Një video që tregon thelbin e krizës

20 Maj 2023, 15:00Blog TEMA

Një video që tregon thelbin e krizës

Nga Shpëtim Luku

Disa ditë para zgjedhjeve, në rrjete sociale qarkullonte një video e sponsorizuar nga Nisma Thurje. Video përmbante një debat mes kryetarit të saj, Endri Shabani dhe drejtuesit të Foltores, Sali Berisha.

"Ju duhet të ishit larguar që në vitin 2011", i thotë Shabani, Berishës. Dhe Berisha, i mësuar të jetë i pandikueshëm nga ndërhyrjet e të tjerëve për të vazhduar të thotë ato që dëshiron të thotë, kësaj here bëri përjashtim nga rregulli i tij.

"Si the, si the, iu kthye ai Endrit.

"Duhet të kishit ikur që në vitin 2011", përsëriti me vendosmëri Endri. "Dhe kush të vijë, të vish ti", iu kundërpërgjigj Berisha.

"Pse jo", vazhdoi Shabani.

"Provoje e votohu", tha Berisha.

Pavarësisht se një video e tillë është sponsorizuar nga kryetari i Nismës Thurja për të dëshmuar e faktuar me krenari, tek një numër sa më i madh njerëzish, "përplasjen" në fytyrën e Berishës të një vërtete të madhe, dialogu mes tyre tregon e ilustron më së miri krizën politike që ka mbërthyer opozitën në tërësi. Sali Berisha nuk dëshiron të ikë nga politika. 

As ka ikur e as do që të ikë. Provoi një herë t'a maskojë qënien e tij në politikë duke bërë sikur po ikte në 2013, por në realitet nuk ka ikur asnjë ditë prej saj. Ndërsa tani jemi në kushtet kur as nuk përpiqet fare t'a maskojë qëllimin dhe dëshirën e tij për të qenë se të ketë jetë e fuqi në politikë, në krye të opozitës. Kjo sjellje e tij është e kontestueshme në aspektin moral, pasi tashmë është e qartë për çdokënd se me këtë fizionomi që ka opozita shqiptare, ardhja e saj në pushtet është e pamundur. 

Qënia në krye të opozitës e Sali Berishës, aq më tepër në koalicion me Ilir Metën e ka mbyllur kapitullin e perspektivës së ardhjes në pushtet. Mirëpo nga ana tjetër, Sali Berisha vazhdon të mbetet një faktor elektoral. Madje një faktor i rëndësishëm elektoral. Dhe përsa kohë ka një status të tillë, ai mund të kritikohet, por nuk mund të detyrohet të heqë dorë vullnetarisht nga politika aktive. 

Dhe të gjithë ata që i'a kërkojnë diçka të tillë, pra ata që janë vetë në politikë apo kanë statusin e protagonistit publik nuk bëjnë gjë tjetër veçse marrin trajtën e qaramanit, të atij që pret akte mëshiruese. Të njëjtin gabim bën opozita në prag zgjedhjesh. Ajo kërkon largimin e Edi Ramës në emër të alternimit të pushtetit, ndonëse është e vetëdijshme që nuk e ka shkallën e besimit elektoral në atë nivel sa të marrë pushtetin. Ndaj operon me terma pa asnjë bazë logjike si "tre mandate janë shumë", "regjimi i Ramës", "demokracia e cënuar" e të tjera spekulime si këto. Por, siç ka thënë Margaret Thatcher, votat nuk bien nga pema si kumbulla të pjekura, ato duhen fituar. 

Dhe këtu dalim tek problemi kryesor që ka Shqipëria në përgjithësi dhe politika shqiptare në veçanti. Paaftësinë për të nxjerrë liderë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Shterpësinë me njerëz konkurues e fitues. Ka shumë njerëz që vërtiten rreth e rrotull në mejdanin politik e publik, por njerëz liderë që të jenë "kërcënues" për këtë establishment të kalçifikuar prej vitesh nuk duken në horizont. Sepse lidershipi nuk është aq shumë teknikë dhe metodë, sa është të hapësh zemrën. 

Lidershipi është frymëzim, për veten dhe të tjerët. Lidershipi i suksesshëm është për jetesat njerëzore, jo për proceset. Lidershipi nuk është formulë apo program, por një aktivitet njerëzor që vjen nga zemra dhe merr parasysh zemrën e të tjerëve. Është një qëndrim dhe jo një rutinë. 

Mungesa e njerëzve të tillë në qarkullim ka bërë që ne të kemi këtë rreth vicioz, nga i cili vështirë se dalim. Kemi një mazhorancës të pathyeshme aktualisht, kemi një opozitë të pafuqishme për të konkuruar, e po kështu elita nuk përmban në gjirin e saj persona të spikatur karizmatike, që të mund të shërbejnë si katalizatorë të zhvillimeve të rën dësishme me sens pozitiv. Megjithatë të shohim e shpresojmë.

 

9 Komente

  1. L
    Lymi Tutit

    Shpetim,po behet shume evident qendrimi i pjeses me te madhe te "analisteve

    Përgjigjjuni
    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Berisha mendon se votbesimi i tretë ose i katërt i jep pushtetin. Deri në votimin e tretë,çdo gjë fillon nga e para, nuk ka të katërt !

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xoni

        Vertete qe eshte e kote te presesh qe Berisha te vetelargohet me gjithe zullumet dhe humbjet qe ka mbi kurriz. Ai do vazhdoje te perdore dhe shfrytezoje PD per interesin personal.Ajo qe duhet bere eshte qe tju hapet mendja dhe syte atyre qe mendojne se Berisha eshte demokrat dhe mund ta sjelle PD ne pushtet.Sa demokrat eshte ai mjaftojne marveshjet e tij me Meten...dhe sa per pushtet perendimi po e thote per te disaten here qe nuk bashkpunon me te d.m.th...nuk do e lejojne te marre pushtet edhe sikur sikur shqiptaret ti japin voten.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sulo Permeti

          Namik hoti legjende thoshte:-maloku zbret nga kali ,vetem me e vra...

          Përgjigjjuni
          1. m
            mirel

            Nje video qe tregon vrimen e krizes. ose vrromen zgjedhore

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real #

              Po mire i ka thene Berisha. Ta provoje me vote ky gjytrym dhe mos te beje gojore ne TV

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kriminel i pa ndreqshem.

                Si ka mundesi qe ky njeri mos te "" Ndergjegjesohet "" njehere duke menduar vete ,, qe te largohet me vullnet te lire,,dhe po me vullnet te lire te jape dhogari per te gjitha Krimet qe ju ka bere te gjithve Qytetareve .. Mbase eshe ne DNA te gjakut qe ne lindje ,qe do te kete lindur si Kriminel dhe fundin e vdekjes do ta kete po si Kriminel... Mos ky prete qe te dali dikush e ta Eleminoje dhe te ngelet ne fund si Hero ! Sali Kriminel Prefesionist PO,,,hajdute PO,,,dogji nje Shqiperi PO,,Vrau dhe futi ne Gjakemarje nje Popull PO,,, cfare kerkon ky Ekzemplare Kriminel te Realizoje !

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kriminel i pa ndreqshem.

                  Si ka mundesi qe ky njeri mos te "" Ndergjegjesohet "" njehere duke menduar vete ,, qe te largohet me vullnet te lire,,dhe po me vullnet te lire te jape dhogari per te gjitha Krimet qe ju ka bere te gjithve Qytetareve .. Mbase eshe ne DNA te gjakut qe ne lindje ,qe do te kete lindur si Kriminel dhe fundin e vdekjes do ta kete po si Kriminel... Mos ky prete qe te dali dikush e ta Eleminoje dhe te ngelet ne fund si Hero ! Sali Kriminel Prefesionist PO,,,hajdute PO,,,dogji nje Shqiperi PO,,Vrau dhe futi ne Gjakemarje nje Popull PO,,, cfare kerkon ky Ekzemplare Kriminel te Realizoje !

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Virusi

                    E pashe debatin dhe logjika e Shabanit me pelqeu. Ne thelb shabani tha se, ju jeni te deshtuar pasi nuk keni ndertuar instrumenta per te larguar nga politika te paaftet, te korruptuarit apo komunistet. Kur ju ishit president, une isha 9 vjec dhe vazhdoje t'ju degjoje, i tha shabani. Kjo eshte shqiperia. Kush del ne krye qendron aty gjithe jeten.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje