Hoxhallarët injorantë dhe importimi i errësirës

26 Shkurt 2025, 09:52Blog TEMA
Hoxhallarët injorantë dhe importimi i errësirës

Nga Baton Haxhiu

Kur u nisa, e paragjykova. Nuk e dija që Fairmont Hotel në Mekë ishte kaq madhështor dhe Ritz-Carlton një nga më të mirët në botë. Nuk e dija që liria e gruas në Arabinë Saudite nuk ishte ajo që kisha menduar. Arabia po ndryshon. Ne me hoxhallarët injorantë që predikojnë po kthehemi aty ku ata ishin.

Desert Rock Resort dhe Shebara nuk janë vetëm një imazh. Janë vetëm dy projekte nga shumë të tjera, duke përfshirë edhe tetë stadiume olimpike që po bëhen realitet. As projekti i një qyteti me disa projekte prej 1.3 trilionësh i shtrirë në një hapësirë sa Belgjika e sotme, përfshinë vizionin Arabia Saudite  2030.

Desert Rock ku ishim të vendosur ishte i fshehur mes kodrave të lashta shkëmbore të Sharaan-it. Ai nuk është thjesht një destinacion turistik i luksit, por një dëshmi e një epoke të re në Arabinë Saudite. Një epokë që nuk ka më të bëjë me konservatorizmin e shekullit të kaluar, por me një vizion të qartë: zhvillim, ekonomi, turizëm dhe një fe që nuk i kundërvihet progresit.

Ngjitem në një nga kodrat që rrethojnë resortin, nga ku peizazhi i shkretëtirës shtrihet si një det i pafund dritash dhe hijesh. Më poshtë, vila të fshehura mes gurëve, të krijuara jo për të pushtuar natyrën, por për t’u shkrirë me të. Një projekt i cili jo vetëm që sfidon perceptimin për Arabinë Saudite, por e shkatërron atë. Ky nuk është vendi që shumica e njerëzve në Ballkan imagjinojnë kur dëgjojnë, ehhh Arabia Saudite.

Nuk është më ajo Mbretëri që dikur eksportonte konservatorizëm të ashpër fetar nëpër botë. Ajo periudhë ka mbaruar.

Por ironia e madhe është se ndërkohë që Arabia Saudite po transformon veten, në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri po importohet ajo që vetë arabët po braktisin—një fe e ngurtë, dogmatike, e mbushur me frikë dhe injorancë. Dhe në vend që të ndodhë në qendrat e mëdha urbane, ku ekziston sfida intelektuale, kjo dogmë ka gjetur tokë pjellore në xhami të vogla, shpesh të financuara nga burime të dyshimta.

Në xhaminë e Lakrishtës në Prishtinë, ku predikuesit kërcënojnë me zjarrin e xhehenemit më shumë sesa mëshirojnë Zotin.

Në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku njerëz të thjeshtë ndjekin ligjërata që kanë më shumë lidhje me një realitet të imagjinuar të shekullit të shtatë, sesa me jetën moderne të një shqiptari në vitin 2025.

Në një xhami në Shqipëri, ku predikues të vetëshpallur predikojnë një fe që është armike e kombit dhe e mendimit të lirë.

Ndërkohë që Arabia Saudite po ndërton metropole teknologjike dhe po sjell DJ-të më të njohur në festivalet e saj, në këto lagje të Ballkanit shqiptar ende debatohet nëse është haram të dëgjosh muzikë, të studiosh shkencat, apo të respektosh festat kombëtare.

Një ritual i errët në Lakrishte dhe një turmë që nuk kupton asgjë

E imagjinoni Xhaminë e Lakrishtës ku falen njerëzit në mes të rrugës në një mëngjes dimri në këtë lagje të Prishtinës? Kështu është edhe në mes të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut?

Rrëfimet bëhen në një ndërtesë gri, pa dritare të mëdha, pa hapësirë për dritë, si të gjitha dogmat e errëta që e duan errësirën më shumë se arsyen.

Një imam, i sjellë nga një bursë e financuar nga fondacione të huaja, me një diplomë që nuk është as e barabartë me një shkollë të mesme të dobët. Ai qëndron para një turme, njerëz të thjeshtë, punëtorë, disa të moshuar, disa të rinj që janë të lodhur nga një shoqëri pa perspektivë. Ai nuk predikon dashurinë për Zotin apo filozofinë e thellë të Islamit. Ai nuk shpjegon historinë, dijen, ose arsyen. Ai shpall ligje, shpall ndalesa, shpall frikë.

“Gratë nuk duhet të dalin nga shtëpia pa lejen e burrit”.

“Nëse dikush dëgjon muzikë, zemra i bëhet gur”.

“Gjithçka që është moderne është haram”.

“Jeta e kësaj bote është e pavlerë, shikoni vetëm jetën e përtejme”.

Një turmë që vetëm lëviz kokën. Asnjë pyetje. Asnjë sfidim i arsyes. Një rit automatik, ku njerëzit nuk mendojnë, por ndjekin. Një fe që nuk mëson si të jetosh me dinjitet, por vetëm si të kesh frikë. Një dogmë e zbehtë, pa frymë.

Një ritual injorance, në mes të Evropës, ndërkohë që vetë Arabia Saudite ka filluar të shkundë zinxhirët e një mentaliteti të vjetër.

Pyetja që qëndron para institucioneve është, Nëse Arabia Saudite Po Ndryshon, Pse Ne Jo. Pse ne lejojmë të palejueshmen.

Në shkretëtirën e Sharaan-it, tek vështroj perëndimin e diellit mbi Desert Rock Resort, nuk mund të mos mendoj për një kontrast të thellë ku Arabia Saudite po ndryshon sepse e ka kuptuar se errësira nuk ndërton qytetërime. Ajo po modernizohet, po integrohet në botën globale, po investon në dije dhe zhvillim.

Po ne ku po e çojmë botën shqiptare.

Nëse një vend që dikur ishte simbol i konservatorizmit të ashpër po ndryshon, çfarë na ndalon ne?

Nëse Arabia Saudite po ndërton një të ardhme të hapur dhe të integruar, pse Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po lejojnë të burgosen në një model fe të falsifikuar, të importuar nga predikues pa dije?

Ne kemi një zgjedhje. Ose të mbetemi robër të një errësire që nuk është as e jona, as Islami i së vërtetës. Ose të ecim përpara, të ndërtojmë një shoqëri ku feja dhe moderniteti mund të ecin së bashku, siç po bën vetë Arabia Saudite sot.

Sepse nëse një vend që dikur ishte simbol i fanatizmit po ndryshon, çfarë na ndalon ne?

Në fund të fundit, Zoti nuk kërkon injorancë. Ai kërkon mençuri.

Arabia Saudite po zgjohet nga një ëndërr e gjatë konservatore. Pyetja është:

A do të zgjohet edhe Ballkani?

P.S.

Në Desert Rock Resort dhe në qetësinë e natës së Sharaan-it, ku Alexandri si astronom, na shpjegon qytetin e ardhmërisë nën një qiell ku yjet duken më afër se kudo tjetër, edhe mendimi rrjedh ndryshe.

Aty e kuptova se vetmia nuk është boshllëk, por hapësirë për të shkruar, është hapësirë ku njeriu e ndjen veten si pjesë të një madhështie më të madhe, por edhe si një pikë e vogël në pafundësinë e universit.

Kuptohet pse në këtë vetmi lindën mendimtarët, poetët, filozofët e mëdhenj të botës islame. Mendimet lindin në natë të heshtur, mes gurëve dhe rërës që flet me erën, ku feja nuk është britmë, nuk është frikë, nuk është urdhër, por një urë mes shpirtit dhe arsyes.

Një hoxhë i vërtetë nuk i mbyll njerëzit në errësirë, por i udhëzon drejt dritës. Një mendimtar nuk kërcënon, por pyet. Një njeri që e prek Zotin nuk ka frikë nga dija, por e kërkon atë.

Në këtë natë të qetë, ku heshtja nuk është bosh, por kuptim, është e qartë se feja nuk është armike e mençurisë, vetëm injoranca është armike.

Dhe pyetja e vërtetë mbetet: nëse në këtë vend, në këtë shkretëtirë, ka lindur mendimi, urtësia dhe dija, pse shqiptarët në veçanti në Kosovë e Maqedoni dhe pse jo në Shqipëri dhe pastaj edhe në regjionin Preshevës e Sanxhakut po e pranojnë versionin më të varfër të saj?

Versionin e Arabisë Saudite që po vdes dhe po lind një tjetër e vitit 2030.

29 Komente

  1. B
    Batonologji

    Zoti nuk meshirohet por adhurohet o Baton. O Baton, o gamori jone, lexo me pare rreth besimit dhe fese, dhe pastaj dil ne konkluzione idiote dhe komente diabolike si keto ne rremujen qe ke shkruar me siper. Zoti te meshirofte!

    Përgjigjjuni
    1. e
      em

      Gamor je ti qe do te jetosh me nje besim qe nuk ka asnje lidhje me Shqiperine dhe shqiptaret.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spiro Abduli

        E keni gabim , shqiptaret jane me kulture dhe mendesi islame.Nuk kane asnje lidhje me Evropen pervec territorit qe zaptojne ne gji te Evropes.LOL

        Përgjigjjuni
        1. @
          @per Gamorin

          Qofsh ne gjykimin e Zotit. Injoranca nuk ka brire...........

          Përgjigjjuni
          1. U
            Uranjaku

            Batonologji....une Batonin nuk e pelqej ne politike, por ketu ka thene nje te vertet te madhe dhe te dhimbshme.Mjeda, qe i ndrit shpirti ka thene: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Hqni dore nga ekstremizmat se po merrni me qafe shoqerine. Ne ne Shqiperi i kemi te lokalizuar, shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise te civilizohen se po behemi gaz i botes se qyteteruar.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tuti

            Shkrim real por edhe diplomatik, Batoni e dinë që zoti i ka ngelur në dorë njerëzimit, prej shumë shekujsh. Ironia me Batonologhi është e tepërt

            Përgjigjjuni
            1. P
              Psikologu 1

              Lere Shqiperine menjane Baton se ketu nuk qi njeri per fete

              Përgjigjjuni
            2. G
              Go West

              Ke shkruar si nje intelektual i vertet shqiptar, urime Baton!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per korrektese

                Eh, mor Go West. Respekte per komentin. Por komenti yt prej intelektuali shkon dëm në trurin prej budalli të komentuesit më sipër, që nuk mbush. Budalli nuk e kupton që Batoni nuk shau fenë islame. Edhe unë që nuk jam mysliman nuk e shaj fenë islame, sepse nuk ka fe të keqe. Ka predikues të keqinj, Ka injorantë hoxhallarë e prifterinj që as veteynuk e kuptojnë SE çfare thonë. Keshtu është kur merr budallin dhe e bën hoxhë apo prift.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Per me shume korrektese...

                  Komenti nuk ka te beje me llojin e fese por me menyren sesi shprehet nje gazetar... ".............Në xhaminë e Lakrishtës në Prishtinë, ku predikuesit kërcënojnë me zjarrin e xhehenemit më shumë sesa mëshirojnë Zotin................."""" Zoti eshte ai qe meshiron dhe nuk e meshirojne besimtaret Zotin, pavaresisht nga feja. Nje gazetar duhet te njohe subjektin dhe pastaj te shkruaje...

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Opo lere fare

                    I nderuar, gabimi në shprehje, nuk ja ul vlerën artikullit per nga mesazhi që kerkon të perçoje. Nuk i bën hoxhët e Lakrishtës me pak injorantë. Ka dashur të thotë që të luten per meshirën e zotit. Ajo qe ka me shume rendesi është që hoxhët dhe myftinjte e Shqiperisë së viteve 1920-30 ishin me shumë shqipetarë se sa debilët që pellasin sot nga minaretë.

                    Përgjigjjuni
              2. k
                k

                Preferoj një hoxhë injorant por të ndershëm,sesa ca oligarkë dhe opinionistë të kulturuar por hajdute të korruptuar afaristë servilë të cilido pushteti dhe me vila,pasuri,miljonere pa asnje deklarate fiskale, që nuk dihet nga vijne. Emergjenca kombetare shqiptare,nuk eshte feja dhe besimi,por korrupsioni,vjedhja,oligarkia,trafiku i drogës , arsimi mashtrues,mjeksia armike e Hipokratit, aleanca mes politikes dhe krimit,etj.Por keto gjera per ju nuk kane rendesi dhe flisni per gjera qe nuk prekin atë pushtet pervers që të mund te perfitoni duke u hequr se keni per zemer fatet e kombit.Nacionaliste fake dhe populistë mashtrues.

                Përgjigjjuni
                1. Shume i sakte ne analizen qe ben gazetari Haxhiu. Ka vite qe ne vendet tona investohet me para qe sdihet nga vijne dhe predikohet ne menyren me injorante, mesjetare dhe pa pike lidhje me fene e sotme islame ku shume vende, perfshi edhe Arabine po e nxjerrin nga ekstremizmi dhe fatatliteti qe lindte injorance. Ne vendet tona, Shqiperi (jo ne te gjitha xhamite), por sidomos ne Kosove dhe ne Maqedoni ka shume xhami ku predikohet radikalizem dhe sidomos injorance ekstreme e shfrenuar. Duhet nderhyre, mbase edhe shtetet vete.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptar

                    Shqipëria megjithatë nuk krahasohet me Kosovën dhe Maqedoninë. Shqipëria është perëndim.

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tetovari2

                      Prandaj,vriteni e vetë vriteni çdo ditë.Për tjerat mos të flasim!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni.

                        Muslimon brothers m'Albaniston eshte e njejta gje (per mos te thene me keq) me birazeret m'Kosovo, Fyrom etj...... allah uakbar

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Mirditori plak

                        Myslimanizmi eshte mallkimi me i madh, qe Turqia la ne tokat shqiptare. Gjeti sigurisht edhe nje popull pa karakter, qe shkon nga fryn era, sepse nje gje e tille nuk ndodhi askund tjeter ne Ballkan. Me vjen mire, qe intelektualet shqiptare po flasin hapur per kete teme, qe eshte bere gangrena e trojeve shqiptare.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          KASTRIOTI

                          ballkanin e shkaterroi mortja e anadollit, keta aziatike te ndyre, ndryshuan gjithe ballkanin dhe sidomos kombin shqiptar, keta bastarde nuk na jane ndare edhe sot mbas 600 vjetesh., mallkuar qofte kjo race bastarde dhe gjithe ata shqipfoles qe i shkojne mbas fese se ndyre te ketre bastardeve

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Baca

                            Nen ate qiell linden filozofe, poete, dhe nje hajvan pasunar si ti! Qe ke shpikur kete lajm Vetem e vetem per te thene se ishe mes luksit

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              Ujku Plak

                              Super Shkrim, me vjen Keq qe pak e kuptoin. Kultur e Prapambetur dhe Fe per te pa Shkollet. Kete e verteton me se miri gjendja e Afganistanit, Iranit, Libis, Siris, Palestines etj….

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Realisti

                                Ajo që ke parë o Baton është thjesht lluks I ndërtuar për të mjelur milionerët. Sa për një shoqëri progresiste dhe e shkëputur nga e shkuara e pamë Arabinë kur ekzekutoi gazetarin e vet në një nga ambasadat e saj në Turqi pa nam a pa nishan. Dhe Amerika heshti. Dmth, Arabia të vret si të dojë dhe perëndimit I duhet të mbyllë gojën se....do shijojë luksin e ndërtuar për të. Kjo është bota ku jetojmë sot.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Noci

                                  Babai im vdiq ne 1982,kohe kur fete nuk besoheshin me ligj komunist,por edhe kur punonte edhe ne pension,i ndiqte te gjitha zakonet ,falesh 5 here,ishte i pastër ne goje dhe ne trup,por shume tolerant dhe asgje nuk e ndalonte te takohej me shokët e tij katolik,dhe me krushqit ortodoks te njerit dlaleNe shkonim ne stadium dhe nje dite pasi u kthyem na tha duke qeshur.Nje dite nje Hoxhe ne predikim foli nje budallallek e na tha se futbolli per muslimanet eshte i ndaluar se e lidhte me nje histori te vjeter.Dhe nuk eshte vetem kjo tha baba jone ka shume te tjera,qe na thone jane te ndaluara.Po si do ece bota po u ndaluan dhe kur njerezit fitojne me te ndaluarat dhe nuk humbin.Ky muhabet eshte i viteve 70.Sot jane shtuar edhe me keq,se me shume perqafijme talebanët,sesa vete Kuranin,apo ndryshimet qe po ndodhin ne vendin e lindjes,se islamizmit.Nje shkrim per t'u lexuar por edhe per t'u menduar ky i Batonit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Realisti numer 2

                                    E drejta e fese eshte e drejte humane. Vjen Kosovari ketu na tregon qe s duhet te besojme. Po sikur te kthehesh ne Kosove me mend e tua??? Te pakten kur ishte Serbi s ju bezdiste religjonet dhe lindshmerine dhe familjet i kishit top. Po sikur them une, te riktheheni ne Serbi se me mire do rroni. Vete s dini te beni shtet na cani derrasat edhe ne ketej

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Revolucioni Kulturor Kinez

                                      Ore ti 2-shi i sllavit, kush ua ndaloi fenë në vitin 1967, erdhi ndonjë kosovar andejpari?

                                      Përgjigjjuni
                                    2. E
                                      Erdogan

                                      Skiptare do te thote Aristotel Ibrahimi,Platon Abdullahu (Abdyl "shqip"),Vasil Ismaili,Bajram apo Cerciz Xristopoulos (Topulli.topos greqisht eshte vend "shqip" apo Land. Pa Turqi nuk do kishte Albanistane por Epir,Ilyri,Maqedhoni,Magna Grecia etj. Epirotet jo Arnautet e Deputetit ne Parlamentin Osmane dhe Governator ne Liban Ismail bej Vloren,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet,Alite,Mahmutet,Salehet etj e kane per Nder (Honor) Politizmoin (culture "shqip") e tyre Greke ne Vorio Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis. Sa per Arabine Saudite dhe Qatarin jane strategjike per ata qe rrafshojne Gazen sot me Turqine ne krahe te tyre. Futej ne Nato nje vend pushtues i qendres sone Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos? Zgjohuni o fatkeq dhe mendoni se cfare you ka bere Turqia. Ata qe ndihmojne sot Arabine Saudite kunder nje kombi te Lashte si Irani eshte plan nuk eshte thjesht zhvillim.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. O
                                        O Baton, e ka derdhur thelle spermen otomani tek s

                                        ....si ka mundesi nje kombe si yni qe nuk e bashkon me boten arabe as raca as kultura as gjuha as alfabeti as adn as gjaku , shgaravitet bulevardit me bythet l'arte? 500 vjet i turperuar nga evgjiti otoman i shkerdhyer para e mbrapa si asnje kombe tjeter europian.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. t
                                          tironsi,,

                                          e verteta eshte se besimi eshte ceshtje personale, po batoni ka te drejte ne shume nga ato qe thote , dhe te gjithe ju qe na beni si njerez te zotit mos harroni se shume nga ju jane bere me nje fe apo nje tjeter , thjeshte per ineres asgje me shume,, prandaj mos na beni moral kote ,

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kolonja.

                                            Nje shkrim realist mbi erresiren qe ka katapultuar fene islame ne Shqiperi dhe ne Trevat shqipetare. Imame qe predikojne terrorin , friken dhe njerez te trembur qe i pranojne ato si te mireqena. Mjafton te shikosh nje hoxhe ne Kosove qe eshte kokrra e injorantit dhe aty kupton se ku kemi mberritur.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              Irion

                                              Një bashkim i qeverisë dhe fesë tenton të shkatërrojë qeverinë dhe të degradojë fenë, pasi një ndërthurje e tillë mund të çojë në një konflikt interesash, ku fuqia e politikës përzihet me parimet fetare, duke minuar autoritetin e të dyjave dhe duke e bërë më të vështirë që të mbrohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje