Bubullimat e Mynihut

19 Shkurt 2025, 10:53Blog TEMA
Bubullimat e Mynihut

Pas 80 vjet nën çadrën mbrojtëse amerikane, këtë fundjavë evropianët u zgjuan nga gjumi i thellë. Ka pasur edhe presidentë të tjerë amerikanë që kanë tentuar t’i zgjojnë evropianët nga gjumi. Donald Trump po e bën në mënyrën e tij

Nga Enver Robelli

Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih, e cila u mbajt këtë fundjavë, për shumë ekspertë, politikanë dhe gjeostrategë, tashmë ka hyrë në histori. Disa nga arsyet për këtë konstatim gjenden në vijim të këtij teksti.

Evropianët sigurisht prisnin që nënpresidenti amerikan JD Vance të mbante një fjalim mbi sfidat gjeostrategjike, mbi luftën në Ukrainë, mbi bisedimet e ardhshme mes presidentit Donald Trump dhe diktatorit rus, mbi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë. Në fjalimin e tij prej 20 minutash Vance nuk i kushtoi ndoshta as 2 minuta temave e rreziqeve globale. 

Zëvendëspresidenti amerikan mbajti një fjalim pak a shumë elektoral - në favor të partive të ekstremit të djathtë në Evropë. Ai tha se Evropës nuk i kanoset rreziku nga Kina dhe Rusia, por nga brendësia e saj. Ai u ankua se në Evropë po shtypet liria e fjalës. Ai protestoi kundër izolimit të një partie të ekstremit të djathtë në Gjermani, AfD, e cila nga autoritetet gjermane të sigurisë është shpallur pjesërisht e rrezikshme për rendin kushtetues. Në një hotel në Mynih Vance takoi lideren e AfD-së, Alice Weidel. 

Sipas Vance, Evropa gjatë viteve të fundit na qenkësh shndërruar në një lloj zone sovjetike, ku gjoja keqtrajtohen disidentët, censurohen mendimet dhe manipulohen zgjedhjet. Ose anulohen krejtësisht si në rastin e Rumanisë. 

Sa i përket Rumanisë, Vance ka të drejtë deri-diku: si është e mundur që Rusia të manipulojë zgjedhjet presidenciale rumune përmes profileve të rrejshme në TikTok dhe instrumenteve të tjera? Ku mbetet përgjegjësia e qytetarëve? Po e politikanëve? E klasës politike? Rumania duhet të shërbejë si shembull për vende të tjera: nëse klasa politike me vite të tëra mbetet e zhytur në korrupsion, skandale, keqqeverisje, një ditë shumica e qytetarëve, pasi kanë humbur durimin, u hidhen në përqafim popullistëve prorusë, siç ndodhi në Rumani.

Por Rumania nuk është shembull reprezentativ për mbarë Bashkimin Evropian, siç u përpoq ta prezantojë zëvendëspresidenti amerikan në fjalimin e tij më shumë ideologjik se sa logjik. Disa shembuj të tjerë qenë absurdë. Vance u ankua se në Gjermani policia po zhvillon kontrolle kundër qytetarëve, të cilët dyshohen se kanë publikuar online komente antifeministe. Cila është e vërteta? Sipas gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” më 7 mars 2024 policia kreu bastisje dhe mori në pyetje 45 persona për shkak të dyshimeve për komente mizogjene të botuara në platforma online. Autoritetet iu referuan një aktgjykimi ndaj një burri, i cili kishte postuar komente me plot urrejtje ndaj grave. Ai kishte shkruar se “gratë” janë “më afër kafshëve” dhe “njerëz të klasit të dytë”.

A është kjo liri e shprehjes? Cila do të ishte përgjigjja e JD Vance? Nuk dihet, sepse ai pas fjalimit braktisi sallën në hotelin Bayerischer Hof. Vance u ankua se në konferencë nuk janë ftuar përfaqësues të partive populliste të majta dhe të djathta (Vance e kishte mendjen te e ashtuquajtura Alternativa për Gjermaninë dhe te politikania Sahra Wagenknecht, e cila pretendon se është majtiste, në të vërtetë është propagandiste proruse, sipas mediave kritike gjermane). Shefi i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Christoph Heusgen, deklaroi se këto dy parti nuk janë ftuar për shkak se kanë braktisur parlamentin gjerman kur aty ka folur presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski. Sipas Heusgen, këto dy parti hedhin poshtë parimin “paqe nëpërmjet dialogut”.  

Sidoqoftë, pas Konferencës së Sigurisë në Mynih, Evropa është zgjuar në një botë të re. Tronditja qe aq e madhe, saqë një diplomat evropian tha: “Të gjithë duhet të shkojnë në terapi”. Por përtej toneve dramatike duhet theksuar se SHBA-të as nuk përmendën largimin e trupave amerikane nga Evropa, as nuk e vunë në dyshim mbrojtjen e Evropës me armët e tyre bërthamore. Ndonëse kushedi çka mund të ndodhë. Evropa (dhe bota) tani janë të qeta, vetëm kur banori prominent i Shtëpisë së Bardhë lodhet duke nënshkruar dekrete dhe ia fut gjumë.

Për Evropën është sfidë e madhe tani që në bisedimet mbi Ukrainën evropianët duket se nuk do të luajnë rol qendror. Në tavolinën e madhe duan të jenë Trump dhe Putin. Siç nënvizoi një gazetë gjermane, shumë evropianë tani, pas 80 vjet miqësie me SHBA-të, e ndiejnë veten si skllevër të padobishëm. Me dekada të tëra evropianët kanë jetuar në iluzionin se sigurinë dhe mirëqenien e garantojnë përgjithmonë SHBA-të. Pas 80 vjet nën çadrën mbrojtëse amerikane, këtë fundjavë evropianët u zgjuan nga gjumi i thellë. Ka pasur edhe presidentë të tjerë amerikanë që kanë tentuar t’i zgjojnë evropianët nga gjumi (Barack Obama, Joe Biden). Donald Trump po e bën në mënyrën e tij.
Ka dy mënyra për të trajtuar këtë situatë: evropianët mund të tërhiqen në një qoshe dhe të vajtojnë. Ose të jenë të vetëdijshëm mbi fuqinë e tyre: në ekonominë globale Bashkimi Evropian është pothuajse i barabartë me SHBA-të dhe gati i barabartë me Kinën. Rrjedhimisht, duhet vënë në dispozicion shumë më tepër mjete për mbrojtje se deri më tani. 

Tronditja dhe frika nuk duhet të shndërrohen në gjendje të përhershme në Evropë. Presidenti Trump ka një stil tjetër politik, na pëlqeu apo jo. Por siç e kemi parë në rastin kur i vendosi tarifa doganore Meksikës dhe Kanadasë, ai u tërhoq shpejt nga frika e kjo do të ketë pasoja në bursë dhe në përgjithësi në ekonominë amerikane.

Ajo çfarë pamë në Mynih gjatë fundjavës, është realpolitika në formën e saj të vrazhdë. Ka qenë ngaherë e qartë se me këtë nivel të përkrahjes nga bota perëndimore, Ukraina nuk ia del të kthejë gjithë territorin e saj. Këtë mes rreshtave e kanë thënë edhe politikanë evropianë. Trump dhe ekipi i tij po thonë disa gjëra të pakëndshme, por a janë ato krejtësisht të pavërteta? Jo. 

Mbetet të shihet nëse tani do të funksionojë strategjia e Trumpit, i cili - para se të nisin negociatat me Rusinë - përmes ministrave të tij dërgon mesazhin se Ukraina nuk do të pranohet në NATO dhe nuk do të ekzistojë në kufijtë para vitit 2014. Domethënë: para se të nisin negociatat, Putin e di se çfarë do të fitojë. Një mësim nga e kaluara është ky: para se të hyni në negociata, ju nuk duhet të dorëzoni mjetet e presionit. Ose siç ka thënë presidenti Theodore Roosevelt: “Fol butë, por mbaje afër vetes një shkop të madh”.

17 Komente

  1. h
    h

    O gazetar, perse nuk e permend edhe nje gje shume te rendesishme qe tha N/Presidenti se nuk mund te merret pushteti duke futur kundershtaret politike ne burg. Duket qarte se e kishte fjalen per Shqiperine .Dhe si i fut ne burg ? I fut ne burg duke perdorur drejtesine. Dhe eshte fakt se drejtesia ne Shqiperi po perdoret si arme kundr kundershtaqrit politik per te lene fushen te lire por fale Zotit nje ere e re po fryn nga pertejoqeanit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      AMERIKAN

      TI SHKO NE AMERIKE EDHE DO TA KUPTOSH MIRE EREN E RE QE PO FRYN ATJE

      Përgjigjjuni
      1. z
        zhigolo

        h=hëngsh një k...po ku e di Trampi se kush është llir floriri hajduti i arit të Krrabës.Kur ta mbroni hajdutin, tregoni edhe hajdutllëqet,vrasjet që kanë bërë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          AGM

          Po ne burg ka edhe 'ketej lumit' edhe 'matane lumit'. Po nuk po marrim vesh pse Sali krimineli nuk po hyn matane hekurave?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tahipi

            Ke hallin e Saliut ti ore trushpëlar? Era që po fryn është erë pordhe!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci

              H- je komplet horr dhe idjot. Po si i behet ti leme keta monstra hajdute te lire se na qenkan lideret e opozites? Po athere qenka mire po i leme te vjedhin te gjithe keta horra si puna jote dhe mjafton qe te jene diku lidera opozitash se nuk u hyn gje ne kembe.

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                h, a thu se e di trapi, a zv/trapi se ku bie shqipëria??o hajvan trapi vetë kujton se belgjika është një qytet!zv-ja e trapit di më pak,e në mynih asqë i shkoi në mëndje shqipëria,por tha atë që ndoshta ti e ke dëgjuar me byçkë në dyshek!foli për rumaninë,o idiot!!foli për partinë fashiste gjermane AfD!!

                Përgjigjjuni
              2. Z
                Zoteris H

                E para ate ç'far ju mendoni se zv/presidenti gjoja e paskesh thene per liderin opozitar,nuk eshte absolutisht per shqiprine.Kjo vertetohet me se miri,se po ate dite DASH nxori lideri dhe djalin e tije per korupsion madhor,apo seshte e vertet.Me thuaj zotria H se ne cilin vende te planetit lideri nje opozite paraqitet ne organet e drejtesis me automjet personal dhe i shoqeruar me kater persona qe kujdesen per te.Zotria H,opozita ka pajtuar nje person qe i dha fitoren Trupit,me parate e kujt do paguaj kjo opozite,qe me sa shofe une ti po pergatitesh te marresh postin e humbur ne 2013.Fatkeqsia shqiptare ka vetem nje emer keto 34vjet dhe ti e dine fare mire qe ai person nuk vjene kure ne pushtet.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hane buken e kaurit, bejne duan e turkut

                  Dhe kush, eshte marka robelli, si e njohim me qe ka shkaravitur me siper? Kundermon gjithmone si nje lloj islamisti, qe ka zene Europen, per ta shkaterruar mga brenda ate, pikerisht ate qe thote dhe zv. presidenti amerikan, per te zgjuar Europen, molepsur keq, nga ky infeksiom malinj vdrkjeptures.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edi

                    po na vjen era KAKE sa here lexojme, se cfare thote e kerkon plaku matuf... na e shpifi diten!

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Net

                      Kur bejme shkrime mbi gjeopolitiken, te pakten, duhet te jesh i informuar ..pervec burimev qe duhet te kesh, te cilat duhet te jene te rangut vendimarres. Nejse, shkurt e shkurt o Enver: Partite e ekstremeve te djathta jane ideim i putinit (ketu e 20 vjet ) sesi mund te shkaterrohet europa dhe kjo nuk eshze me nje sekret… shkaterrimi i europes eshte dhe perioritet i trapit. Shikon gje ndonje ngjashmeri hahahaaa. Ne te vetmem gje qe ka te drejte trapi eshte se…europa pa ameriken ka prodhuar gjithmone luftra ose thene ndryshe “ keto 75 vjet europa nuk ka pasur luftera sepse ka pas ‘ mbrotjen’ amerikane”

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shoku Hysni

                        Shoku Enver ju pergezoj per kete shkrim komunisti te mencur, ne keto kohe qe ju jane prere fondet

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rradha

                          Analize mediokre si kjo nuk kishim pare me pare.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anti25642654censurë

                            "Donald Trump po e bën në mënyrën e tij"kjo hyrja është e lezeçme!!me të vërtetë që don47ta po e bën në mënyrën e vetë,por që nuk është plotësisht e veta!!po kopjon në mënyrën më të trashë dyshen çambërlen-daladie,dhe kur?!në përvjetorin e asaj maskerade!JD romancieri apo zv/don47ta me anë të subkoshiencës së vetë tregoi se shteti më i fuqishëm i NATOs,i drejtuar nga njerëz të papërgjegjshëm janë rreziku i demokracive perëndimore" Ai tha se Evropës nuk i kanoset rreziku nga Kina dhe Rusia, por nga brendësia e saj.",sepse këta njerëz të papërgjegjshëm bëjnë marrveshje,shtrëngojnë duar me ata që ju pjerdhin mëndjen qytetarëve!!ti i jep deri diku të drejtë për çështjen rumune??"Ku mbetet përgjegjësia e qytetarëve?",ajo ka mbetur atje ku ka shkuar ajo e qytetarëve amerikanë,atje ku ka shkuar ajo e qytetarëve që duke shkuar pas teorive konspirative përfundoi në tokën e sheshtë!atje ku politikanë si don47ta dhe JD romancieri kërkojnë të çojnë amerikën e perëndimin mbarë!!është e vërtetë që politikanët perëndimorë kanë faj,dhe një nga ata është dhe ish kritikuesi JD Vans kur thoshte "se don45 është një hitler",por për leverdi,si shumë e shumë politikanë të sojit të tij,e ndryshoi mendimin!ndoshta i rruajti mustaqet don47 dhe tashti nuk i duket më hitler,por demokrat i klasit të parë!!don45 u mburr me aftësitë e tij jashtëtokësore,por për 4 vjet nuk nxorri asnjë qime nga qulli!në vënd të qimes ai na propozoi të injektonim klor në vena për të luftuar koronën!!prandaj kërcen si ai i "forti" i klasës,falë peshës së tij,dhe sapo i këthehet dikush kundër,zbythet duke qarë"vendosi tarifa doganore Meksikës dhe Kanadasë, ai u tërhoq shpejt nga frika e kjo do të ketë pasoja në bursë dhe në përgjithësi në ekonominë amerikane."!!edhe me këtë përkrahje,"Ka qenë ngaherë e qartë se me këtë nivel të përkrahjes nga bota perëndimore, Ukraina nuk ia del të kthejë gjithë territorin e saj.",ukraina ja del të çlirojë tokat e pushtuara,ja del të shkatërrojë rusinë!!koha,zvaritja po i jep rrezulattet e saj!!rusia është duke luajtur me zarat e fundit!ka përfunduar në një gjëndje të tillë që majfton ta shtyshë dhe ajo bie!!ushtarakisht ka shkuar atje ku nuk mban më!ekonomikisht!?dhe më keq!!nëse don47ta nuk do mbështeste ukrainën dhe do hiqte sanksionet ndaj diktaorit rus!?nuk do bënte gjë tjetër veçse do ti japë ndonjë vit jetë!por në të njëjtën kohë do ketë një europë të tërë kundër!!do njihej si teveqeli që ja kaloi hitlerit në shkatërrimin e demokracisë perëndimore!!mënyra e tij,pas asaj të hitlerit,do bëjë që ne europianët të marrim një mësim më të madh për të ardhmen!!

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jimny

                              Te pakten sa te jete ky debili ne pushtet, dhe te kontrollohet mesazhi i helmatisur qe i hidhet turmave injorante ne ShBA dhe ne vendet perendimore e te tjera nepermjet kontrollit te algoritmeve te rrjeteve sociale (X, FACEBOOK e ndoshta edhe Tik Tok nese e blen), po shkohet me shpejtesi drejt katastrofes. Ky idioti i dobishem dhe ata qe e dirigjojne si manekin nga Moska apo gjetiu, kerkojne te shkaterrojne rendin boteror, institucionet nderkombetare qe e zbatojne ate, aleancat qe kishin vendosur Boten ne ekuiliber dhe qe kishin siguruar paqen (te pakten ne Evrope) per me shume se 80 vjet. Te gjitha forcat regresive ne vende te ndryshme te botes, duket se jane zgjuar dhe po mendojne se erdhi koha e tyre. Atyre qe nuk e kane pare luften, kjo mund t’i duket interesante, ekzotike, se ujerat po levizin dhe se progresi keshtu e ka… Por kur Nato te shperbehet, Ruset te hyjne ne vendet balltike dhe Serbia t’ja mesyje nga veriu, atehere keto problemet per te cilat diskutojme e qahemi sot, do te na duken krejt te parendesishme. Me nje fjale, nese nderkohe Evropa nuk zgjohet dhe te veproje me vendosmeri per tu kompaktesuar, per te forcuar ushtrine dhe luftuar mjetet e helmatisura te propagandes coroditese, si edhe per te ruajtur vlerat dhe standardin e demokracise, perspektiva duket sh e zymte. Nderkohe mjere Ukraina dhe mjere shtetet e vogla!

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qoftelargu

                                Shkrim banal inje gazetari pa vlere!!! Ky jep kronike se cfare tha zv.Presidenti Amerikan,jo koment te diskutimit te tij….

                                Përgjigjjuni
                                1. n
                                  noname

                                  problemi historik i yankees eshte qe sdine asgje per boten qe nuk quhet amerika veriore...rrjedhimisht ata si fillim nuk dine qe origjina e tyre eshte nga europa ,se aty ku jane nuk jane vendas por te ardhur dhe per me teper mendojne se mund ti japin leksione botes mbi demokracine hahahah .Nje idiot inaçor dhe nje zevendes krejtesisht naiv dhe qesharak vjen tek djepi i civilizimit dhe flet budallalleqe....pa e ditur se pa europen as do ishin pjelle .......

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje