Fillimisht paraprinë thashathemet se ai, Lulëzim Basha do të kthehet. Ndërsa tani shikojmë një aktivitet të shtuar të tij, konkretizuar me takime të ndryshme, me deklarata, me arsyetime të tij për hapin pas që bëri, me pengje për përjashtim më të hershëm të Berishës që në shpalljen e tij non grata etj. Lulëzim Basha e ka të drejtën e rikthimit. E ka të drejtën e provës. Por jo në kontekstin e demokracisë, këtij sistemi, që pavarësisht efektivitetit që ke dëshmuar, sërish t'a jep të drejtën teorike për të vazhduar.
Lulëzim Basha ka të drejtën të pretendojë të jetë kryetar i PD-së pikërisht për arsyen kryesore se ai nuk ka qenë asnjëherë kryetar i PD-së. Mund të ketë qenë kryetar "de Jure", por kurrë kryetar "de facto". Që nga 2013, kur ai u emërua kryetar i saj, ai ka funksionuar si një administrator i deleguar i një kompanie, por kompetenca shumë të kufizuara. Nuk pati asnjëherë mundësinë që funksiononte si vetëvetja, por gjithmonë i duhej të aktronte ashtu si e udhëzonin të tjerët. I duhej të "komplikonte" dhe "sofistikonte" situatën në PD, duke e bërë atë gjoja të padeshifrueshme për publikun.
Nëse dikush është kundër këtij konkluzioni, e ka fare të thjeshtë ti referohet fakteve se si në momente kyçe, në negociata të rëndësishme, në takime ne të huaj, Basha shkonte për "konsulta" në kullën Coin dhe kthehej prej andej më i "egërsuar", më kundërshtues se më parë. Ose mund të sjellin në vëmendje fjalorin e tij të egër e kërcënues gjatë protestave të dukshme që organizonte opozita në atë kohë.
Ose marrjen e hapave radikalë si djegja e mandateve apo braktisja e zgjedhjeve parardhëse vendore. Kush mendon apo konkludon se këto kanë qenë vendime të Lulëzim Bashës, thjesht i jep atij më shumë merita se sa i takojnë. Pikërisht pra, pse Basha nuk është provuar asnjëherë si një kryetar fuqiplotë i opozitës, kjo i jep të drejtën atij të pretendojë (ri)kthimin.
Por ndërkohë, egziston një arsye tjetër po kaq e fortë kundër këtij (ri)kthimi. Ajo lidhet me potencialin e pakët që mbart ai si drejtues i opozitës. Jo se ka qenë në kushte ideale për t'a shpërfaqur këtë potencial dhe ne i dijmë përmasat e tij. Porse kemi një tregues të tërthortë, por të pagabueshëm për t'a matur atë. Lulëzim Basha ka qenë i përzgjedhur i Sali Berishës.
Dhe nuk ka skaner më të mirë, skaner më të pagabueshëm se sa përzgjedhja prej Sali Berishës në një moment të caktuar, për një detyrë të caktuar. Sepse nuk je zgjedhur mbi bazë kriteresh klasike, si aftësia, oratoria, karizma, integriteti, personaliteti etj, por je përzgjedhur fiks për të kundërtat e tyre.
Edhe gjatë ushtrimit të detyrës si administrator dhe maskues i pronësisë reale mbi Partinë Demokratike, Lulëzim Basha i ka shfaqur më së miri këto cilësi. Mirëpo ato nuk janë të pëlqyera nga publiku, sidomos ai publiku gri, për të cilën ka aq nevojë opozita, ndaj, Lulëzim Basha nuk mund t'i sigurojë asnjë përmirësim perspektive Partisë Demokratike.
Sé besoj se vjen per te sjell PD ne pushtet...se pari, se nuk e ben dot kete pune, se dyti, ai do qe te jete aty per ti dhene mundesi Rames te drejtoje vendin edhe te pakten 10 vjet te tjera. Dhe, kjo eshte ne te mire te Shqiperise, pavaresisht se shume mendojne se Rama duhet te largohet. Jo vetem ai, nese largohet, largohet me vote, por punen e tij, jashte e brenda vendin nuk besoj se ka burre ne Shqiperi qe ta kryeje me more se ai.
Ja fute kot o Ari...koha do te bindi dhe ty...une di qe prej Rames 1 miliard euro Kosto te shkaktuara minimumi...mos themi qe sot administrata nuk funksionon fare po fare...I rrofshin 5 sisteme por shteti nuk behet me sisteme it. Nuk funksionon se 90% sot jane patronazhist e anetare partie e ata nuk I urdheron dot ...
Politikisht Berisha vdiq. Tani problemi në PD qëndron në faktin sa është e gatshme kjo parti për t'u shkëputur nga eksperienca berishiane. Të shkëputesh nga eksperienca berishiane do të thotë të ndahesh përgjithmonë nga demagogjia për t'u paraqitur si parti përfaqësuese e së djathtës tradicionale dhe të pranosh realisht përfshirjen brënda saj të elementëve tradicional të së djathtës. Kjo kërkon një ndryshim radikal psikologjik, kjo gjithashtu kërkon një ndarje reale me eksperiencën e regjimit të kaluar enverist,si një eksperiencë që nuk i ka sjellë asnjë të mirë këtij vëndi dhe këtij populli. Basha, nëse nuk shfaqet hapur dhe hedh poshtë me përbuzje politikën berishiane me të cilën bashkëjetoj për gati dy dekada, është e kot të shpresohet. Vetëm ndarja përfundimtare dhe pa më të voglin ekuivok nga kjo politikë do t'a bënte të pranueshme PD nga shumica e shqiptarëve. Por me Bashën në krye të PD vetëm sa vështirsohen kushtet e reja të domosdoshme të krijimit të besimit. Basha është i ri, për asgjë nuk i ka ikur koha. Ndaj të shikoj me përgjegjësi vlerësimin e kohës për një rikthim në krye të PD.Situata në PD sot është identike me situatën e PPSH në vitin 1990, atëhere duhej flakur pa mëshirë komunizmi enverian, sot duhet flakur pa mëshirë "demokracia" kleptokratike berishiane. Kjo kish për të hapur rrugën për rrëzimin e regjimit të mafjes politike të Edi Ramës.
Jo keqe analiza,por nuk permendet gjithe keto 10 vite tradheti te Bashes ndaj anetareve te PD,pra shume perkedhelje nga ju Zonje,Basha meritone gjithe ofendimet qe mundet ti drejtoshe dikujt pa me te voglin siklete…
shqiptaret u gezuan kur u zhduk ky Mut Politikani nga Politika sepse s'e duronin me dot kte Surrat te nevertitshem ,nji qenie deshtuar ,qe jo ne politike por ne asnji profesion nuk eshte i afte ,vec Spiunit ,Tradhetarit , Shkerdhates ,te pafytyrit . Hik er plehr ,por si puna e ktij gjen ne cdo Kazan Plehrash shqiptaret
Basha me pare se te kandidoje per Kryetar te PD,meqense de fakto ai eshte kryetar isaj ,pasi ende egziston ne gjykate, duhet te deklaroi : 1. Cila ka qene mardhenia e tij me familjen e Sali Berishes dhe me vet Saliun. 2. Sa ka ndikuar Saliu ne marrjen e vendimeve. 3. Pse nuk e dha dorheqjen ,kur ia kerkoi Saliu dhe a ia ka kerkuar ne fakt. 4. Cili nga deputetet e grupit parlamentare e kundershtoi dorezimin e mandateve dhe cili ishte qellimi i largimit nga kuvendi. 5. Cila ishte platforma e opozites pas largimit nga parlamenti. 6. Cili ishte roli i presidentit Meta ne dorezimin e mandateve . 7. Cili ishte qellimi i mospjesmarrjes ne zgjedhje ,dhe pse meta anulloi ato. 8. Pse nuk e zbatuan vendimin e presidentit Meta per 13 tetorin si dite e zgjedhjeve vendore.... Po nuk foli hapur dhe me dore ne zemer,,te mos kerkoi drejtimin e PD.
Kjo monster do jete kapaku i arkivolit te PD po e lejuan.
Edhe une jam qe Basha duhet te flasi per gabimet qe jane veten PD dhe te akuzoje.Te thote a jane te verteta akuzat qe behen kunder tij per vepra korruptive gjete kohes si kryetar partije.Po i beri keta do i bente mire dhe shendet PD dhe as kush nuk ka te drejte mos te lejoje per te konkuruar per kryetar partije se nga ato qe jane eshte me i afti
E vetmja gje e mire qe Basha solli ne PD, ishte vendimi qe te perjashtonte Sali Berishen. Edhe kete e beri in ekstremis, i detyruar nga AA. Per mua Basha nuk sjell asgje te re. Eshte i mefshte dhe pa karizem, pa ide, dembel dhe pa vizion...per te mos thene i kompromentuar nga oligarkia. Nuk sjell asgje te re dhe eshte ne dem te politikes shqiptare qe te rikthehet. Pyetja shtrohet. Kush mund te jete nje kryetar i PD, qe te mund te konkuroje si i barabarte me Ramen? Per fat te keq, Saliu ka degjeneruar kaq keq PD-ne sa nuk shihet fare ndonje vocerrak qe te mund rritet dhe te krijoje nje stature per te rrezuar PS-ne nga pushteti...
O Lulbrava!Ne teorine politike katundaret pa toke e lope, qytetaret pa shtepi e dyqan ne qytet,nuk mund te jene lider te se djathtes,qe kane si simbol shejterine e prones private!
Te zgjidhet Alibeaj!
"E ka te drejten e kthimit, e ka te drejten e proves"-shkruan z. Shpetim Luku. Z. Shpetim, ai eshte provuar shume here dhe vazhdimisht humbet. Ai nuk ka si qellim te kthehet qe ti sjelle demokratet ne pushtet. Kjo eshte vertetuar katerciperisht. Dalja e tij para opinjonit eshte nje turp i madh dhe ngre nervat e lodhura te demokrateve. Atij nuk i ben pershtypje, nuk ka turp dhe nuk ndjen pergjegjesi per humbjen. Ai ka detyre tjeter dhe kjo dihet nga te gjithe. Mire eshte qe ata pak demokrate te rinj qe i mer me vehte duhet urgjentisht ta bojkotojne dhe te bashkohen me forcat progresiste, pra as me Berishen, as me Alibeun, as me Joniden, as me Bardhin dhe eliten e vjeter, por te bashkohen me te rinjte qe e duan me te vertete vendin dhe qe kerkojne per te dale nga ky regjim monist qe po na mer frymen.
Lul Tranvestitja me ate te ecur si kurvat ne pasalela eshte per librin Guinness. Eshte i vetmi Kryekar Partie qe ngrin dhe me vone shkrin, eshte i vetmi qe jep doreheqje por emrin ne gjykate e ka te rregjistruar si Kryekar, u zhduk 1 vit ne Hollande dhe nuk u pa nje dite ne fushate, tani del e thote qe une jam ai qe do te sjell ne pushtet Partine e vules..... Shoqja Kimete ne turin e lamtumires beji edhe nderin e fundit Lul Tranvestites duke e takuar per here te fundit ne kete bote.
Dmth duhet ta provojme se me pare nuk ka qene Lulzimi vertete kete rradhe po haaaaa cfare llogjike . Lulzim i vertete apo Luzimi fallco aq me keq nese nuk ka qene Lulzimi vertete pasi tregone mungese karrakteri apo double personnalité genjeshtar . Sinqerishte ndaloni me Lulzimen ndoshta eshte shoke i mire vella i mire bashkshort i mire por per politike jooooo . I sugjeroje Lulzimes te gjeje veten ne nje pune mos te behet si babai i tij shpirteore Berrisha qe po tallen kazanet
Jo ne asnje menyre nuk duhet te rikthehen me ne pd. Dhe Jo vetem ai, por shume e shume te tjere. Duhet qe frenat e kreut le t'ja besojne dikujt me energji pozitive , si psh Belind Kellicit. Dhe pas Kryetarit , duhet nje ekip I perzgjedhut dhe plot dinjitet...
Nuk ngrihet I vdekuri nga vari , nuk mind te ndodhe ai vetem duhet kujtuar .