Edhe pse falenderimet dhe mirënjohjen time për të gjithë ata demokratë dhe qytetarë që më mbështetën në fushatë elektorale për Tiranën, e kam shprehur publikisht në televizione, si dhe me telefonata të personalizuara, gjej edhe njëherë rastin që t'i falënderoj sërish bashkëpunëtorët e mi të afërt, anëtarët e shtabit elektoral, grupin mediatik, hartuesit e programit për Tiranën, dhe veçanërisht, deputetët dhe ata kryetarë të Degëve të Tiranës që kanë mbajtur mbi shpatullat e tyre gjithë barrën e rëndë për përballimin me sukses të situatës së vështirë ku gjendet PD prej kohësh, e që më shoqëruan në takimet e mia në çdo lagje e qendër administrative, së bashku me stafet e tyre lokale.
Por, një barrë të madhe, mbajtën në këtë situatë edhe komisionerët, numëruesit dhe një pjesë e mirë e kandidatëve për këshilltarë, të cilët përmbyllën me përkushtim, korrektësi dhe pa asnjë lloj shpërblimi, ditën e votimit dhe të nxjerrjes së rezultatit duke punuar me disa turne për tre ditë e netë me rradhë. Falë rezistencës, vendosmërisë, besimit dhe idealizmit të 103 mijë shqiptarëve që zgjodhën më 14 maj të votonin Partinë Demokratike, ne ia dolëm të merrnim 124 këshilltarë në të gjithë vendin. Por, më shumë se kaq, këto 103 mijë vota, janë vota të arta, të tilla që i dhanë frymëmarrje Partisë Demokratike që prej kohësh gjendej në agoni për shkak të sulmeve të prapecedenta nga berishizmi dhe oligarkia mediatike e udhëhequr nga Rama, që kishin vetëm një qëllim, asgjësimin përfundimtar të saj.
103 mijë votat e shqiptarëve pro Partisë Demokratike, janë konfirmimi i plotë i rrugës së drejtë euroatllantiste që ka ndjekur deri më sot ajo, si dhe kundër non gratave antiperëndimore. Por, 103 mijë votat e arta të shqiptarëve për Partinë Demokratike, janë edhe një përgjegjësi e madhe për të gjithë ne që jemi ngarkuar me detyra lidershipi prej anëtarëve të saj. Prandaj, ne nuk mund ta shpërdorojmë shpresën që kanë te ne anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët që na votuan.
Ata presin prej nesh të reagojmë shpejt dhe me vendosmëri për ringritjen, organizimin dhe daljen në fushën e betejës politike për të bindur jo vetëm 250 mijë qytetarët e djathtë që nuk votuan këtë herë, por gjithë shqiptarët që mezi presin të piktakohen me një parti që të përfaqësojë vlerat e tyre. Prandaj, si njëri prej anëtarëve të kryesisë së PD, i bëj thirrje personit përgjegjës që ka kompetencën statuore, të njoftojë një orë e më parë THIRRJEN E MBLEDHJES SË KRYESISË brenda kësaj jave me rend dite çeljen e procesit të riorganizimit të PD-së në të gjitha nivelet.
Shtyrja në kohë në kalandrat greke e këtij procesi me sebepin banal se prej disa ditësh një burokrate e partisë, nuk po e ndan dot mendjen nëse duhet ta marrë apo jo përgjegjësinë e drejtimit të përkohshëm të PD-së në këtë situatë, është sa banale, qesharake, po aq edhe fyese për çdo demokrat dhe qytetar të këtij vendi që ka votuar me bindje se Partia Demokratike duhet të jetë ideja e një të djathte të re, si alternativë pushteti, e ndarë qartësisht nga e shkuara berishiste.
Askujt mos t'i shkojë në mendje se, me, apo pa dashje, duke mos vepruar në kohë, do ta shtrijë sërish Partinë Demokratike në agoninë e Shtratit të Prokrustit, shtatit të vdekjes, duke mos i dhënë mundësi asaj të prodhojë politikë. Ne jemi tjetër parti, tjetër filozofi, tjetër vizion, dhe kemi për të qenë edhe një tjetër histori duke i dhënë fund tranzicionit të tmerrshëm mbajtur peng nga politika e vjetër. Partia Demokratike nuk ka për të qenë më një gojë e mbyllur, por një zë i fuqishëm politik që do mbrojë dhe do zhvillojë interesat e shumicës së shqiptarëve, dhe jo ato të oligarkisë dhe krimit të organizuar siç bën Trekëndëshi i Bermudës.
Shkurt, nëse deri nesër në mesditë, në celularin tim nuk vjen mesazhi i njoftimit të ditës dhe orës së zhvillimit të mbledhjes së kryesisë, unë do dorëzoj firmat e anëtarëve të kryesisë që janë pro mbledhjes urgjente të forumeve të Partisë duke filluar së pari me mbledhjen e Kryesisë së PDSh, konform statutit në fuqi. Fillimi urgjent i këtij procesi, është shprehja më e lartë e përgjegjësisë dhe respektit që ne duhet të kemi për të gjithë ata demokratë e qytetarë që po rezistojnë e shpresojnë akoma te PDSh.
sa vjen kjo trpja e bohet mo histerike
Ec Roland perpara!!..... Krijo fryme!!! ....Mos u merr me balona Tabake apo Gaztora te shitur qe i sabotuan ato 103,000 vota. Çlironi PD-ne nga prangat o sot, o kurre.
O Roland po nuk te vjen turp qe e nxorre PD poshte Arlind Qorrit? Po kush te vjen pas ty more palaco. Ne vend qe te mbyllesh gojen per turpin qe prodhove vazhdon e qelb dynjane.
Me i mire nga te gjithe per ne krye te PD-ke eshte Roland Bejko.
Po kte po ben o Celo , Rolandi. Po pordhon fryme per ty dhe llojin tat. Sa here qe del e leshon nga nje , hape hunden qe ta shijosh!
Me këtë balonën Tabake , PD do të ngelet nën thembrën e Sali non gratës . Ajo nuk kontribuoi fare në fushatë për pd , po shëtiti nëpër Bjeshkët e Namuna . Bashkë me Gazen e Kavajës , punuan për interesat e Salës dhe sabotuan punën e Bejkos . Zhdukini këta renegatë nga radhët e pd.
Bravo z.Bejko!
Bravo Bejko, PD ka nevoje per nje reanimator politik sic je ti, qe ta shpetoje nga vdekja.
Ja sa ti japi leje Saliu ksaj se kjo nuk ben gje pa leje goc e mir shum
Bejko Po mban gjithe peshen e PD reale Ku jane te tjeret. Mos na hapni barkun me Bashen
Nje nga me te ndereshmit ne PD bashke me Alibeaj, qe po insistojne per rrugen e drejte qe duhet per te shporur Sali kriminelin. Plehra si Bardhi dhe kjo pula e lagur Tabaku jane per ti hedhur ne rruge.
ate rrugen e vendosi vota or mik ,dhe vota tha qarte qe alibeaj dhe ne kete rast pd e vules u turperuan ne zgjedhje .....demokraci do te thote vote ,dhe saliu keq apo mire merr me shume vota se alibeaj e co ...kaq e thjeshte eshte ,fute ne koke
Bravo, do fitosh me këmbënguljen tënde.
Bejko, bej dallimin midis kalandrave (makineri mekanike) dhe kalendave greke.. se je dhe njeri i shkolluar ne France..
Nuk ka faj Tabaku, o zoti Bejko, ai që po e vonon mbledhjen e kryesisë së PDSH është Berisha. Ja, të bëjë shpejt e shpejt ca takime Basha me strukturat për të deklaruar rikthimin dhe do mblidheni, mos u mërzit. Pastaj Tabaku nuk është aq budallaqe, e di se po të pranoj detyrën pa miratimin e Berishës nuk është më deputete në 2025.
@Evisa! Së pari kjo qe thua ti, shpjegohet vetem nëse "Foltorja" e Saliut, mbasi te vendose gjykata do legalizohet si PD. Në të kundert, Salehu nuk do te jete kryetar legjitim per të paraqitur në KQZ listen e deputeteve per zgjedhjet e 2005. Keshtu që ky variant bie. Dhe une e mendoj dhe e besoj se keshtu do të ndodhe. Saliun me hir apo me pahir do ta nxjerrin nga politika. Varianti i dyte eshte se ku e dime ne se, nga vete levizjet brenda PD legale, se çdo ndodhe deri në 2005. dhe që me siguri do rrjedhin shume ujra, por nga ana tjeter dhe Salehu kushedi se ku do te jete. Sepse, per fatin e tij, ca gjera edhe mund t'i marim me mend. Atehere, sipas meje, per tabaken dhe tabaket e tjere te PD legale, gjetke fle lepuri. Ata ruhen se nuk duan të humbasin anetaret e PD në baze, pavaresisht se në cilin krah jane pozicionuar hëpërhë ata. Potencialisht, ky grupim e mendon kete sikur deri në ato zgjedhje do jenë në listen per deputet, pavaresisht se cili organ apo kryetar i saj do ta beje ate liste, qe siç thashe me siper me shume gjasa ka që kete tager ta kete PD zyrtare, dhe cili do jete kryetar i saj. Skilet si tabakja dhe skilet e tjera si ajo, jane në pritje per te pare se çdo ndodhe, nderkohe qe antaresia e PD dhe simpatizantet e saj jane aty dhe ata u duhen më shume. Ndaj sot per kete jane duke menduar. Presin si do prececipitojne ngjarjet. Sa i perket asaj se ajo me kete qendrim ndihmon Berishen, nuk e besoj, se ajo ka qenë nenkryetare në Bashkine e Tiranes si njeri i Bashes, kur ky ishte kryetar. Ishte ky qe e promovoi në politike dhe e futi në listat per deputete qysh në vitin 2013 (nuk jam i sigurt per kete), por e sigurt qe kjo ndodhi në 2017 e në vazhdim. Mos harrojme se ai ishte atehere kryetar fuqiplote per kete, me perjashtim të disa rasteve kur i imponohej Berisha te fuste në lista ata qe i donte medoemos ai si psh Tritan Shehun, Nokën, Palokën etj, bythlepires e besnike të tij. Të tjeret deri ne 25 prill 2021, ishin të Bashes, pra edhe sot. Ndaj si të tille jane të dyzuar. Me Salen nuk bashkohen, s'jane aq budallenj, por edhe Bashën nuk duan më se nuk i 'ngroh', dhe sipas motos, prit të presim, se koha eshte mesuesi më i mire. A e kane drejt? Jooo, perkundrazi e kane shume gabim dhe sipas meje në kete menyre nuk do kenë jetë në politike. Gjithsesi thone keta me vetveten, shpresa vdes e fundit. Tani, të gjitha keto, mund te qendrojne si gjasa, vetem nese ashtu si kane ardhur punet nuk ndodh ajo e fundit fare, shperberja e PD. Që, në fund te fundit, edhe po te ndodhe, nuk do jete ndonje dramë.
E VETMJA ALTERNATIVE-RRUGE-SHPRESE PER TE SHPETUAR NGA 'TRE Moskë DHJERËT':EDvin-Sali MUTI dhe tre bandat 'pd'-lsi-PS-Paria e Surrelit,P...SpiroP.....! Tabaket,Tauket perfshi ERmajlindat bordello e Majlindat duhet te perballen me SPAK: Ku kane perfunduar per 30 vjet 200MILION te akorduara per ish 'ministrine'-Bordello te 'integrimit ne Shishufine' me 200 çuperlina qe çrynin KOQET te huajit!?!?!? 30 Vjet X 200Milion = 6 MILIARD-LEK TE REJA OMILET!!!!!!(Majlinda pas Bregut)
Z.bejko kete zorben duhet ta zboni nga radhet e Pd kjo eshte nje skuthe e berishes, u duk si nje polotikane qe ben por sherbej per keq
O Bejko, keni ngrënë bukë ne PD e Berishes, dmth të Ramiz Alise
U pa puna e tabakut dhe e bardhit te inflirtuar , ushtare te berishes ......... Roland respekt per ju dhe Alibeajn, vertet perfaqesoni Partin Demokratke dhe te djathten shqiptare .
Laja e rradhës,yyyyp xhixhi
Kush të ka mëbeshtetur ty moj zorra qorre e mbetjes së SHQUP-it? Ti je një femër histerike që po mundohesh të bëhesh hostorike por, je pjellë e dështuar. Do të dështosh më keq se ajo zhelja, Jozefina Topalli.
Vetem tirons i vjeter nuk je se nuk ka tirons te shaje me fjalor rruge nje tironse te ndershme qe nxjerr nga goja fakte dhe argumenta...une personalihst nuk e njoh fare se nuk jam tironse por kam 65- ketu..i kam pas nxenes tironsit e lagjes ,pazari ri,dhe deshmoj se jane femijet me te edukuar ne qytet......po te preket interesi gjej menyre tjeter se ke fulliq veten tende...je i shitur se nuk e ka pjelle ajo ftakeqesine ne vendin tone se eshte 45- vjec e shkolluar ne Amerike dhe e vetmja qe e mberthen Edi Ramen me fakte.......balone tabake i k athene Edi dhe ti kelysh i tij.......ajo eshte autoktone tiranse jo hibride si ti dhe Edi Rama....turp te kesh.........nuk te ben. Njeri ty asnje
PD eshte Ne pritje te GODO-Se sipas modelit te Samuel Beckett.Shpresojme qe Godo te vije.