
Njëherë desh u tërhoqa nga ky titull “Kosova si Saliu”, se thashë po krahasoj gjithë Kosovën martire e të dashur me një personazh si Sali Berisha, i cili është izoluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e mandej edhe nga shtete të Europës.
Mirëpo shpejt e mblodha veten:
Vallë pse nuk u dashka thënë e vërteta siç është, edhe kur e vërteta është kaq e hidhur sa kjo që po ndodh me Kosovën sot, dje e pardje. Kosovës i nisi më e keqja: Izolimi nga aleatët më të mëdhenj dhe shpëtimtarët e saj, Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Bashkimi Europian. Qeveria e Kosovës nisi revolucionin me armë në Veri të vendit, në katër komuna me shumicë serbe. Tre ditë që aty ka plasur dhuna, sa nga militantët protestues serbë, aq edhe nga forcat shtetërore të Kosovës.
Dje u plagosën rëndë 30 ushtarë të NATO-s; dy nga të cilët janë shumë rëndë. Shtetet e Bashkuara, NATO dhe BE i bënë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ndalte makinën ushtarake dhe dhunën, por ai nuk pranoi. Prapë u paralajmëruan Kurti dhe Osmani, dy krerët e shtetit, por ata nuk ndalën, madje edhe e shtuan dhunën.
Vetë sekretari Antony Blinken paralajmëroi se për Kosovën do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës, nëse qeveria nuk ndal dhunën, por qeveritarët e Kosovës e morën me ‘hajgare’ dhe nxorën përpara ‘Sovranitetin’.
Kundër sekretarit Blinken dhe ambasadores së SHBA në Tiranë janë angazhuar batalione të tëra shpifësish, përgojuesish, fjalë- helmët kudo në Shqipëri. Edhe në Kosovë kundër të të njëjtëve që përbëjnë shtetin amerikan. Amerika kishte paralajmëruar. Më në fund, orët më fundit para se të nis të shkruaj këtë shkrim, Amerika njoftoi Kosovën për njërin nga vendimet e para:
Vendimi i Amerikës është që të përjashtojë Kosovën nga të gjitha stërvitjet ‘Defender Europë 23’. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier anulimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”. Sapo ka ndodhur, teksa në Veri nuk po ndalet dhuna ku është përfshirë edhe forca ushtarake qeveritare e Kosovës.
“Treguesi i parë i kësaj ishte vendimi që u mor natën e shkuar nga komandanti amerikan për Evropën për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në Defender Europe 2023, gjë që ndodhi gjatë natës. Për Kosovën këto stërvitje kanë përfunduar”, tha ambasadori Hovenier.
… Kthehemi te titulli i shkrimit “Kosova si Saliu”. Droja se po ‘preket’ Kosova në tërësi për shkak të gabimeve dhe budallallëkut të Albin Kurtit- kjo të bën të mendohesh a duhet shkruar kështu. Në fakt jemi dëmtuar shumë me të vërtetën duke ruajtur ‘mitet’. Kështu ka ndodhur me heronjtë e kaluar, me PD-në e sotme; me Kosovën martire dhe vëllazërore. Kësaj here, më në fund, duhet thënë e vërteta, si për çdo shtet tjetër, edhe për Kosovën.
Më në fund, pse të mos pranojmë se vetë Kosova- në prapaskenën e Kurtit, është vetë fajtore dhe po bëhet viktimë. Në rastin e fundit të dhunës, vetë kosovarët u ndanë në mes- disa përkrahin dhunën dhe ‘sovranitetin’ me forcën e armëve dhe pjesa tjetër përkrahin këshillat e Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe BE. Përderisa vetë Kosova nuk fiton dot mbi veprën e dhunshme dhe antikombëtare të kryeministrit të vet, atëherë nuk mund të thuash se ‘Kosova është e pafajshme’. Vetë Kosova e ka votuar për kryeministër.
Kjo bën sens për çdo shtet në botën e qytetëruar. Edhe për Kosovën, po kështu!
Aq më shumë për Kosovën. Kosova është një shtet i ri i krijuar për shkak të kontributit të kushtueshëm të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Nëse as Kosova nuk i qëndron të vërtetës së krijimit dhe rritjes së saj, atëherë cili do ta bënte këtë në vend të saj?
Tani lajmet mbi Kosovën nisën të vijnë shumë të hidhëta.
Anulimi i saj nga stërvitjet e mëdha ‘Defender Europe 23’ është goditje shumë e rëndë për Kosovën. Pas kësaj priten pasoja të tjera të rënda: Largimi nga tryezat dhe përkujdesjet e Shteteve të Bashkuara; mungesa e besimit politik të Perëndimit ndaj Kosovës; largimi me kilometra prej NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara; ndoshta edhe anulimi i lëvizjes së lirë në zonën Shengen- i cili sapo është paralajmëruar nga ministrat e jashtëm të BE.
Mund të ndodhë më e rënda: Që Kosova të lihet në ‘sovranitetin’ e saj dhe t’i zgjidhë punët alias Kurti.
Kosova nisi të izolohet.
E vetmja ngjashmëri e fatit të saj është Sali Berisha në Tiranë. Sali Berisha është shpallur i braktisur, i padëshiruar dhe armik i demokracisë nga Shtetet e Bashkuara. Askush nga SHBA dhe BE nuk i flet me gojë, as i jep dorën. Saliu thërret për ‘sovranitet’, që nënkupton ‘grushte’ kundër Perëndimit. Edhe Saliu ndjek Albin Kurtin si inatçinj të pandreqshëm kundër Shteteve të Bashkuara. Pasojat janë të rënda në Kosovë.
I ke rene Pikes Z.Frok Çupi.Te Lumte Pena !!!
Eshte e njejta rrace perverse turkoshqipfolese kshq vari kkkkkkk....
Udheheqesit shqiptare ,historikisht kanë qenë agjentë të shitur tek armiqtë e kombit dhe kanë luajtur kundër interesave të tij. Edhe ky kushedi Ku kullot.
Al-Bini ,ky surrat bajga,duket qe i ka varur shpresat tek Babe sulltani,diktatori islamist aziatik,per te inicuar xhihadin.islamik ne Ballkan.
Keto qe thote frroku nuk jane fakte shume te arsyeshme qe i dine te gjithe,pavaresisht se kush vepron per"inat"te vet e kredo politike.Shkurt Albini i bie murit me koke me besim se e thyen murin ne mes Lumit Iber ku ndahet Mitrovica.Por frrokun nuk e kuptoj qe eshte kaq "patriot"i madh flet per Kosoven dhe permend dhe Salen si paralele.Po pse i heq thelbin esencen e shkrimit kot pa lidhje si Salihu keshtu e ashtu.frrokut nuk i del inati me salen dhe kur nuk ka lidhje fare.Edhe frroku nuk sheh para kurr te del Sala edhe ne enderr
Turp z Çupi Kurti ka punë me Serbo Rus kurse Salihi therret protesta se gjeja ja kan vjedh votat qfar krahasimi Turp_Turp
O ti injorant. Lexoje edhe nje here, se mbase e kupton pastaj. Lere patriotizmin bosh, sepse po u largua KFOR-i nga Kosova, ushtria serbe e pushton Kosovën per nje dite. Pastaj ngrohu ne diell me deklaratat boshe te Albinit. Do ktheheni nga Vetevendosje në Veteshfarosje. Debila.
Kosova eshte fajtore e madhe e fatit te saj.Ajo organizoi dosjet per gjyqin e kamandanteve kriminele te UCk.Dhe Europa,me miratimin e dosjeve ne KE i gjukon.Kosova me militantet e saj,te nxitur nga kryekinunaret e sapozgjedhur ne kundershtim me ligjin goditjen dhe plagosen 30 ushtare te kfor qe shkruan atje per te mbrojtue kufirin serb nga vandalet fashiste shqiptare.Duhet marre shembull nga protestato e serbeve teresisht paqesore ne mbeshtetje te kfor dhe euleks.Kosova Ka shkelur ligjet e saj,Ka penguar politiken Ka shkelur situaten politike Duke penguar organet kushtetutes te rendit,nuk Ka zbatuar parimin kushtetutes "me pare politika,Pastaj ligji dhe shteti ligjor".Te lavdishme mbeten fjalet e atij te madhut qe t'ha:-"shteti jam une",politika ne rradhet te pare,Pastaj ligji dhe shteti ligjor .Ose,beni si them une,mos beni si bej une.Keto postulate Jane gur themeli per nje shtet ligjor.Ka shume pergjegjesi kosova.
Njerezit me mend ne Kosove nuk hyjn ne politike! Ne se je patriot te merresh vesh ne intrres te Kosoves dhe trevave shqipfolese te Ballkanit e me gjere! Frroku eshte patriot. Pa diskutim!
Shfletoni shkrimet e ktij ish-spihunit te sigurimit tel ‘koha jone’ dhe do lexoni sesi ky pulqaku i pa’karakter,i piset,thoshte qe shqiptaret dhe serbet duhet te lidhin krushqi sepse kshu forcohet lidhja ne mes dy popujve dhe shkrihen gjoja akujt,ky pra frrok qelbsira nga vendi i origjines nga vjen ky pulqak,ka shume vajza qe jane martuar me serbe 50 vjeqare dhe po pertrijne kombin terrorist serb,jane femra nga lezha,mirdita,shkodra,puka.
Mua nuk më terheq fare çfarë shkruan ky budallai, por mënyra si e shkruan shqipen...: "spihuni..., pulqaku (shqip? -Jo!), ...vjeqare...; ...frrok, ..mirdita..., lezha.., etj.(me germë nistore të vogël (!). -Injorant, alfabeti shqip e ka edhe shkronjën "ç"; mëso ta përdorësh, jo vetëm "q" ! -Injorant, emrat e përveçëm nuk fillojnë me germë të vogël, por me të madhe (se na e shpife!) -Budalla, në shqip nuk ka ndonjë fjalë "pulqaki"; mbase ta ka bitisur hoxha injorant i fshatit për të mbjellë urrejtje, por kjo ne nuk na intereson fare. -Mëso shqip njëherë, laj trurin budalla që ta kanë dhier hoxhallarët injorantë, pastaj jepi "rekomandime" një pene të artë si Frroku, që vetëm e ke parë në televizor dhe në foto. Për të mos fyer lexuesit e nderuar të TEMA-s, nuk po të jap me këtë koment krejt çfarë meriton, por ....i merr me mend ti, besoj. Qartë, analfabet?
I ziu Frrok, c'ka hequr kaq vite me mollaqe aty maje preherit te Saliut...aq sa edhe c'do ngjarje a rrethane gjetke e lidh gjithmone me fatkeqesine e tij nder vite...
O Frrok po sa nuk rri dot pa fol mer nga te gjitha mer vesh nga politika nga sporti nga gjeopolitika. Saliu te del ne enderr pernate ....
Ju lumtë z. Çupi! Albin Kurti është Sali Berisha nr. dy, në Kosovë dhe Shqipëri. Të dy janë armiqtë më të rrezikshëm të kombit tonë.
Nuk me duket se kjo pune eshte kaq e thjeshte ! Albini mund te kete njemijenje gjynahe per te cilat duhet te kritikohet, por cudi mua me vjen me qendrimin tone, per tu vetefajesuar, duke u vetekritikuar dhe nuk kemi asnje kritike per te tjeret !? Me nje fjale, fajin e ka Albini qe kerkon te shtrije pushtetin ne gjithe teritorin e Kosoves !? Serbet nuk kane asnje cike faje. Ata nuk kane faje qe vendosin barrikada ne uren e Ibrit dhe pengojne levizjen e lire te qytetareve te Kosoves, ata nuk kane faje qe nuk pranojne forcat policore te Kosoves ne territorin e Mitrovices, ata nuk kane faje qe pengojne levizjen e lire te qytetareve te Kosoves ne kufirin me Serbine. Duhet te marresh leje tek serbet e ketij komunitetei pa te kalosh vijen e kufirit ! Ata serbet me gjithe presionin e vendeve europiane dhe SHBA-se, deklarojne, se jo vetem qe nuk e njohin Kosoven shtet te pavarur, por e konsiderojne ate edhe djepin e Serbise ! Kane kaluar 24 vjete nga clirimi i Kosoves, per te cilen aleatet kane merite te jashtezakoneshme per clirimin e saj, por po kaq merite kane aleatet qe per 24 vjete nuk arrijne te bindin Vucicin qe te mbledhi mendjen qe Kosova eshte shtet i pavarur !? Sepse nuk kane arritur dote ta bejne kete, e dine ata!!!!!???? Duket qe kjo e dyta qenka me e veshtire se sulmi ndaj Beogradit ne vitin 99 !? Perballe kesaj situate te duket e cuditeshme dhe revoltuse kur perfaqesuesit e SHBA-s dhe Europes i drejtohen viktimes Albinit me tone kercenuse per te zbatuar cfare ata duan dhe ne te njejten kohe agresorit qe dhe pse e humbi luften ne Kosove, dhe vazhdon te kercenoje terresin terriitoriale te Kosoves, i luten me tone vajtuse qe te kete kujdes !? Dhe t'mos harrojme se eshte ky Vucic qe nuk pjerdh fare se cfare i kerkone Europa dhe Amerika, ai nuk do t'ja dije fare per sanksionet qe duhet te vendose ndaj Rusise dhe per cudi aleatet bejne te paditurin !? Prandaj them se ne kete situate nuk eshte thjesht faji i Albinit dhe shqiptareve. Nje mori prapaskenash po luhen ne kurriz te shqiptareve nga kancelarite perendimore, ashtu sic edhe historikisht jane luajtur gjithmon !
Zoti Cupi jeni shume i sakte....
Kosova nuk eshte si Saliu o spiun sigurimi,por Amerika po katandiset si Ramiu se degjon Sorrosin per politikat e rajonit.E pate djalin e Sorres qe para dhjete ditesh nga Ramiu shkoi e takoi Albin Kurtin.Pse nuk dha asnje deklarate per shtyp per cfare u fol.Cfare jane keto takime sekrete.Çpune ka ky palaco qe fut hundet kudo.
Joooooooooooo .Mos e krahesoni popullin e Kosoves me Saliun .Ketu ke gabuar i nderuari Frrok. Kosovaret poluftojne te mbrojne ato pak toka qe u kane mbetur shqiptarve .Saliu,si dhe te paret e tij, tokat shqiptare ja falen serbit ,detin grekut ,moralin politkes kurve te Evropes .
Je ti or Frrok si Xhelil Gjoni, prej asaj shkolle vjen! Je nje goje ndyre dhe krejt jashte realitetit! Huligane e kriminele serbe ty te duken "militante protestues"! Je ai qe ke qene dhe aty ku ke qene! Ne llogoren e spiuneve te sigurimit famekeq!!!
Frrok o spiun dhe i merituar. Si more mund te fajesosh Albinin kur duket hapur qe Serbet e kane kaluar masen. Ore jen Shqipetar ju apo jo? Ne vend te perkrahni kryeministrin e Kosoves, ju me Ramen ne krye, perkrahni Serbin dhe Vucicin. Dhe kjo vetem qe te lironi Thacin, dhe per kete sju dhimbset Kosova fare. Pty, rrace e ndyre, me Frrok, me Mero, e te tjere.
shume sakte Frrok!
Frrok je thjeshte i sakte.
Po , Frroku ka te drejte . Mitet nuk duhen as vlerat , as kultura e zakonet , nuk vlejne fare. Thjesht duhet bytha te kthehet nga te jete HURI i rradhes. Kaq e thjeshte eshte dhe Frroku kete e din me mire se asnjeri. Se i ka sherbyer dhjetra padroneve !
Frroku spiuni i lagjes time...si nuk vdiq more...më duket e e lën zoti për ta diskretituar por ky nuk ka ftyrë
Albin Kurti mund te jete ky qe eshte por cuditerisht ky njeri nuk eshte i korruptuar si Qelbesirat e shqiperise dhe votohet nga populli i kosoves!