Regjistrimi i emigrantëve në KQZ: Berati e Dibra më mirë, Vlora e Shkodra më keq

24 Shkurt 2025, 18:10Blog TEMA

Regjistrimi i emigrantëve në KQZ: Berati e Dibra më mirë,

Nga Eduard Zaloshnja

Deri më tani janë miratuar nga KQZ rreth 178 mijë kërkesa të emigrantëve për të votuar. Kuptohet që shumica e tyre janë me origjinë nga qarqet më të mëdha.

Po si është raporti i të regjistruarve për çdo qark, ndaj përqindjes përkatëse të emigrantëve nga qarku?

Në vend të parë është Qarku Berat, që që ka një koeficient regjistrimi 1,73 (raporti i përqindjes së të regjistruarve për të votuar, ndaj përqindjes së zgjedhësve në emigracion). I dyti është Qarku Dibër, me koeficient regjistrimi 1,32. Ndërsa në vendet e fundit renditen qarqet Shkodër e Vlorë, me koeficientë regjistrimi 0.77 dhe 0.70.

Regjistrimi i emigrantëve në KQZ: Berati e Dibra më mirë,