Vlonjati Mihal Pema i pagjumë “për të marrë një sy gjumë jeta”, nuk e dinte që nazistët gjermanë dhe shërbëtorët e tyre e kishin rrumbullakosur numrin 37 te ajo lista zezonë me plot 104 vetë rebelë të betuar kundër pushtuesit. Të gjithë ikën brenda natës me pranga në duar dhe me qytetin e Flamurit në sy e në zemër. i rrëmbyen dhunshëm kapotaveshurit e Hitlerit, që sot disa ballistë të rinj na i shesin nëpër ekrane si “kalimtarë” e “paqësorë”! i dërguan për “pushime” nëpër kampe përqëndrimi, shfarosjeje e internimi (?)…Mihali i mbylli sytë përgjithmonë në Mat’hauzen, dy muaj para lindjes së vajzës së vogël Greta, sot në Amerikë ! Po ku ta dinte Dëshmori i Atdheut se do vinte një ditë e pluralizmit rrumpallë në Shqipërinë tonë “demokratike”, që ca duar të pista nëpër zyra të larta shtetërore do të vinin dorë mbi shtëpinë e tij me çati të hequr nga predhat në kohën e Luftës ! Ndërsa 48 vjet më vonë (1992), një rruspë(jo rrospie)qorre e arrogante nga Tirana shkatërroi pa mëshirë muret e shtëpisë. Ishte koha e reprezaljeve të një “pushteti gangster” që e nisi dhe e bitisi udhën e vet me zhvarrime e shkatërrime biblike në nivelin zero të mjaft veprave industriale, bujqësore, blegtorale, arsimore, kulturore, shëndetësore, ushtarake etj. Një rrokullimë e pashembullt, një ndëshkim i lig e antishqiptar mbi djersën dhe gjakun e popullit fukara që kish shtrënguar rripin në dekada për të rindërtuar e mëkëmbur Atdheun e përvëluar, për një “Botë të Re” pa shtypës e të shtypur. Pyetja tashmë popullore:”Në cilin lumë shkoi vallë kjo pasuri jo e vogël kombëtare ?”, mbeti varur sot e gjithë ditën. Drejtësia si drapri nuk i dha dot përgjigje, sepse u zhyt thellë për vete nëpër pellgjet e turpshme të korrupsionit galopant me llogarira të majme bankare, me toka, apartamente, vila e autovetura luksoze. “Magjistratët” 6 mujorë të Plepave i vunë kazmën, e fundosën edhe më tej të ashtuqujturën “Reformë” pëdëiste e anarshiste ! Profesionalizmi e ndershmëria morën arratinë. Grabitje pronash në mes të ditës, prona shtetërore e private. Det me gjyqe e vendime “në emër të Republikës”, nga Komisione të ulta e të larta, nga Kadastra, Prokurorira e Gjykata të menderosura që i bënë fresk makutërisë e hajdutërisë së pashoqe !...
Kalvari zuzar gati 30 vjeçar ndaj vëllezërve Pema në Vlorë, nuk paska anë e fund ! Një stërrmundim i rrallë nëpër zyra lokale e qendrore. Qytetarët e thjeshtë e të ndershëm hapin sytë të çmeritur dhe mjaft prej tyre po falen në kisha e xhami dhe presin ndihmë nga i Plotfuqishmi në qiell ! Se Qeveritë vijnë e shkojnë kaluar në yzengji, jo si mëndjemadhësia në këmbë. Mjaft hallexhinj kanë ikur e poi kin në atë botë ! Të gjallët vazhdojnë të ropaten nëpër zyrat zgjyra, në sallat e Gjykatave e të Prokurorive erërënda. Disa gjithollogë e të molepsur u ngjitin edhe nofka e profka provinciale si “të çurrufjepsur”, “jashtë kohe e démodé”, “letraxhinj e qaramanë pronash” etj. Por ikën 30 vjet me gisht në gojë ! Një durim sizifian i paparë. Një besim ende i patretur te Drejtësia, sidomos te SPAK-u dhe BKH-ja rakitike…Flasim kështu, sepse në praktikë Ligjin nuk e bën Ligji. Çuditërisht ka akoma “Maliqër” që po sfidojnë vetë Kushtetutën !
-Nga Hipoteka e Vlorës, në 1 shkurt 1994 lëshohet një shkresë (Vërtetim) me firmë e vulë që konfirmon saktë pasurinë dhe pronësinë e Mihal, Petro e Vasil Pema, 2112 metra katrorë te Rrethi i Shtogut në Llogara, me të drejtën e bashkëpronësisë me lokalet e ngritura mbi këtë truall,-na thotë 87 vjeçari Kristaq Pema, vëllai i Sotiraqit dikur korrespondent i gazetës “Bashkimi”.-Kur u prishën muret arbitrarisht, zhvilluam edhe gjyqe, ku morëm një dëmshpërblim. Po kështu, për ca kohë na dhanë rregullisht edhe qeranë. Por…kur asetet kaluan në pronësi të firmës “Kamberi”, vallja po hiqej shtruar e ndryshe nga më parë. Ç’farë ndodhi ? Pa pyetur hiç pronarët, kjo firmë bëri shitjen e fshatit turistik, ku brenda kufijve ishte edhe prona e vëllezërve Pema (!)…
Më e pakta, veprimet dhe vendimet e papërgjegjshme dhe groteske i hapën udhë akraballëkut e maskarallëkut. Së pari, kush e zhduku origjinalin nga Hipoteka, ku shkruhen e zeza mbi të bardhë edhe kufizimet veri-jug-lindje-perëndim të sipërfaqes së truallit të vëllezërve Pema ? (A duhej të jepte përgjigje SPAK-u e BKH-ja ?). Së dyti, si mundet një gjyqtare e e shkallës së ulët në Vlorë, kërkon të sfidojë e sfumojë Vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë rreth të drejtës së pronësisë, në 8 maj 2003 ? Fiks 20 vjet më parë ! Ndërsa “trimat” e “trimëreshat” e Zyrës së Përmbarimit që duhej të kishin zbatuar në praktikë vendimin suprem, nuk bëzajnë. Kristaq Pema 87 vjecar, edhe pas këtij rrethrrotullimi në dy dekada, fatmirësisht ka ende besim të pashuar te Drejtësia, te Shteti Ligjor ! Së treti, kur po mbaronte muaji qershor 2018, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka lëshuar një Vërtetim rikonfirmues se “në regjistrin hipotekor, me nr.2580, datë 1 shkurt 1994, figuron me sipërfaqe 2112 metra katrorë në Llogara(Vlorë) te vendi i quajtur “Rrethi i Shtogut”. Kufizimet e pronësisë: Veri-Ibrahim Kushta; Jug-Foto Papa; Lindje-Rruga automobilistike dhe Perëndim-Bregu i lumit”. Më tej. Nga matja e dytë me ekspertë përkatës të Gjykatës, sipërfaqja është 2814 metra shtesë matanë gardhit… Së fundi, nga Zyra e Hipotekës “është njohur me vendim Gjyqi ajo sipërfaqe me vërtetim pronësie të datës 16 nëntor 2022, me vulë elektronike. Për këtë jemi drejtuar edhe te E Allbenia, ndërsa Prokuroria e rrethit është vënë në dijeni”. Këta dy krahë të Drejtësisë përse sillen harbutërisht ndaj njerëzve të thjeshtë e “pa shpatulla të ngrohta” nëpër pushtete e qeverira hipokrite ? Apo njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën ?! SE ndonjë prokuror a gjyqtar (me shkollë të lartë ose plepist), mund ta ketë ende dorën të gjatë e lopatën të rëndë !
Udhë me shumë leqe e hendeqe jo në 3 ditë, 3 muaj e as në 3 vjet. Por në 30 vite të ngarkuara me dallavere e lëvere, me marifete e syfete ! Fjala vjen, Kristaqi i moshuar që po shkon te nëntëdhjetat, është një ish-zooteknik i mirënjohur dhe i respektuar në fshatrat e në qytetin e Vlorës. Është njeri pa leqe, modest, i sinqertë dhe kurdoherë i drejtë përballë cdo padrejtësie. Tërë jetën i ka folur vetëm puna e përkushtimi profesional. Dhe nuk është nga ata që lidhin duaj gruri a tërshëre me fjalë ! Sa herë flitet për “Rrethi i Shtogut” në Llogara dhe për rrethin ndryshkgërryes të pazareve të fëlliqura në “Kuzbaba”, ai buzëqesh hidhur dhe ndoshta e shtyn me një shëtitje a filxhan kafe te ky ballkon-pikë turistike e vecantë vlonjate. Mbrëmave, vetëm atje mund të soditësh diellin e kthyer në një lëmsh të zjarrtë që shpesh shuhet në det. Por edhe hëna derdh pa kursim dritën e saj të ergjëndtë për herë të parë mbi Kuzbaba, bashkë me agun diellor të mëngjezit. Pastaj shtrihen gjerë e gjatë mbi njerëzinë në qytet, që bën sehir buzëplasur matrapazllëqet e fëlliqura nën dorë e mbi dorë. Sepse shkurt muhabeti, “Rrethi i Shtogut” në Llogara, nuk po del dot nga rrethimi i pazareve në “Kuzbaba” e gjetkë ! Historikisht, aty ku ka Drejtësi, ka edhe Liri…
Mirëpo, Polit(h)ika pa moral tundet e shkundet në dekada, duke mbjellur e korrur refrenin zhgënjyes : Ka Ligj, po ka edhe Maliq ! Ja edhe këshilla e urtë që nuk ia di moshën:-Mos ki frikë nga Drejtësia, por nga Gjykatësi !...
Doli prape dhe ky mercenari... sa para te kane paguar keta vlonjatet mo Kristo Mertiri, o gamor plak?
Vlonjatet paguajne para vetem kur vene tek jot eme dhe me thene te verteten ajo i ka hallall parate.
Llogoroja është e territorin e Dukatit që ndahet në jug me Palasen nga një perrua. S'e jam degjuar kurrë zoterine të kritikoje ligjin 7501... Për ceshtjen në fjalë, e fillon historine më 1994 ndërkohë që historia e asaj prone duhet të jetë shumë më e vjetër... Pronari, nëse është i tillë, apo më saktë të parët e tij duhet t'ia kenë blerë dikujt... Me fjalën se është grisur fleta e kadastres, ceshtja mbetet e paqarte dhe le shteg për spekullime... Nese Z. Pema është vertet pronar, uroj qe ta marrë... Ben pershtypje autori: ngre ceshtjen e nje individi, dhe jo problemin e ligjit 7501 qe është padrejtesi per popullin shqiptar... Nejse, është e shpjegueshme, me thoni një enverist qe ka moral
O Kristo miku,mirë Pemajt qe të njohpn apo i njeh ti ,u qan hallin publikisht po të tjerët që kanë shumë më tepër prona dhe asnjë të njohur ,dhe nuk kanë 20 vjet por plot 32 vjet që nuk kanë ngjyer nga prona e tyre e trashëguar 200 vjeçare e mos më shume që Agjencite,kadastrat gjykatat dhe çakejtë e pronave që rrinë gati për tu turrur sa të gjejnë një mualifllëk t'a shfrytëzojnë ,çfarë duhet të bëjmë ,nuk me thua dot Këtu është bërë e po vijon të bëhet një katraurë që nuk ka fund ,por që do fundosen hallexhujë që do u lënë litarin jashtë Po për ne kush do shkzuajë
Po tani kush e ka fajin ketu mor aman, prape Saliu besoj, ? hahahahaha Aerikulli nje sharlatani qe ben politike idiote me hallin e nja hallexhiu
O Mero,boll me kete pallosh se na I shpifi me keto gomarlleqe.
O ju anonimè tè pèrjetshèm, autorit qè del publikisht me emrin e vet, nuk i afroheni as te thembra e kèmbès pèr ndershmèri e profesionalizèm ! Ju shkuat nè tualet dhe i vutè vetes emrin e atij qè latè pa shkarkues. Prandaj bini erè tè qelbur edhe nè internet !!!
I nderuar profesor Kristo! Problemi që ju trajtoni ketu është gangrena që stampoi kjo demokraturë. Familja e nderuar "PEMA" është një ndër mijëra viktima të7501-shit të mallkuar. Padrejtesia ndaj këtyre është krimi i radhes. Forca e denoncimit tuaj është titanike, prandaj paçi përhere shëndet e kurajo njerëzore e profesionale. Urime i nderuar.
Familja Pema e ka te trasheguar pronen ne Rrethi Shtogut neLlogora qysh ne vitin 1937 ku pronari Z.Mihal Pema e bleu nga Komuna e Dukatit dhe ndertoi shtepi me gure(jo baranga)4dhoma me oborr etj.komisioni i kthimit te pronave na ktheu pronen ne baze te dokumentave qe paraqitem ,turizmi shteteror nalidhi qera mujore deri ne vitin1996, mbas kesaj kaloi aset i firmes Kamberi e cila e shiti tek privati i cili bleu 11.360m2 dhefuti ne kete pjese edhe siperfaqen tone 2112m2 e kethyer nga komisioni ikthimit te pronave Ne kerkojme lirim e dorezim trualli dhe qerane e munguar gjate kesaj kohe
Prona e vellezerve Pema eshte qysh ne vitin 1937 ne kadastren e Dukatit qe ne ate kohe bente pjese ne Qytet me kadaster te vecante dhe shume te drejta te tjera qe ka nje qytet.Pleqesija e Dukatit e perbere nga 7 anetare e verteton pronen e vollazerisePema te cilet ndertuan shtepi me gure me 4 dhoma dhe obor(kemi dokumentin origjinal leshuar nga kjo pleqesi).KKKP ne vitin1994 ne baze te dokumentave qe paraqitem na njohen pronar duke na dhene qera mujore nga turizmi shteteror.Kyfshat turistik kaloi si aset i firmes Kamberi e cila pa na pyetur ne pronareve e shet tek persona te trete te cilet nuk pranojne te na quajne bashkepronar per siperfaqen qe na ka kethyer KKKP,prandaj jemi ne proces gjyqesor me palen e trete
Prona e vellezerve Pema eshte qysh ne vitin 1937 ne kadastren e Dukatit qe ne ate kohe bente pjese ne Qytet me kadaster te vecante dhe shume te drejta te tjera qe ka nje qytet.Pleqesija e Dukatit e perbere nga 7 anetare e verteton pronen e vollazerisePema te cilet ndertuan shtepi me gure me 4 dhoma dhe obor(kemi dokumentin origjinal leshuar nga kjo pleqesi).KKKP ne vitin1994 ne baze te dokumentave qe paraqitem na njohen pronar duke na dhene qera mujore nga turizmi shteteror.Kyfshat turistik kaloi si aset i firmes Kamberi e cila pa na pyetur ne pronareve e shet tek persona te trete te cilet nuk pranojne te na quajne bashkepronar per siperfaqen qe na ka kethyer KKKP,prandaj jemi ne proces gjyqesor me palen e trete