2023, 13:08Blog TEMA

Ndëshkimi që vjen nga Shkodra


Nga Flamur Kuçi

Në parantezë duhet të pranoj që, megjithë kritikën time tëvazhdueshme mbi sjelljen e PD (apo fraksioneve të veta) në 10 vitet e fundit, nuk kam arritur ta lexoj më herët rezultatin që po materializohet në Shkodër në këto zgjedhje vendore. Kjo edhepër shkak të qëndrimit të vrazhdë të qeverisë qendrore ndaj këtijqyteti.

Por duhet thënë që për Shkodrën ka patur (ndoshta jo më), njëkeqkuptim dhe një keq-intepretim të preferencës së saj nëzgjedhje. Shkodra është profilizuar shpesh herë (edhe me keqdashje nga të dyja palët) si fanatike e Partisë Demokratike. Ky profilizim madje u ka shërbyer palëve. I ka shërbyer PartisëDemokratike për demostrim force, ashtu sikundër i ka shërbyerPartisë Socialiste për të ‘justifikuar’ qëndrimin e vet të vrazhdëndaj këtij qyteti.

Në fakt në momente të rëndësishme Shkodra ka ditur të reagojëndaj arrogancës. Ka reaguar që në vjeshtën e vitit 1996 ndajarrogancës së vetë PD atëherë kur nuk e mendonte kushreagimin, ashtu siç ka reaguar për vite me radhë dhe me kosto tërëndë rezistencën ndaj arrogancës së pushtetit të PS.

Shkodra ka toleruar edhe keqpërdorjen e saj, edhe keqkuptimetndaj saj, edhe këto me kosto të mëdha pasi janë përkthyer nëmosvlerësim dhe abandonim të këtij qyteti nga qeveria.

Keq-leximi i Shkodrës ka vazhduar me të njëjtën kokëfortësiedhe në zgjedhjet e 6 Marsit nga ana e Rithemelimit, e cili e përdori luajalitetin (dhe jo fanatizmin) e Shkodrës thjesht dhevetëm për ‘markimin’ e territorit brenda PD.

Humbja e thelle e Rithemelimit ka vetëm një shpjegim; PROTESTË. Po, protestë ndaj kepqrdorjës së luajalitetit edhepër interesat më banale brenda PD.

Në fakt Shkodra na dha të gjithëve një leksion. Ajo i ka dhënënjë shuplakë të rëndë PD-së e cila e ka marrë si të mirëqënëfitoren në Shkodër dhe votën e shkodranëve si detyrim. Njëkohësisht ajo i ka dhënë një shuplakë edhe paragjykimit tëvazhdueshëm qeveritar ndaj saj. Ja pra që Shkodra nuk ështëfanatike, megjithë paragjykimin e qeverisë, e cila e ka përdorurkëtë kartë më shumë si justifikim për qëndrimin e saj ndajShkodrës.

Rithemelimi bashkë me PD zyrtare ka humbur pothuaj në tëgjithë Shqipërinë, por në Shkodër ka marrë ndëshkimin më tëqartë dhe më të drejtë.

Do ishte fatkeqësi nëse PD (të dyja palët) do vazhdojë keq-leximin e rezultatit duke kërkuar justifikimet tek tradhëtia, përçarja, shit-blerja apo teknologjia. Përkundrazi ajo duhet tëkërkojë shkaqet reale të humbjes. Ato lidhen me faktin që ajoasnjëherë nuk reflektoi mbi fajet e veta duke e parë gjithmonëproblemin jashtë vetes, me keqpërdorimin që i ka bërëelektoratit të vet, me përdorimin e elektoratit si mburojë për vetedhe jo si potencial për të përfaqësuar denjësisht shqiptarët. Psejo, ato lidhen edhe me aleancën jo të natyrshme dhe imorale me LSI e PL. Nuk është për t’u çuditur që ‘Bashkë Fitojmë’ rezultoinë ‘bashkë me LSI/PL veç humbim’.

Për ata gjasmë qëndrestarë që do gjejnë rastin e radhës për tëshfryrë ndaj popullit me devizën ‘le ta gëzojnë delet Rilindjen’ duhet thënë që ata në fakt kanë rastin më të mirë që të kuptojnëqë nuk po çmohet e vlerësohet Rilindja, por po ndëshkohetvrasja e shpresës nga opozita. Dhe ky ndëshkim po vjen mëqartë dhe më fort nga Shkodra e cila sa të gjërë i ka krahët për tëtë mbrojtur aq të rëndë e paska dorën për të të ndëshkuar….

11 Komente

  1. E
    Eri

    Ky Kuci 8 vjet keshilltari Berishes...sa iku , I iku....mirmengjes o interes.

    1. V
      Veterani

      Do të uroja që pritja e Shkodrës kaq gjatë për ndryshimin të jetë një mësim për të gjithë. Ndryshimi duhet të jetë më i shpejtë sidomos kur punët nuk shkojnë si duhet në bashkim apo gjithë vendin. "Fanatizëmi" në ideologji e të shkuarës i Shkodrës është shumë i gjatë por më mirë vonë se hiç _thotë populli.

      1. N
        Nul Moka

        Më pëlqen qasja e zotit Kuçi..... . Nëse do të vazhdohet me akuzat e përjetëshme, na vodhën, u blenë, u shitën, krimi, masakra elektorale, etj.etj. dhe me ofendime ndaj votuesve që shkojnë pas Rilindjes dhe nuk kuptojnë Rithemelimin, PD ka për të shkuar poshtë e më poshtë....... . . PD duhet të ndryshojë mendësi e ideologji. PD po votohet gjithnjë e më shumë në skajet e prapambetura të Shqipërisë. Qytetaria po i largohet gjithmonë e më shumë......... . Nuk mund të vazhdohet më me "poshtë komunizmi". Sot edhe 50 vjeçarët nuk e dinë çka është komunizmi......... . Duhen programe zhvillimi , jo nisma populiste që i shkojnë të majtës, si autobuzë falas, apo ndihmë ekonomike për shtresat në nevojë............ . Kjo gënjen bythëgrisurit, por jo shtresën e gjerë të popullsisë, aq më tepër intelektualët apo shtresën e mesme.......... . Edhe PD duhet të kuptojë se duhet të largojë Berishën....... . Na u duk shaka thënia e Ambasadores se, do hani bar. ..... . Ja që Ambasadorja e mban fjalën............... . Koha e bajraktarizmit krahinor të Berishës ka marë fund....... . Politika e tij përçarëse dhe gjuha e urrejtjes, nuk kanë vend në një parti që përpiqet të unifikojë e marë vota në çdo cep të Shqipërisë, dhe çdo shtresë shoqërore, aq më shumë nga ata me prejardhje të djathtë të cilët ajo më së shumti nuk i ka afruar në krye të saj, megjithë difektet e tmerrshme të kësaj shtrese, e cila ndonjëherë shfaqet me mentalitetin e viteve 30 të shekullit të kaluar........ . Ka plot të rinj të guximshëm e me formim euroantlantist që do ta unifikonin PD dhe do ta drejtonin shumë herë më mirë se Berisha dhe që nuk do pranonte ta këshillonin njerëz si Nul Moka.

        1. N
          Noci

          Ti kapesh nje shkodrani i kujtdo partije qofte fleten e votimit me emrin e Ilir Metes duhet te jash shume besnik i Berishes qe te votosh per ate flete.Pastaj jam i bindur se jane mbledhur shume shkaqe anti PD qe njerezit votuan majtas se ndoshta shumica ka filluar te kuptoje se fenomeni komunizem perendoi

          1. N
            Noc Rroku

            Ju përshëndes !!!!! Shkodra inteligjente , don qetësi dhe ekonomi, nuk mund të votonte më krimin - salizëm. Bravo që votuat për një Zotni si BENET BECI, jam besim plotë se do bëjë më shumë se tëgjithë paraardhësit së bashku. Suksese ne ju rujt Zoti.

          2. L
            Lymi Tutit

            Flamur,ke shprehur "thelbin" e "marredhenies" se Shkodres me politiken.Deri tani shume e keqperdorur ! Uroj dhe shpresoj shume qe,kryetari i ri,shkodrani ne "rrenje" Benet Beci dhe pushteti qendror te transformojne Shkodren, dhe te bejne cmos te "fitojne" kohen e humbur ! E meriton qyteti i mrekullueshem,djep i kultures dhe humorit ! Ju qofte per "Hajer" ! Motin tjeter si sot,ta shijojme ne Kafen e Madhe,simbolin e qyetit ! Lymi Tutit

            1. S
              Skënder Xheko

              Flamur Kuçi.bythlëpirës,Shkodra ka qënë djep i dijes,kulturë,tolerancës,qytetarisë dhe Shkodranët përfaqësuesit e saj.Shkodranët lejuan të keqpëdoren pavarësisht argumentave,nga malësorë pa qytetari, zotnillëk e fodulle.ky ka qenë rezultati,dashtë zoti kanë zanë mend,siç thoshte,Fishta kur i han bytha Malësorit i han ma shumë se kërkujt.

              1. b
                blendi ...ziu

                Nuk jam me arsyetimin e autorit se Shkodra eshte keqkuptuar. Nuk e ndeshkoi Shkodra Sali Berishen. Shkodres iu deshen 30 e ca vjet per te kuptuar kush ishte Sala. Shkodra gjithe keto vite vetequhej me mburrje antikomuniste dhe votonte gjithnje nje ishkomunist fanatik qe edhe sot eshte i tille...E RENDESISHME eshte qe, me mire vone se kurre,...SHKODRES I ERDHEN MENTE...

                1. u
                  ushtari

                  T ke mbaruar per metalet me ngjyre o Mul Kuçi dhe ke qene i emeruar ne Fier ne mos gaboj. Me behet qejfi qe Saliu te dha edhe diplomen e arkitektures dhe hop pas Pinarit u bere Drejtor i MEIKO-s !Apo Jo or Mul Kuçi?Tani del e pret sa majtas djathtas si kandidat per ndonje post tek "Partia e Lirise",ndoshta dhurate nga Zeni dhe Saliu.

                  1. N
                    Nje ushtar kar

                    Po clidhje ka o ushtari kari ofiqet dhe analiza?Se cfare ka qene eshte tjeter ne qoftese nuk te bind ajo qe shkruan jep argumentat e Tua e thjesht.

                  2. F
                    Flamuri pa shtizë

                    Une kam nje ide. Ne zgjedhjet e radhes, Sala dhe Likja te futen me siglen " Bashke humbim",mbase fitojne..!

                    Lini një Përgjigje