Nga Skënder Minxhozi
Që Edi Rama do të fitonte kaq thellë këtë askush s’e besonte, përveç vetë Ramës. Por besonte diçka tjetër qysh në krye të herës: që Berisha e Meta do të fajësonin Ramën (e jo veten) për humbjen elektorale, që në 15 maj, cilado të ishin përmasat e saj. Të mos dish të humbësh është një sëmundje kronike në politikën shqiptare dhe dy krerët e mësipërm janë figurat klasike që e kanë formësuar këtë kulturë të mohimit ekstrem dhe mosmbajtjes së asnjë përgjegjësie në kohë disfatash.
Këto orë pas rënies së tmerrshme në 54 nga 61 bashkitë e vendit, rrjeti po qesh me deklaratat që Sali Berisha e Ilir Meta kishin bërë pak orë para votës. I krahasojnë premtimet e tyre për fitore measive nëpër studiot televizive, me daljet qesharake të Lulit të nesërmen e zgjedhjeve të humbura parlamentare të vitit 2021, kur deklaronte “beteja tani fillon”!.
Siç ndodh rëndom me politikanët shqiptarë, këto orë pas zgjedhjeve nuk po përdoren (qoftë larg!) as për të përgëzuar fituesit, e as për të bërë mea culpa-n publike që kërkohet prej humbësve. Në të kundërt, inatçorë dhe sfidues Berisha dhe Meta po akuzojnë votuesit që nuk u vajtën pas, por jo veten për faktin që pakkush u vajti pas!
Refreni “m’i vodhën” është togëfjalëshi më i dëmshëm dhe hipokrit në kushtet ku ndodhet sot opozita. Nuk mund të ecet dhjetë vjet me këtë justifikim nga Basha tek Berisha, sepse ka kohë që vetë justifikimit i vjen era myk.
Sot në opozitë nuk flet askush përveç dy shefave të pikëlluar që frynë me premtime miletin vetëm pak orë para zgjedhjeve. Sali Berisha është i njëjti person edhe kur i deklaronte mediave para zgjedhjeve se “do t’ja ze në fyt vjedhjen, shënojeni”, edhe kur pak orë pas daljes së rezultateve deklaroi se “më vodhi narko-shteti”! Ilir Meta vizatonte trekëndësha imagjinarë “Durrës-Tiranë-Elbasan” para zgjedhjeve, ku sipas tij fitorja e opozitës ishte punë e mbyllur, e më pas, pasi heshti 24 orë pas mbylljes së kutive, doli e tha me gjysëm zëri se na vodhi partia-shtet e Edi Ramës.
Do të mjaftonin fjalët që kanë thënë vetë në harkun e pak ditëve, që sot këtyre dy krerëve politikë t’u kërkohet llogari për humbjen më të rëndë elektorale të një opozite në 32 vjet demokraci. Do të mjaftonin ëndrrat në beze, siç thonë shkodranët, me të cilat Berisha dhe Meta kanë ushqyer përkrahësit e tyre, që sot ata të largoheshin urgjentisht nga anëtarësia e partive që drejtojnë.
Politikanët dhe pelenat e fëmijëve duhen ndërruar sa më shpesh, për të njëjtën arsye, thotë Mark Tuen. Sali Berisha i cili tani fajëson shqiptarët “që u shitën”, mesa duket ka ndërmend të kapet edhe një herë fort pas karriges, siç bëri kur e goditën amerikanët. Ka vendosur ta marrë partinë teposhtë dhe rrotull tij kori i servilave duket se do të bëjnë edhe një herë murin mbrojtës rreth Doktorit.
Alibia tetëvjeçare “Basha” tani ka rënë. Tani nuk ka humbur më “i shituri” Lulzim, por legjendarët dhe qëndrestarët Berisha e Meta. Kanë humbur shumë më rëndë se Luli, i cili me këto shifra paradoksalisht mund ta konsiderojë veten fitimtar brenda oborrit të opozitës shqiptare.
Humbja e Berishës dhe Metës në 14 maj do të mbetet historike. Ra Shkodra dhe Kamza, ranë bashkitë e qarkut Dibër dhe Libohova, ra Tropoja dhe Shijaku. Ranë të gjitha llogoret e të djathtës dhe ajo që mbeti janë bashki të vogla e pa asnjë peshë politike, të cilat në hartën kombëtare vlejnë sa një grusht miza. Si mund të fshihesh tek alibia e narkoshtetit, kur ke humbur në mënyrë kaq kumbuese dhe të hatashme në sytë e gjithë shqiptarëve?!
Nesë sindroma e qorrit dhe e shurdhit fiton edhe këtë herë brenda opozitës, siç po duket se do të ndodhë, në 2025 nuk do të mbeten më as Hasi e Fusharrëzi në ngjyrë blu. Po e bëjnë Edi Ramën mbret me duart e tyre. Luizi pati Big Brother si histori suksesi, Rama ka Berishën e Metën…
Shyqyr qe u gzove ti or mingjoz komunisti
Ore a ja moret Berishes partine? Ky ka dale ne zgjedhje dhe pa vule pa logo pa leke madje dhe pa emer ne flete votimi ka marre 7 bashki! Ata qe i moren partine nuk kane marre asnje! Por cudia me e madhe eshte se krahasimin analistet e borderose se Edi Rames nuk e bejne me PD zyrtare por me ate qe nuk pati as emrin ne fleten e votimit.
Më fal or ti Besi , po ti nuk kupton fargjëje nga kjo politika putanë ! Berisha jot e ka bërë PD copa copa dhe do një 10 vjeçar që të marrë vehten dhe të bëhet opozitë reale , për të konkuruar në zgjedhje . Mos shikoni qimen tek të tjerët kur ju ka zënë rrugën trari që keni përpara . Pa ikur Berisha me këlyshët e tij nga skena politike , në zgjedhjet e tjera , të gjatin do ta beni perandor . Edhe ato pak provinca që ju votuan këtë radhë , do rreshtohen me të gjatin .
Tomi loqia , ku ja ke pare ti teseren e komunistit Minxhozit , more idiot ? Minxhozi asnjehere nuk ka qene komunist .
Prandaj keni mesuar keshtu or tom,se nuk pranoni asnje verejtje e kritik. Rama prandaj i mban neper kembe meten e salen qe te fitoj sa me lehte. Se me ato qe kan ber dy ish presidentat ketij vendi sja kan ber te gjith armiqt nga 500 vjet dhe do ishin kalbur burgjeve.
O Tom , o kaqol! Ne nje shtet pluralist e keqja me e madhe eshte te mos kesh opozite. Mirpo, na ka zene kjo e keqe dhe do e kalojme. Do presim derisa te vdese saliu. Ndersa Meta e ka vendin tek mali me gropa dhe ka per te shkuar vete.
Shyqyr qe me keto zgjedhje mori fund historia e shpifur bastioneve,qe i perllogariste njerzit si kavie. Kjo eshte merita ekskluzive e qytetareve,te cilen mediat nuk kane deshire t'a respektojne.
Lora, ekzakt zonjë, kjo që shkruani ju është e vërteta e pastër.
Le te bije edhe Hasi,e cfare pastaj?
Lëri të jetojnë me humbjen dhe depresioni tu shtohet. Ata nuk e kanë me Ramën, as me narkoshtetin , e kanë me militantët e tyre, e kanë me ata një grusht gazetarësh mediokër që lehin në çdo portal . I paafti mban të karrikuar të paaftin. Le të jetojnë mes baltës që kanë ngritur si bretkocat.
O Tom injoranti, per ty te gjithe komunista jane pervec Saliut Sekretar partie.
O Tomi koktrashi i Sales. Natyrisht qe gezojme te gjithe. Na thuaj pse te merzitemi more Tomi ?! Po te jene njerez si ty qe jargaviteni rreth Sali plehres , kurre po kurre nuk ka shanse tu japim ndonje vote more Tomi dhe natyrisht qe do kenaqemi ta shikojme Saliun dhe ata qe i shkojne akoma nga pas te perpeliten sa te japin shpirtin se na e late vendin pa nje opozite per te qene. Vazhdo mbahe Saliun se je per te pare ndonje dite te bardhe more shoku komunist Tomi. Ha ha ju njerez te trashe….
Hasi???? sali mut... te marrin hasin, puken, fush arres, kavajen, rreshenin , nje bashki ne jug???? Kush eshe ai kar nga jugu qe voton berishen???? Pra i humun ka dal barabar.
Nuk iken, nuk iken kurre ai! Ai eshte psikopath i certifikuar, ku di ai c’eshte mire, apo keq! Eshte karr fare!
Me sa duket kjo PD'ja paska qene nje parti prone e Sali Berishes. E paska patur prone te tij ky monster. Kjo parti e poshter dhe kriminale nuk duhet te egzistoje me. Ka qene e tille qe kur u formua ne 1991, kur po qe se e mbani mend, sigurish ata qe ishin prezent ne ate kohe protestonte gjate gjithe dites, digjte e shkaterronte. Fatkeqesia eshte qe ky kriminel paska shume njerez qe e ndjekin dhe do ta ndjekin ate deri ne vdekje me sa duket. Nuk e kam te qarte se c'far i shtyn keta njerez te ndjekin non graten komunist, por ja qe ky eshte fakti. Ndoshta ka para pa hesap ky legen dhe i perdor pa kursim por dhe kjo nuk mund te jete arsye ndoshta. Ndoshta fajin e ka ai cjapi tjeter komunist Ramiz Alia qe ja dh pushtetin ne tavoline pavarsisht se ne te gjithe ishim kundra. Nuk merret vesh kjo pune por non grata i paska ngulur rrenjet keq dhe deri sa ta marri zoti ose ta heqi qafe dikush do ta kemi neper kembe.
Brilant Minxhozi.
Qe ky Regjim Rama do shkundte breket e do harxhonte aq shume nga frika e humbjes, kete askush nuk e besonte. Tani mbetet per tu besuar se ato miliona Euro te harxhuara do te zhvaten serish mbi kurriz te ketij populli-dele.
Berisha nuk jep dorheqje,per te ka dale shprehja:NUK HA MORTJA MUT,
Dikush duhet te informoje Saliun, Meten, Çimpekën, Sonilen e ndonje sivellezer te tyre qe, ne Shqiperi jane pakesuar shume budallenjte qe mund te pertypin broçkullat e tyre.
Këtë rradhë Berisha e ka me popullin. O të dalë e tij, o ai djeg e shkatëron çdo gjë. Ai nuk është demokrat , por një lider që e bën antarsinë në formën e brumit. Fjalët "Marko shtet" ,"qeveri krimi" i ka opium për mbështetësit e tij dhe për mediat ndërkombëtare,t'a haj kush ta hajë. Dëshira që të merren me të,i është plotësuar.