“Hamasi” që minon demokracinë shqiptare, kamikazët e tij dhe kapsolla Bardhi!

10 Tetor 2023, 19:25Blog TEMA

“Hamasi” që minon demokracinë shqiptare, kamikazët e

Nga Poli Hoxha

Forcat antiperëndimore me në krye Rusinë, ja arritën, (tani për tani), që përveç luftës në dyert e BE, Ukrainë, të hapin një front tjetër të rrezikshëm në Lindjen e Mesme.

Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit të ngjashme me ato të 11 shtatorit 2001 mbi SHBA, erdhën menjëherë pas dështimit të një mikrosituate në mes të Europës, në Veri të Kosovës.

Ballkani Perëndimorë dhe veçanërisht Bosnja dhe Kosova ka qenë në mënyrë permanente, “peri i hollë” në Europë, në betejën mes frontit Rusi-Iran- Kinë me atë të SHBA-BE dhe aleatët e tyre.

Serbia zyrtare, (Rusia me aleatë), e konsiderojnë Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën si Palestinën e tyre të pushtuar nga ushtritë perëndimore.

Por kjo është vetëm ajo që duket.
Po aq e rrezikshme sa tentativa për hapjen e një lufte të maskuar si civile, etnike e deri fetare me ngjarjen e rëndë në manastirin e Banjskës, është edhe lufta hibride antiperëndimore që bëhet prej shumë kohësh në rajonin tonë.

Por le të zbresim në Shqipëri.

Fitorja e parë e luftës hibride kundër modelit perëndimorë të një vendi, (Demokraci fuksionale-shtet ligjorë- ekonomi tregu konkuruese), duket se është arritur deri në një masë kritike edhe këtu.

Monopolet, korrupsioni madhorë dhe oligarkia, kanë devijuar krejtësisht ekonominë e tregut. Shteti ligjorë duket se po fiton terren dita ditës me SPAK dhe Gjykatën e Posaçme, por kjo nuk mjafton.

Çelësi i shdërrimit të Shqipërisë në një aleat të dobët të Perëndimit, (Madje turpërues), në Ballkanin Perëndimorë dhe gjithë aleancën euroatlantike është pikërisht minimi i demokracisë.

Pa demokraci fuksionale, nuk ka asgjë të saktë perëndimore në asnjë shtet. Shihni çfarë ka ndodhur: Në një vend anëtarë të NATO dhe kandidat për BE, zgjedhjet e lira dhe vota kanë humbur misionin dhe kuptimin.

Janë bërë pis jo vetëm si perceptim mbarëkombëtarë, por realisht sistemi zgjedhorë ka dalë krejtësisht jashtë funksionit.

Por mbi të gjitha demokracia në Shqipëri është minuar nga klasa politike në fuqi. Pozita me simbol Edi Ramën dhe e ashtuquajtura opozitë, Berisha-Meta, ja kanë arritur që të shfaqen si e njëjta monedhë me dy anë, e cila sido që të bjerë, tregon vetëm korrupsion madhorë dhe hesape me SPAK.

Duke pasur të njëjtin aliazh, të njëjtin burim të fuqisë dhe pasurisë, të njëjtin fat të parashkruar, ata jo vetëm që kanë bllokuar demokracinë funksionale, (e cila do ti nxirrte jashtë siç nxjerr një trup i shëndoshë mbetjet e ushqimit të keq), por edhe nuk po lënë gur pa lëvizur për të minuar çdo tentativë apo shpresë për rikthimin e saj.

Pra në kontekstin e të gjithës më lartë, një vend anëtarë i NATO dhe kandidat në BE, ka një qeverisje që ka mbushur burgjet me eksponentët e saj më të lartë për korrupsion, kurse si alternativë, një “opozitë” që ka të njëjtat halle me dosjet e shumta në SPAK. “Bëji pis të gjithë”, në një lojë të pistë në kurriz të shqiptarëve të dyja palët!

Për të mbajtur këtë statukuo përdorin paratë e vjedhura në 32 vite, duke pajtuar sistematikisht kamikazë për të shpërthyer mina ndaj çdo tentative për rikthimin e demokracisë dhe shtetit ligjorë.

Shihni çfarë po bëjnë, edhe aktualisht. Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe pikërisht për korrupsion madhorë dhe minim të demokracisë, pasi veproj si Hamasi me PD për dy vite rresht, (I përkrahur me çdo mjet nga Rama), ka gjetur një kamikaz të ri për ti vënë mina të tjera demokracisë dhe opozitës.

Gazment Bardhi si mjet dëshpërues nga Berisha, së bashku me ca butak politikë nga pas dhe me ndihmën gjithmonë e më të hapur të Edi Ramës, po sfidojnë SHBA e cila e ka bërë të qartë edhe me akte ligjore, se korrupsioni madhorë dhe minuesit e demokracisë kudo në botë, janë rrezik për sigurinë e tyre kombëtare dhe për perëndimin.

Por çfarë bën ky për hesap të Sali Berishës dhe njëkohësisht edhe të anës tjetër të monedhës, Edi Ramës?! Dy vite pasi SHBA i kërkoj PD dhe Lulzim Bashës në mënyrë ultimative që të largojnë Sali Berishën nga grupi parlamentarë, Gazment Bardhit, i duket vetja aq i zgjuar sa mendon se mund ta zhbëjë këtë.

Ndërkohë që Edi Rama mban peng në Kuvend vendimin për kryetarin e grupit të PD duke shpresuar ndonjë shkelje syri për amnisti nga amerikanët, Bardhi, bëri testin e parë me Oerd Bylykbashin, (edhe ky i përjashtuar nga forumet drejtuese), për mënyrën se si do të rikthejë në grupin parlamentarë të PD, Sali Berishën pasi të vuloset si kryetar, siç ëndërron, ose si i gënjen berishistët dhe butakët politikë që i shkojnë ende nga pas.

Një tentativë tjetër kamikaze e Bardhit për të sfinduar SHBA është futja e Berishës si bashkë-kryetarë, (nëpërmjet zëvendësit të Berishës non grata te Rithemelimi, Bylykbashit), në komisionin për Reformën Zgjedhore, e cila bashkë me atë në Drejtësi, janë dy investimet më madhore të SHBA dhe BE për ti dhënë fund tranzicionit.

Këto lëvizje të kamikazëve të fundit, për të mbajtur me oksigjen sado pak statukuonë e klasës më të korruptuar politike që njeh Europa, nuk është se pritet të kenë ndonjë efekt real si ato të atyre që lëshoj Hamasi kundër Izraelit këto ditë.

Gaz Bardhi me lejekun plot tritol që i ka veshur këto kohë Berisha dhe me shtyrjen e shtypjes së butonit që i bën Edi Rama, maksimumi mund të vrasë veten dhe butakët që e rrethojnë, ndaj nuk është ky problemi.

(Megjithëse ndërkohë që po hidhej ky shkrim kryesia e flaku fare nga PD, kështu që nga minvënës, u shndërrua në kapsollë nga ato që fëmijët trembin njëri-tjetrin).

Faktikisht problemi nuk qëndron te kapsolla Bardhi, por te kokat e “Hamasit” shqiptarë që paskan grabitur kaq shumë nga ky vend, sa nuk u mbarokan paratë, me të cilat investojnë bombardimin dhe minimin e demokracisë shqiptare

20 Komente

  1. N
    Nje qytetar

    Lere Poli se e "sigurove" mandatin e deputeti ne listen e L. Bashes ne zgjedhjet e ardheshme.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Akuzat se Edi Rama ka shperbere,shkaterruar dhe po vazhdon me forma te ndryshme zhdukjen e PD-ke jane te pabesueshme dhe te papranueshme. Ku eshte fuqia e Rames per te bere kete gje? Nuk ekziston. Nuk eshte ky objektivi i tij. Edhe nqs eshte,bravo i qoft,se si kundershtar i opozites ai do beje punen e tij qe opozita te mos fitoi. Te njejten gje qe bejne Berisha,Basha,Meta kundra Edi Rames. Jemi ne demokraci dhe demokracia i njeh keto gjithemon si kundershtar politik dhe jo si armiq.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Vranakont! Poli me shoke, shkruajne keshtu ngaqë druajne se mos konsiderohen vegla te maxhorances, duan te tregojne se jane asnjanjes dhe te baraslarguar nga palet. Ndaj dhe Poli qe kupton ca se si jane keto pune në Shqiperi, kur i referohet Rames i vë ato në kllapa, qe tregon se dhe vete nuk eshte i sigurt per ato qe shkruan. Mos harrojme se qofte Poli, qofshin shume te tjere, shkruajne çfare shkruajne sipas interesave te grupeve mediatike apo financiare, në fund te fundit eshte elektorati ai qe di te lexoje dhe te shohe dhe keto, sidomos në dy zgjedhjet e fundit, i ka treguar me vote. Per te tjerat ke të drejte.

        Përgjigjjuni
    2. B
      Boston

      Mos bej politike e padronit duke i futur te gjithe ne nje thes peveç ate qe te paguan…….

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tropojani

        Or Poli trapi çfare hyn Rama me ata kriminel Non Grata ? i mbeshtetur nga Rama thua ,paske qene me te vertete dhume trap ,

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Tropojani, është teoria e re e dështakëve kjo që shkruan ky poli. Bëjnë sikur nuk e kuptojnë që ka urrejtje dhe neveri masive në popull për këta halabakë. Sa më shumë e shajnë Ramën vend e pa vend aq më thellë humbin në zgjedhjet që vijnë.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Ladi

          Kur i fut te gjithe ne nje thes - te jep idene qe je pjese e thesit... Keqardhje

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nari

            Ky mender gazetari Pordhi Hoxha,i cili para disa vitesh ishte kryeredaktor i gazetes se Ilir Metes "Integrimi",e paska gjetur shkakun e sherrit midis tre pjeseve te PD,te cilat shahen e haen si qente me njeri tjetrin.Ai na qenkerka Edi Rama !!! Pra keta zihen e rrihen me njeri tjetrin,nuk lene gje te ndyre pa thene mes tyre dhe prape fajtor eshte Rama !! Po mire more kerric gomari qe Rama na qenkerka fajtori qe keta zihen,po perse keta nuk pajtohen per inat te Rames ?! Duket qarte qe Lulushi te paska premtuar ndonje vend gjoja te sigurte ne listat per zgjedhjet e vitit 2025.Kujdes se Luli njihet boterisht si genjeshtar, i cili te genjen sic thoshte Jozefina edhe kur e pyet per oren,pa folur qe Lulushi i shkrete nuk e ka te sigurt mandatin e deputeti as per vete, e jo me per ty qe nuk te ka fare,po fare fare ne hesap.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              O Boli,po me Ramen çfarë ke,se dihet qe ti i sherben ish kllounit te Berishes,Lulit,por ja keni marre doren qe paaftesine e Lulit tend,tradhetine e nje tjeter te paafti Bardhit si dhe shkaterruesit te PD ja veshni te gjithe Rames,i cili nuk ka nevoje fare te merret me t'a se ata i bien njeri tjetrit

              Përgjigjjuni
              1. D
                D

                Saliu dhe shpura e tij e foltores nuk ka shume ndryshim nga Hamasi(org terroriste),kujtoni bemat e rrumpalles Sali,viti 1997,Shqiperia si lindja e mesme sot,Shtator 1998 gruusht shteti nga Banda fashiste e Saliut,kujtoni protestat e dhunshme te detashmentit fashist pd,me Molotov dhe qysqi ne deren e kryeministrise,shtoj ketyre dhe masakrat cnjerezoee kunder gazetareve dhe opposites.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  T

                  Sali foltorja=Hamasi

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Asd

                    Shkrimi eshte i sakte

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E verteta

                      O injorant ju eshte bere Rama mankth.Forca edi leri zagaret te lehin

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vranakonti

                        Krahasim i drejte. Sali foltorja eshte e barabart me Hamasin.

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          bob

                          korrupsioni madhorë,nga grupi parlamentarë, futja e Berishës si bashkë-kryetarë ë- ështe per shumesin z.gaz-e-tar-ë.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Himarioti

                            Poli Hoxha, në greqisht do të thotë shumë hoxhë. Edhe ti o shumëhoxhëe, të tërë i ke bërë "hoxhë" me përjashtim të Lulushit. Ia ke futur kot fare, fare, fare kot. Me Ramën çfarë ke?

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vani

                              Legen, ky smwriton roje parkingu tek PD. Jo më ti japësh pushtet këtij, o mortja që të ka harruar. O ju që skeni bythë e këllqe për të punuar, do bëni politikën e djallit, o ju që sju tha kush puna mbarë në profesionin tuaj, do bëni hajlr në politkë.

                              Përgjigjjuni
                              1. r
                                robi

                                Shume shpejt per analizen e ketij shkrimi corbe derri do beje nje refleksion dhe gjithollog'ja e leshitlikes, Nora bythderrja , qe shfaqet shpesh se fundmi neper ekrane si gjitholloge duke na neveritur ekranin se eshte bere si gerdalle qysh kur shoqeronte Nafije dybekun ne pordhestat rrugore te leshelise duke i mbajtur pulovren ne dore Nafijes per servilizem.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mona

                                  O Boli. Po ku e sheh ti bashkëpunimin e non gratës me Edi Ramën kundër Amerikës o gomar i tredhur i Ilir Metës.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. h
                                    ha ha ha Bardhi po Qi Shpellarin ne by

                                    hahahahah hhahahah Orgji mrena Shpelles derrokrattike

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje