Gazment Bardhi mishëron krizën e deputetëve të PD-së

24 Qershor 2025, 11:40Blog Nga Namir Lapardhaja

Gazment Bardhi mishëron krizën e deputetëve të PD-së

Në intervistën e tij të fundit, Gazment Bardhi ka shkuar më larg se çdo deputet tjetër i Partisë Demokratike. Ai u shpreh se jo vetëm nuk do të kërkonte dorëheqjen e Sali Berishës, por deklaroi se do të votonte edhe kundër nenit “Basha”, duke e cilësuar si antistatuor, nëse ai do hidhej për diskutim.

Qëndrimi i Bardhit duket “më katolik se Papa”, ndërkohë që i jep fund njëherë e mirë çdo dileme dhe shprese se 'grupi i tij' do të ndërmerrte ndonjë lëvizje brenda PD në shtator. 

Për më tepër, me gjuhën, pretendimet dhe akuzat që artikuloi për të justifikuar rezultatin e dobët të zgjedhjeve të 11 majit, ai jo vetëm që imitoi narrativën e Berishës, por në disa raste edhe e tejkaloi atë.

Në këtë kuptim, Bardhi thjesht shprehu besnikërinë ndaj shefit , duke mos ndryshuar aspak nga besnikët më të zellshëm të Berishës.

Me këtë qasje, ai mishëron pikërisht thelbin e krizës identitare që ka mbërthyer sot deputetët demokratë: thonë një gjë në publik, mendojnë diçka tjetër në privat, dhe veprojnë ndryshe në praktikën e tyre të përditshme.

Pyetja që ngrihet natyrshëm është: a i beson vetë Gazment Bardhi ato që thotë?

E vërteta është se, në pak vite në politikë, ai ka dëshmuar se deklaratat e tij janë të luhatshme, të ndryshueshme dhe të varura nga rrethanat momentale, duke mos pasur kurrfarë morali dhe burrërie politike, mirëpo, edhe pas telendisjes që i bëri Zegjineja e famshme, ai nuk përfaqëson më asnjë qëndrim të qartë politik, por thjesht mishëron simptomën më të dukshme të një krize më të gjerë: krizën e një grupi deputetësh pa identitet, pa qëndrim, dhe pa të ardhme në skenën politike pas kohës biologjike të Berishës.

21 Komente

  1. T
    Trifonëri

    Myzyri, i pandehuri qy hante banane pas shpinës së Ramës

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zagali

      Gazi pederasti edhte serrvil i sali Berishmutit.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Plehrat ekzistencialë nuk ka asnjë rendesi nese gjenden ne pjesen e poshtme apo ne ate te sipermen e kazanit ku jetojne.Aty ekziston nje lloj barazie relative.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Raimond Cimbi

        Pas 35 vjetësh në politikë, nga të cilat gjysmën e tyre në pushtet, Sali Berisha duke folur në emër të tij dhe të familjarëve, deklaroi se do t`i drejtohet një gjykate të huaj, i mbrojtur nga një avokat i huaj, për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe të familjes karshi shqiptarëve. E thënë kështu, tingëllon sureale! Së pari, dinjitetin karshi popullit tënd nuk mund të ta kthejë një vendim gjykate…për më tepër e huaj. Së dyti, dinjiteti nuk mund të mbrohet nga një avokat…I huaj edhe ky, sado i famshëm dhe i shtrenjtë qoftë. Së treti, dinjiteti fitohet me kohë, madje me shumë kohë. Ai jepet nga verdikti i popullit të cilit i takon. Berishët janë shpallur “non grata”, e thënë shqip “të padëshirueshëm” nga Amerika, pasi janë etiketuar si një familje e cila ka përfituar nga “korrupsion i rëndësishëm” dhe “abuzimi me fondet publike”, e thënë troç, si një familje që ka vjedhur popullin e vet. Ata janë shpallur gjithashtu “të padëshirueshëm” për Amerikën pasi kanë cënuar normat dhe themelet e demokracisë. Pra për amerikanët, një familje e tillë është potencialisht e rrezikshme dhe ata nuk e pranojnë atë. Po për shqiptarët? Përpara amerikanëve në kohë, Berishët janë shpallur “non grata” ose “të padëshirueshëm” nga vetë shqiptarët. Madje pyetja që qarkulloi rëndom këto ditë në opinionin publik është “përse kaq vonë”, “pse u kujtuan tani”? Nëqoftëse për amerikanët rasti i familjes Berisha është një rast flagrant parimor, për shqiptarët është rasti i vjedhjes së përditshme, të përmuajshme dhe të përvitshme gjatë pushtetit të tyre. Është rasti kur shteti ulet në gjunjë dhe vihet në shërbim të një familje, duke na kujtuar rastet e ngjashme të regjimeve të vendeve Arabe dhe të Lindjes, të cilat u përfshinë në “Pranverën Arabe”, nga e cila familjet simotra morrën arratinë. Në raste të ngjashme edhe zgjidhjet janë të ngjashme. Shqipëria është vend i vogël. Fjalët qarkullojnë shpejt. Të vërtetat nuk kanë nevojë për proçese gjyqësore dhe vendime gjykatash. Ato dihen nga të gjithë! Ato shihen nga të gjithë! Shqiptarët, në dallim nga amerikanët që jetojnë në kontinentin tjetër dhe që e kanë me të dëgjuar apo me të mësuar nëpërmjet kabllogramesh korrupsionin familjar bBerishian, janë dëshmitarë të gjallë të metamorfozës që pësuan familjarët “e padëshirueshëm” si rezultat i këtij korrupsioni dhe të pushtetit absolut, i cili garantohet me të gjitha format, me nënshtrim, me dhunë, edhe me vrasje. Shqiptarët e kanë dhënë Vendimin e tyre nëpërmjet Gjyqit Popullor. Ai është i formës së prerë! Në zgjedhjet e 2013-ës, Berishët u dënuan me “1 milion shuplaka” dhe humbën pushtetin. Në zgjedhjet e 2021, edhe pas 8 vjetësh opozitë, shqiptarët ja mohuan sërish pushtetin Partisë Demokratike, pikërisht sepse në vendet e para të listës së deputetëve ndodhej ai, Berisha, si një kërcënim i drejtpërdrejtë i rikthimit në pushtet të tyre, Berishëve. Edhe nëqoftëse Berishët e fitojnë gjyqin në vendin e huaj (paraja e ngre ujin përpjetë), ata e kanë humbur tashmë “gjyqin” me popullin e tyre. Sido që të jetë Vendimi i gjykatës së huaj, dinjitetin para shqiptarëve, Berishët nuk e blejnë dot me paratë e vjedhura shqiptarëve.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Entela Shkodrani

          Bravo Mondi Nuk te mbante kot Ilir Beqaj si ortak per vjedhje. E gezofsh vilen tek Rolling Hills!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iliri

            Nqs je femer je nje llafazane budallaqe.qe ban me qesh udheheqsin tan Te mbarum,Te diskreditum nga Amerika,Anglia EU dhe shqiptaret Bani hije e tregoj perralla Te kohes kur sherbente me Bllokun ....Pika demokracise tende e shefi yt I mjere...Jo nga xhepat

            Përgjigjjuni
            1. R
              Roçka I peqinit

              ky Raymond kari ish drejtor I prokurimeve ne ministrine e Beqo hajdutit

              Përgjigjjuni
            2. E
              Entela Shkodrani

              Bravo Mondi Nuk te mbante kot Ilir Beqaj si ortak per vjedhje. E gezofsh vilen tek Rolling Hills!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Entela Shkodrani

                Bravo Mondi Nuk te mbante kot Ilir Beqaj si ortak per vjedhje. E gezofsh vilen tek Rolling Hills!

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pilo Lala

                  Berishet nuk pyesin per popullin, atyre ju duhet nje cope leter, ku te thote qe nuk jane hajdute, jane burra te mire.

                  Përgjigjjuni
                2. W
                  Www

                  Po a keni idenë se kë quan populli bythqir?

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lala plak

                    Ç'DO PEDE....SI BARDHA PERDHUNIESIN O E LA FRIKE OSE E KA TE SHENJTE

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      robi

                      Edhe Lymi Nurijes tek bregu i lumit ne Tirane ka me shume yrbe apo dinjitet se ky Baz gardh sumkapuci qe nuk la gje pa thene per Flamut Geringun deri ne zbulimin e viles 3 kat ne Lalez dhe tani i pergjerohet nje gerdalle 81 vjecare qe asambleja parlamentare e Europes dje e hodhi nockaut me njohjen e procesit zghedhor te 11 majit 2025 qe kjo monster po mundohet ta perbalte.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Franci

                        Gaz Bardhi përfaqëson figurën e politikanit të pamoralshëm, spurdhjak, gënjeshtar e karieristi servil. Ai nuk e ka për turp që të mashtrojë publikisht e pasi i dalin mashtrimet as skuqet e as nuk zverdhet. Kujtoni cfarë ka thënë për “ babain e Zenit”. Ka thënë që PD nuk fiton kurrë me Sali Berishën kryetar. Tani prezantohet si njeriu më besnik i tij dhe jam gati të votoj heqjen e nenit Basha- thotë. Me palaco të tillë do të vazhdojë PD edhe tani në vtin 2025. Për të mos folur pastaj për pjestarët e tjerë të kupolës, Mul Noka, Paloka, Vokshi, Balliu, Tritan Shehu etj. Dhe cuditen pastaj se përse nuk i votojnë shqiptarët.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Deep Purple

                          O Franc miku po ca turpi pretendon nga Gazmendja kur eshte bq.

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Mana

                          Keta qe i ka shkruare franci te ikin sa me pare se me zgjedhjet tjera l gjati do marenjeqlnt deputete

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            astrit

                            Duke mos pasur kurrfarë morali dhe burrërie politike Bardhi meshiron me si miri degradimin e njerezve te politik berjes ne PD. Njerez refuzoheni berishizmin!

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              fali zot se nuk dijne se c'bejne

                              TemA me qesharake se kurre, e shpall ate Zegjinene "te famshme" !!

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kavaja

                                Si nuk ke pak lyre o Gaz Bardhi. Te te vije turp nga vetja qe ben keto lloj analizash. Po ti vete e bere nenin Basha, tani thua duhet ta heqim. O popull cirrjani masken ketij burri te paburre, ketij delenxhiu, ketij maskarai, ketij kulufi. TURP! Une qe po te shkruaj jam nje grua qe kam patur respekt per figuren tende, po ti paske qene nje kameleon i perkryer. Turp e faqen e zeze. Pac hijen tende.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pim Ceku

                                  Hap syte Muli se po te parakalon Gazi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mesuesi

                                    G. Bardhi , per karakterin qe shperfaq krenarisht , e meriton , pa asnje diskutim , vendin e pare ne librin e rekordeve te shemtise njerezore . Problemi eshte se ne c'laborator pergatitjet kjo lloj felliqesie , qe na feliq e na turperon si komb , sepse une Besoj forte , se ne shqiptaret nuk jemi keshtu ... Ndryshe nuk ka se si te shpjegohet mbijetesa jone , nje mbijetese qe ka perballuar tmerre ... Me gazebardher qe , per fat te keq , Jane dhe Po shtohen , e nesermja eshte e murrme . Duhet kerkuar rrenja , modeli qe I prodhon . Per mua , djalosh , eshte vazhdimesia e nje modeli qe u mendua " I cmontuar " , por qe eshte gjalle dhe eshte ngritur ne sistem me nje emer te ri , me emrin BERISHIZEM . KY model , me keto shembelltura njerezore si gazbardhoket , do t:I nxierre edhe gurin e fundit ketij vendi .

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje