Këta e bëjnë mirë, e bëjnë vetë

18 Maj 2023, 13:18Blog Nga Frrok Çupi

Këta e bëjnë mirë, e bëjnë vetë

Më vjen t’u them të gjithëve, sikur t’i kisha përpara: ‘Po lërini, ore, ç’ keni që i trazoni, mirë e kanë!’.

I shikoj njerëzit ngado që lëvizin, më të bezdisur tani pasi mbaruan zgjedhjet e 14 majit se sa para.

“Aman ore, po ça njerëz paskan qenë këta! Po këta nuk paskan të dytë! Tani thonë edhe se na i vodhën zgjedhjet…”.

Kështu mërmërisin njerëzit për këta të Berishës dhe bëjnë në fytyrë atë shenjën që tregon se ‘po na ndotin’.  Kanë plasur ‘ujërat’ në ekrane- aq më shumë në ekranet e tyre, që nga paradite e deri pas mesnate. Njëri ulërin kundër tjetrit, tjetri ulërin kundër të gjithëve atyre që u shkon mendja për dorëheqjen e Atij ( kurrë të mos e jape!), disa bëjnë si doktorë të PD dhe kanë gati recetën si shërohet e si bashkohet….

Përsërisin budallallëkun e liderëve të humbur se ‘maxhoranca uli kursin e euros’; dikush zbulon se një gazetare serbe ishte sebepi që opozita humbi zgjedhjet, dikush thotë se do ta bashkojë PD-në, një tjetër ‘pse ta bashkojmë, me ata?’…, të gjithë të çakërdisur sipas llojit…

Po lërini, ore, të bëjnë si të duan.

Këta kanë të drejtën dhe mundësinë që të bëjnë si të duan.

Mua më duket se kështu është mirë: Berisha aty, edhe Meta aty…, derisa të trokasë dera. Madje kjo është më e mira e mundshme. Këta na kanë lënë rehat, po hahen me njëri- tjetrin. Hapësirë ku hahen kanë me bollëk, vila kanë, televizione kanë, SHQUP kanë, po krijojnë ‘geton’… Nëse nuk ke dëshirë të kalosh nga lagja e tyre, kurrë mos kalo.

Shijo hapësirat shqiptare që  tashmë janë mrekullisht të bukura. Po të duash, ditën e hënë, shko edhe në sheshin ‘Nënë Tereza’ dhe ndiq stërvitjen spektakolare të Ushtrisë Amerikane. Vendi ynë është kaq tërheqës për botën, e pse u dashka gozhduar në getot e opozitës së humbur.

Këta nuk i solli në mend Amerika, meqë ra fjala e stërvitjes ‘Defender’, e jomë t’ua mbajmë ne hallin

Le ta bëjnë si të duan: Ta mbledhin, ta tjerrin,  ta ç’tjerrin, ta ndajnë, ta përndajnë, ta bashkojnë, ta çajnë… Është njësoj si në marketin për të mësuar ‘skille’ që quhet Megatek. Aty e merr gjënë dhe e bën fije- fije, e merr fije- fije dhe e bën një gjë.

Një këngëtare jo e panjohur në Veri, Hane Nikprelaj quhet, këndon një këngë fiks si për këta:

“Keq e mirë/ Mirë e keq/ Ndreq e prish/ Prish e ndreq/’, thotë teksti.

Këta duhen lënë në habitatin e tyre, në grindjet e tyre, në fantazitë e tyre, në ‘ndreq e prish’-in e tyre, e bashkojnë apo e ndajnë, e ngrenë apo e ulin… Me sa shikoj edhe Amerika hoqi dorë nga pjesa ligjore e PD ku kishte shpresuar se mund të bëhet njëfarë opozite normale. Sa për Saliun dhe turmën e tij zvarritëse- Amerika dhe Perëndimi tjetër e ka bërë të qartë me kohë se ‘nuk kemi punë me ta’.

Po ne, vallë, pse duhet të kemi punë me ta?

Ka plot punë vendi ynë, Jug e Veri, Lindje e Perëndim, fëmijë e të rritur. Gjithë vendi po shkon si kurrë më mirë në historinë e një kombi që ka pësuar katastrofat e njerëzve të vet, siç janë këta të ‘megatekut’ të ditës.

Aq më tepër që  nuk nevojiten për asgjë. Veçse të bëjnë ndonjë të keqe të tmerrshme, si luftë, vrasje, korrupsion, djegien e qytetit dhe të tempullit. Por tani nuk kanë më forcë sepse populli i hodhi përtej, sidomos në këto zgjedhje. Asnjëherë nuk janë dashur për të mirë…, por këta kërkojnë shkakun ‘pse nuk na duan’.

Ata janë në botën e  tyre… të marrëzisë.

34 Komente

  1. T
    Tironci

    Rrespekte Frrok Çupi artikull i shkelqyer je gjeni i penes , çfar ke shkruar jan te verteta dhe shum te goditura zoti ta beft mbar per ti çierr lekuren e surratit llumit te kti vendi saliut me shok , rrespekte .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Butrinti

      Ska ma bukur, si gjithmone mendjendritur dhe penarte per demaskimin e plakut Mere.Te lumte Frrok te uroj shendet te plote.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dnt

      O plako, po çfare thone njerezit neper rruge e locale e dime vete ne. S eshte nevoja tr na e thuash ti me keto kllapite e tua post alkolike

      Përgjigjjuni
      1. j
        jim

        Po pra e dime vet ne, po ja qe e di dhe pena e Cupit.

        Përgjigjjuni
      2. e
        eli

        Ueee sa super e ke thene Frrok!!!.Ruaje kete shkrim se eshte nga me te bukurit qe kam lexuar per ata...!Te lumte dora!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Boston

          Urimet me te mira pena e arte e gazetarise. Je inteligjent dhe i guximshem. Puro pro amerikan. Faleminderit.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shefqet Çela

            Bashkohem me ju zotëri në vlerësimin që bën për të madhin Çupi. I çmoj inteligjencën, ndershmërinë, kurajon dhe stilin e shkrimeve. Sa më pëlqeu shëmbulli që solli për këngëtaren kosovare!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shefqet Çela

              Bashkohem me ju zotëri në vlerësimin që bën për të madhin Çupi. I çmoj inteligjencën, ndershmërinë, kurajon dhe stilin e shkrimeve. Sa më pëlqeu shëmbulli që solli për këngëtaren kosovare!

              Përgjigjjuni
            2. p
              patrioti

              Frok Cupi , brilant si perhere .

              Përgjigjjuni
              1. E
                Enderrimtari

                E more Frrok, icha i merzitur sot por kur te lexova ty, fillova te qesh me vehte. Keto lloj analizash ne dukje te thjeshta duan mendje te thelle dhe humor te holle, qe ty nuk te mungojne. Me shpetove gjysmen e dites, rrofsh...

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dakord

                  Ëndërrimtari, edhe mua për zotin. Fantastik.

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  Ilia

                  Jeni i madh, fisnik Frrok! Rrofsh!

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rezi

                    Fiks, më mirë prishet. Lërini të hanë kokat se na kanë rënë veshët rehat. Një gjë bën muuuu… Po mos t’i vënë mikrofon e kamera, Sala e Iliri vdesin. Është media e korruptuar që i mban në këmbë. Pazari është: ose ata dinë më shumë se ç’thuhet për dyshen nongrata, ose këta i paguajnë mirë! Si nuk ju mbaruan paratë moj aman?

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ina

                      Respekt Z. Frok , je gazetar me vlere , gjithmone i kam pelqyer shkrimet tuaja , por me kete qe ke shkruajtur sot kam qeshur me lot , i ke rene pikes ..ju lumte ..

                      Përgjigjjuni
                      1. Varilesht

                        Problemi eshte se Nongrata ka prodhuar plote Salonje e nongrata te tjere, qe njhen haptazi apo jane te fshehur! Prandaj Amerika nuk interesohet me edhe sikur PD te bashkohet, edhe sikur Saliu te largohet! Ka 30% te votuesve nongrata me ata te te ish - LSi se korruptuar dhe spiune! Kjo mase e bene te pamundur nje bashkim te shendetshem te PD. Kam frike se pd nuk behet me. Po shof sharlatanet kopje te nongrats we po I vijne rrotull per ta zaptuar, me psikologjin e pranimit te mposhtur nga nongrata, ku sejcili mundohet ti bjere ne sy.Te gjithe e duan Nongratn ne parti, gjoja per demokraci e liri individi. Dihet we Sala edhe porting tek dera e PD te jete, do ti fus hundet dhe perseri do e shkaterroj ate. Kujtoni 8 Janarin! S'ka gje me te rend! Ate dite PD u shkaterrua.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mëndja përmbys dynjanë

                          Llaf me vënd e për kuvënd, sherri me sherr, gozhda do gozhdën, merhaba ağa Frroku, Po mirë ata që nuk dëgjojnë siç nuk kanë dëgjuar kurrë, po të tjerët?, edhe këta janë sëmurë! ?

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Adashi

                            Super shkrim

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                              Leri te zhgryhen ne mutin e tyre.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bozhigradi

                                Ata po bejne detyren ndaj popullit qe u beson, zoteri Frrok. Edhe ju po beni detyren, per te mare leket e radhes. Ata po mbajne gjalle demokracine, edhe pse me menyren e tyre. Ju po helmoni mendjen e njerezve me metoden qe vetem ti di ta besh me mire, frymezuar nga ligesia. Ata jane duke luftuar me te keqen qe ka kapluar demokracine shqiptare. Ju jeni duke i dhene furcen e radhes gjemes qe ndodh me zgjedhjet qe supozohet te jene te lira ne Shqiperine tone te vuajtur. Ata jane njerez me te metat e tyre , por per momentin jane te vetmit qe u kane vene gjoksin te keqes qe eshte ulur kembekryq ne vendin tim te cfilitur. Ju jeni personi qe si zoteri Edi Rama mundohesh t'i vesh popullit syze me ngjyra pink, qe t'i duket cdo gje e bukur. Dhe se fundi, nuk po bej avokatin per ata qe po shani ju zoteri. Po te ishte jeta e popullit tim normale, nuk do merja mundimin te shkruaja per budallalleqet e tua. Por me beso. Jetoj jashte. Para do kohe isha ne Shqiperine time te dashur. Dhe i pashe njerezit e saj te mire te mbledhur dhe zvogeluar nga fukaradheku. I pashe shitesit ne tezga qe rrinin pa pune se jo per fajin e tyre cmimet ishin ne stratosfere. I pashe trojet e mia sikur ishin zvogeluar. Dhe m'u dhimbs vendi im, m'u dhimbsen njerezit te nxire ne fytyre nga vuajtja. Dhe me vjen peshtire per ju qe mbroni te keqen, o njeri i lig ne shpirt!

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Merati

                                  Ata po luftoje me te keqen qe ka kapluar vendi je duke thene por ata jane e keqja vete qe e bene vendin qysh nga fillimi vjedhjen edukate vrasjet profesion vjedhjen kulture per gjithe ato vite ne qeverri me gjithe ate administrate qe ky fenomen nuk ndalet jo salehu te vije ne pushtet qe i duhet per bythen e tij dhe jo per ne o zotni por me mire ky poalloshi se ai delenxhiu jot qe nuk di te ndalet keta i vrafte zoti te gjithe qe se kethejne koken nga populli

                                  Përgjigjjuni
                                2. A
                                  Abdurahim Ashiku

                                  Fejton PSE JAM KËTË ÇAST ME BARDH SPAHINË E SHKODRËS? Sot ndjeva se pushteti i dalë nga bota e krimit, siç e treguan “bathët e 14 majit”, në mos ka ngordhë është në grahmat e fundit... Jam sepse Bardh Spahia tha të vërtetën më të madhe të këtyre tri dekadave “demokraci”. Ai tha: Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit nuk jeton gjatë! Unë e kam jetuar pushtetin e dalë nga bota e krimit. E kam jetuar dhunshëm fizikisht. E kam jetuar dhunshëm psikologjikisht. Jam përgjakur në mes të ditës, mbi tavolinën e punës së gazetarit. Jam dhunuar në të gjitha format deri në kërcënim për rrëmbimin e fëmijëve, dritës së jetë së njeriut. E kam jetuar më 26 maj 1996 kur falangat e botës së krimit, falangat e Berishës dhe Hajdarit hodhën si të vdekur, pasi e rrahën barbarisht kryetarin e Partisë Socialiste të Bulqizës. Dhe kur mësuan se e kishte ringjallë në plakë ostrenase dhe e kishte dërguar në shtëpi shkuan në mesnatë, e morën me dhunë dhe e plasën në çimenton e ftohtë të burgut të Bulqizës. Nuk e çuan në spital që të mjekohet. E ka jetuar këtë i gjithë vendi kur dy ditë pas zgjedhjeve të 26 majit 1996 Sheshi “Skënderbeg” u la në gjak. Dhe mos më thoni se në Shqipëri nuk ka “fjalë të lirë”. Më lirë se sa ta thuash fjalën publikisht, në të gjitha rasat mënyrat dhe kohët nuk ka ku shkon. Më kujtohet mëngjesi i 26 majit 1996 kur hyra në qendrën time të votimit në Peshkopi, kur më kapën dhe më fluturuan jashtë, kur një gjyqtar nga ata të “plepave” më ndoqi me gurë (e kam të fiksuar në fotografi ashtu siç kam të fiksuar falangën e krimit përpara qendrës së votimit). Kush shkruante e priste shkopi i gomës, dhuna fizike e psikologjike. Pyesni për këtë Muharrem Mekën, Martin Lekën, Nikoll Lesin, që i dogjën gazetën “Koha Jonë”, Bardhok Lalën që e hodhën në ferra si të vdekur, Fatos Mahmutajn që mori plumbin e 21 janarit... Sot, tek ndiqja kanal më kanal televiziv vajza të bukura e djem të çiltër të përcillnin nga cepi më cep i vendit rezultatet e zgjedhjeve, thjesht dhe qartë, me armën e vërtetësisë mbushur plot, e në një rast të anashkalonin kërkesën e moderatores së një televizioni ekstrem që të gjende “ndonjë fletë votimi të parregullt”... u ngroha me shpresën se ëndrra ime si gazetar në gjashtë dekada të jetës për të qenë i lirë po merr rrugë të mbarë... Unë u detyrova të iki duke lënë pas në këto 27 vjet ikje krimet e mëdhenj të botës së krimit: firmat piramidale, Gërdecin, 21 janarin... Bota e krimit në Shqipëri ka një KOKË mbi dy KËMBË zhytur kaq thellë në krim sa ka kap qendrën e tokës. Sot ndjeva se pushteti i dalë nga bota e krimit, siç e treguan “bathët e 14 majit”, në mos ka ngordhë është në grahmat e fundit... Abdurahim Ashiku Gazetar 15 maj 2023

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Macukulli

                                    Keto emra qe juve I nderuar zoti Abdurraim Ashiku qe listoni ne mesazhin tuaji Nuk jane askush perpara juve respekte per punen tuaji fisnike e te palodhur gazetareske per perkushtimin tuaji shpirteror qe keni shkruar e punuar nje jete ne sherbim te popullit tend.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. "
                                    "BOHOTINA"

                                    Bukur mire dhe me sarkazem e humor...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Ethem Lalaj,MallaKASTËR

                                      PK,F.ÇUPI:FABULA e shkrimit Tuaj është: 1.I prapi na ngel në derë dhe ta lëmë të rrijë në kënetën e tij.Por,ky personazh i çuditshëm bën si BRESKOSKA në ujë duke zhurmuar ditë natë..! 2.Tashmë po dëgjojmë DËRGATËN e tij në 99 % të TV-ve të tij për ta lën përjetësisht në SHQUP. 3.Shpifjet,zhurmat e NON GRATËS dhe dërgatës së tij kapërcejnë luhej, dete,Oqene, Male,gërxhe dhe,çorodisin ndjen e Shqipëtarve që detyrohen të ikin nga syt këmbët...dhe të çmendurit e mësipërm ja hedhin fain qeverisë Aktuale për ta bër pis më shumë se vetja..! 4.Problemi shtrohet se si duhet të eliminohen këta përbindësha dhe jo të lihen rehat në kënetën e tyre,Pasi Ata e din se nuk vijnë më në pushtet..sa të jet Amerika gjallë..!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Baba

                                        O mirditor ma zenç me dore. Tipik spiun sigurims qe ponte kishe pak surrat kurr sdo dilje me neper media.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sander Lleshi/aj

                                          Frrockos i ka pare bytha siklet kaq vite aty ne preher te Saliut e nuk i del marazi (ne sinkron edhe me Meron)

                                          Përgjigjjuni
                                          1. ¿?

                                            Sa bukur e ke shkrujt o Çupo, tamam sikur ishe kryeredaktor i RDse.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Sokrati

                                              @Abdurrahman Ashiku, Gazetar embleme, pershendetje! Njerez te krimit kamuflohen edhe me thenie te huazuara nga te tjeret... Nuk e kuptoj, pse duhet kete here ''te jesh'' me Bardh Spahiun, kur ky eshte pasardhes i te atit, Ali Spahia, funksionar i ''larte'', deputet, mekembes i sali berishes dhe pjese perberese e bandes ''demokratike'', qe shkaktoi katrauren dhe gjakderdhjen ne tere Shqiperine me 26 Maj 1996 - 1997 dhe vazhdimisht? Per nje fjali te vjedhur?! Ke qene modeli i gazetarit te gazetarise shqiptare, real, i vertete, i besueshem, profesionist, letrar, objektiv dhe vizionar. Te gjithe i lexonim shkrimet tuaja me deshire per shkak te ketyre cilesive. Te uroj shendet e te mira ne familje. Jam njeri nga qindramije deshmitaret e ngjarjeve te 26 Majit 1996 dhe me pas, kur banda, mbasi gjakosi popullin ne te gjithe teritorin, festonte me fishekzjarre, me buri makinash dhe me dhune. Zgjedhjet e 14 majit 2023 u sunduan nga rregulli, normaliteti, qetesia. Ne ato pak incidente, qe u konstatuan, autoret ishin nga kampi i sali-like-s, nga deputete parazite si edmond spahiu dhe flamur nuka, nga fred bejleri, lefter maliqi etj. Pushtetaret e krimit te djeshem po bejne çmos, per tu rikthyer me hakmarrjen e Kanunit, por nuk do te munden. Shpresojme ne shtetin dhe ne institucionet e tij te orientohet gjithnje e me shume ne pavaresine nga politika, duke u thelluar ne sherbimin pa dallim te çdo qytetari dhe ne zbatueshmerinë 100% te ligjit te drejtesise.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Trotski

                                                Respekte FROK !!! I a ke lujte Fene.Ma mire nuk Bahet.Le te Ksehasen ne Marrezine ,qe Kane per Pjese.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  Viking

                                                  Meqë e katranosën me bravën , ti fusin një t'lyme futurizëm godinës ( mbase pajtohen ) , e të na luajnë kolektivisht një komedi fantashkencë në Shqup City kësaj here .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Dursakja

                                                    Një të lumtë mendja e artë dhe guximi në kohë të vështira për vendin! Gazetar me kontribut të rrallë dhe luftëtar i së vërtetës. Mentor dhe kritik i ashpër i së kaluarës. Intelektual i shquar në sherbim të vendit. Emri yt do të zërë një vend të rëndësishëm në historinë tonë dhe u shtofshin sa më shumë Frrokër këtij vendi!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Berisha- akoma monument kulture i mbrojtur nga SPA

                                                      Nderime i madhi Frrok Cupi! Respekt! Ashtu eshte ata si duhen askujt,le te bejne cfare te duan! Kokat hengshin.Deri kur? Deri sa tu trokasin ne dere.Nga kush? Nga SPAKU ,te cilit keta gangstere politike dhe jovetem i kane hedhur ilac gjumi dhe e kane veshtire te zgjohen dhe jane te torollisur?! Te shpresojme se Amerika te mos kete hequr dore se marruri me ta deri sa te kthejne gjene e vjedhur dhe te japion llogari per krimet e korrupsionin e tyre,se sa per prokuroret e SPAKUT ata as e rruajne fare dhe marrin dhe informacion mbi levizjet e tyre.Kot eshte Kajana atje?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Luarasi

                                                        Një ese perlë, Migjeniane. Më ka mbetur vetëm një merak:pse këtë radhë opozita në arsyet e humbjes nuk ka futur bojën e skaduar të lyerje të gishtit?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Komunisti

                                                          Leter djali emigrant: Jemi shume mire. Te na rroje Partia dhe udheheqsi jon legjendar. Mos na ki merak, se na harrin pensioni 100 euro. Ci duam me shume. Buke dhe gjize dhe ndonje qepe fshati. Ce duam mishin dhe djathin. Ato na demtojne. Pastaj te gjitha vitaminat i kemi ne ilace. Te fala dhe po munde na dergo ca leke. Jo se i duam por do festojme 24 Majin Kongresin e Permetit me shume vendime, mburru more popull me partine trime.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje