Historia e rrogave të deputetëve shqiptarë: Nga puna pa pagesë në komunizëm, tek rritja me 100% këtë të enjte

25 Maj 2023, 18:14Blog TEMA

Historia e rrogave të deputetëve shqiptarë: Nga puna pa

Nga Hamdi Jupe

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë dërmuese votash projekligjin per rritjen e rrogave të funksionarëve të lartë dhe të kategorive të ndryshme të administratës publike. Midis tyre ishte edhe rritja e rrogave të deputetëve dhe ministrave. Ky ishte një vendim i duhur, edhe pse shumë i vonuar dhe i shumëkomentuar. Kush e njeh historinë e rrogave të deputetëve në vendin tonë dhe në botë nuk do të çuditej aspak nga ky vendim i fundit i Kuvendit.

Deri në vitin 1990 deptetët komunistë, gjithsej 250, nuk kishin pagesë fare për punën e deputetit. Ata mblidheshin katër herë në vit me nga dy- tre ditë seancë dhe pastaj ktheheshin në vendin e tyre të punës, ku merrnin rrogën e zakonshme.

Me krijimin e Kuvendit të parë pluralist doli për herë të parë problemi i rrogës së tyre, sepse ata tani do t’i kushtoheshin vetëm punës parlamentre. Pati një debat se sa duhet të ishte rroga e deputetëve dhe ajo që mbahet mend nga ajo kohë ishte një frazë e deputetit të opozitës, profesor Doktor Ylli Vejsiu, dekan i fakultetit Ekonomikm të Universitetit të Tiranës. Duke marrë fjalën në Kuvend për punën e rrogave, ai tha: “Vetëm zogjtë këndojnë pa paguar”. Kjo do të thoshte se deputetët tani nuk do të punonin më “badiava”.

E thënë nga një deputet i opozitës së asaj kohe dhe nga një profesor i ekonomisë, ajo frazë pati efekt te deputetët. Shkurt, u vendos rroga e deputetëve e përshtatshme për kohën dhe kjo rrogë vazhdoi kështu deri në vitin 2000. Kjo rrogë (rreth 30 mijë lekë në muaj) tani nuk e motivonte më punën e deputetit në kushtet e reja të çmimeve. Kryemnistri i asaj kohe Ilir Meta vendosi t’ì rritë me tri herë rrogat e tyre dhe kjo u bë edhe me marrëveshjen e heshtur të opozitës (demokratike). Edhe ata i donin paratë.

Kjo rrogë e re, e vendosur në vitin dymijë, me pak rritje të vogla (aq sa inflacioni) ka vazhduar deri në vendimin e fundit të Kuvendit, pra për më shumë se njëzetë vite e pandryshuar. Ndërkohë, deputetëve gjatë kësaj kohe iu janë hequr makinat e Kuvendit dhe shoferat. Natyrisht qe ata marrin dita dieta për lëvizjet e tyre për shkaqe pune, por rroga mbeti po ajo: rreth 150 mijë lekë në muaj. Nga kjo rrogë deputetit i mbahen rreth 30 mijë lekë për sigurimet shoqërroe dhe shëndetësore, ashtu si të  gjithë punonjësve të tjerë, si dhe për sigurimet shoqërore suplementare, si rroga të larta që janë. Shkurt, “kokoshi” katandisej thelë. Deputetit i mbetej të merrte neto rreth 1100 Euro rrogë në muaj. Dhe kjo për rreth njëzetë vjet rresht. Çfarë çmendurie! Gati - gati sa nuk i kishin shpallur deputetët “vullnetarë të Enverit”, tanimë në kohën e Salës dhe të Edit. Absurditeti shkonte deri aty, sa, me rritjen e tanishme të rrogave, sipas projektit të qeverisë, disa specialistë të ministrive do ta kishin rrohën më të lartë se ato të vetë eprorëve të tyre ministra.  Hajde moral hajde!

Kjo sjellje e qeverive shqiptare ndaj deputetëve dhe ministrave ka qenë pushtëruese dhe ky poshtërim ka ndodhur gjatë më shumë se njëzetë vjetëve, edhe në tetë vitet që ka qenë kryeminsitër Sali Berisha, edhe në dhjetë vjet që është kryeministër Edi Rama. Të dy e kanë lënë deputetin në gjendje të mjeruar, ndoshta për të ulur personaltetin e tij me psikologjinë se “boll e ke edhe atë, se unë ta kam futur emrin në listë si deputet.”

Eshtë e vërtetë se një pjesë e vogël e deputetëve kanë bisnese private dhe rroga mund të mos u hyjë në sy. Por kjo nuk do të thotë se duhet t’i lëshë ata “me bukë e djathë”, për të qenë të nënshtruar. Kjo është asryeja që disa depuetë i lënë mandatet me lehtësi, sapo gjejnë një vend të ri pune, kur shikojnë se çfarë rroga të mjera kanë në Kuvend. U del më mirë të punojnë si gazetarë apo analistë shtypi, ku e kanë rrogën disa herë më të lartë se deputeti e ministri.

Në këtë zhurmë të debatit për rriten e  rrogave të depuetëve dhe minstrave  u ngatërruan me këmbët e tyre edhe dia gazetarë dhe analistë “krejtësisht të pavarur”, përveç varjes së tyre prej qeses me para që marrin çdo muaj nga burime të dyshimta dhe për arsye të dyshimte. Lexuesit tani e dijnë tanimë se këta “analistë” i kanë rrogat deri në 18 milionë  lekë (të vjetra) në muaj nga institucione publike dhe private, për punë që nuk dihet se çfarë janë. Nga mosdija (gjindje pa shkollë, zotni mësues) apo nga morali i ulët e tyre, nxituan ta quajnë “mallkim” rrogën e re të deputetëve, që “mos arrifshin ta hanë ishalla!”

 Këtyre zotërinjve është vendi t’u thuhet të shikojnë më pare moralin e tyre, sa herë dalin nëpër televizione a radio për të bërë moral e pastaj atë të deputetëve. Është e vërtetë që disa deputetë, (ndoshta gjysma e tyre) nuk meritojnë të jenë në atë sallë. Por derisa kanë hyrë atje, ata duhet të trajtohen me dinjitet. Ndonjeri edhe mund t’ia falë shtesën e re të rrogës së tij (siç u shpreh në Kuvend) jetimores së Tiranë, por kjo nuk ia ngre vlerat, përkundrazi, ia ul, e paraqet si hipokrit, sidomos kur këtë e deklaron në Kuvend.

Shumca dërmuese e deputetëve, pa dallim partie, e votuan projektligjin për rritjen e rrogave të tyre, vetëm tre deputetë të opozitës dolën kundër. Edhe në Komisionin e Ekonomisë ishin deputetët e opozitës që e ngritën me forcë këtë problem. Kjo tregon se edhe demagogjia ka një kufi, kur puna nuk mban më. Deputetit jepi atë që i takon dhe deputeti, sipas Kushtetutës, është i katërti në piramdën e pozicioneve shtetrore, pra edhe të rrogave në vend. Më tej kritikoje dhe shaje sa të duash për punën që bën apo që nuk bën.  

Është vendi të thuhet se rrogat e reja të deputetëve nuk do ta varfërojnë popullin shqiptar. Janë gjithsej 160 rroga deputetesh dh ministrash ato të nivelit të lartë. Prej këtyre mund të hiqen nja dyzetë rroga, sepse Kuvendi i Shqipërisë sot nuk ka nevojë të ketë 140 deputetë. Ky numër u vendos nga Kuvendi komunist i vitit 1991, duke e shkurtuar atë nga 250 që ishte deri atëherë. Sot në Shqipëri ka vetëm 2,7 milionë banorë, nga rreth 4 milionë që kishte më 1991. Një deputeti shqiptar praktikisht i bien rreth 10 mijë zgjedhës kur në Itali, Gjermani e gjetkë ky numër është mbi 60 mijë për çdo deputet. Atëherë pse duhet të jetë 140 numri i deputetëve dhe jo 80 apo 100? Kjo ulje e numrit të tyre do ta çonte në zero humbjen nga rritja e rrogave të tanishme.  

10 Komente

  1. M
    Mali

    Si gjithnje i sakte z.Jupe

    1. D
      Dinjitozi

      Hamdi brravo, Ke mbrojtur me tope në duar rrogat e deputetëve pa le po thua nuk varfërojnë se janë pak More Hamdi po Një Pensionist sipas mëndjes tënde nuk ka dinjitet?!2014 Një ish mësues e di sa herë më pak se një deputet merr? Ta them unë 300 000 / 18000 Tungjatjeta janë 25 herë më pak Je dhe gazetar i vjeter

      1. K
        Kola

        O Jupe qe hupe! Nuk eshte puna se u rriten rrogat. Puna eshte se deputetet treguan se nuk e kontrollojne vehten kur eshte fjala per privilegje dhe keshtu jane bere te pabesueshem dhe qe nuk meritojne asnje privilegj.

        1. S
          Socialisti

          Nuk votojme, do ta shikoni ne 2025 se cdo te behet nqs nuk behet nje ligj qe parlamenti te kete 70 deputete, nuk i duhen Shqiperise me kete popullsi e siperfaqe, me shume se 70deputete.

          1. x
            xhemal

            Hamdi . .eshte momenti i gabuar,perqindja e rritjes marramendese,pensionet tane te turpeshme ofenduese per ate pjese qe ka sakrifikuar duke derdhur djerse e dije me pak leke e sot Jane qytetaret me me dinjitet..kjo e sotmja eshte nje ofendim i madh..eshte nje TURP..une mendoj qe cdo vit te kujtohet si nje dite e turpit politik..u bene bashke qe nga presidenti dhe e miratuan me urgjence per bythen e tyre e pastaj thone se jemi ne kohe te veshtira lufte...rrogat te rriten me nje arsye llogjike..edhe njerezit e thjeshte e bejne dallimin ,dine mire sa u takon secilit..gazetar mos e mbro zhgarravinen politike...turp,turp

            1. s
              shqip

              E bëre si ai byroisti që tha :" Po 200 vetë jemi ne që hamë mish pa tollon. Nuk varfërohet shteti nga ne që hamë mish për ditë. " Ky është mentalitet i realizmit socialist. Për ironi të fatit shkrimi bie ndesh me realitetin. Ka deputetë që paguajnë për të qenë pjesë e parlamentit. Sipas Jupes të kesh rrogën 7 deri në 10 herë më të lartë se rroga e një masoni , qenka vërtetë varfëri. Po nuk mbaron këtu. Deputetët udhëtojnë me dietat e kuvendit. Hanë po me to. Dhe nuk bëhet fjalë për furgonin apo tasin e fasules. Deputetët pa përjashtim marrin kredi të buta , shumë të buta. Nga rroga e tyre e varfër kanë dy, tre, e më shumë apartamente. Jupe harron të thotë që falë kësaj politike ( anarshi) , gjysma e kombit nuk jeton më brenda Shqipërisë Londineze. Po pse paguajnë për tu bërë deputet, kur dihet që rroga është kaq mjerane , ( sipas Jupes dhe atyre që kanë por nuk u del).? Sepse reaksioni shkon zinxhir. Të gjithë deputetët, ministrat, administrata e lartë, kanë familjarët në poste ku rroga është relativisht shumë herë më e madhe se e një punëtori.

              1. L
                Loni prej betoni

                Kuvendit i duhen 61 deputete, aq sa bashki ka! 79 te tjeret duhet ta shohin sallen e parlamentit me dylbi! Jane kot fare, vetem sa do te marrin rrogat 30 here me te larta se te nje pensionisti qe ka punuar nje jete te tere!

                1. P
                  Po t’ë quhet PUNË ajo që bëjnë , le t’ë marin !

                  Po le të marin dhe më shumë nqs e meritojnë dhe nqs ajo që bëjnë quhet PUNË , t’i biesh BILBILIT e DAULLES , t’ë jesh thjesht spektator apo duartrokitës në sallën e kuvendit e t’a quash PUNË dhe t’ë paguesh 30 000 lek , t’ë paguesh se mban me vehte dy KARTONA në xhep që në shumicën e tyre nuk e dinë përse i kanë dhe kur duhet t’i përdorin , pa le si t’i përdorin .

                  1. A
                    Arbeni

                    Vërtet 140 deputet janë shumë për një vënd të vogël e të varfër,prandaj numri i tyre duhet të jetë më i vogël se 100. Pra do ketë më pak rrogëtarë parazit ,që dijnë vetëm të ngrejnë dhe ulin kartonët,sepse shumica nuk flasin asnjëherë .

                    1. I
                      INJORANCA.

                      Doli ne skene dhe Jupja. Me siguri nje porosi e vecante e detyroi te mbroje pabukesine e deputeteve. Po pse mo Jupe sipas teje pensionistet skane punuar, bile me shume se keta 30 vjet. Kishte shtet atehere e jo si tani rrumpalle. Vigjilent sì gjithnje, se paske haruar servilizmin. A thua se ju qe flisni brockulla, nuk do te beheni ndonje here pensioniste. Por kjo kohe eshte me rradhe, nje here ma hype, nje here ta hypa. Ky shkrim po te kishte objektivitet nuk do te ishte ne kete nivel. Jo per gje por deputetet tane nuk e meritojne kete vleresim. Do ta kuptoni sa te vine zgjedhjet. Mezi paskeni pritur te behen votimet dhe menjehere ofensive per te shtuar privilegjet per vete. Sa mjerim, kur pushtetari ben cfare ka ne duar per vete. Ju politikane te ketyre 30 viteve skeni moral te flisni, kur ne kohen e meparshme, deputetet, nuk i ishin te barabarte per pagesen sepse sejcili paguhej ne baze te vendit te punes, pa asnje privilegj e perfitim tjeter. Te pakten shtoni cilesine e deputeteve, mos e ndyni sallen e parlamentit. Ne nje te ardhme, koha do t,ju poshteroje.

                      Lini një Përgjigje

                      Blog Tema