Cili është tradhtari në Partinë Demokratike?

18 Maj 2023, 17:36Blog TEMA

Cili është tradhtari në Partinë Demokratike?

Nga Altin Ketro

Shpeshherë është thënë se Partia Demokratike është pasuri kombëtare. Kjo për faktin se ajo është formacioni i parë politik që u formua për të rrëzuar sistemin njëpartiak që udhëhoqi Shqipërinë për 45 vjet me radhë. Ishte një lëvizje që nisi nga shpirti i pastër studentor dhe që u materializua në një parti politike. Si e tillë, ajo e ka merituar plotësisht cilësimin si pasuri kombëtare.

Por pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, e kam të vështirë ta pranoj që Partia Demokratike është pasuri kombëtare.

Partia Demokratike është një markë, si emër, stemë dhe flamur, e cila qëndron mbi çdo emër individi që e drejton atë. Është e papranueshme dhe e turpshme që një militant apo simpatizant i PD-së ta identifikojë Partisë Demokratike me emrin e liderit apo ish-liderit.

Mjaftoi që Berisha të mos ishte pjesë e PD-së zyrtare e të bënte një arratisje tek Ilir Metaj, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka, që shumica e demokratëve që votuan më 14 maj, të shkonte pas tij.

Në testin e parë elektoral pas grindjeve të brendshme, ata demokratë që votuan për “Bashkë Fitojmë”, tradhtuan emrin, siglën dhe flamurin e Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Kjo do të thotë se ata e kanë identifikuar Partinë Demokratike me emrin e Sali Berishës. Ai për ta është më shumë sesa partia, është prijësi që edhe po të shkojë tek Partia Socialiste, ata do e ndjekin nga pas.

Kjo masë demokratësh duhet të jepte një shembull bashkimi ku, pasi të votonin kandidatët për kryetar bashkie të Foltores, meqenëse ata dolën nga Primaret dhe u pranuan edhe nga PD-ja zyrtare, votën për këshillat bashkiak duhet ta hidhnin për Partinë Demokratike.

Kjo fatkeqësisht nuk ndodhi dhe është e trishtueshme të shohim sot Partinë Demokratike të tretur në votat për këshilltarë bashkiakë, më pak sesa shumë parti qesharake të tregut politik shqiptar.

Demokratët që votuan më 14 maj për siglën “Bashkë Fitojmë”, kanë tradhtuar keqas partinë e tyre historike, duke shkuar si delet pas “dashit” Berisha. A mund të ketë më moral politik dhe publik ky njeri që të kërkojë të rikthehet në krye të PD-së, pas kësaj humbje që pësoi? 

Po ata demokratë që e votuan fraksionin e tij, a kanë moral të kërkojnë të rikthehen në PD?! A japin ata garanci që kur sot tradhtojnë partinë historike për hir të Sali Berishës, nesër nuk do e bëjnë prej joshjeve të Ilir Metajt?  

Pyetja që vlen të diskutohet tani e në vazhdim, është: Çfarë do bëjnë këta demokratë që tradhtuan PD-në më 14 maj, kur ora biologjike e Sali Berishës të fiket?!

6 Komente

  1. T
    Tironsi i Vjetër

    Partia Demokratike është një koloni të çmendurish, jo tradhtarësh. Aty të gjithë janë të çmendur, secili më i çmendur se tjetri. Dhe, më i çmenduri nga të gjithë është kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar berisha.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bashkimi

      Ja pergjigjia: Keta do te vazhdojne t’i servilisen, jo nga respekti per Sali Berishen, sepse karg tij asnje nuk e do, por e kane frike! Ku jane ata heronjte e Foltoreve, perse nuk u duken ne votime? Sepse vota eshte e fshehte dhe Saliu me Mulin nuk e mesonin dot se per ke votoi ai, apo ajo foltoriste! Kaq ka njerez nga mbrapa Saliu! Ata qe votuan per Like Floririn e quajne nder dhe jane krenare, aspak fajtore, apo tradhetare, sic thoni ju! A ka turme tradhetare? Turma vete ku i thote prijesi i turmes - Sali Berisha! Shihemi pereseri me 2025! Tung!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erla Mehili nga sekretare Berrishes ne moderatore

        Me pelqene shume kenga ( na vodhen zgjedhjet )sidimos rrefreni (u blene zgjedhjet) apo strofa e fundit ( nuk njohim zgjedhjet) kur PS i mungonin rrethe 8 mije vota . Kengen ( na vodhen zgjedhjet) me muzike nga shoku Berrisha texte nga pionieri Basha kendone korri i foltore-nevojtore me dirigjent Flamuri pa shkope dhe koreografe Paloqe organizatore i koncertit Mondi bilbili .

        Përgjigjjuni
        1. R
          Respekte per z. Alibeaj.

          Te gjithe pa dallim duhet te kene Respekt per z. Alibeaj ..Historia se si eshte ritur dhe cfare ka perjetuar familia e tije eshte shume e rende.. Prandaj Tradhtar apo Kryekriminele Sadiste vrastare hajdute e gjithcka dihen se kush jane ne Shqiperi....ka dhe nje pjese qe fshihen dhe dalin rradhe ne Media apo neper Gazeta.. Do vuajme shume e shume edhe vite te tera deri sa te pastrohet llumi kudo... Nder te paret qe pritet ne javet ne vazhdim......pritete qe Spiuni Krimineli hajduti me i rrezikshme qe ka qene eshte Penecilia Sali qe zbritu m valixhe druri dhenga Asfalti nuk mundi te Civilizohej dote,si ato mbeturinat qe nuk Riciklohen..Pastaj rradha vazhdon Florri i Kerrabes ,qe nje dite Pune nuk ka ne Bordero eshte Spiuni Gimi me tha 7 % Iliri...radha vazhdon me Vasilin qe lage pantallonat nga frika dhe nje pjese tjeter..

          Përgjigjjuni
          1. R
            Respekte per z. Alibeaj.

            Te gjithe pa dallim duhet te kene Respekt per z. Alibeaj ..Historia se si eshte ritur dhe cfare ka perjetuar familia e tije eshte shume e rende.. Prandaj Tradhtar apo Kryekriminele Sadiste vrastare hajdute e gjithcka dihen se kush jane ne Shqiperi....ka dhe nje pjese qe fshihen dhe dalin rradhe ne Media apo neper Gazeta.. Do vuajme shume e shume edhe vite te tera deri sa te pastrohet llumi kudo... Nder te paret qe pritet ne javet ne vazhdim......pritete qe Spiuni Krimineli hajduti me i rrezikshme qe ka qene eshte Penecilia Sali qe zbritu m valixhe druri dhenga Asfalti nuk mundi te Civilizohej dote,si ato mbeturinat qe nuk Riciklohen..Pastaj rradha vazhdon Florri i Kerrabes ,qe nje dite Pune nuk ka ne Bordero eshte Spiuni Gimi me tha 7 % Iliri...radha vazhdon me Vasilin qe lage pantallonat nga frika dhe nje pjese tjeter..

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sul Koburja

              Ore njerez,keta qe votuan Berishen jane si vullnetaret e Enverit 33 vite me pare.Ne Tirane tani kishin mbetur ala 2000 e ca koke vullnetare te Enverit.Si mund ti quani demokrate,njerezit me te prapambetur te shoqerise shqiptare.Ky eshte realiteti shqiptar.Flamur Noka i denje si Komandant i Vullnetareve.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje