Ëndrra arabe e Albin Kurtit

27 Maj 2023, 11:13Blog TEMA

Ëndrra arabe e Albin Kurtit

Nga Kimete Berisha

Ëndrra arabe e Albin Kurtit: Ta përzë Amerikën nga Kosova!

1. Politika amerikane, ashiqare, po anon kah Serbia.

Po duket sikur do t'ia jepnin pak Kosovë- Serbisë, për t'ia marrë Serbinë - Rusisë.

Është e frikshme që në krejt Evropën dhe Amerikën të mos

gjendet një njeri që i dënon sulmet e bandave serbe të Vuçiqit në Veri.

Të gjithë, pa përjashtim e dënuan qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave të veriut i quajtën 'masa të dhunshme'.

2. Je 'masë e dhunshme' nëse u imponohesh si kryetar shumicës që nuk të kanë votuar.

Bojkoti i serbëve nuk është zgjidhur me zgjedhje.

Albin Kurti e di që serbët e Veriut nuk i pranojnë kryetarët që nuk i kanë  zgjedhur vetë, prandaj i dërgoi atje me dhunë, për të nxitur dhunë.

Ndoshta ka shpresuar (logjikisht), se bota demokratike do t'i dënojë sulmet e kriminelëve serbë dhe jo mbrojtjen e policisë së Kosovës.

Por, ja që askush nga perendimi nuk e ka ndërmend të luftoj për Albin Kurtin!

3. Mbasi që Albin Kurti u ngrit kundër Amerikës, BE- së e NATO - s, a do të thotë kjo se ky është më i forti në botë!

Ndoshta është më i forti. 

Ndoshta është psikopat.

Psikopat je, nëse të karakterizom  sharmi sipërfaqësor,

inteligjenca e lartë,

gjykimi i dobët dhe dështimi për të mësuar nga përvoja,

egocentriciteti patologjik dhe paaftësia për dashuri,

mungesa e pendimit ose turpit, impulsiviteti,

ndjenja madhështore e vetëvlerësimit, gënjeshtra patologjike, sjellja manipuluese etj.

4. Është abnormale, sëmundje e rëndë mendore, është halucinacion të kundërshtosh Amerikën, KFOR-in dhe BE-në, e të sillesh si superfuqi - kur nuk je as shtet.

Kosovën e bën të quhet shtet Amerika, dhe e ruan NATO. 

Amerika e di se buxheti i Kosovës vjedhet cent për cent.

Kosova është shtet kriminal në duart e hajnave dhe mafisë politike.

Gjithmonë ka qenë kështu.

Politikanët vjedhin, populli mbetet i varfër.

5. Prandaj, të çohesh kundër Amerikës, të injorosh këshillat amerikane (edhe kur duken absurde), është gabimi më i madh që mund të bëhet.

Është krim shtetëror të veprosh krye në vete.

T'ia tregosh forcën Amerikës - kjo nuk bëhet pa qenë psikopat.

6. Nuk thyhet dera e hapur.

7. Kosova nuk ka ushtri. Ushtria e Kosovës është si 'Terracotta', ushtarë skulptura që e 'ruajnë' varrin e perandorit.

8. Edhe sikur të kishte ushtri, Kosova nuk do të mund të fitonte asnjë luftë pa perendimin.

Luftën e fiton ai që është me Amerikën.

Pa Amerikën e humb Kosovën, jo veç Veriun që e ke të humbur.

9. Ti je askushi.

Pa të ardhme.

Pa pare, pa edukatë, pa shprehi të punës.

Je dembel.

S'ta zë muaji - muajin.

Jeton me ndihma.

E vetmja shpresë e jotja është të largohesh nga Kosova.

Je më i varfëri në Evropë.

Kjo tregon më së miri kush të udhëheq ty.

10. Pse kryeministri Kurti kërkon luftë me Serbinë?

- Për ta zgjidhur kompleksin e burrërisë!

Pse e injoron Amerikën?

- Për ta kënaqur sindromin e Zotit nga i cili vuan!

Derisa policia ishin në flakën e Veriut, ky lëmohej, lëpihej dhe endej rrugëve me jeep, për pak e shkeli dikë duke lozur me shpejtësi.

Neron i ka rënë violinës derisa e ka shikuar Romën të digjej.

Motivi? Ta krijoj një Romë të Re.

P.S. Shqiptarët i motivon kundër Amerikës vetëm prirja kah ekstremizmi fetar.

Kushdo që e mbështet Albin Kurtin në luftë kundër Amerikës është ekstremist: Ëndërron ta bëj Kosovën - Arabi.

Paradoksale: Mbështetja kundër perendimit i vjen nga shqiptarët që jetojnë në perendim.

26 Komente

  1. s
    shqipe

    Sa kam qesh. Kimete: Ta bofte zoti hallall qumeshtin e nenes!

    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Kjo eshte rraca perverse turkoshqipfolese kshq vari kkkkkkk..... Ne asnje vend arab nuk ka filoamerikane, sunit dhe amerikon nuk mund te jene kurre amici.... gezuar ramazonin

    2. D
      DmJ

      Jalla moj Kimete cna bone per vete.

      1. s
        shqiptar

        Je njesh ne analize e nderuar gazetare

        1. B
          Buda

          Analize kritike jo analitike. E vetmja zgjidhje juridike dhe historike e komunave te veriut te Kosoves eshte REFERENDUMI POPULLOR, nen mbiqyrjen e OKB dhe OSBE-ODHIR, se nga cili shtet duan te administrohen banoret: nga KOSOVA apo nga SERBIA?!

        2. R
          Raimond vlonjati

          Po pse ne Shqiperi Amerikanet u bene pro pushtetit kur Opozita bojkoti zgjedhjet dhe i pranuan zgjedhjet edhe pa Opoziten, ndersa atje ne nje qytet te vogel Amerikanet jane kunder pushtetit qe beri zgjedhje pa Opoziten ?

          1. 2
            2T8

            Sepse edhe po të vinte në pozitë e kundërta , ç'u i intereson eshte shteti , struktura , e administruar .

            1. D
              DikManJaku

              Sepse ne si shtete bananesh na trajtojne si majmune.

              1. S
                Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

                Ja dhe vrromiari tourkalvanos qe ngop zorren e thare m'ameriki e ben duan e turkut.... ptuuuuu plehre arabe

              2. T
                Taraboshi

                Shkrim ne ajer

                1. E
                  Eni

                  O Kimete jepi .....Kosova ne cdo indeks nderkombetar ks bere perparime...ke te gjitha...

                  1. P
                    PUCI

                    Analize perfekte e sindromit te pushtetarit komunisto islamik .

                    1. F
                      Fatmir Lohja

                      Kerkon lufte o,se ka mbeshtetjen e Osmenit !?

                      1. R
                        Rikardo

                        Cfar budallai ky Kurti ka bere armik ate qe nuk mundi dot bota ne dy luftra jo me nje pederast turko bosnjak si ky dhe Dosa Osmani

                        1. D
                          DikManJaku

                          Hap ndonje liber Historie o RiKarDo. Amerika gjithmone ka hy ne lufte kur lufterat e kishin mare udhen e mutit dhe vetem sa ka ndryshu krahun ne peshore. Te gjitha lufterat qe ka fillu vete i ka humb. Kore,Vietnam,Afganistan

                        2. a
                          anticensure

                          Nuk e paska ditur askush (pervec TemA) se arabet paskan pas enderruar per nje Kosove te pavarur e vetvendosese per fatet e veta.

                          1. L
                            Leo

                            Trap gazetar,,, për ke Arabi e ke llafin se vendet arabe partnerin me te madh qe kane Amerikën e kane...

                            1. E
                              Eulopa me viça

                              Po moj e dashur Kimete ashtu është, si gruaja e Bilalit që i bën pushimet tek kullat e Alabarit në Dubai! "Kosova është shtet kriminal në duart e hajnave dhe mafisë politike." - Kjo fjali tingëllon si propaganda shoviniste e qarqeve ekstremiste serbo-greke-ruse. Sigurisht edhe gazeta që e boton një gjë të tillë, për atë punë paguhet. Tani përfytyro pak ku qëndron shteti i Kosovës në krahasim me Rusinë, Serbinë dhe Shqipërinë e gruas së Bilalit dhe Burrit të Slobodankës? https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/global/2022/Kosovo/ Nëse shkojmë të shohim dokumentin nga V-DEM Institute "DEMOCRACY REPORT 2023", Kosova bën pjesë tek demokracitë zgjedhore, ndërsa Serbia dhe Shqipëri futen tek vendet me autokraci zgjedhore. https://www.v-dem.net/documents/29/V-dem_democracyreport2023_lowres.pdf "Plato is dear to me, but dearer still is truth."-Aristotle.

                              1. T
                                Tirona

                                Analize e kendshme.

                                1. L
                                  Landi

                                  si gjithmone Kimetja inteligjente dhe realiste

                                  1. L
                                    Landi

                                    si gjithmone Kimetja inteligjente dhe realiste

                                    1. B
                                      Botnori

                                      Eh mer zoterinj, Keto janë petet e siperme të lakrorit, vreni mbrenda cfare ka...

                                      1. k
                                        kirurg

                                        Një vajzë egoiste dhe hakmarrëse. Urrejtja ia mbyll të dy sytë dhe ia bllokon trurin, ia lë hapur vetëm vrimat lart e poshtë.

                                        1. D
                                          D'Archoi

                                          Dy njësi nën dhe për themel të Torës e tëtë mbi dhe për shtat pa e murrosur . Qëndrima ! Raroti perfect .

                                        2. D
                                          Dardani i Ri

                                          Zj. Kimete, përgëzime për mençurinë, diturinë, patriotizmin dhe guximin! Albin Kurti është një fashatar poltikan populist, me sindromën e narcistit. Ai vuan nga çrregullime shumë të forta psiqike dhe të personalitetit. E mori pushtetin me zjarr dhe po e kthen Kosovën në shkrumb. Për atë debilen Osamni nuk ia vlen të shkruash asnjë fjalë.

                                          1. B
                                            Beni

                                            Tamam siç ke emrin e ke shkrujt dhe artikullin moj Kimete torollakja.Albinin e njef me mire populli I vet se Eskobari qe mbas nji viti mbase nuk eshte me dhe si plas me fare se ca behet me Kosoven.Albini nuk eshte hajdut ooo Kimete si politikanet e Shqipnis,dhe hik e futi ne nji suxhuk tani dhe boj ne nji shkrim tjeter se tema mezi pret te shash Albinin.

                                            Lini një Përgjigje