
Nga Gentian Gaba
E kam ndjekur me shumë kureshtje fushatën amerikane, që kulmoi me fitoren e Trump, madje mbaj mend çdo moment specifik të asaj gare, sepse kur të pëlqejnë fushatat është si të ndjekësh Champions League, argëtohesh dhe mund të mësosh ndonjë gjë nga ai spektakël i bukur dhe i mirëfinancuar.
Sot pashë në rrjete sociale një foto të JD Vance dhe Chris LaCivita, që me shumë fantazi e kishin lidhur me prezencën e zv. Presidentit të SHBA-së në konferencën e Mynihut.
Në fakt, mu kujtua se ajo është një foto e gjysmës së parë të vitit të shkuar, që mbeti në kujtesën time sepse filloi të dilte në sipërfaqe roli i JD Vance, pak kohë para se të shpallej kandidat për zv. President.
Tani, long story short, siç thonë andej nga , shumë e mirë euforia për punësimin e një konsulenti si LaCivita, por nuk kuptoj të nevojën për të sajuar dallavere. Në fakt e kuptoj që ekziston nevoja për të thënë se ai është dora e ish-punëdhënësit të tij, por kësi gjërash tregojnë të kundërtën…
P.S.
Po, JD Vance foli për qëndrimin, censurën dhe persekutimin e opozitave në Evropë, mirëpo, kurthi tjetër në të cilin keni rënë është se keni kërcënuar Ramën nëse guxon të përsërisë protestën para SPAK, duke e marrë në mbrojtje pra institucionin, të njëjtin institucion që, sipas jush, kontrollohet nga Rama për të persekutuar opozitën.
Për të mos folur pastaj që kjo opozita e “persekutuar” i voton amnistinë e të korruptuarve qeverisë që demek e persekuton atë, apo që kjo opozita e “persekutuar” voton me qeverinë që e persekuton mbylljen e listave dhe sabotimin e një reforme të vërtetë zgjedhore.
Dmth, mbaje shofer se na zuri, keni 700 teza dhe të gjitha në kundërshtim me ato që deklaroni me gojën tuaj.
Gjergj Kastrioti ka thënë, “nuk është shpata, por krahu”, e këtu nuk ka LaCivita që ju bën derman…
Lini një Përgjigje