SHENIM: Policia po troket në dyer të ndaluara 

9 Tetor 2023, 19:28Blog TemA

SHENIM: Policia po troket në dyer të ndaluara 

Policia ka bërë publike rezultatet e një aksioni në një nga zonat rezidenciale më të shtrenjta të Tiranës, Rolling Hills, ku disa prej banorëve aty, pasi kanë blerë vilat, kanë bërë shtesa dhe ndërhyrje pa leje me arrogancën e njerëzve të paprekshëm. Në traditën e shëmtuar të njerëzve me pushtet në këtë vend, policia e ka pas të vështirë të trokas në dyer të tilla, ku dhe roja i traut e ndjen veten më të rëndësishëm se drejtori i Policisë së Tiranës. 

Por ja që ka një ditë ku tradita prishet dhe fadromat e policisë hyjnë mes vilave luksoze, për të treguar se paratë vlejnë për të blerë vilë, por jo shtetin. 

E njëjta gjë po ndodh dhe me disa prej bandave me mbështetje politike që mbijetonin në Shqipëri. Duke filluar nga operacioni “Metamorfoza ku polica goditi një grup kriminal që akuzohej se ishte i afërt me Partinë Socialiste, e deri tek ndërhyrja e sotme në Fushë Kuqe ndj shumë të kërkuarit Gëzim Çela, kanë ndryshuar rutinën e përshtatjes dhe bashkëjetesës së policisë me krimin e organizuar, duke ua prishur atyre rehatinë. 

Edhe në dyert e tyre policia trokiste shpeshherë më shumë si lajmëtare se sa në emër të shtetit. 

Po ashtu kanë ndryshuar tërësisht raportet mes prokurorisë dhe policisë në mos dekonspirimin e operacioneve, dhe bashkëpunimin e ngushtë me SPAK. Nuk ka asnjë rrjedhje informacioni dhe asnjë devijim nga procedurat për ndalimin e të kërkuarve përmes operacioneve policore. 

Por surpriza e kësaj situate të re është se në polici nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk ka ndryshuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nuk ka ndryshuar shefi s Shërbimit dhe Kontrollit të Brendshëm të Policisë, nuk kanë ndryshuar drejtorët e Policisë ne rrethe dhe askush tjetër. Me të njëjtët policë, me të njëjtët zyrtarë dhe me të njëjtat detyra që kanë pasur rezultatet janë të ndryshme. 

Edhe pse për shumë dështime të policisë u hidheshin fajet policëve, disave që kanë punuar me PD dhe të tjerëve të përkëdhelur nga PS, në fakt situate ka ndryshuar pa ndryshuar policia.  

I vetmi vendim që ka ndryshuar situatën, është vendimi i Edi Ramës për të emëruar një nga zyrtarët më të lartë politik të Partisë Socialiste si ministër të Brendshëm, në një kohë kur socialistët duhet të merrnin përgjegjësi për situatën e rënduar të lidhjes së politikës me krimin. 

Dhe vendimi ka provuar diferencën mes një ministri politik dhe “ministrave teknik” në pushtet, në situata të tilla.   
 

15 Komente

  1. G
    Gazeta

    Balla e ka nisur mire por duhet te kete kujdes mos te bie ne gracken e "aksioneve" qe behen per marketing publik me debilat me media sociale qe pellasin si gomere 100 dite afat. Polici po te pa dhe ndjen qe ka mbrotje ben punen. Te marre fund shitja e policise per politike.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Kritiken qe bene se pse nuk ka levizje te drejtorit te pergjithshem te policis si dhe neper rrethe nuk qendron. Ti ndoshta do qe te behen levizje ne çdo jave,por ka rregulla dhe ato behen kur te jete nevoja. Jane bere levizje dhe nuk ka shume kohe.

      Përgjigjjuni
    2. B
      BeqireBalluku

      Samir Mane urgjent nje vile per Taon -Leninin e Librazhdit. Ndryshe ta ha ...kakën

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisti sufllaqexhi

        Me 2 fadroma dhe 1 tentativë të dështuar ne Kurbin doni t'a shisni per arritje të qeverisë kundër krimit të organizuar!!! Pak shtyllë kurrizore se nuk është jeta nje pjatë supë

        Përgjigjjuni
        1. P
          Preshi I lushnjes

          tregoni emrat

          Përgjigjjuni
          1. S
            Samiu merushen e qiu

            Dmth experimenti qe beri KryeKari duke emeruar Minister te Bredeshem burrin qe i qinte gruan, nuk dha rezultat pozitiv. I falen gabimet Komandantit te Termetit te Salarise… ska gje.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Ylberi ( ish piramida)

              Sec eshte aty dhe nje mik i Blendi Gonxhes qe ka marre me qera ca ambiente te Gonxhe per 5 euro m2.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lugu gjat

                Forca e ligjit ? A kur vepron ne mënyrë korrekte, i zhvesh moracaket me kostum .Respekte Z. Ministër, edhe pse je kokë cep.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zaza

                  Ky gzimi cela eshte i visi martinit te zenit ????

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pilo Lala

                    Jane kusherinj, te dy me origjine nga Plave Gucia, ku fshihet sot Vis Martinaj.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Sali qen bir qeni rrugëve do ngordhësh

                    Policia nuk po troket atje ku pret populli prej vitesh,nuk po troket te familjet më të urryera salike. Po le ata që kanë vjedh këto 30 vjet dhe janë bërë milionerë. Mirë ben që po heton majtas,por po harron ata hajdutët e vetëquajtur të djathtë

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kacidhja

                      Vetem show dhe reklam nga Tema ,lepuri fle diku tjeter.Nuk mundet qe njeriu i korruptuar te luftoj korrupsionin.

                      Përgjigjjuni
                      1. g
                        genocidi grek ne cameri vrane femije

                        te tregojne emrat po ata qe po bejne ndertime pa leje ne tirane pse si kapin apo jane shoket e taulantit ?

                        Përgjigjjuni
                      2. e
                        erjola hoxha e bija e flamurit dhe teutes dashnorj

                        woow mami tao tao katercepshi idioti qe rri me kriminele, do ta hash tao mos u merzit se as gjysmen e saimir tahirit ske bere. Nje dite te bukur nen diellin shqiptar edi rama nen efektin e kokaines do te thote te arrestosh shoket e tu o tao tao burri i iris pekmezit kompania one. Ca do besh se me ata ke ndare mishin e shqiptareve te vrare o tao tao se ke te gjate o ballist

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bosi i Farkes

                          Paraqitni me ze dhe figure ata qe bejne ndertime pa leje ketu ne Rolling Hills, ndryshe eshte gallate politikanesh si gjithmone e korrupsioni vazhdon

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje