Berisha, ky problem i pazgjidhshëm i PD dhe “aset” i PS

22 Maj 2023, 19:00Blog TEMA

Berisha, ky problem i pazgjidhshëm i PD dhe “aset” i PS

Nga Skënder Minxhozi

Sa herë që Partia Demokratike ka kaluar momente dramatike, si këto të 14 majit, brenda dhe jashtë partisë është dëgjuar një refren insistues: të ikë Sali Berisha! Një masë gjithnjë e më e madhe shqiptarësh të të gjithë krahëve identifikojnë instiktivisht si një ndër problemet kryesore shefin e përjetshëm të partisë që ka lënë pas një mal me kosto e kriza të të gjitha llojeve. Jo vetëm për PD, po për të gjithë Shqipërinë.

Sot, kur zgjedhjet lokale kanë mbyllur siparin, ne dimë atë që në fakt refuzonin ta kuptojnë vetëm fanatikët pranë Doktorit para zgjedhjeve: që PD e Berishës, pas 8 janarit, do të ishte një parti më agresive se ajo e Lulit, por më e vogël se ajo. Shifrat nuk janë opinion dhe ato i japin të drejtë kësaj teze. Bashkë Fitojmë ka marrë në rang vendi 501 mijë vota dhe nëse virtualisht nga kjo shifër heqim peshën elektorale të Partisë së Lirisë, Berisha ka mundur të nxjerrë në votime më pak se 400  mijë demokratë.

Ka një tentativë për shplarje truri masive të shikuesve nga mediat pranë Berishës këto orë, teksa theksohet me insistim se lideri i vjetër nuk ka pse të largohet pasi ka marrë gjysëm milioni vota. Së pari ato vota i ka bashkë me Metën, e jo vetëm. Dy vjet më parë, në zgjedhjet e përgjithshme, Lulzim Basha ja doli të marrë votën e 622 mijë votuesve demokratë, pa LSI e cila kishte 107 mijë vota të sajat. Luli mori afërsisht një çerek milioni vota më shumë se Berisha. Del qartë pra se Doktori e ka tkurrur dukshëm partinë në krahasim me paraardhësin e tij. U vërtetua katërcipërisht pritshmëria se një rikthim i Sali Berishës në krye të partisë do ta përkeqësonte edhe më tej një situatë e cila edhe pa të ishte dramatike.

E dyta, edhe sikur personalisht për Sali Berishën të kenë votuar gjysëm milioni shqiptarë, duke parë tendencën e votës në zgjedhjet e dekadës së fundit, gjasat që ai të vijë në pushtet me këtë numër votash janë praktikisht zero. Edi Rama po merr rregullisht mes 700 dhe 800 mijë votave për partinë e tij në votimet e dhjetë viteve të fundit. Duke qenë më poshtë më vota se Lulzim Basha, është e vështirë të mendohet se Sali Berisha është njeriu i duhur për ta ndryshuar këtë trend përballë socialistëve. Do fitojë qëndrimin në krye të opozitës, por nuk do t’i kthejë dot demokratët në pushtet. A nuk akuzohej edhe Basha për këtë gjë para një viti e ca?!

Doktori është një aset i vyer i socialistëve. Pa ironi, pa sarkazëm, vetëm me realizëm. Së bashku me Metën ai bëhet edhe më i volitshëm për Edi Ramën, i cili në çdo zgjedhje përsërit spotin e njohur të imazhit të Berishës që shfaqet pas çdo fytyre kandidatësh nëpër reklamat elektorale. Jo pa qëllim teksa Belind Këlliçi e mbajti larg Doktorin nga fushata e tij në kryeqytet, socialistët e mbushën Tiranën me spote ku dukej sesi një dorë fshinte imazhin e Belindit dhe pas tij shfaqeshin Berisha e Meta.

Për të mirën e PD Sali Berisha duhet të ikë. Me shifra në dorë ai dështoi zhurmshëm. Humbi edhe Shkodrën, edhe Kamzën! Ndërsa për të mirën e PS ai duhet ta ketë sa më të gjatë jetën politike dhe biologjike, në mënyrë që e majta të mbretërojë e pashqetësuar në të gjithë vendin. Një antiamerikan në zgjedhje, është një kundërshtar komod.

Zgjedhjet e fundit ishin një plebishit kombëtar për mbajtjen larg nga pushteti të dyshes Berisha-Meta. Kush nuk e sheh këtë, por i mëshon tezës groteske të blerjes/vjedhjes/manipulimit të votës, është ose miop e ka nevojë për syze, ose më keq akoma, është qorr me dashje. Nëse katëgorisë së parë i bëhet dermani, për të dytën s’ka zgjidhje. E gjithë Shqipëria është e pamundur të blihet! Humbja kishte të njëjtën fytyrë, të njëjtat shifra dhe prodhoi të njëjtin depresion blu nga Veriu në Jug.

E fundit, por jo për nga rëndësia, shikoni se çfarë qe reagimi i parë i Sali Berishës pas humbjes në 14 maj: Nuk pranoj të bisedoj me Alibashën dhe Lul Bravën! Ky është reagimi i atij që duhej t’i kishte bërë bashkë të gjithë, e që s’po merr dot as votat e paraardhësit të vet që humbi sa herë pati zgjedhje. Të tjerat janë detaje…

7 Komente

  1. P
    Pëdëisti

    Saliu një paçavure e vjetër , që duhet të flaket sa më parë nga skena politike .

    1. R
      Raimond vlonjati

      Hahahahaaha C'eshte ky sharllatan ! berisha eshte aset i PS, ndaj i vjedh Rama vootat dhe apguan mijera dollare per te blere votat, ngaqe eshte Berisha aset i tyre ? hahahaha Si ka mundesi te kete krijesa te tilla kaq te neveriteshme sa ky sharlatani mor aman !. Do sjellim Bashen ne krye te Opozites se me Bashen e ka te veshtire Rama .loooooooooooooooooooooooooooool Ca rrac muti eshte kjo lloj krijese more

      1. T
        Te shkerdhevfsha cte permban pragu

        Pse je kaq super kar kjo eshte .pyetja?

        1. S
          Sefer Tezja

          Shume "aktiv" o ky "Rajmond vlonjati"! Si kuptonet kjo? Gojet e liga thone qy ky rajmondoja o uturak i familjes Brrisha.

          1. N
            NYC

            Ky eshte njeri me integritet dhe jo si ti Hiqe pak ate vlonjati se e kemi per turp kur shohim komentet e tua

        2. B
          Buda

          Degjojeni o demokrate qe i shkoni pas ketij mashtruesi politik, kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha: "Nuk pranoj të bisedoj me Alibashën dhe Lul Bravën! " Ky eshte nje malok injorant e delirant "nongrata" i aleates sone te madhe USA, qe duhet te perjashtohet nje ore e me pare me votim nga deputetet demokrate e socialiste ne Kuvendin e Shqiperise.

          1. K
            KATUNDARI PA SHKOLLE

            Raimondo vlonjati eshte Rajmonda ose e vete quajtura e " pervuajtshmja " ""NENE SHQIPERI .""

            Lini një Përgjigje