Nga Altin Ketro
Në gjithë analizat që do bëhen për zgjedhjet vendore 2023, padyshim që fitorja e socialistëve në bashkinë Shkodër, si kandidat po edhe si këshill bashkiak, do komentohet gjatë. Sigurisht që në këtë fitore historike ndikuan shumë faktorë si: përçarja e të djathtës duke sjellë demoralizim tek elektorati i saj për të dalë në zgjedhje, kandidati Spahia i cili nuk arriti dot të ngjallë frymë besimi ndonëse vetëm 1 vit në detyrë, dyshja Berisha - Metaj që ishin një ofertë e konsumuar politike edhe në Shkodër, kandidati frymëzues që përfaqësoi PS-në, etj.
Megjithatë do doja të evidentoja edhe një element të veçantë, që mbase nuk bie shumë në sy, por që personalisht e vlerësoj si një arsye plus që i shtoi votat Partisë Socialiste dhe kandidatit të saj.
Bëhet fjalë për të drejtuesen politike të PS-së në qarkun Shkodër, zonjën Elisa Spiropali. Më 4 tetor 2022 ajo u prezanua përpara strukturave socialiste si personi që do i çonte ata në fitore. Nuk di të them sesi e kanë pritur socialistët shkodranë këtë emërim, por personalisht m’u duk një bast i madh caktimi i saj në Shkodër.
Kryeministri Rama kishte tentuar më herët që si drejtues politik në Shkodër të kishte dërguar tipikisht shkodranë si Ditmir Bushati, pastaj Ilir Beqaj, e më pas ministrja Edona Bilali. Me gjithë punën e tyre të mirë, ata nuk arritën dot të realizojnë objektivat që Rama kishte për këtë bashki.
Emrin e zonjës Spiropali e pashë me dyshim për në Shkodër, sepse ajo ka qenë në çdo moment “Mëkëmbësja” e kryeministrit Rama në Kuvendin e Shqipërisë. Dihet që Rama kishte hequr dorë nga replikat me Berishën, çfarëdo që ky i fundit të thoshte për të. Dihet po ashtu që Berishës i përgjigjej flakë për flakë zonja Spiropali. Bile, ajo ishte edhe më e ashpër me Berishën sesa do të ishte Rama po të replikonte.
E pra, pikërisht kjo luftëtare politike anti-Berishë, kjo vajzë e lindur në Tiranë por me origjinë nga skaji jugor i Shqipërsë, Saranda, arriti të korrë fitoren e parë si drejtuese politike në skajin verior të Shqipërisë siç është Shkodra.
Nga ajo që kemi ndjekur këto vite, dega e Partisë Socialiste në Shkodër ka qenë më problematikja. Ishte e vetmja degë e kësaj partie që nuk gjente qetësi nga sherret e brendshme. Nuk di të them arsyet që kanë patur, por sot di të them që vajtja e zonjës Spiropali atje, bëri që për 8 muaj kjo degë të kthehet kompakte dhe frytdhënëse në fushën e betejës elektorale.
Vajtja e zonjës Spiropali në Shkodër, përkon edhe me braktisjen që një eksponent i rëndësishëm politik atje, deputeti Çela, i bëri LSI-së pas shumë vitesh angazhim pranë çiftit Metaj-Kryemadhi e t’i bashkohet PS-së.
Një shprehje popullore thotë: “Inat e ke, por hakun mos ia ha”. E pra, kijeni inat sa të doni zonjën Spiropali, por mos ia hani hakun për meritën e padiskutueshme që ka duke arritur të bashkojë çdo zë brenda PS-së Shkodër, po edhe përtej kësaj partie, të organizojë dhe koordinojë veprimet në terren në të gjitha njësitë e bashkisë Shkodër, e të arrijë suksesin e merituar të punës.
Kjo tregon se ajo zotëron aftësi të admirueshme komunikimi, duke ditur se shpirti shkodran nuk para i ka qejf këta të “deleguarit e Tiranës”. Ajo ka ditur të negociojë bukur me çdo faktor politik, por edhe qytetar, të përshtatet me terrenin e vështirë shkodran të Partisë Socialiste, të krijojë frymë pozitive në sytë e njerëzve atje dhe ja, rezultatet vijnë vetë.
Natyrisht, kandidati Benet Beci ka meritat e veta të pamohueshme. Ama, nëse drejtuesi politik i PS-së do kishte qenë një tip i papranueshëm në sjellje e veprime për shkodranët, nuk e diskutoj që do kishte ndikuar negativisht në votat e zotit Beci.
Prandaj është vendi ta theksojmë me të madhe, e ta themi me plot gojë, se zonja Spiropali ishte një gjetje e duhur për t’u deleguar në Shkodër. Ajo, bashkë me kandidatin Beci, krijuan atmosferën e duhur për të korrur frytet e një pritjeje të gjatë 32 vjeçare, të shpërblyer më në fund me besim e shpresë nga Zoja Shkodër. Për të gjitha këto, ajo e meriton plotësisht t’i thuhet: Të lumtë Elisa!
Bravo per shkrimin i ke rene pikes ,eshte me se e vertete qe Spiripali ka nje merite te madhe .
I bashkohem komentit tend plotesisht, jo per Spiropalin, qe pa i mohuar pune qe beri per te bashkuar Socialistet, merita kryesore u shkon Shkodranve qe me mencurin e tyre diten te zgjedhin njeriun e puneve dhe jo te fjalve, por mua me ben pershtypje menyra e shkrimit, gjuha, qartesia, rrjedhja e mendimit dhe profesionalizmit te gazetartit, qe eshte per t'u admiruar. Ndryshe nga palo-gomeret gazetar si Andi Bucja, Cimka Pela etj... Bravo edhe njehere per kete shkrim!
Je shumë i saktë
LEPIJE LEPIJE
bENi ngaterrove dhe emrin tend nga sekelldia. Kujeni katandise o teveqela te haleve te Shqiperise!
Elisa Spiropali kryen pune, kurse Edona Bilali do nje ore te nxehet; po me beter eshte Bora Muzhaqi qe nuk qullos fare...
I lumte Tom Doshit qe derdhi leket lume, po Elises si ka iku akoma era e djerses sado vishet firmato..
Latif je një shpellar i fëlliqur.
E ke qa Latif. Für Elisa.
Elisa heroine e PS.
Aman, mjaft me kete Spidhipalin se na bete per te vjelle,
Te lumt Elisa, thot Fredi Bejleri. Ramoviqi e Berishoviqi ptandaj luajne qoke me kete popull. Te mallkuar qofshit per jete o faqezinje tradhetar.
Shduke ate emrin kosove nga titulli se nuk e meriton
Latif qenefi ty nuk mund te laje no vetem qenefet e Shkodres por as halet e shpellave
...dhe kur kujton se kete Spirop...in, vete Edi Rama e pati shkarkuar nga Doganat per pa aftesi....
Pordhe pordhe nmoj Serbishte...Po SpiroP...'Meriten' e ka se nuk eshte socialiste! 'Te QIfte dheu i lehte Mit'hat bej...' i tha SpiroP...kur edvini uli flamurin gjysem shtize para kadavres kujslingut,kreut KOLOBORACIONIZMIT
Burrnesh
Te luftosh kunder saliut eshte njelloj si me nje re vdekur. Ku qendron bravo ketu?
Spiropalin e shoh si nje lidere te se majtes ne te ardhmen,i ka tregùar aftesite.E majta me mencuri,merite e Rames kjo i ka gati lideret e post Rames.Veliaj,Spiropali,Balluku Gjiknuri jane figura te plotesuara per lider.Ndaj PS fiton se ka ndertu te ardhmen.
Sule e ke seriozisht, apo tu tek me tall bythen?
Fitorja e Becit ne Shkoder ka ndodh per keto arsye qe po them une. Kush asht shkodran e din mire qe si plas as per Elisen as per kerkend, ndikimi i ture eshte 0. Fitorja lidhet me : 1) figuren e Benetit si profesionit i cili ka dhan provat per projekte te ndryshme ne Shqiperi. Pra besueshmeria dhe ardhja me nje projekt konkret per here te pare ne 30 vite. 2) si personazh i cili ne Shkoder ka qene i asociuar me PD me heret kjo e ka ba ma te pranushem dhe per elektoratin e PD qe e ka gjet deri diku veten 3) zhgenjimi i thelle i atyre qe kane votu PD historikisht pasi nuk i bihet fyllit te antikomunizmit akoma ne 2023 dhe njekohesisht ti kesh lan ne harrese. Per ty Jozefin ka me ken turpi ma i madh ndonjehere. Ne 8 vite pushtet ke pas mundesi me e kthy Shkodren ne perle por as qe e more mundimin prandaj dhe Shkodranet nuk te dojn ma. 4) Deputetja Çela(prr ato qe e dijne :) eshte ne fakt e vetmja pjese e shemtume dhe aspak faktor ne fitoren e Benetit pasi eshte nji nga figurat ma te perbuzuna ne shkoder 5) zhgenjimi i thelle i Njerezve me zgjedhjen e kryetares m te turpshme ndonjiher Voltana Ademi e cila nuk bani asnje gja per shkodren ka ken nje tjeter faktor i randesishem. 6) Toma absolutisht ka pjesen e tij dhe asht faktor. Thjesht per info: Ne Shkoder stili i lali Erit si politikan, i fallciteteve shpirti, zemra nuk ec e as ka shans me fitu, nuk asht lloji qe preferojne Shkodranet. Benetit i urojme suksese dhe shpresojme shume tek ndryshimi dhe nji epoke e re per Shkodren!
100 % e vertete kjo qe keni shkru. Beneti njeriu i duhun, ne kohen e duhun. Pervec Tomes asnje nga keto tjeret nuk jane faktor. Ky gazetari e paska tepru pak me lepirjet
Chicago quhet hoteli. Pronari shkodran i vjeter
Sa i peshtire je mor autor-ziu, te keqen e gazetes Bashkimi
Latiffffffffff, te hengerte dreqi dhe shejtani! Po ç'ke, o i mallkuar, qe di vetëm e vetëm te peshtysh pisllëqe nga goja. Cfare dreqin je ti, mos je shejtani me brire dhe sytë e kuq?! Ai eshte sali-likja, e ka marre vesh e gjithe bota. Ti kerkon tu ngjash atyre? Provoje, futu ne politike dhe shikoje, sa te vlen lekura! Mbase del me i miri, po shejtan te mire nuk ka, edhe kjo gje dihet nga te gjithe. Bravo Spiropali! Flet puna, s'ka nevoje per shume fjale. Tani mbetet te shikojme rezultatet, te shikojme ndryshimin dhe te shikojme se si do te reagojne djajte me brire ''bashke fitojme'', qe do te perkthehej ne ''Bashke humbasim edhe fytyren, jo vetem votat''...
Krate. e di ti si ka hyre kjo Mamica ne poltike? Latifi nuk futet dot se nuk i ka asetet e Mamica Spiçkopordhes.
Të lumtë, sak të lumtë. 5 here nderrove vetëm brekët kur shkove në Ukrahinë saqë ta mbushën gypin leshtorë më long manalli.
Bravo Ketro!
E meriton. Sot per sot është një nga deputetët dhe politikanët më brava. Serioze, e zgjuar, trime, e edukuar dhe puntore me një pamje fisnike që punon për popullin dhe vendin e saje pa u korruptuar.
Trime dhe burrnesh
Boll ma me këtë "zonja Shkodër"! Se ku e ka zonjllikun nuk merret vesh, janë veç rob të trashë që nuk kuptojnë as kohën ku jetojnë, se kanë mbet gati një shekull prapa në histori!
Injoratet e Sokratit! Mesoni te shkruani, mbasi te keni rregulluar mendimin ne trurin tuaj te deformuar dhe pastaj futuni ne debate konstruktive... Eshte e veshtire per ju te jeni normalë.