Hupe, Sali, hupe!

25 Maj 2023, 17:51Blog TEMA

Hupe, Sali, hupe!

Nga Elisa Spiropali*

Ka një gisht që tundet kërcënueshëm prej së paku 57 vjetësh në sy të shqiptarëve. Për çerek shekulli si gishti komunist i sekretarit të partisë dhe për 32 vjetët në vijim si gisht i kryetarit që mbajti grusht partinë  e tij. Ky është gishti i Sali Berishës që kërcënon, akuzon, shantazhon e mashtron. Gishti që premton të nxjerrë syrin e të tjerëve në interes të vetullave të tij.

Ka 57 vjet që ky burrë, dikur ekstremist i regjimit dhe tani, regjizor i çdo ekstremizmi në vend që të mirën dhe të ligën, të drejtën dhe të gabuarën, të ndershmen dhe të pavlerën, virtytin dhe moralin e mat vetëm me një kut vetjak: çfarë lidhje kam unë me çfarë bëj unë!

Si kurrë më parë, i rikthyer në krye të një projekti personal dhe për hall personal, Sali Berisha e udhëhoqi partinë e tij në një humbje që do të turpëronte çdo disfatist dhe që e ka bërë çdo disfatë politike të kujtdo tjetër përpara tij të ngjajë si fitore.

Shqiptarët të refuzuan nga veriu në jug, nga lindja në perëndim sepse vetëm ti nuk ke kuptuar se shpresa jotë për rilindje është e perënduar njëherë e mirë.

Të rrëzoi Shkodra dhe të mohoi Tirana, të braktisi Tropoja dhe të dha munxët Vlora, të nëmi Elbasani, Durrësi, e Kamza, nuk i dha nam nishanit tënd të humbur Gjirokastra, Lezha, Malësia e Madhe, Korça, Dibra, Berati, Vau i Dejës, e gjetkë, e gjithkund, dhe të refuzuan si kujtim të lig plot 95 për qind e shqiptarëve.

Kishte vetëm një rrugë që të kishte mbetur për të ndjekur Sali Berisha nëse do të të kishte mbetur një fije njerëzillëk, sepse burri thyhet, por nuk përulet. Por ti dhe njëherë si përherë ju përule vesit dhe thirre në apel vesin tënd të vjetër që të mos pranosh çfarë e di gjithë Shqipëria, por të shesësh si realitet dynjanë tënde paralele.

“Me vodhën! Narkoshteti, krimi, makineria shtetërore, aktivistë dhe patronazhistë”, lumi i hershëm i justifikimeve të tua mediokre, tanimë një rrëke edhe më mediokre dhe një përrua psikik që ndjell keqardhje, u derdh sërish në gjithë Shqipërinë për të përmbyer tryezën e rezultateve.

Por kjo është humbja jote personale sepse Sarreqi e Perashi, Parruca e Xhabija, Dërguti dhe Dudasi, Zdralja, Rusi, Skënderbeg, Bahçallëku, Gjuhadoli e Ndocej të bënë të derdhesh mendsh në Zall të Kirit.

Ciao e Selam Sali nga Postriba e Guri i Zi, Dajçi, Rrethinat, Bërdica, Ana e Malit, Shala, Shoshi, Pulti, Velipoja! Hi e Selam, Sali nga gjithë Shkodra e shkodranët që i fyeve dhe i poshtërove për herë të fundit.

Ti, njeriu që ke mbajtur peng Shkodrën për ambicjen tënde dhe për të shitur pushtetin tënd sa më shtrenjtë.

Ne, qeveria, socialistët shqiptarë, Edi Rama si kryetar partie, Benet Beci si kryetar bashkie, unë si drejtuese politike e qarkut të Shkodrës të lemë një takim. Nuk është sfidë. Eshtë ftesë. Jo mbas katër vjetësh, por vetëm mbas 24 muajsh, të vish në Shkodër dhe ta shohësh Zojën Shkodër të zgjuar nga letargjia ku dallkaukllëku, parazitizmi, e padije e qeverisjes suaj e kanë lënë për tre dekada. Nxito të vish se mbas katër vjetësh nuk do ta njohësh Shkodrën nëse nuk je bërë non grata deri atëherë nga njerëzit që i ke mpirë me përrallën e antikomunizmit, ti, komunisti i fundit shqiptar.

Tani ti dhe rrethi yt pa parti, e katandisur si një trumcak në dimër, rrotullohesh në pluhur dhe bën banjo pluhuri për të ngritur furtunën tënde të radhës dhe për t’u hedhur pluhur në sy shqiptarëve për cilësinë e zgjedhjeve. Aferim për energjinë, por as Muli e as Noka e Paloka, nuk të besojnë në çfarë thua, por të ndjekin se nuk kanë çfarë bëjnë dhe sdinë si të ta thonë.

Ti, antifaraoni i ditëve të sotme që ndryshe nga çfarë thotë historia, je i gatshëm të shohësh si varrosen nën piramidën e pushtetit tënd iluzor gjithë ndjekësit që të vijnë pas nga halli dhe malli, idealistë naivë dhe llogaritarë cinikë, atë grusht gjithmonë e më të vogël njerëzish që dëgjojnë, por nuk besojnë marrëzitë e tua.

Mbas meje qameti, ke thënë dikur, por ti je vetë ku thërret qameti.

Humbe, Sali, hupe, por ti nuk ke marre. Ke qenë qederi i këtij vendi për tre dekada dhe ky vend i dha nder vetes që të refuzoi.

Humbe, humbe për turp Sali! Por për ty ky nuk është problem.

Shëndet Sali! Mos harro të shijosh perëndimin e diellit, edhe pse nuk e meriton bukurinën e saj, mund të vish të çplodhesh në Bunë.

*Fjalimi i mbajtur në Kuvend

29 Komente

  1. T
    Tironsi i Vjetër

    Berishizmi i ka futur rrënjët shumë thellë në politikën dhe jetën sociale të kombit tonë. Uroj që PS të mos infektohet nga "kolera", teoria dhe praktika berishiste. Disa simptoma janë të këqia. Edhe vetë Spiropali ka shfaqur simptoma të tilla. Rama, po dhe, po.

    1. P
      Paster

      Është , si me , por jo me sikur , që , sa herë nisemi për udhë të gjatë , gjithmonë s'duhet t'harrojmë , presionin e gomës rezervë , nuk ndodh shpesh , në aq Pascal n'varësi të cilindrit

      1. X
        Xham Ajka

        Plas goma rrugës, të keqen, plas. Saliut i plasi, dhe nuk kishte gomë rezervë. Rama kishte goma, e bëri goma, por ty të paska mbetur merak. Po bleje edhe ti nje gome a derezi. Merr kredi po s'pate, sepse te rrofshin Paskalët e pompës pastaj. E çfryn pompën me dorë.

        1. P
          Paster

          Jo si ju me pashaportizim a edhe jo me...

          1. S
            Simca

            Automietet e kanë në kofano edhe folenë mbi shasi edhe rrotën e sigurisë pjes'të . Detyrim është dhe kutiçka me siguresa dhe llambushka për kuadrin . Se me ç'e shtyn ti n'daç veri dërëmën .

          2. B
            Bir selmani i nënës.

            Që humbi apo hupi Salih Qën Vuçidoli është një gjë shum e mirë, e shkëlqyer madje. Poooor dhe që fitove ti sojsëze e Doganave, me 10 milion euro pasuri, është Zi e më Zi. Asgjë e mir nuk i vjen Shqipërisë nga këëlirat Hajdute të Mjaftit. Dëshira ime, për të gjith hajdutët e ndyrë të këtij vendi, është që ta paguajnë aty ku ju dhëmbë më shumë. Dhe do vij një ditë kur Ky Palo Skënderbe i rremë, bashkë me Mamicat Kukobina të tijë, ta paguaj shtrenjtë pisllëkun që ka bëre.

        2. d
          drini

          Shkelqimi i nje kurtizaneje.

          1. A
            Asketi

            Ti je Drini i Monikës? Ha ha ha ha kush flet! Se i ul se i ngre ajo, janë breket e saj. Ti.shiko breket e tua we t'i ka ulur Saliu deri ne toke dhe të thotë merr sapunin. Burrë legen qe merr grate e botës neper gojë si fshesaxhi nate.

          2. A
            A_Zhamo

            Thank's Eli .

              1. K
                Koli

                Vertete?! Une i di te virgjera jo me breke ne koke!

              2. E
                Engjell

                Bravo Elisa. Tani na shpjego si ja rritet rrogen vetes 100%. Si ja rritet rrogen vetes me 1.5 milion leke në muaj nderkohë që mësuesve ju dhatë nga 27 mijë lek të vjetra. Si ja çuat rrogën vetes 3 milion e 100 mojë lek në muaj ndërkohë që një pensionisti ja latë aq sa e kishte 100 ose 130 mijë lek në muaj. Si ja bëtë vetes rrogën 31 herë më shumë se pensioni i një pensionisti ndërkohë që një deputet gjerman merr 9 herë më shumë se një pensionist. Pse se bëtë para zgjedhjeve këtë por pritët te kalonin zgjedhjet. Ku e gjen fytyren ti dhe kryeministri jot te talleni me popullin (ne fakt ky eshte popull qesharak dhe e meriton te talleni) duke ju thene qe rrogat e ministrave dhe deputeteve do rriten te fundit nderkohe qe irritet te parat dhe i rritet 100%. Cila rroge ne shtet u rrit me shume se rroga e deputetit dhe ministrit??!! Te poshter

                1. D
                  Dakord

                  Engjëll, duket qartë që informohesh te syri. Ja e vërteta: së pari edhe deputetët edhe mësuesit do marrin shtesë gati të njëjtë në përqindje të ndarë në 7 vitet e ardhshme dhe jo direkt nesër. Së dyti pagat nuk krahasohen me pensionet por me pagën minimale sepse pensionin nuk ta jep qeveria, por vetja jote, aq sa kontribute ke derdhur në 35 vjet punë aq do marrësh pension. Hap sytë nëse je i ri, mos lejo të të paguajnë në të zezë se po të vjedhin pensionin.

                2. F
                  Fieral

                  Të humbtë mendja, njerëz të papërgjegjshëm! 7% mësuesit që punojnë shumë herë më tepër dhe me më përgjegjësi se ty apo hunjtë që keni për deputetë!!!! Turp! Dhe do mbani njerëzit këtu! Ju të vrisnj moralisht dhe e ktheni njeriun në send lëvizës! Turp!

                  1. J
                    Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                    Lere gishtin e Saliut, por bej qejf me krahun tend qe ja fute ne b... dhe e sodomizove publikisht ne Shkoder, tani qe ka perfunduar ne uturak te agimit te arte, mbajtes i letres higjenike te Fredi Bejlerit dhe vrimbythe politike, per tufen e lapsave me ngjyra te Edvin mavrise! Eshte fundi i nje cope muti, qe me zvarritjet si krimb, me nje familje incestuale te diskretituar si hajdute boterisht, me vetposhterimin politik te perditshem ku e shtypin te gjithe me kembe, me peshtymat e partise se tij ne surrat, me govaten e mutit ku e futi historia, shqiptaret, SHBA dhe bemat e tij prej moterqiri, po i afrohet familjarisht duke u zvarritur drejt dites se vdekjes, duke shpaguar gjakun e atyre qe vrau, esadizmin e tij histerik ndaj Shqiperise, pasurite qe shqeu me shkerdhen e shkerdhite dhe humnerat ku hodhi Shqiperine.

                    1. E
                      Ethem Lalaj

                      OK,ELISA: 1.Bravo për Shkodrën që e futi në BUNË Sali Non Gratën që tashmë vdiq politikisht... 2.Tashmë merru me berishistët hiena të tij sa herë që shpifin ndaj ER,PS,Ju..! 3.Problem për Shqipëtarët veç Saliut..është DREJTËSI.SPAK ka lindur i vdekur nga frika e vrasësit KILLER SB. 3.Mos e lini në heshte 21 janarin,Gërdecin,Kl.Partizani,ÇEZ,Lobimet Ruse..pasi Sb këtë qëllim ka pasur në 33 vite..të shpërndaj përgjegjësinë e tij ndaj 101 krimeve që ka bërë që nga 91 Shkodër e deri 21 prill 2021 Elbasan me 20.000 të vrarë..!

                      1. T
                        Trotski

                        Respekte Elisa.Ia ke zbrazur te gjitha Karikatoret Sali Kermes-Delenxhiut te "Perparimit"SPAK ka detyre imediate ta prangose kete Edepsez dhe Kriminel.Boll Ma na cau Trapin

                        1. V
                          VITI 1991

                          PENSIONISTET NE LITAR

                          1. L
                            Luarasi

                            Një pamflet politik i variantit fanolist femër.Të lumtë mendja zonjë e nderuar. Ja rekomandoj t'a studiojë deputetit Gjekmarkaj,që bën hartime të nivelit të klasës së9-të.

                            1. M
                              Mbretereshe je per punet..

                              z. Elisa Spiropali,si Mbretershe je si zonja Merkel... hoj e nderuar ,,haman se mos na vdes penecilina Kerma Spiuni Sali ! se ka mundesi ti bie damdhaja....... Do Zoti nuk vdes deri sa te shkoje ne Rec.....

                              1. s
                                shkodërlocja

                                Elisa je flori!

                                1. A
                                  ALBAN DEGA

                                  SHKELQIM I NJE MENDJEFEMER SI SPIROPALI ! Cdo koment I tepert !

                                  1. I
                                    Iliria

                                    Dini te beni pune tjeter apo vetem te mereni me saliun tere kohen ...Zgjebsa...Po keshtu eshte kur futen ne politike nga rruga lloj lloj hajduti e analfabeti politik pa asnje gram shkolle politike. 32 vjet uje te zi i nxorret ketij kombi ....por edhe ky komb uje te zi ka per tu nxjere ....sic thote dhe Konica " Hakmarrja eshte susta me e forte e shqiptarit . Nuk ka ikur njeri pa i lare borxhetne kete jete edhe ne si lafshi ju do ti lajne ata pas jush , sepse ka zot . Jeni mallkuar nga mengjezi deri ne darke me ufff nga ky popull qe e katandiset ne kete fare feje.

                                    1. B
                                      Bilushi

                                      Nuk e kuptojnë dot se edhe 30 vjet pasi të ketë vdekur Saliu ,PD nuk do e votojë askush! Se nuk është Parti,është vetëm klubi i bashibozukëve të Saliut...

                                      1. M
                                        Mamica

                                        Po mi baxho, po! ha ha ha

                                        1. k
                                          koli

                                          ore u ket non graden doni se ju man npushtet pa fund, po kujdes, beni luften kunder korrupsionit se ne momentin qe do jete nje alternative e besueshme, do ikni si kta.

                                          1. R
                                            Rilindja e Lenka Cukove

                                            Fort e zonja doli kjo shoqke Spiropali! Me nje sokellime "Edi Rama eshte Skenderbeu i shekullit 21" aty ne shesh dhe e siguroi rehabilitimin prane Sulltanit...(e te mendosh se vete Sulltani e pati shkarkuar nga Drejtoreshe Doganash per pa aftesi...)

                                              1. U
                                                Universi shpresa ime

                                                Ju jeni që e mbani ???? e SalehMutajt që Mos të ndihet era e shurres së pâturreve të shalokut. Po kur të vdes saliu kë do Shani?

                                                Lini një Përgjigje