A meriton Lulzim Basha një tjetër shans?

25 Maj 2023, 09:36Blog TEMA

A meriton Lulzim Basha një tjetër shans?

Nga Arbër Hitaj

Pas heshtjes që zgjati mbi një vit dhe uraganit konstant me akuza dhe ofendime ndaj tij, Lulzim Basha vendosi të thyejë heshtjen dhe filloi aksionin politik. Një takim me të rinjtë ishte gjetje e mirë për t’u rishfaqur si politikan që ende pulson teza e ide. Ligjërisht Lulzim Basha e ka të drejtën të rimarrë ose të rikthehet në Partinë Demokratike dhe asgjë nuk e ndalon.

Por, pavarësisht kësaj, duke u ndalur tek pikat kryesore të fjalës së tij sot, që lidhen me të renë dhe rikthimin e besimit, Basha e ka një problem moral të madh përballë partisë së tij fillimisht e më tej para qytetarëve shqiptarë. Nuk dua ta paragjykoj takimin e parë me të rinjtë, pasi duhet parë me vëmendje qasja e tij, tashmë i “çliruar” nga Berisha, por fillimisht mendoj se do t’i duhej të kërkonte një ndjesë të sinqertë ndaj demokratëve për problemet e dukshme që Partia Demokratike ka patur nën drejtimin e tij në tetë vite. Nuk janë pak, fillojnë me konfuzionin e zgjedhjes së deputetëve në 2017 apo për të vijuar me 2021 me një komision shumë problematik në zgjedhjen e deputetëve, ku një nga drejtuesit u vendos në listë fituese. Ka shumë problematika që nuk janë të largëta.

Përballë shumë pyetjeve, Basha ka përgjegjësinë të jetë plotësisht i sinqertë. Nuk do të jetë e lehtë të bindësh simpatizantët duke i parë në sy. Vështirësia me Berishën përballë është një mision jo i lehtë. Përfundimi i këtij procesi purifikimi do të ishte mënyra më e mirë për të ringjallur shpresën te demokratët fillimisht dhe më tej të shqiptarëve.

Propozimet për një mandat dy vjeçar të qeverisë, vettingu i politikanëve, lista të hapura për deputetët, apo dhe vota e emigrantëve, janë një paketë e mirë por nuk janë risi. Basha po teston opinionin pasi e di që nuk janë të mjaftueshme për të shkuar më lart e për t’u përballur fillimisht me Sali Berishën e më tej me Edi Ramën në zgjedhjet e 2025.

E megjithatë, Lulzim Basha është politikani me më pak mëkate se liderët e tjerë, prandaj e meriton një mundësi të tretë dhe të fundit, për të sjellë atë që ka pikën e tij të fortë të qenurit normal mes liderve anormal. Ky është momenti që shqiptarët ta njohin Lulzim Bashën e vërtetë dhe këtë në dorë e ka Basha, nëse do të tejkalojë vetveten e 2021!

4 Komente

  1. J
    Juli

    Ketu tek ne eshte gallate tragjiko komike.Ne kete shkrim gazetari thote per Luli qe pulson teza e ide.E tmerrshme,Luli kaqol complet,vetem ide qe nuk ka,nuk jep.Akoma se percaktoni Lulin se çfare bagazhi politik ka?Tete vjet kryetar opozite,4 vjet kryetar bashkie,çfare beri?Asgje,veçse e dhjeu fare.Gazetaret, po e qelbin fare me mbeshtetjen qe i japin budallenjve.Nuk ka Luli aftesi per te qene lider,por keto thone dhe do fillojne te thone,Luli kryeminister i ardhshem.E moret n'qafe kete vend.

    1. E
      Emigranti

      More „gazet@ar“,si na e nxjer ti Bashen politikan me më pak mëkate? Ai duhet te sqaroje ne gjykate rrugen e Kombit qe e ka mbyllur me proçedure,vrasjet ne bulevard,mareveshjen e detit,çeshtjen Babale,vrasjet makabre ne bulevard,uniformat per policine,mos lejimimin e votes per emigrantet,depolitizimin e komisioneve zgjedhore,hapjen e listave,shkaterrimet gjate protestave,braktisjen e zgjedhjeve 2019 etj.etj. Te gjitha keto te kryera ne bashkepunim…… ja ky eshte Basha jot i dashur humbes serial ne zgjedhje. Per kuriozitet:te demostroi Dipllomen se ç’fare universiteti ka kryer! Ky eshte Basha yt i dashur!

      1. T
        T

        Nje tjeter gomar per.opoziten qe te bej qejf sulltani Rama dhe hajduti Veliaj e co

        1. Z
          Zot fali !

          Luli pulson ideeeeeeeee!!!!!!!!!!!!!???????????

          Lini një Përgjigje