Kjo që ndodhi me zgjedhjet lokale, humbja e thellë gati e padëgjuar në një shkallë të tillë askund në botë (nga 61 njësi të fitosh 7 dhe të qeverisësh vetëm 5% të popullsisë), nga ana e lëvizjes së Foltores e cila ishte forca kryesore opozitare që u përball me Partinë Socialiste në këto zgjedhje, ishte diçka që pritej, ishte diçka që nuk kishte ndonjë diskutim fare. Gjërat e palogjikshme sidomos kur janë kundër kohës dhe historisë nuk mund të kenë kurrë sukses.
Lëvizja e z.Berisha ishte që në krye të herës një lëvizje kundër logjikës. Ai tha se do të shpëtonte Partinë Demokratike nga shitja dhe shkatërrimi që i kishte bërë Basha në momentin kur Basha e pezulloi nga grupi parlamentar. Deri në atë kohë ai kishte qenë mbështetësi më i madh i Bashës për 8 vite në krye të PD-së. Berisha sulmoi institucionet e PD-së duke i quajtur, ngriti në mënyrë paralele institucione dhe tha se ato që ai ngriti ishin të vetmet të ligjshme. Ai dhe lëvizja e tij sulmoi ambasadoren amerikane si të korruptuar, ambasadorin britanik si të korruptuar dhe si njerëz që i shërbenin kryeministrit Rama në një kohë që qeveria amerikane disa herë tha se ambasadorja përfaqësonte presidentin dhe qëndrimet e qeverisë amerikane. Berisha cilësonte të vërtetë të vetme vetëm atë që ai dhe lëvizja e tij thoshte. Ai sulmoi fizikisht godinën e PD-së duke pretenduar jo vetëm ligjshmërinë e vendimeve të asaj që ai zhvilloi në stadium por edhe duke njohur të drejtën, se vendimet mund të vendosë ai vetë t’i ekzekutojë kur dhe si të dojë.
Kushdo që pati një mendim tjetër, kushdo që mendoi apo tha se lëvizja e Foltores ishte gabim, nuk i shërbente vendit, nuk mund të përdorej ajo gjuhë kundër ambasadores, nuk mund të sulmoheshin si të korruptuara nga Rama dhe Soros vendimet e qeverisë amerikane u quajt i shitur, u quajt peng, u quajt vegël etj. Gjuha ishte e tëra totalitare, acidike.
Lëvija e Foltores ishte pa dyshim kundër kohës. Ajo foli për një revolucion që do të rrëzonte Ramën, që po e bënte Ramën të dridhej, që do të rikthente pluralizmin, që do të zhdukte tiraninë dhe korrupsionin e qeverisë, që do të ndërtonte marrëdhëniet më të shkëlqyera me SHBA-në dhe me BE-në. Një koalicion i drejtuar nga dy njerëz që kanë qenë presidentë dhe kryeministra në këto 32 vite, një koalicion që përdor këtë gjuhë radikale dhe i izoluar plotësisht ndërkombëtarisht nuk mund të pretendojë se do të jetë zgjidhja për të rikthyer demokracinë, do të përshpejtojë integrimin në BE, apo do të luftojë korrupsionin.
Në çdo kuptim lëvizja e Foltores ishte anti-logjike, kundër kohës dhe më kryesorja anti-historike. Kësisoj kjo dihej e gjitha. Rezultati dihej. Mjaftonte vetëm të vinte koha e zgjedhjeve. Vetë z.Berisha dhe z.Meta e kanë ditur. Ata thjesht e kanë menduar këtë si mënyrën dhe mundësinë e tyre më të mirë për të mbajtur gjallë apo shpëtuar gjërat që ata i kanë të rëndësishme. Për ta nuk ka ndonjë befasi apo dëshpërim. Ata thjesht po përpiqen të menaxhojnë po në të njëjtën linjë realitetin e ri i cili do të vijë dhe do të bëhet shumë më i zymtë. Tmerrësisht më zymtë. Ata që e kanë ndjekur, zyrtarët e lartë, deputetët, drejtuesit e tjerë politikë e kanë bërë në mungesë logjike edhe më të madhe se sa veprimet e lëvizjes së Foltores. Disa e kanë parë Foltoren si forcën që mund t’ia dalë pavarësisht izolimit apo sjelljes jo demokratike, disa e kanë parë Foltoren si forcën që do t’u japë atyre një mundësi të rrinë në politikë, të bëhen deputetë apo kryetarë bashkie dhe të presin gremisjen e drejtuesve të Foltores për të qenë aty kur të ndahet gjëja e re. Nuk ka historia e njerëzimit lëvizje kundër kohës, kundër logjikës dhe kundër historisë që mund të kenë sukses. Lëvizje të tilla janë memorizuar, janë përqasur dhe dhe tipizuar me atë që i ndodhi August Andresë në përpjekje të zbulojë Polin e veriut.
August Andre, një inxhinier suedez, kishte kohë që ishte fiksuar të ishte personi i parë që do të shkonte në Polin e Veriut. Ai e kishte bindur publikun që do ta kryente këtë udhëtim kollaj dhe të gjithë do të bindeshin kur të kthehej triumfator. Në vitin 1897, Andre, u nis së bashku me dy të tjerë me balonën me hidrogjen, ‘Eagle’, për në Polin e Veriut. Pas dy ditësh balona e tyre e tundur dhe shkundur nga erërat ra në akull. Andre dhe dy pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit morën ç’të mundin, ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme. Ata ecën dhe u përpoqën mbi masën gjigante të akullit të mbërrinin në tokë. Pas gjashtë javësh tmerr u mbaroi gjithçka. U ushqyen me midhje apo me kallamarë, por edhe me një ari të bardhë që arritën ta vrasin me armë. Pas një tmerri gati tre mujor, vdiqën.
Kjo është një ngjarje që është përdorur nga psikologët dhe sociologët për të treguar se ka raste kur njerëzit janë aq të bindur se mund të bëjnë diçka, sa ata e humbin krejtësisht arsyen dhe shkojnë të sigurt drejt shkatërrimit. Kjo ndodh sidomos kur ata kanë vlerësim shumë të lartë për veten, por kjo mund të ndodhë edhe kur ata duan me çdo kusht të shpëtojnë fytyrën. Ndodh që njeriu hyn në një rrugë ose gjendet në një situatë e cila e shtyn atë me forcë drejt veprimeve krejtësisht të paarsyeshme. Vetë njeriu e di fundin e keq dhe të turpshëm të rrugës në të cilën hyn, por ai nuk ka mundësi të veprojë ndryshe.
Ditarët, e zbuluara më vonë, të August Andre tregonin se ai e kuptoi që nuk ishte i aftë dhe nuk kishte mjetet e duhura për ta kryer atë udhëtim në Polin e Veriut, por ai e kishte bindur opinionin publik se kishte aftësi ta bënte shumë kollaj këtë udhëtim. Ai nuk kishte zgjidhjeje tjetër veç vijimit të rrugës së vet.
Regjisori i famshëm Ruben Ostlund e ka marrë këtë ngjarje dhe e ka trajtuar në mënyra të tjera për të treguar këtë anë vetëshkatërrimtare të njeriut kur ai hyn në një rrugë i shtyrë nga rrethana të tilla si ruajtja e profilit të “të fortit” e “triumfatorit”, e atij që ka “të drejtë”, e atij që nuk ka pengesë që e ndal. Gjithashtu është trajtuar, në mjaft raste, edhe lidhja e fortë që kanë rrethana të tilla si të mësipërmet me një gjendje fajësie apo krimi duke të shtyrë të bësh krime të tjera dhe duke vijuar më pas në këtë rrugë deri sa “të nisesh për në Polin e Veriut”.
Kjo është saktësisht ajo që ka bërë ish kryeministri Berisha me lëvizjen e tij politike të Foltores që prej shtatorit të vitit të 2021. Ai që në atë kohë është nisur me balonën e tij të Foltores, me Metën dhe bashkëpunëtorë të tjerë për në Polin e Veriut.
Ai kishte bindur një pjesë të opinionit se do t’ia dalë thuajse kollaj. Rezultati i zgjedhjeve tregoi vetëm se ish kryeministri Berisha dhe lëvizja e Foltores ishte thjesht në një udhëtim për në Polin e Veriut. Thjesht ata nuk duan ta kuptojnë ose janë në një gjendje që refuzojnë ta kuptojnë. Fundi politik është i sigurt dhe fatkeqësisht i dhimbshëm. Ajo që nuk dimë saktësisht për lëvizjen e ish kryeministrit dhe Foltoren është pika ku ndodhet balona në Polin e Veriut, a ka ende rrugë dhe vuajtje pa dyshim apo ka rënë plotësisht në akull.
Një shkrim ekselent. Ja tha po kujt ja tha,një maloku kokderr që veç plumbi e zdryp nga kali.
Nese me kete shkrim bazuar ne rezultatin e zgjedhjeve ke dashur te thuash se Berisha nuk e sjell PD ne pushtet po te njejtat rezultate tregojne jo vetem se ai eshte opozita kryesore por se sorollopi juaj politik ka vjedhur dhe me ndihmen e Rames mban peng PD. Te njejtat rezultate tregojne se ju jeni kthyer ne vegla te Rames dhe te pakten ne Tirane perfaqesoni me pak se Arlind Qorri. Ne zgjedhjet e ardhshme do jeni dhe me poshte se Lajla Pernaska.
Poli mos e tepro fillo ilacet.O zoteri e kap fillin ti apo jo nuk nisem fare cfare shkruan ky te hahesh me Usa nuk e ke te gjate thjesht shtyn kohen qe te ka ngelur.E thjesht kane apo jo te drejte kjo nuk ka vlere murit me koke nuk i bihet e pra ky bolja po i bie.Futja pas hekurave do bente martir e lene rrugeve thjesht per ta diskretituar do behet lolo se dhe mosha ben te veten sa do harrohet dhe Qamushi.
Anonim=spiun
Poli,ëhë, paske ngecur dhe ti ne pol te veriut.
Numrat flasin vete te tjerat jane llogje
fiks
Pidhi, më fal ,Poli e ke gabim! Po të ishin vegla të Ramës këta të PD ,u lëshonte atyre ca bashkiza ai sa për të dalë mbi ju dhe të hanit mut me lugë ju pastaj.... Vazhdoni të ndiqni kërmën që bie erë Sali miun se do vini në pushtet!
Më në fund edhe një analist dhe simpatizant i PD e ka kuptuar se saliu është nisur për theqafje,po shkon drejt greminës.Fundi i malokut dihet tashmë nga të gjithë.Ky fund i turpshëm është i pashmangshëm për surli rrumpallën.
Udhetaret per ne Polin e veriut me gjithe vulen simbolet siglen e vjedhur nga takimi Basha - Balla, me gjithe blerjet dhe presionin e bandave dhe administrates ja dolen te marrin 40% te votave te elektoratit! Nese do te dish per dicka te padegjuar eshte se kandidati i vules ne Tirane doli per here te pare ne 33 vjet votime i katerti poshte arlind qorrit! Gje e padegjuar eshte se PD ne 2019 per pazarin e Bashes leshoi cdo bashki dhe la 100% te pushtetit ne doren e Rames! Akoma me e peshtire eshte se ne vend te kerkojne falje per vulen dhe simbolet e vjedhura vemje si ty kerkojne llogari atyre qe moren 40% te votave! Por nje shprehje thote kur nuk ke turp ben cdo gje dhe pikerisht kete jeni duke bere! ????????????
Po mo non grata po
Non grata qe dhe Tom Doshi po ka dale parti e pare para PS dhe PD ne 5 bashki per keshilla bashkiake.
Mekaniku i Cerrikut , me arsim universitare per tre muaj te plepat e Durresit i di te gjitha!?O pike e zeze se kush botohet sot !?
Se si do shkoje foltorja e vucidolit drejt polit te veriut do prononcohet dhe strateg'ja Ina zhaba qe ka ikur ne drejtim te paditur dhe nuk po kakaris me neper ekrane se ta shpif fare kur flet.Te kesh dy bythe nje ta mbash dhe nje ta cash. Por ne rrugen drejt polit te Veriut foltores i eshte bashkuar dhe leshelija e spiunit te pazarit te ri. Si duket eshte nisur i forti i pazarit te ri qe te keput ne mes se mos ndoshta atje ne polin e veriut do gjeje popullin e 2 Marsit se ketu ka nje vit qe po sillet verdalle me hanxhar ne dore dhe cfurkun ne doren tjeter per te gjetur popullin e 2 marsit por ne fund gjeti popullin e 14 majit qe e hodhi ne koshin e plehrave te historise.
Shkrim shume i goditur. Berisha vazhdon drejt Polit te Veriut por jo me balone se i plasi. Tani vazhdon ne kembe bashke me Noken, Paloken e ca debila te tjere, deri sa t'ju bien breket.
Salihu e ka kot çdo përpjekje për pushtet.Ishte në pushtet gjersa e ndihmonte Serbia,por kjo e fundit e vlejti se Rama është më i dobishëm dhe me i shkathët për ta fituar Shqipërinë nën kthetrat e Serbisë,e ndihmoi dje po e përkrah mbi 10 vite.Tanj Serbia e ka një aleat të fort khnder Kosovës Edi Ramën.Salihu i zhgënjyer që Rama doli më tradhtar u quajt në prehrin e armikut tjetër të shqiptarëve grekut,ia fali Greqisë një Bashki,u bë hor dhe humbi zgjedhjet.Tradhtia ka emër dhe bazë e ka Shqipërinë.Nëse historian të huaj shkruajnë për pa aftësinë e shqiptarëve për tu organizuar dhe për bërë ndoshta edhe kanë të drejt.Një herë Shqipëria kishte shtet por at ia bënë internacionalist komunist por së paku arritën ta mbanin vet për 45 vjet.O votuesë shqiptarë zgjedhnjn.për protektorat njeriu grekun ose serbi se u kanë mbuluar në çdo anë lekët dhe agjentet e tyre.Shqipëria iku për lesh siq thuhet në Shqipëri.
Raif kari, Ç'pate që zbrite nga pema, ishe mirë atje lart..
Çobanët e zgjedhin qenin e stanit prej race dhe e ushqejnë që të ruajë kopenë. Sado që të ushqehet zagari nuk bën për kopenë. Shnet e suksese për të gjithë që lehin atje ku hanë.
Pa fjale, vertete ku shkojne , por edhe ku po shkon ky vend pa opozite ?
Bukur, thjesht, paster e plot kulture, urime!
Edhe ti aty afer polit je.
Po shko te gagac se zute vendin E katert ne Tirane , Sali Berisha mori mbi 500 mije vota , si nuk ju vjen turp .
O mik Berisha asaj balonës i ka hipur shumë më parë, ti tani e shikon dhe e përshkruan,
Foli gagaci qe do gjysem ore te mbaroj nje fjali. Me 3 muaj kurs te plepat e Berishes u be gomisti personalitet
Një shkrim i shkëlqyer , mëse i vërtete .. zgjohumi o njeres te foltores qe i vini pas , zgjohuni..!!
Krahasim i goditur, s'ka rendesi kush e shkruan, mos I nenvleftesoni njerezit, urime
Urime per shkrimin !
O Fitim, Ky ishte udhetimi i dyte i Doktorit per ne pol te veriut. Udhetimin e pare e beri me Meron ne 2005
Mënyra juaj gjithë finesë e paraqitjes së argumentave, më solli ndërmënd atë që tregojnë për djalin e një mbreti, i cili ra në dashuri me vajzën e një arixhiu dhe donte t'a merrte pa tjetër për grua. Ja dhe tregimi shkurtimisht: na bije në dashuri djali i mbretit më një arixhofkë të bukur dhe i thotë të jatit se e donte për grua. Mbreti, duke e patur djalë të vetëm, e kundërshtoi duke i vënë në dukje të birit se kjo ishte diçka e padëgjuar dhe një turp për sërën dhe sojin e tyre mbretëror. I biri filloj të tretej nga kundërshtimi i dashurisë së tij të parrëfyer. Mbreti, kur pa se ç'po ndodhte me shëndetin e të birit, vendosi t'a kërkoj arixhofkën për nuse, ndaj nisi një oborrtar të edukuar që të takonte arixhiun dhe ti kërkonte dorën e vajzës. Shkon oborrtari në vëndin ku jetonin arixhinjtë, pyetet për të jatin se ku mund t'a gjente. Ja treguan. I ati i vajzës po bënte një kazan llamarinë për t'a shitur. I drejtohet oborrtari me mjaft elegancë: I nderuar zotëri, vij në emër të madhërisë së tij, mbretit, për të kërkuar vajzën tuaj për nuse për djalin e mbretit. Arixhiun, kthehet nga oborrtari dhe gjithë fodullëk ja kthen: ik dhe thuaj mbretit që nuk ja jap çupën për nuse për djalin. Kthehet oborrtari dhe i jep përgjigjen e arixhiut mbretit. I habitur mbreti dërgon ministrin e jashtëm si lajmësi, por dhe ai vjen me të njëjtën përgjigje nga arixhiu. I mëzitur në kulm nga kjo gjendje mbreti, duke lëvizur nëpër oborr, ndeshet me një gjeneral të tij, i cili, e pyet: madhëri, dukeni shumë i shqetsuar, ç'ju ka ngjarë? Dhe mbreti ja tregon hallin që e kishte zënë. Po shkoj unë, i thotë gjeneral dhe po e zgjidh, mos u mërzit. I hypën kalit dhe niset për në Stanin e arixhinjve. Pyet për të atin e vajzës, ja tregojnë ku ndodhet dhe sa i doli përpara, nxorri kamzhikun e filloni t'i binte arixhiut duke e shoqëruar me fjalët: ti mor arixhi muti nuk i jep mbretit vajzën për djalin! Dhe bam i binte me kamzhik. Kur të shohësh arixhiun duke ulëritur: dale mor të keqen, se më vdiqe. Ç'është ai llaf, si nuk i dhënkam çupën për djalin mbreti unë? Ç'është ai llafe të keqen! Po ty mor harbut muti, t'a kërkuan para meje dy burra të nderuar dhe ti u thoshe nuk kam çupë për djalin e mbretit. Po ku dinin ata të llafosnin, të keqen, ti dike të llafosesh, kështu llafosnin burrat. I thuaj mbretit do t'a bije vet çupën arixhiu, hiç mos ki merak. Nuk di, por harbutin nuk e bëjnë sojli gradat dhe doktoraturat, të qënurit i edukuar dhe demokrat në shpirt, janë diçka që merren si ushqim qysh në barkun e nënës...
Xhezo Smokthina, Hahaha e ke myt fare, pz, e ke perifrazuar shumë bukur...????????
shumica ne komente e urrejne aq shune saliun saqe refuzojne faktet qe bejne muuuuu.Berisha e mundi logon me vote ,kjo tregon qe sot per sot berisha eshte PD,ceshtja non grata mesa duket se pengoi fare qe ta mundte me vote pd e vules ,berisha mund te jete me i keqi ne bote padyshim ,por keta te vules thone na votoni ne se ai eshte non grata ,nuk jemi ne 90 ku cdo gje qe thote amerika eshte ligj ,populli vendosi me vote ,Saliu doli i dyti ne zgjedhje ,cdo gje tjeter eshte brockull pastaj ....keta(alibeaj
Sa më shumë PDista nuk e kuptojnë se me Berishën dhe Foltoren nuk ka asnjë mundësi për tu kthyer në pushtet, aq më mirë është për Ramën.
Duhet mbledhur mendja nje ore eme pare nga demokratet . Me Sali Berishen dhe injorantin, psallsin e Saliut, Flamur Noken, me servilin Tritan Shehun, me malarikun Luan Bocin, me thuthuqin Edi Paloken, me mendjemadhin Edmond Spahon, me faforitin leshgjat Alizotin, e me Seljnjet NUK KINI PER TE PARE KURRE PUSHTET. Beni nje sondazh dhe do dalin me 0 % pelqim nga populli. Te keqen e Ilir Metes qe mer 1%. Hapni vidiot ne televizione dhe shikoni fjalimet e Saliut te mbajtura pas zgjedhjeve te 14 majit 2023 . perseritje te fjaleve ; na vodhen , na dhunuan ...... I krahasoni ato me fjalimet e zgjedhjeve ku kane humbur... Pse nuk thote nje fjale per ato Bashki qe ka fituar ?
O Zekthi gjithnje ke folur per kete pune dhe mendoj se ke thene te drejten . Saliu mendoj se eshte me i kenduari ne foltore por tani e ka edhe sa nga halli , mundohet a mos i shpeton se keqes ai e di shume mire kete , por per kete pune Namik Hoti ka lene nje fjale lapidar qe vetem plumbi e zbret nga kali .
O Fitim te hengert zekthi. Po pse nuk votuan per ty dhe vulazhinjte e tjere shqiptaret o zekth.
Xheo Smokthona na bere te qeshim me lot. Prof.Zekthi eshte perçues i vetem sot i filozofise te se djathtes ne Shqiperi. I takon nje "BRAVO" e madhe per kete shkrim ekselent. Eshte i vetmi qe ne studjot nuk e kundershton njeri per thellesine e mendimit qe shpreh.
Xheo Smokthona na bere te qeshim me lot. Prof.Zekthi eshte perçues i vetem sot i filozofise te se djathtes ne Shqiperi. I takon nje "BRAVO" e madhe per kete shkrim ekselent. Eshte i vetmi qe ne studjot nuk e kundershton njeri per thellesine e mendimit qe shpreh.
Xheo Smokthona na bere te qeshim me lot. Prof.Zekthi eshte perçues i vetem sot i filozofise te se djathtes ne Shqiperi. I takon nje "BRAVO" e madhe per kete shkrim ekselent. Eshte i vetmi qe ne studjot nuk e kundershton njeri per thellesine e mendimit qe shpreh.
Xheo Smokthona na bere te qeshim me lot. Prof.Zekthi eshte perçues i vetem sot i filozofise te se djathtes ne Shqiperi. I takon nje "BRAVO" e madhe per kete shkrim ekselent. Eshte i vetmi qe ne studjot nuk e kundershton njeri per thellesine e mendimit qe shpreh.
Xheo Smokthona na bere te qeshim me lot. Prof.Zekthi eshte perçues i vetem sot i filozofise te se djathtes ne Shqiperi. I takon nje "BRAVO" e madhe per kete shkrim ekselent. Eshte i vetmi qe ne studjot nuk e kundershton njeri per thellesine e mendimit qe shpreh.
Xheo Smokthona na bere te qeshim me lot. Prof.Zekthi eshte perçues i vetem sot i filozofise te se djathtes ne Shqiperi. I takon nje "BRAVO" e madhe per kete shkrim ekselent. Eshte i vetmi qe ne studjot nuk e kundershton njeri per thellesine e mendimit qe shpreh.
Xheo Smokthona na bere te qeshim me lot. Prof.Zekthi eshte perçues i vetem sot i filozofise te se djathtes ne Shqiperi. I takon nje "BRAVO" e madhe per kete shkrim ekselent. Eshte i vetmi qe ne studjot nuk e kundershton njeri per thellesine e mendimit qe shpreh.
Bravo. Fitim
Z. Zekthi! Jeni lodhur kot duke rreshtuar arsyet se perse ka ende njerez ne PD qe e ndjekin Sali Berishen. Po, ka! Kjo eshte e vertete. Por keta e ndjekin vetem nga frika, mbasi ata e dine se Sali Berisha te vret! Dhe frika nuk do t'u ike edhe mbasi Sali Berisha te vdese!
Ia arritem dites qe Ymer Corapja te botje ne faqe te pare Fitim Zekthin. Tani le te vdesim!