
Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Albin Kurti s’e mbron dot sovranitetin e Kosovës as 24 orë.
Kush mendon ndryshe në rastin më të mirë është idiot dhe në rastin më të keq spiun i Serbisë ose Rusisë.
Kosova sot ka një sovranitet të kufizuar dhe çdo lider sovranist i Prishtinës apo Tiranës është i çmendur ose agjent i shërbimeve anti-shqiptare.
E imagjinoni dot Tajavanin të përplaset diplomatikisht me Amerikën?
Tajavani është 1000 herë shtet më i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht se Kosova, por pavarsia e Tajvanit mund të shkërmoqet 24 orë prej Kinës nëse largohet Amerika.
S’ka turp dhe mosmirnjohje më të madhe se përplasja e politikanve shqiptarë me SHBA.
Në rastin konkret përplasjet e Kurtit me SHBA dhe BE, do i sjellin Kosovës pasoja të rënda.
Pas çerek shekulli të luftës në Kosovë, për herë të parë SHBA dhe BE konsiderojnë shtetin e Kosovës të dhunshëm dhe serbët viktima të kësaj dhune.
Trashëgimtarët e Bill Klintonit i cili derdhi lot, gjak dhe miliarda dollarë për çlirimin dhe pavarsinë e Kosovës po ndeshin në një mosmirnjohje klasike në dy gjysëm shtetet shqiptare në Ballkan.
Albin Kurti i cili nuk pati kurajon të jap dorëheqje para Marveshjes së Ohrit e kanë kapur ethet e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje.
Atij i duhet të përmbushë detyrimin për lejimin e Asosacionit të 10 komunave serbe në Kosovë.
Duke parë humbjen e elektoratit ai demostrojë forcën në veri të Kosovës.
Falangat serbe të dirigjuara nga Vuçiç padyshim që provokuan dhunë dhe kryeministri Kurti kishte mundësinē që fajin tja u linte serbëve dhe jo Kosovës.
Sot SHBA, BE, Berlin apo Brukseli konsiderojnë fajtor të dhunshëm shtetin e Kosovës dhe nga ana tjetër viktimë minoritetin serb.
Albini i bëri nderin e jetës Vuçiçit, i cili ka prekur fundin politik dhe është diskredituar nga lidhjet e tij me mafien dhe aferat korruptive.
Në ditën e tij më të keqe, Vuçiç e ka bërë Serbinë partnere më të afrët me perëndimin sesa Kosova, dhe e gjitha kjo falë Albin Kurtit.
Albin Kurti nuk e ka kuptuar ende që s’mund ti tregojë ai SHBA dhe BE se si duhen zgjidhur projektet e tyre në Ballkan.
Albini duhet kuptojë që Amerika ka prioritet luftën me Rusinë dhe konfliket me Kinën dhe jo fshatrat e Kosovës.
Albini duhet të kujtojë se ai është i përkohshëm dhe Kosova e përjetshme.
Albini duhet të qartësohet që Kosovën as nuk e çliroi dhe as nuk e krijoi ai por SHBA dhe UÇK.
Albini dukshëm do më shumë pushtetin sesa shtetin dhe për këto arsye po mendon për disa vota aktivistësh sepse po ndjen zgjedhjet e parakohshme.
Sot Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që e izolon por që e hap Kosovën.
Përplasja me perëndimin mund ti detyrojë amerikanët të sjellin në tavolinë “Planin B” që është ndarja ose autonomia e serbëve në Kosovë.
Prandaj Albin Kurti duhet kuptojë që pakicat kombëtare nuk i shtyp dot me dhunë kur ke një shtet prej kartoni dhe një sovranitet si tullumbac.
Rrugë të mesme nuk ka:
Ose do bashkjetosh me pakicat serbe me kushtet e Amerikës, ose shumë shpejt do ketë në tavolinë opsionin e autonomisë të imponuar nga perëndimi. Atëherë do e shikonim Albin Kurtin sa byth do kishte të nxjerrë policinë apo ushtrinë kundër NATO-s.
Problemi është që mos mbërrij ajo ditë sepse po u soll kështu ky sdo jetë kryeministër sepse SHBA mund ta shpall Non-Grata njësoj si “sovransti” i Tiranës dhe Dodiku i Republikës serbska.
Albinit dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte në opozitë, herën e tretë rrezikon që mund t’ja heqin përjetësisht si miku i tij në Tiranë.
Albini s’do jetë kryeministër por zjarri që po ndez në veri mund ti dal tym i zi shumë shpejt në gjithë Kosovën.
Le të lutemi që të jetë “budallallëk” ashtu siç e quajti dje emisari gjerman Albin Kurtin.
Ky Spahiu nuk do ta kuptojë se plani "B" i Amerikës ka kohë që po vihet në zbatim. Asosacioni është në fakt autonomi e plotë e komunave serbe në Kosovë. Dhe pa asnjë dyshim një republikë serbska në Kosovê. Me më shumë të drejta bile se edhe ajo e Bosnjës. Amerikanêt po të duan le të ikin dhe le të ia lejnë Kosovën ose gjysmën e saj Serbisë. Por i kanë bërë planet gabim. Noc Rrokun do fitojnë. Serbia nuk do ndahet kurrë nga Rusia. Dhe mbi të gjitha Kurti nuk kishte pse të jepte dorëheqjen para samitit të Ohrit, se ashtu i do bytha Spahiut. Ai ka besimin e popullit të Kosovës dhe do rizgjidhet përsëri, pavarësisht se çfarë grijnë Spahiu, Rama dhe Baze. Edhe në Amerikë ka shumë senatorë, republikanë dhe pena të njohura që po e kritikojnë hapur politikën e sotme të Biden dhe Blinken. Amerika nuk do ta bëjë kurrë aleat Serbinë, por mund të humbasë edhe një platzdarmë me rëndësi për të në Ballkan.
Çdo proces ka dialektikën e vet. Edhe Albino do lihet mënjanë nga historia dhe real polotika amerikane. Pritet të mbushet kupa dhe Albino kthehet prap në opozitë. Problemi është alternativa dhe "neuronet" e kosovarëve. Albino ka mbështetës prandaj nxjerr kakardhi. Kosovarët duhet ta ndajnë mendjen njëherë e përgjithmonë. O me islamin o me Amerikën.
z. Spahiu, shumë gjëra që ke theksuar janë të sakta dhe për të parën herë pranojë se ke të drejtë kur thua se; "... përplasjet e Kurtit me SHBA dhe BE, do i sjellin Kosovës pasoja të rënda". Pasojat janë politikes që udhëheqin kreu i Kosovës po largojnë gjithnjë e më shumë nga agjenda perëndimore dhe kjo do të ishte tragjike për populin e Kosovës. Ti konsiderosh armiq dhe ti refuzosh ata që sollën lirin si UÇK-n, Shteti amë Shqipërinë, MIQTË E MËDHENJ SHBA-n, dhe shumica vendeve të BE që po angazhohen dhe investojnë për paqe është më tepër se krim. Shikuar nga disa deklarata të zyrtarëve të lartë ndërkombëtar fitohet përshtypja se po hamenden për përkrahje të Kosovës bile kohëve të fundit janë shprehur ashpër kundër kreut të Kosovës i cili po luan me kartën serbo -ruse dhe islamike. Nëse lejohet kjo do të fundosemi në humnerën e politikës së Kurtit dhe Osmani që reflektojnë ta kthejnë Serbinë në Kosovë dhe deri tash kanë pas sukses prandaj jemi në gjendje të viteve të 90 dhe kjo po shkon për shtati Vuçiqit dhe regjimeve kundër shqiptare.
Dhe ai e mbyllte : Dita të improvizoj . Redak në do dy * * ..E kishte për dy yje . Ç'çamur pasoi . Keqas . Kongjill i shuar . Megjithse , e lum ne për at'det , vatrën , q'bie era hi , m'a do nuha . Dy shkarpa e një kërçep pyllit do i gjej , e me e nez ziarmën . Ju veç m'a shoni . Ç'kërçu që s'haka pykë .