Drama e Anila Prendushit dhe “varri” që i hapi vetes prej dashurisë

20 Shkurt 2025, 11:55Blog TEMA
Drama e Anila Prendushit dhe “varri” që i hapi vetes prej

Nga Blerina Moka

Dashuria shëron-citon Bibla. Por duket se në vitin 2025, dashuria akoma vret.

Por më shumë sot vret opinion publik.

Një grua e re, në moshën 44-vjeç, nënë e 3 fëmijëve po lufton me vdekjen, pasi njeriu që i betohej për dashuri, e goditi jo nga dashuria.

Anila Prendushi nuk i dihet a e fiton betejën për t’i shpëtuar “kthetrave” të vdekjes, por një gjë është e sigurt.

Edhe nëse do të ndodhte një mrekulli e tillë, atë s’do ta lënë të qetë ‘moralistët’ e kësaj shoqërie akoma të pa emancipuar që rrit djem për t’i konsideruar gratë e tyre, prona.

Menjëherë sapo lajmi mori dhenë, ajo çfarë diskutohej më shumë në rrjetet sociale ishte diferenca e moshës së çiftit.

Pyetje si “çfarë donte një grua 10 vite më e madhe me një djalë të ri, apo nëna e 3 fëmijëve çfarë e lidhte me një djalë beqar”, ishin të shpeshta, e askush s’u mor me fatin e keq të një gruaje që i hapi zemrën dashurisë.

Shoqëria jonë e kalbur, e pazhvilluar që gruan e divorcuar e fajëson sapo krijon një marrëdhënie, ndërsa djalin beqar që krijon lidhje të vazhdueshme, qoftë dhe me gra të martuara, e quan me eksperiencë, djalë ‘azgan”, që i lejohet të jetojë në emër të rinisë së tij.

Një grua e divorcuar e ka të pamundur të dojë, të ndjejë, të ndahet, sepse opinioni e përndjek nga pas.

Ndërsa ai, ai që të lutet, të përbetohet, ai që thotë se “do të vrasë” veten për ty, kur mbyll një raport, e sheh menjëherë të hidhet në krahët e një tjetre, për t’i premtuar dhe asaj të njëjtën gjë, dashurinë.

 Dhe po e le, të quan armik dhe të vret.

Keqardhja që kam ndjerë si grua për Anilën është e madhe dhe po aq e madhe neveria për komentet dashakeqe ndaj saj.

Keqardhje ndjej dhe për të riun, djali i një nëne që ndoshta nuk diti ta mësojë se dashuria nuk vret, të duash dikë do të thotë dhe ta lësh të ikë.

Kam njohur histori të lidhjeve mes çiftit me diferenca në moshë. Njoh dhe raste që nga ndarja kanë dalë të dërrmuar.

Ndoshta s’do dashurojnë dot më kurrë një ditë, pasi zhgënjimi ka qenë i madh. E megjithë dhimbjen që kanë përjetuar, më i madh ka qenë paragjykimi, mosha, fëmija.

Sepse në Shqipëri, të jesh një grua e divorcuar dhe të dashurosh një djalë të ri, akoma është tabu. Dhe kjo e bën  të pabarabartë lidhjen që në fillim. Duke i dhënë epërsi djalit që duket sikur të ka bërë nder që të ka dashur.

Anilën fatkeqe, duket se në jetë s’e kanë dashur, madje as familja, përderisa askush nuk mundi ta shpëtojë nga kjo lidhje toksike.

Nëse Anila do të jetojë, po mundët ta ngushëlloni do ta lehtësoni nga dhimbja, në të kundërt më mirë të heshtni. Askush më mirë sesa ajo, s’do ta vuajë këtë fatkeqësi.

Sepse ajo nuk e donte vdekjen e dashurisë.

41 Komente

  1. K
    Kritiku

    Vazhdoni akoma me kete histori, ju palo gazetare? Kujt i plasi dhe kujt i intereson te lexoje idiotesira te tilla? Na e keni bere si Telenovela turke, me seriale pa fund, por pa piken e kuptimit ne to.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Mesazhi eshte i qarte o Kritik: duhet te matesh 10 here perpara se te krijosh nje lidhje dashurie me nje malok. Kete gje duhet tia tia themi 100 here vajzave dhe grave, biles edhe nxeneseve qe ne fillore.

      Përgjigjjuni
      1. v
        varja teneqen

        e moj Ana qe nuk ua gjete dot anen puneve . Bibe ishe dje dhe bibe je sot, C`mendje paske.

        Përgjigjjuni
        1. n
          noname

          sjam nga veriu por doja te shtoja se duhet qendruar larg edhe nga njerez qe shprehin mendime te tilla .....je e mjere totalisht ...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani

            Po mos u lidh moj Ana!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tyryfycka

              Te jete edhe mesuese kjo qenia me emrin Ana! Vrasje, dhune ndaj vajzeve e grave ka ndodhur fatkeqesisht ne cdo cep te Shqiperise, por edhe kudo ne vende te zhvilluara. Tyryfycka Ana na e gjeti shkakun. Mjere kush i ka ne hapesiren e vet keto qenie.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tyryfycka

                Te jete edhe mesuese kjo qenia me emrin Ana! Vrasje, dhune ndaj vajzeve e grave ka ndodhur fatkeqesisht ne cdo cep te Shqiperise, por edhe kudo ne vende te zhvilluara. Tyryfycka Ana na e gjeti shkakun. Mjere kush i ka ne hapesiren e vet keto qenie.

                Përgjigjjuni
                1. c
                  ccc

                  Ana, te pjerdhka mendja ne vend te b*thes!

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kjo ngjarje ka dy anë

                  Si doçoftë shkrimët, për kët ngjarje më dukën të tepërt sepse ai që ka bër krimin ka bër vet vrasëjë dhe kjo tregonë se ai ka pasë problem mendorë dhe tepër i stresum. Por për sa i perket gjykimit të shoqrisë jamë dakortë, Sepse ne jemi një shoqrie e prapambetur lindore- Turko-islamike. Dhe ne të gjith duhët që të themi poshtë mentaliteti primitiv, barbar Turko-islamik, që nuke po e heqim dotë tashë e më shumë se 500 vite. Ku ka ideologjie islamë dhe mentaliteti islamik ai vend nukë shef kurrë ditë. Dhe prandaj ikun njerzit dhe boshatisët Shqiprija.

                  Përgjigjjuni
                3. P
                  Pet,

                  Gazetar leshi , qe gjykon shoqerise sipas filtrave qe i ka vendos vetes. Shumica e komenteve qe kane lidhje me histrorine e mesiperme , fajesojne vrasesin dhe shume pak merren me moshen ndermjet 2 personave ( ne shoqerine e sotme , nuk perben me lajm fakti qe ne nje lidhje femra te jete me e madhe se mashkulli ), Por kjo gazetare po pergjithson ate qe eshte ne pakice, dhe kjo me qellimin e vetem : artikulli te behet me debatues.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sokoli

                    Blerina Moka mos citonshtrember Biblen. Injorante.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Edi

                      Kare femer . Te qifsha mendjen . Ja ke pyetur femijet kesaj Aniles , se si ndiheshin kur e shikonin me kete tipin, I ke pyetur cfare dhimbje dhe degradim mendor , sozial dhe kulturor u ka shkaktuar Mamaja. Pyeti ose pyet veten nqs je nene. Diss njerez se meritojne te jene prinder se keto gjera lene pas . Divorci shkaterron gjenezene e Keyes ate qe quhet Familie . Kur ta provosh vete so hash me mut te shkruash idiotesira.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Ura e thive

                        Bashkohem me ty edi, hall, turperim, ndrojte, cka nuk perjetuan ato femije te mrekullueshem kur shikonin nene e tyre me dashnorin, u lodhet duke share ate djalin. Te gjitha fajet i ka ajo gruaja mori ne qafe disa fise, ajo pet mue eshte turpi i shkodres, te lesh femijet ne rruge te madhe,, per nje tjeter, hapu vete o toke e merri keto tipe, ai djali paste drite, kete e sheron zoti, ndonse nje nene qe nuk mendon per femijet e saj cfare ngushllimi jepet?

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Andi,FLORIDA

                          E vertet Edi,kjo e mèncmja po na gjykon neve normaleve,e ate veprim qe beri zonja qe po lufton me vdekjen ,qenka normal...po ku je o shoqe ne Los Anxhelo...qe jane vite kilometrike larg,per ekonomi e mendesi...te dhjefsha artikullin...

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Alex

                          po prandaj, ndodhi Arka e Noes dhe bota vajti aty ku vajti, E di qe ju Shqipe qe beni nag keto komente primitive nuk I besoni keto ,ju me veshet llapushe dhe kokat e shtypura qe e keni mendjen te vrasja si zgjidheje ,korupsioni sepse doni te psuroheni shpejt ,mendoni se nuk do ndodhe prap ? bota ,njerzimi eshte aq i kalbur sa nuk behet me ,Meteori po vjen qe ta zhduke kete fare te keqe njerzish, ku ipokrizia serviret si still jete,babai vret djalin, Kryeministri Edvin nuk I pushing goja per suksese

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Messerschmitt

                            Shoqëria jonë e kalbur, e pazhvilluar që gruan e divorcuar e fajëson sapo krijon një marrëdhënie, ndërsa djalin beqar që krijon lidhje të vazhdueshme, qoftë dhe me gra të martuara, e quan me eksperiencë, djalë ‘azgan”, që i lejohet të jetojë në emër të rinisë së tij. Fjalen azgan se lexova me asnje koment. Por lexova qe ka lene Ameriken per kete grua....

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Alfa

                              E para, zoti I dhëntë jetë.Ajo nuk ishte e divorcuar dhe krijoi lidhje,por kishte krijuar lidhje paralele dhe mori divorcin.Nuk e di që ndodh shpesh edhe ne botën e civilizuar ku duam të shkojmë,të lësh pas tre fëmijë për një të dashur tjetër.Shumica e të tilla "dashurive pasionante"nuk përfundon mirë

                              Përgjigjjuni
                              1. f
                                fric

                                Bla bla bla ja pra që ka bërë zgjedhje të gabuar,me 3 fëmijë mer një djal të ri,mos na bëni modernin është e pa pranueshme për realitetin e këtushëm....

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  X

                                  E po si ç'thoshte edhe halla e Mato Grudes:Femra bir ta prish mendjen etj.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jon

                                    O Blerina gazetare a çfarë dreqin je mos i jepni të drejtë të ligës,grua që ka tre fëmijë të rritur çonë në shpi një parazit ta ushqej dhe atë me bukën e kalamajve të qafsha “dashurinë” që kanë pas kta të dy,grua egoiste

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Eraldo

                                      Po kujt ja thua aman!!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. A
                                      ALB Patriot

                                      Ç'lidhje ka kjo "dashuri" me Biblen?! ASNJE! Bibla NUK pranon lidhje te tilla! Edhe artikulli nuk ishte ASPAK profesional. Dukej sikur donte te justifikonte veprimet e gruas se divorcuar me tre femije. Kam lexuar edhe se femijet NUK miratonin lidhjen re re te nenes se tyre. Ai tipi dukej se NUK ishte per lidhje te qendrueshme.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Psikologu ne pension

                                        Buçe gazetare, kurve femer.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiptar

                                          Blerines I ka shku menja per kar te ri dhe nuk di si ta justifikoje veten qe te leje burrin per ndonje hunlesh. Leri perrallat o gazekare, gruaja 40 e ca vjec merr jaranin ne shpi dhe e ushqen me buken e kalamajve per nje cike hajdar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. J
                                            Jaho

                                            Po shpetoj, e marr une ne Amerike e te shpetoj nga fjalet ne Shqiperi.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Andi

                                              Hhhhhhhhaaaaaaa hhhhhhhaaaaaaa lottt

                                              Përgjigjjuni
                                            2. A
                                              Angjelini

                                              Blerina, per te bere drejtesi ne shkrimin tend, Ti duhej ta shtjelloje artikullin ne aspektin narcicistik dhe materjalistik. Vrasjet pasjonante nuk ndodhin vetem ne Shqiperi. Ndodhin ne cdo vend te botes, sigurisht diku me shum dhe diku me pak por ama nuk njohin nacjonalitet. Shum femra dhe meshkuj sot vuajn nga narcicismi (nje iluzjon fallc i te qenit superjor). Kane mungese dashurije, rrespekti dhe besnikerije. Me pak fjale jetojne per momentin dhe jane gjthmone ne kerkim te lumutrise imagjinare. Nuk ndalen para asgjeje dhe nuk u prishet puna fare nese keq-sjedhja e tyre lendon te tjeret. Nuk kane asgje per tu dhene te tjerve por ama pretendojne te marrin cdo gje nga te tjert. Andaj shum njerz sot zgjedhin te jetojn vetem per te ruajtur shendetin mendor dhe jetuar nje jete pa drame dhe thika pas shpine. Me pak fjale, duhet te vazhdoni ti edukoni njerzit e sidomos brezat e rinje se bari nuk eshte gjithmone ma i gjelber ne anen tjeter te gardhit. Kaq kesaj rradhe Blerina. Uroj te kuptosh thelbin e atyre qe parashtrova.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Gazetare qe gjen veten ne shkrim

                                                Nje shkrim tipik kurvash shqiptare ne kohen e prerjes se fondeve nga LGBTQI. I boton nje pervers si Mero.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. F
                                                  Fredi

                                                  Cfare titulli makaber. Nderkohe ajo eshte ende gjalle. Kjo shkruesja duhet te jete nje idiote delirante.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Q
                                                    Qoftelargu

                                                    C’lidhje ka kryeministri ne rast or ti koqe Aleks,por je koqe fare aq sa duket vetja i zgjuar qe nuk di as shkrim e kendim…po nga te gjithe qe komentojne ti je me koqja…!!!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Eri...

                                                      O gazetare por per cfare emancipimi po flet? Po flet qe pse gruaja nuk ka drejt te shkollohet,te veje ne biblioteke ,te veje ne lokale,apo te dali xhiro...po flet qe jepini o gra lerini kalamajte,burrat e shkoni me cfare t" ju dali para.. me vjen keq por me duhet te them qe koha me e emancipuar paska qene ajo e Enver Hoxhes qe te çonte me zor ne shkolle,bibliotek, aksione e shfaqje artistike

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Himariot den baba den.

                                                        O Eri po nuk u vu libri e shkolla si detyrim me mut do vej ,po nuk ka gje se eshte vene Big Brotheri si detyrim dy here ne jave

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. b
                                                        beni

                                                        Mbylle gojen perpara ti idjote ,leje rehat zonjen ishalla i jep zoti shendet , shiko çar thojne per ty

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. Z
                                                          Zefi

                                                          Beni ne mujsh a ta marsha zene e ti nje tille se ne esfel do vesh.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. b
                                                            beni

                                                            Nuk te kuptova z. Zef ,megjithate nuk ka problem

                                                            Përgjigjjuni
                                                        2. S
                                                          SPARTAK

                                                          shpresoj qe kjo cupa te jetoje....per fmit sidomos...po meshkujt qe vrasin apo plagosin grate...dhe ndodh kudo ne bote per fat te keq...gruaja te sjell ne jete,dhe te vrasesh gruan apo femren eshte si te vrasesh jeten tende ...o jane tribal,o jane impotent,o jane me brire....megjithate duhet thene qe ne 3 rastet....QELLIMI NUK JUSTIFIKON MJETIN...FEMRA ESHTE DJEPI I JETES.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Aa

                                                            Sa turp te gjykosh ate grua.po pse te lehte e ka nje grua te rrise e vetme tre femije? Edhe ajo vete ka nevoje per mbeshtetje morale. Njeriu eshte krijuar te jetoje me dy. Komentojne disa ketu qe hiqen sikur i dine te gjitha dhe me keq akoma mendojne se kane te drejte te gjykojne jeten e tjetrit, nderkohe qe vete mund te jene te zhytur ne llum nga ana e moralit.... sa e trishtueshme po del vrasesi i pafajshem...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. t
                                                              tetovari2

                                                              Rroftë Z.Edi Rama me fjalët ikonike "gazetarë kazani".Gazetare e gazetarë kurva e kurvarë që merem me kurvën e kurvarin dhe lanë jetim tre fëmijë,engjuj, të pafajshëm.Kjo kurva gjoja na qenka edhe psikologe me profesion (me siguri ka fituar diplomën duke çuar këmbët përpjetë)divorcohet për x qejfi duke i lënë tre fëmijë pa kujdesin prindëror për një vagabond më të ri.Kjo psikologe në vend që të japë shembull në shoqëri si të ruhet morali familjar,vet e bën të kundërtën duke shkatruar dy familje,të veten dhe të vrasësit! Gazetarë mjaft shkruajtëtpër këtë kurvë boll më se na gërditët!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. B
                                                                B

                                                                Pune dhe zgjidhje e tyre tjere t heshtje

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. M
                                                                  MIRDITA

                                                                  Ajo grua ishte e martuar ne nje familje te mrekullueshme qe edhe pse iku jashte shtetit pa lejen e tyre duke lene femijet,kur u kthye(nuk i di arsyet e ikjes as te kthimit) e pranuan perseri per te vazhduar jeten normalisht,duke u sjelle mire me te. Ajo me sa duket luajti me jeten e vet.... per shkak te sjelljes se saj, e jema nje grua e nderuar i dha fund jetes.... ne nje menyre qe nuk e meritonte. Vrasja eshte krim dhe nuk duhet te ndodhe ne asnje rrethane....aq me pak te vrasesh nje femer...por diçka nuk ka funksjonuar ne sjelljen dhe mendjen e saj! Fatkeqsi per jeten e saj por me shume te femijve.......

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. B
                                                                    Brr

                                                                    Nuk është tabu,është modë.. Dhe për modën diskutohet ,apo jo?

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje