Po vjen Arlind Qorri?

18 Maj 2023, 17:45Blog TEMA

Po vjen Arlind Qorri?

Nga Hamdi Jupe

Në zallamahinë e përgjithshme paszgjedhore të këtyre ditëve, të dhënë pas humbjes poshtëruese të opozitës, duket se një “detaj” jo i parëndësishëm i tyre nuk po u bie në sy analistëve dhe gazetareve: fituesi i vendit të tretë në zgjedhjet për kryetar të bashkisë së Tiranës. Ky është zoti Arlind Qorri, përfaqësues i Lëvizjes Bashkë. Ai mori rreth 14 mijë vota të vlefshme në kryeqytet, duke lënë prapa edhe kandidatin e Partisë Demokratike zyrtare Roland Bejko.

Shifra e lartpëmendur mund të mos përbëjë ngjarje në raport me rezultatin e  Erion Velinë dhe kundërshtarit të tij demokrat të opozitës, që morën mbi njëqind mijë vota secili. Por ajo ndihmon për të kuptuar disa aspekte të tjera të rëndësishme të zhvillimeve të “nëndheshme” politike të vendit. Thelbi i saj është shfaqja sfiduese për herë të parë në to, jo pa lënë gjurmë, e Lëvizjes Bashkë me drejtuesin e saj Arlind Qorri.  

Në politikën e vjetër zhurmëmadhe shqiptare, zoti Qorri është një emër gati anonim. Pedagog në fakultetin e shkencave shoqërore  në Universitetin e Tiranës, ai ka të regjistruar në biografinë e tij politike vetëm disa pjesëmarrje modeste në protesat e shoqërisë civile në Tiranë. Edhe në fushatën e fundit, të paktën ne media, ai u shfaq pak, jo se nuk deshi, por nuk të linin hapësirë “dinosaurët” e politikës së vjetër. Pra shumë pak për të pretenduar për të qenë  “i pari i vendit” në  kryeqytetin shqiptar. Por ky është vetëm vështrimi “gjysmëbosh” i gotës, sepse ka edhe një vështrim tjetër “gjysmëplot” të saj. Kjo del nga pyetja se si u bë e mundur që 14 mijë qytetarë të Tiranës, të votojnë një individ dhe një lëvizje gati inegzistente.

Çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë këta katërmbëdhjetë mijë votues të kryeqyetit që votuan për Arlind Qorrin në zgjedhjet e fundit? Përgjigja më e thjeshtë është se ata janë të pakënaqur si nga Partia Socialiste në pushtet, ashtu edhe nga partitë tradicionale të opozitës. Nga 62 njësi vendore që ka vendi,  gati një e treta e tyre kanë më pak se katëmbëdhjete mijë vota në vlefshme në zgjedhjet e fundit. Pra po të ishte votuar në ato njësi, Qorri dhe lëvizja që ai përfaqëson mund të kishte nxjerrë në dritë  kryetarit të njësisë. Nga ana tjetër, të bën pështypje fakti se kandidati i partisë zyrtare Demokratike në Tiranë, parti me emër e me histori kjo, nuk arriti dot të dalë në vend të tretë.  

Po çfarë janë këto vota që fitoi lëvizja  e zotit Qorri! Po përqpieqm me “qiri në dorë” të lexoj se çfarë  janë dhe  ja se çfarë më del.  Natyrisht, këto janë vota intelektualësh të rinj, njerëz që janë shfaqur në horizontin shqiptar këto tridhjetë vjetët e fundit, pa pranga të së shkuarës në shpirt e nëpër këmbë, prandaj janë edhe plot vitalitet.  Kemi kështu një masë të madhe të votuesve që nuk kanë besim as te Partia Socialiste, as te dy partiçkat demokratike të opozitës. Janë zhgënjyer nga qeverisja dhjetëvjeçare e Ramës (gjë normale kjo në një demokraci) dhe nuk kanë më besim te ajo. Por nuk shikojnë shpresë as te partia e shpartalluar Dmokratike, siç po paraqitet ajo tash e dy vjet.  Prandaj, harroi ato të vjetrat e hydhi sytë te një shpresë e re. Ata po kërkojnë  pra një kishë – xhami të re politike ku të falen.

Kjo kishë - xhami për ta, me sa duket, në zgjedhjet e fundit ishte bërë partia e  Arlind Qorrit. Ata e dinin që Arlindi nuk do të fiitonte, por nuk hezituan t’ia japin votën. Nuk kanë rëndësi vlerat e tij ende të paidentifikuara qartë dhe të lëvizjes ende anemike që ai përfaqëson. Rëndësi ka që ai “nuk është si këta të vjetrit që njohim”. Për këtë le ta provojmë një herë, se s’u bë kiameti. Këtu jemi, e ndryshojmë  prapë qëndrimin pas katër vjetësh, nëse nuk na del gjë.

Me gjithë tollovitjet e Partise Demokratike, Partia Sociallste nuk arriti të shtojë më shumë se një grusht votash, në raport me zgjedhjet e kaluara.  Pas 12 vitesh në pushtet, e konsumuar së tepërmi,  edhe Partia Sociaslite zor se do ta shtojë numrin e votuesve në zgjedhjet e reja parlamentare që do të zhvillohen pas dy vjetësh. Ndërkohë, Partia Demokratike humbi më shumë se dyqind mijë vota. Me gërr-mërr – et që nuk pritet të mbarojnë në atë parti, nuk ka shanse që ajo të shtojë votat as në zgjedhjet që do të vijnë. Ku shkojnë atëherë këto vota të humbura?  Ja një “minierë floriri” ku mund të gërmojë zoti Qorri. Gërmo Arlind gërmo, se atje ke për ta gjetur “mademin” e votave për partinë e re.

Sipas të dhënave të KQZ-së, të rinjtë që votojnë për herë të parë i kanë bojkotuar në masë të madhe zgjedhjet e fundit. Kjo ka ardhdur sepse në krye të politikës ata shikojnë “xhaketat” e vjetra, të kthyera e të stërkthyera disa herë, të cilat mbajnë peng partitë politike tradicionale shqiptare. Te Arlind Qorri kishte më pak arrye për të qenë të pakënaqur nga ana e tyre, edhe pse ai nuk na u shfaq në fushatë me xhaketë firmato Armani apo Dolce- Gabana. Ata nuk kishin për çfarë ta kritikonin Arlindin. Ja një sektor tjetër vakumi nga partitë tradicionale.  

Në këto klushte,  ku je Arlind Qorri! Lere Plakun Mere dhe pleqtë e tjerë të politikës së vjetër  në “shenjtninë” e tyre të përjetshme dhe dilu  për zot të pakënaqurve të këtij vendi prej politikanëve të  deritanishëm. Merr shembull nga partia e Tom Doshit që po i shton përditë këshilltarët e bashkive dhe deputetët në Kuvendin e Shqipërisë, sadoqë në Tiranë nuk  e arriti dot numrin e votave për të merituar vendit të tretë.

Zoti Qorri, me sa duket, e ka kuptuar tanimë këtë vakum ulëiritës për një parti të re të papërlyer në politikën shqipatre. Kjo u duk në deklarimet e tij në konferencën për shtyp menjëherë pas zgjedhjeve të fundit. Le t’i i urojmë pra udhë të barë në atë që nuk po e bëjnë dot partiçkat e vlogka tradicionale shqiptare, të dështuara që në embronin e tyre dhe  që po zvarriten si vemje pas poliitikës prej tridhjetë vjetësh.

Të kujtojmë këtu se në botën demokratike nuk mungojnë shembujt e shumtë të “surprizave” në politikë. Në Greqi Partia “SYRIZA” nxorri janë loje një ditë PASOK-un dhe Demokracinë e re. Në Ukrahinë Presidenti Zelenzki erdhi në kolltukun presidencial nga radhët e aktorëve të komedisë. Në Itali kryeminstrja e tanishme Meloni hypi në pushtet në zgjedhjet e fundit,  pasi më parë në opozitë kishte vetëm 7 përqind të deputetëve.  Shembuj inkurajues, apo jo! Pëpara pra.

40 Komente

  1. k
    kush e Parkoj ne Politike kte Hajvan te pavarur !

    te ndjekesh Qorrin (s'e kam per kte idiotin ne foto por Filozofise Njerezimit ) perfundon ne fund te Halese

    1. E
      E verteta

      Avash çuna mos merrni kot. Arlindi eshte Erjoni i ri. Dhe partiçka e tij eshte Mjafti i ri. Kot ju thote Rameli se eshte 10 levizje pwrpara? Nuk e ka zgjedhur Rama por ata qe zgjodhen e mbajne Ramen. Se sado perfekt te jete mashtrimi nje dite ai merr fund. Dhe loja me Ramen smund te zgjase pergjithmone. Nuk do te me besoni por eshte zgjedhur nga gjeja me e zeze e shtetit tone. Pyetje, si ka mundesi qe e ftojne te gjitha televizionet qe mbeshtesin sot Ramen?

      1. E
        E verteta

        Hiq pseudonimin, e ke te vjedhur. Nuk ke i pseudonim tjeter?Kete e kam krijuar dhe perdorur une si pseudonim qe ne fillim. Hiqe!

      2. A
        Arjan Çani

        Hamdi Jupe paska rrjedhur perderisa shkruan per nje marksist si Arlin Qori ... Tytaaa

        1. E
          Eni

          Mr mire Marksist se ti as ja ke idene Narksit...se kta hajdute qe kemi .

        2. S
          Samuel

          Me dole ti muti i pare komentues qe eshte nje nga ai grusht haleshe qe shkruajne ketu dhe ofendojne cdo intelektual qe nuk shkon pas bindjeve te tyre socialiste.ju jeni haleja e madhe e shtypit qe kini zene strehe ketu dhe me 50 emra secili me te njejtin avaz shkruani dhe fyeni.Arlindi o hajvan eshte pwrle dhe e ardhmja e Shqipwrise

        3. X
          Xoni

          Ky Arlindi nuk eshte "pa gje"...le te mbledhe komuniste te reformuar dhe socialistet... Rama apo dikush tjeter te mbledhe demokratet e vertete dhe krijohen 2 pole realiste ne vend.

          1. T
            Trump

            Një Arlind e një Belind, njëri Qorr e tjetri Këriç. Këta nuk e zëvendësuar dot Saliun, se Nuk ka më budalla se Saliu.

            1. Q
              Qorri mbiemrin qorre nga syte qorre ne ideologji

              Ky deklarone qe eshte marksiste-leninistit po pak hoqem me marksiste-leninistin Hoxha per 50 vjet ky merde ka punuar me bolshevikun e krahines se kosoves bolshevikun Kurti dhe eshte i futur nga ai . Keta mbledhin 30 femije 20 vjecare idealiste dhe do rreolzojne kulla do ndertojne shtepi me qerpiç do na sjellin diktatorin Hoxha

              1. l
                laper

                ca te ka be Kurti ty mor i mbaruar? shife si po shkon ekonomia e Kosoves o koqe burre dhe krahasoje me ekonomine shqiprare. po ju jeni grupi sufllaqeve

              2. A
                Arian

                Nje marksist prepotent qe ska asnje ide realiste gjysma e votave jane per gallate per mos ta bere voten te pavlevshme krahasoni me votat per kanfidatet

                1. ….

                  Ç’perfaqeson ky arlindi? Nga e ka origjinen e biografise? ????

                  1. B
                    Bardha

                    Z . Hamdi merre ilace ti ke mbetur tek vitet 85 ,Arlindat e tu kane pjerdhe qe kur ti ishe gazetar i revulucionit

                    1. G
                      Goni

                      O Hamdi, nuk je tek Arjan Cani, por po shkruan ne gazete lale, keshtu qe mos perdor me 'hypi' 'zdrypi'

                      1. H
                        Haka Tekizoti

                        Nuk ka për të ndritur më tej. Të rinjtë nuk votojnë jo se nuk besojnë te partitë plaka, por as që duan t'ia dinë se çfarë është politika (përjashto ata që mendojnë të përfitojnë prej saj si këta zgërbot që pi bëhen me gunga në politikë). "Miniera" aq flori ka. Lexojini pak më thjesht ngjarjet, pa i ndotur me teorira të ndritshme.

                        1. T
                          T

                          Mimika e ketij Qorrit nuk rrezaton asnje miresi,vetem zymtesi,e kam pare dhe ne tv,inatci qe kerkon pushtet me cdo kusht,medemek nuk e ze gjumi per hallet e popullit.

                          1. o
                            omen 69

                            Me 1 brim i bini fyellit ju komentues, ju ka njel filmi te komunizmi.

                            1. E
                              Evisa

                              Pyet Jupe: "..në të vërtetë çfarë përfaqëson Arlind Qorri?" Ja, t'a them unë, shoku Jupe, përfaqëson fidanishten e PPSH, DEBATIK-asit e rinj, për të cilët po të shpreheshim në mënyrë hipotetike, pas një sundimi të tyre 40- vjeçar, në vitin 2070 do kishim eksodin e dytë biblikë pas atij të vitit 1990. Bindu Jupe, nuk ka përfundim tjetër për sundimin komunist. Ndaj hiqni dorë shoku Jupe, mos u jepni krah ëndrrave neokomuniste.

                              1. T
                                T

                                Ky Qorri nuk ka asnje ndryshim nga njefar Llapaj,keta dy dhe shume te rinj per fat te keq cfaqen ne publik me shume pak ndryshim nga gerdalla Sali mut Berisha.

                                1. B
                                  Balshaj

                                  Ekstremi i majte ka per ta shpetuar Shqiperine? E keni nje nacional socialist ne krye. Ju duhet dhe nje komunist qe ta kompletoni spektrin majtas te politikes shqiptare. Mjere Shqiperia e shkrete qe nuk ju dha asnjehere mundesia per te patur nje shoqeri kapitaliste te mirefillte. Thjesht nje Perestrojke kerkojne te gjithe sepse duan te vjedhin. Riciklim figurash te deshtuara akoma pa hyre ne politike.

                                  1. p
                                    pirdhpordh

                                    ai qe eshte ne krye eshte i djathte ekstrem. shife si po e tratjton ekonomine shqiptare...

                                  2. D
                                    Demokrati I vertete

                                    Do ma thote njeri ku eshte formuar si Lider ky njeri, çfare betejash ka bere ne jete duke cuar ne maja te suksesit ate sektor ku ka punuar ,apo ta provojme kete njeri qe puna e tij e vetme eshte marja me fletushka neper mbledhjet e organizatave ….

                                    1. P
                                      Paro Turqiu

                                      Eh more Hamdi, mbete komunist gjithmone. Arlindi eshte nje car I paprovuar, kaq. Bota e qyteteruar eshte djegur nga keta tipa dhe si perfill me. Me te marre pushtet kane rezultuar nje deshtim total.

                                      1. I
                                        I mungon karizma

                                        S ma mbush mendjen fare! E kam degjuar. Nuk ngjall as simpati as entuziazem. Flet ne pergjithesi, nuk ka argumenta. Nuk ka energji te ngrohe as veten, jo me te tjeret

                                        1. a
                                          alphazeta

                                          Shqipëria ka një nevojë uluritëse për një parti të majtë popullore të vërtetë. Sepse partia e socialistëve, e udhëhequr ga i djathti Rama, është thjesht një parti oligarkësh, që nuk e rruan fare për njerëzit e thjeshtë. Ka ardhur koha po ashtu që prona publike si dhe minierat, bankat, pyjet, toka bujqësore, uji, kromi, nafta etj etj të shtetëzohen. Dhe jo tu përkasin privatëve apo oligarkëve grabitës. Por njëkohësisht nuk duhet të kthehemi kurrë në komunizmin e Enver Hoxhës. Pluralizmi politik dhe ekonomia mikste duhet të konsiderohen të shenjta. Pra Shqipërisë i duhet një ekonomi sociale e tregut apo një kapitalizëm shtetëror, por kurrsesi një parti enveriste apo marksiste - leniniste. Arlind Qorri është pak i mjegullt në programin e lëvizjes së tij. Nuk është e mjaftueshme të kritikosh dhe të denoncosh këtë sistem, por duhet të shpalosësh edhe platformën tënde politike, ekonomike, sociale dhe nacionale. Me "gjithë pushtetin sovjetëve" nuk shkohet shumë larg. Atëhere më mirë kështu si jemi.

                                          1. K
                                            Kavajsi

                                            Bojaxhi mori me shume vota se ky Qori ,edhe per ate thane priteni se po vjen ,ky Qori eshte mendjemadh ,llafazan ,pa edukate ,dhe gomar .

                                            1. s
                                              shijaksi

                                              bojaxhiu kishte hallet e veta me everest mor shok, dhe mori nga votat e PD se ashtu u prezantua. ky mori votat e veta. ktu do jemi pas dy vitesh dhe do e shohesh sa kar ke qene me kte koment

                                            2. U
                                              Unkonown

                                              Arl8nd eshte nje super, I qarte, modern se paku deri tani nuk pranon asnje lloj aleMce majtas dhe djathtas, me nje metodike koherente dhe progresive, shpresoj se ne zgjedhjet e ardhshme cfardo qofshin ai do te rritet ne menyre te sigurte! Ndoshta ka problem PS, sepse grupimi I tij rreh ne te majten moderne dhe votuesit e PS mund ta shohin si Dublin, dhe.... te hezitojne! Sa per PD po vazhdoj me sloganin falls te 91 si parti " antikomuniste" per Arli din dhe shoket e tij nuk perbene problem sfidimi per te dal parti e dyte! Sipas meje Arlind Q. do te jete opozita e re perball PS se Rams. Une votova Arlindin me shoke! Sepse ...kur foli para zgjedhjeve ishte I vertete dhe I ndershem. Para ne menyre graduate, Arlind!

                                              1. J
                                                Jimi

                                                Lideret dhe partite nuk lindin nga hici dhe per me teper me rekomandime ! Jane krizat ekonomike dhe situatat social politike te nje vendi te cilat nxjerrin ne evidence grupime shoqerore te organizuara politikisht, si dhe individe te spikatur te cilet ne menyre te natyrshme dhe ashtu si pa u ndjere vihen ne krye te ketyre grupimeve, ne lufte per kapercimin e krizave Ata si fillim nuk zgjidhen, por ne nje menyre te vullneteshme pranohen nga turmat qe ata tu prijne atyre, pasi tek ata kane shum besim dhe se ne raport me te tjeret tek ata spikat vullneti , energjia, mencuria, aftesia organizative cilesi keto te domosdoshme per nje lider. Pas nje aktiviteti te ngjeshur politik dhe pas nje nje kohe te mjaftushme per tu evidentuar si lider, keta individe e kane fituar automatikishte statusin e liderit! Lideret nuk jane mekanizma qe mund te prodhohen ne laborator, ata i krijon "laboratori" njerezor, i jetes dhe i luftes per progres shoqeror.

                                                1. ¿?

                                                  O Hamdi, shkruaje me bukur kur ishe te Zeri i Popullit. Puna eshte se asaj mode i doli boja. Ky Arlindi eshte si qiriri, flladi i pare e shuan fare dhe duhet shkrepse qe ta ndezesh perseri deri sa t'i mbarohet fitili.

                                                  1. z
                                                    zapo

                                                    po mos fol me matafora kur akoma nuk di te lidhesh dy llafe shqip o kacak

                                                    1. ¿?

                                                      Po ti o zapo komiti kot qe shkruan komente kur nuk kupton as shqip, pa le metaforat, te cilave u rruan kaçurrelat.

                                                  2. D
                                                    Denis

                                                    Qorri eshte nje njeri qe ska punu apo prodhu nje dite ne jeten e tij, vecse ne shtet, pra duke u pagu nga parate tona. Po keta qe skan punu kurre jane ata me me shume siguri ne vetvete se si behen gjerat. Tipik bolshevik

                                                    1. s
                                                      shurdhi

                                                      A doni më për Belulin? Gërrmo Arlind gërrmo se do ta gjejsh qenin e ngordhur- thotë Jupi.

                                                      1. M
                                                        Maks

                                                        Bravo zoti gazetar Keto shkrime pozitive per nje politikan te ri qe lufton per perzenien e kesaj bande politikanesh qe e kan mendjen vetem per te vjedhur Dhe e cuditeshme qe shum nga keta qe kan shkruajtur mesezhe kunder ketij djali ose do jen pjes e hajduterve qe e kan masakruar kete vend per 32 vjet ose sdin cfar shkruajn

                                                        1. E
                                                          Emiljano

                                                          Mer shembull nga Tom doshi thot ky robi!a te kripsha trute tu

                                                          1. O
                                                            On

                                                            Shembull nga Toma..o zot...Toma eshte I forte rradhes qe I duhet qeverise...mbas ca vitesh nuk do I mbash mend emrin. Hamdi o Hamdi te thone Dhe Toto Rina te kepuste por ku perfundoi. Do vije nje dite qe Shqiperia nuk do jete Sicilia e viteve 60. Se sot I vjen anesh Sicilise.

                                                            1. K
                                                              Kot fare

                                                              Ore me duket si Bergomi i Interit.

                                                              1. S
                                                                Sara

                                                                Shpresoj që Arlind ti ngjajë Alex Cipras i cili në vitin 2006 si kandidat për kryetar bashkie në Athinë mori 10% të votave. Në vitin 2010 u bë kryetar i partisë. Dhe në vitin 2015 u zgjodh kryeministri i Greqisë. Uroj që të ketë të njëjtin fat edhe Arlind Qorri.

                                                                1. l
                                                                  lakuriq me duar ne xhepa

                                                                  O Hamdi ! Vetem nderroji llagapin Arlindit; nuk gjeti nje llagap tjeter?!

                                                                  Lini një Përgjigje