Iluzioni i moralit

21 Shkurt 2025, 21:47Blog Bjorn Runa

Iluzioni i moralit

Ka një tendencë të medias dhe politikës në Shqipëri për ta përqëndruar debatin publik tek morali. Thuajse çdo mbrëmje bombardohemi përmes ekraneve me diskutime të pafundme në lidhje me çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar; kujt duhet t’i vijë turp dhe cili duhet lavdëruar.

Fatkeqësisht, kjo po vjen gjithnjë e më tepër edhe nga politikanët dhe partitë e reja, të cilët do të duhej të na thoshin të vërtetën sado dëshpëruese qoftë ajo, dhe që në fakt po na shesin sërish iluzionin e optimizmit të lire: se neve thjesht nuk na është ofruar një alternativë morale apo një model i drejtë, kur në fakt politika nuk është se ka dalë jashtë moralit – ajo thjesht vepron sipas logjikës së pushtetit.

Nëse tërhiqemi për një moment dhe i analizojmë këto debate, duhet të pyesim se përse ekzistojnë dhe kush përfiton prej tyre?

Argumenti moral si mjet i pushtetit

Shpesh na thuhet se morali është një forcë universale që formëson shoqërinë, që etika duhet të drejtojë vendimet politike dhe se turpi është një mjet i nevojshëm për të ndrequr keqbërjen. Por, nëse morali është vërtet në themel të shoqërisë tonë, atëherë përse duket i aplikuar në mënyrë kaq selektive?

E vërteta është se shoqëria, por edhe bota, nuk funksionojnë mbi bazën e parimeve morale, por mbi bazën e pushtetit. Dhe morali, të paktën ai të cilit i referohemi si argument ne debatet tona, nuk është një forcë për të vendosur drejtësi, por një mjet për të mbajtur nën kontroll pjesën dërrmuese të shoqërisë. Institucionet që drejtojnë jetët tona – politika, media, biznesi, feja – përcaktojnë çfarë është e moralshme ose jo në mënyrë të atillë që të ruajnë pozitën e tyre, duke u siguruar që pjesa tjetër e shoqërisë të mbetet e kufizuar në kufijtë e etikës së përcaktuar prej tyre.

Nëse ka diçka të qartë në botën në të cilën jetojmë, është se morali nuk aplikohet njësoj për të gjithë. Ai formësohet nga pushteti dhe i shërben interesit të tij. Ndaj, ndodh rrallë që debatet mediatike t’i referohen si dështime morale fshehjes së të ardhurave nga shtresa e lartë e shoqërisë, apo shkatërrimit të mjedisit për arsye fitimi. Përkundrazi, këto cilësohen si strategji ekonomike apo politike, ndërsa argumenti moral ngrihet vetëm në lidhje me veprimet individuale – sidomos të atyre që janë larg pushtetit.

Nëse do të qe e vërtetë se morali është forca shtytëse e shoqërisë, atëherë shoqëria nuk do të ishte e mbushur me kaq shumë padrejtësi  dhe pabarazi. Historian a tregon se pushteti i përgjigjet vetëm trysnisë, jo argumenteve morale dhe etike.

Turpi si mekanizëm kontrolli

Nëse ka një pabarazi që shkon krah për krah me atë eknomike, është mënyra e pabarabartë e shpërndarjes së turpit. Ai nuk shpërndahet kurrë rastësisht, por orientohet me mjaft kujdes ndaj atyre që duhen mbajtur në rresht.

Të varfërit turpërohen dhe përqeshen për gjendjen e tyre ekonomike, ndërsa iu thuhet herë drejtpërdrejt e herë tërthorazi se vuajtjet e tyre janë pasojë e dembelizmit ose e zgjedhjeve të gabuara. Të papunët fajësohen për situatën në të cilën ndodhen, sikur kapitalizmi të ishte sinonim i meritokracisë dhe jo një sistem ekonimik e social i dizenjuar për të përfituar nga mjerimi.

Ndërkaq, të pushtetshmëve nuk iu duhet të përballen me asnjë lloj analize morale. Kur një politikan dënohet për korrupsion, trajtohet si rast individual dhe jo si problem i vetë sistemit. Roli i turpit është i qartë: ai nevojitet për të mos lejuar njerëzit të ngrenë pyetje ndaj vetë strukturës së pushtetit. Sa kohë publiku është i ndarë në kampe që luftojnë për moralin e tyre, janë të pakëta gjasat që të sfidojnë sistemin që i ka lënë në gjendjen ku janë.

Pushteti i përgjigjet trysnisë, jo parimeve

Nëse morali do të kishte funksionuar vërtet ndonjëherë si forcë shtytëse e historisë, regjimet totalitare do të kishin rënë qysh në fazën e parë të tyre. Por, ndryshimi kurrë nuk ka ardhur nga diskutimet morale. Ai vjen vetëm përmes presionit.

Punëtorët nuk i kanë fituar të drejtat që kanë sot sepse korporatat u zgjuan një ditë me ndjesi faji. Qeveritë nuk dhanë më tepër të drejta qytetare si rezultat i ndonjë ndriçimi të papritur etik, por sepse lëvizjet masive e bënë mosveprimin e tyre (qeverive) tepër të kushtueshëm politikisht.

Ndaj, përqëndrimi i debatit publik vetëm tek morali s’është veçse një kurth. Pushteti nuk bindet me argumenta etikë. Ai përgjigjet vetëm kur i kërcënohet pozita e tij dhe kur kostoja e status-kuosë bëhet e papërballueshme për të.

Kush përfiton nga debati mbi moralin?

Herën tjetër që do të shihni shpërthime monologësh mbi moralin në televizion, pyesni veten se kush përfiton nga ky debat?

·       Përse një problem specifik po trajtohet si çështje morale?

·       Çfarë problemesh më të mëdha lidhur me sistemin po injorohen?

·       Drejt kujt po orientohet turpi dhe kush po falet?

Debatet mbi moralin shpesh nuk janë veçse përpjekje për shpërqëndrim. Ato e detyrojnë publikun të përqëndrohet tek sjelljet individuale, duke injoruar strukturat që formësojnë shoqërinë. Sa më shumë kohë që shpenzojmë duke diskutuar se ç’është e drejtë apo e gabuar, aq më pak kohë na mbetet për të pyetur se kush e ka pushtetin dhe si mund ta marrim mbrapsht?

Nëse kërkojmë vërtet ndryshim, duhet mos të mbështetemi më tek argumenti moral për të ndrequr një shoqëri që nuk funksionon mbi parime etike dhe morale. Në vend të kësaj, duhet të përqëndrohemi tek pushteti – si funksion ai, kush e zotëron dhe si mund të sfidohet.

Sepse, në fund të ditës, shoqëria nuk ndryshon thjesht sepse i ofrohet diçka e drejtë, apo e duhur. Ajo ndryshon vetëm kur njerëzit ia bëjnë të pamundur pushtetit që t’i injorojë ata.

25 Komente

  1. P
    Politika, morali dhe media

    Politika nuk ka moral dhe kjo dihet. Institucionet që drejtojnë jetët tona – politika, media, biznesi, feja – përcaktojnë çfarë është e moralshme ose jo në mënyrë të atillë që të ruajnë pozitën e tyre-thotë Bjorn Runa. Por jo në çdo rast është e vërtetë. Psh Bleona Qerreti ça nuk i tha Arian Çanit para ca kohësh (në përgjigje të një deklarate të tij për Bleonën ku thoshte se ajo sorollatet nëpër hotele apo salla priteje por nuk e pjerdh njeri te Konservatorët Amerikanë). Bleona e quajti vemje pabukse, gënjeshtar që nuk e merr më njeri në punë etj. Dhe Çani qepi gojën dhe as u skuq e as u zverdh. Ku vajti morali dhe cipa? Ka edhe analistë që nëpër studio janë sharë gati me libër shpie nëpër studio për muhabete mbrotje partish dhe prapë vazhdojnë bëjnë moral, por populli tashmë i njeh mirë politikanët dhe personazhet e medias se kush janë se kanë 3 dekada që sorollaten nëpër media dhe politikë. Problemi nuk është se popullit i caktohen kufij moral nga politika apo feja, por kapja e ekonomisë nga pushteti politik (dhe tentativa për të kapur çdo lloj pushteti tjetër) dhe kontrolli i ekonomisë, administratës dhe vendeve të punës nga politika, gjë që ka bërë shpopullimin e shqiptarëve. Pikërisht se nuk kanë dashur të jetojnë në këto kufizime ekonomike apo lirish, ata kanë emigruar.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MORALI PUBLIK

      Bleona i ka thënë Arian Çanit: O Arian Çani, përveç faktit që t’i je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe nëpër emisionet e tua siç edhe vetë e ke pohuar..je një vemje pabukse, që s’të merr më asnjë televizion në punë se ty të ka dalë boja dhe jam shumë e vetëdijshme që me këtë video po të bëj shumë nder se do kapësh gazetat prap. Por, në të njëjtën kohë kam arritur në konkluzionin që qenieve mashtruese ordinere si puna jote duhet të ulësh në nivelin e tyre që të flasësh me gjuhën që ata kuptojnë, se nëse unë ty të flas kinezçe, ti nuk arrit ta kuptosh….Dhe përveç gjithë këtyre të këqijave që janë boll për një njeri që të mbytet ke dhe një adoleshencë të vonuar dhe je një qenie e frustruar seksualisht dhe nuk kupton. Vazhdon dhe e mat botën me metrin tënd akoma, nuk kupton që bota i ka mbaru uritë seksuale që kur kanë qenë 15-16 vjeç ndërkohë që vetëm ty të ka ngec ora ngaqë nuk i ke pasur këto gjëra kur ke qenë në këtë moshë dhe të kanë ngelur dhe tani që je 60 vjeç. Ky është ndryshimi midis meje dhe teje. Ik tani dhe mbytu në atë jetën tënde të mjerë”. P.S: Por ai prapë pa pikë turpi vazhdon në media e bën moral. Një njeri I martuar që dikur puthej me llapë me lloj lloj femrash në studio, me shqiptare, të huaja serbe etj, tamam si një adoleshent i uritur, pa moral. Dhe ka tërë kohës që i bën moral shqiptarëve e iu thotë që bëni valixhet gati dhe mbathjani nga Shqipëria. Flet tamam si grek që do që Shqipëria të shpopullohet. E ka mirë Bleona kur i thotë që ajo nuk flet "kinezçe" si ai, por është e drejtpërdrejtë. Ai herë pas here bën si zgjuar e flet gjasme me nënkuptime me gjasme me simbole, se nuk ia mban bytha të flasë me emra, hedh batuta 2 lekëshe për personazhe të ndryshme. Por sidoqoftë Bleona ia "futi" bukur dhe e degjeneroi publikisht. Dhe si degjeneratë ai qepi gojën dhe vazhdon teatrin e tij mjeran.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zona e lirë e gënjestrave

        Tallte dhe Grida Dumëm dikur Arian Çani, thoshte se ajo thotë fjalën momentum, pra bën si e zgjuar si intelektuale por nuk është, se medemek paska pasur dikur mbiemrin Suma por e kanë ndërruar në Duma. Por se ça lidhje ka mbiemri me atë çfarë je, apo çfarë di, vetëm greku A.Çani e di. Me këto gomarlllqe merret ky moralisti i Zonës së lirë të gënjeshtrave.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Druni

        Don me thonë tina, se zoti Tramp po vepron ashtuna e kështuna pa ju skuq faqja (jo se i kuq osht përherë) se qortimet për moralin nuk i ndi fare dhe mirë e boka, se morali osht kot fare. Ai don veç fitimin, se osht bizmesmen, jo moralist. Ëëë çar po na shohin sytë e po na nigjojn vesht! Zoti na rujt!

        Përgjigjjuni
        1. D

          1. T
            TIRONA

            So cili eshte konkluzioni yt konkret dhe si persionalizohen sipas jush liderat e sotem? Populli nuk ka nevoje per lexione teorike,por te ngresh zerin: Kush mban pergjegjesi per 21 Jamari qe Bruxelles urdheroi te gaper Dosja? Kush zvarrit Dosjen e Gerdecit dhe perse nuk respektohen viktimat,familjet e tyre dhe mbare popullin dele shqiptar?

            Përgjigjjuni
            1. T
              TIRONA

              So cili eshte konkluzioni yt konkret dhe si persionalizohen sipas jush liderat e sotem? Populli nuk ka nevoje per lexione teorike,por te ngresh zerin: Kush mban pergjegjesi per 21 Jamari qe Bruxelles urdheroi te hapet Dosja? Kush zvarrit Dosjen e Gerdecit dhe perse nuk respektohen viktimat,familjet e tyre dhe mbare popullin dele shqiptar?

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Ligjet janë bërë pikërisht për të mbrojtur njerëzit nga "morali". Nëse mendon që kapitalizmi është një sistem që përfiton nga mjerimi atëhere ti autor je marksist. Nuk është turp të jesh marksist por thjesht ti po shet moral kur thua nuk është turp të jesh i papunë sepse është turp të jesh i papunë dhe turp i madh madje. Ka plot moral-llëqe në shkrimin tënd po nuk ia vlen më.

                Përgjigjjuni
                1. "
                  "..."

                  Dakord, -------- Morali, ligjet, etj, janë koncepte filozofike dhe autori i referohet sistemit politik e shoqëror që jemi. Nëse autori do të ishte marksist, se mua më duket veç i majtë (jo të gjithë të majtët janë marksistë), atëhere, morali, sipas kësaj teorie, nuk është universal, (këtë, më duket po përpiqet të spjegojë autori) por ka karakter klasor, dhe është pjesë e botkuptimit, sikurse dhe ligjet, që krijohen në funksion të këtij morali klasor duke u bërë pjesë në kodifikimin me dhunë të këtij morali, dhe jo në përgjithësi për të mbrojtur njerëzit. Këtij morali i shërben edhe masmedia. Morali krijohet nën ndikimin e gjendjes ekonomike dhe ambjentit ku jeton individi, grupet e njerëzve, apo klasat. Psh: mos vidh, një parim i moralit trashëguar që nga kur shoqëria u nda në klasa, pikërisht për këtë arsye, se me parë, në të përbashkëtën e lashtë nuk kishte ç'të vidhje, transmetohet më vonë edhe në fe dhe shkruhet në librat e shenjtë, duke u kthyer në ligj; por ama në asnjë paragraf të këtyre librave edhe të ligjeve të mëvonshëm modern nuk përmendet se ndalohet vjedhja e një pjese të konsiderueshme të mbivlerës të nxjerrë nga shfrytëzimi i njeriut nga njeriu, përkundrazi, ka kode që e ligjërojnë këtë. Nuk janë vetëm marksistët, ata, që mendojmë se sistemi kapitalist, është i atyre që përfitojnë nga mjerimi. Hygo, nuk ishte marksist, por shkroi një "Të mjerët", por edhe në poezi e pasqyroi këtë fakt. Dhe së fundi: kur shkruan për moralin, moral-llëqe do të bësh. Turp është të jesh i papunë për fajin tënd, për parazitizëm, jo kur nuk gjen: një çfardo të ndershme. Për "presionin", është temë tjetër. --------- Duhet ta përgëzojmë autorin për guximin e të menduarit dhe shkrojturit ndryshe nga berihaji i kohës. Tema ka plot ani pse ne mund të kemi ndonjë koment nga këndveshtrime ndryshe.

                  Përgjigjjuni
                2. F
                  Fili

                  Bravo Bjorn! Lexohesh gjithmone me kenaqesi.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nje i Moshuar

                    Jam nje I moshuar per mua MORALI nuk eshte ILUZION por nje veti apo norme e nje shoqerie te SHENDOSHE dhe per me teper individuale , jo te gjithe i japin rendesi moralit ??? Per fat te keq manifestohet tek pakica sot morali ? Po marim periudhen pas clirimit te sapo dale nga lufta : Morali ishte shume i larte pakica ishte me pak e pa morleshme dhe hynin njeres qe nuk donin punen njeres abuziv sabotator dhe shteti kishte vendosur ligje te forta qe kjo kategori te trembej nga ligji per derisa nuk kishin po themi ndergjegje po e barazoj me moral in keshtu qe duhet te veproje ligji ne menyre te barabarte siper puntor in kur Gabon akoma me teper per ate qe eshte i veshur me pushtet neper mjet votave te ketij populli ???? Ka njeres te lindur qe nuk e tradhetojne moralin dhe te pajtohen me korupsionin sado miliona tu vesh perpara ose ne familje nje bure apo nje grua nuk e tradhetojne njeri tjetrin per moral apo para e kane te shenjte nga vetja se te atille brumi jane sado peripeci tju ndodh ne jete , morali eshte i shenjte per Kete lloj familje mbase hyn geni ??? Iluzioni i Moralit sipas atij qe ka bere shkrimin ka kuptim te gjere dhe veshtire te kuptohet nga te gjithe kur sot shoqeria eshte ne kulmin e DEGJENERIMIT qe e fusin ne boten moderne ne te kundert te quajne fshatar qe smer vesh nga qyteterimi ??? Duhet te veproje ligji per kedo jo ne letra por ne realitet ne menyre te barabarte dhe jo si ajo shprhja beni si them une dhe jo si bej une ???Ketu kemi aritur

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kutuzovi

                      Nje i moshuar Bravo. Koment brilant.

                      Përgjigjjuni
                    2. N

                                      1. G
                                        Globalisti

                                        Bjorn, problemi themelor me qasjen tënde është se nuk arrin të kuptosh se morali nuk është një iluzion apo një konstrukt thjesht shoqëror, por një e vërtetë që ekziston jashtë vullnetit të pushtetit dhe ligjit pozitivist. Kjo mungesë kuptimi tek ty (dhe jo vetem) nuk është rastësi—vjen nga një formim intelektual që ka trashëguar paradigmat e një etike pozitiviste, komunisto-ateiste dhe materialiste, e cila e ka çuar Shqipërinë në gjendjen ku ndodhet sot. Nëse do të kishe lexuar përtej kornizave ideologjike të realizmit socialist apo mendimit marksist që sheh ligjin si instrument pushteti dhe moralin si një konstrukt arbitrar, do ta kuptoje se pushteti dhe ligji nuk janë burimi i së drejtës—ato janë të prejardhura. Burimi i vërtetë është e Drejta Hyjnore Natyrore, një koncept i artikuluar nga filozofët klasikë, nga Sokrati, Platoni, Aristoteli, Seneca, etj e deri te debatet më moderne si ai mes Lon Fuller dhe H.L.A. Hart (të cilët me gjasë nuk i ke lexuar). Në vend që të shkruaje një shkrim që veçse ekspozon zbrazëtinë e argumentit tënd, do të ishte më produktive të filloje një kërkim më serioz mbi themelet filozofike të moralit dhe të drejtës. Deri atëherë, çdo përpjekje për ta mohuar moralin nuk është asgjë më shumë se një stërhollim bosh, një humbje kohe për ty dhe për ata që e lexojnë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Skelari

                                          Sakte

                                          Përgjigjjuni
                                        2. M
                                          Marx

                                          Nje gje eshte e sigurte, autori i ketyre rreshtave e ka lexuar thellesisht"Kapitali-n" e Marksit (qe ne thelb eshte i mire) dhe i ka shërbyer si bagazh kulturor e dijesh per kete shkrim qe ne lexuam ketu!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            ENTSOE

                                            Nga pikepamja filozofike dhe socials, shkrimi eshte I qarte, as Nena nuk te jep ushqim po nuk I kerkove, pra duhet presion dhe dhimbshuri- moral. Jane parime universale te existences.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje