
Nga Preç Zogaj
Titulli i këtij shkrimi është kontradiktor. Shtetet e Bashkuara janë në Shqipëri. Pra, nuk ka kuptim të presim atë që kemi.
Por fjala është për politikën e Uashingtonit në dritën e ndyshimeve që kanë ndodhur e po ndodhin me ardhjen në pushtet të Presidentit Tramp.
A do të jetë mbështetja e SPAK, GJKKO-së dhe drejtësië së re po ajo që ka qenë gjatë mandatit të parë të Tramp ( 2016-2020) dhe gjatë mandatit të Biden (2020-2024)?
A do të jetë sundimi i ligjit dhe lufta kundër pandëshkueshmërisë një prioritet i politikës së jashtme amerikane në Shqipëri?
A do të vazhdojë të konsiderohet korrupsioni kapilar në një vend aleat një dukuri që cënon interesat e SHBA?
A do të mbështetet politikisht drejtësia për të vijuar ndëshkimin ligjor të korrupsionit në sferat e larta?
Këto pyetje nuk janë një britmë popullore në një terren të shkretë. Qe pas fitores së Tramp, në vendin tonë qarkullojnë flukse parashikimesh “të sigurta” se SHBA nuk do ta mbështesin më SPAK. Madje do t’ua lënë ta shqyejnë subjektet e hetimit.
Nuk mbaron këtu. Kësaj jave, në një ‘tour de force’ komunikimesh për të menaxhuar efeket elektorale të arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, kryeministri i vendit, Edi Rama, u shballancua në atë masë sa të mos i linte gjë mangut një diatribe të mirëfilltë kundër SPAK-ut. Të kuptohemi: fakti që kreu i ekzekutivit i kundërvihet organit të akuzës sepse po heton zyrtarë të lartë të partisë në pushtet nuk është ndonjë hata. Në mbarë perendimin ku funksionon ndarja demokratike e pushteteve përplasjet e ekzekutivit me drejtësinë janë një rutinë. Nga kjo pikëpamje, tërbimi i Ramës mund të konsiderohet një lajm i mirë për SPAK. Do të thotë se është bërë tashmë një institucion i pavarur.
Por Rama nuk u mjaftua të shfrynte. Ai paralajmëroi me ton se me të mbaruar zgjedhjet e 11 majit shumica e re socialiste do të veprojë për ta sjellë SPAK në binarë. Pra do të synojë të bëjë atë që ka ndërmend kaherë, por ka hasur në pengesën euroamerikane ta realizojë: kastrimin e SPAK. Në ketë mënyrë opsioni i kastrimit ka mundësi të gjejë të mesmen me opsionin berishist të shkrirjes: rindërtimin e SPAK, kontrollin politik të tij, garantimin e paprekshmërisë për ta dhe klanet e tyre.
Partnerët amerikanë dhe europianë na kanë mësuar të reagojnë flakë për flakë sa herë ka patur deklarata apo nisma që cënojnë integritetin dhe pavarësinë e organeve të drejtësisë, në veçanti të SPAK. Kësaj radhe heshtja e ambasadës së SHBA në Tiranë tingëlloi shurdhuese. Çfarë u dha “material” armiqve të drejtësisë së re të “vertetonin” me gëzim të madh tërheqjen e SHBA nga mbështetja ndaj SPAK dhe të pompojnë teoritë e tyre të rrumpallës me mbështetjen e administratës së re të Tramp.
Iluzion!
Ka arsye të shumta për të besuar të kundërtën. Në këtë periudhë të startit, agjenda e administratës së re amerikane ka në fokus çështjet e mëdha të politikës së brendshme dhe gjeopoltikës, sipas vizionit të votuar të Presidentit. Disa programe dhe politika të administratave të mëparshme janë pezulluar e po verefikohen. Është e natyrshme. Në vartësi të përfundimeve, ca do të anulohen, të tjerat do të ristartojnë. Për këtë shkak shumë ambasada, sidomos të vendeve të vogla, janë në pritje. Kjo shpjegon, sipas mendimit tim, heshtjen e ambasadës amerikane në Tiranë.
Përkundër gjithë çfarë thuhet se jemi vend i vogël dhe nuk na ka kush në listë, SHBA, edhe kjo e Tramp, do të ketë patjetër politikë të jashtme në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri, në Kosovë. Në rrafshin gjeopolitik, ky rajon ka qenë dhe mbetet më i madh se sipërfaqja dhe popullsia e vet.
Sapo t’i vijë radha, në një të ardhme të afërt mendoj, do të ketë deklarime eksplicite nga Departamenti i Shtetit për përparësitë e politikës amerikane në Shqipëri. Kam bindjen se mbështetja politike e SPAK-ut do të riafirmohet dhe forcohet.
Nuk mund të ndodhë që kasta të shkrijë SPAK-un. E kundërta po.
Duke pritur SHBA, organet e drejtësisë do të vazhdojnë të dëshmojnë fuqinë e një pushteti të pavarur në konsolidim. Pas kaq vitesh, SHBA dhe BE nuk mbështesin dështimin, por përparimin.
E mor Prec,pirdh se te eshte urgusur stomaku…..!!!
ShBA-ja ka ardhur, o Prec. Ka ardhur Kryetari i Forumit Republikan, o Prec. Ka ardhur Kryestrategu i fushtares se fitores se Donald Trump, o Prec. Ka ardhur per te udhehequr fushaten e PD-se, o Prec. Erdhi dhe tha qe Sali Berisha eshte aleati me i besueshem i SHBA-se, o Prec. Erdhi dhe tha qe Edi Rama eshte kukull e Sorosit, o Prec. Erdhi dhe nuk ka asnje shans qe, ai qe beri fushaten e fitores se Trump, duke patur kunder establishmentin me te fuqishem te globit, te ike i turperuar nga nje bythec si Edi RAma, o Prec. Ky qe erdhi eshte, ne njefare menyre dhe ne te gjitha menyrat, edhe perfaqesuesi i administrates se se SHBA-se, o Prec. Ky eshte nga ata qe thone: Vini, Vidi, Vinci, o Prec. Te gjitha keto i di shume mire ti, o Prec. Nuk i ka hije nje "euro-atllantiku" si ti, te shkruash si analist i socialistes, o Prec. Deshtove si Mentor politik i Bashes, o Prec. E more ne qafe Bashen e gjore, o Prec. Te gjithe ju, kinse te "djathtet e vertete", jeni zene shah-mat ngaqe SHBA-t shohin Doktorin, Sali Berishen si te vetmin aleat te tyrin, o Prec. Une e di se ju ka pushtur nje maraz, nje mllef i madh per kete, o Prec. Po jeni bere qesharake qe te gjithe, o Prec euroatllantiku.
Ja ke futur kot o Qiellor!!!
O Skopion! Na rrofsh tope se na ka vajtur leshi nje pellembe. Beje zamet de hajde na e rruaj
Prec, Amerika ka marre tatepjeten e madhe nga ku nuk do te kthehet me, asnjehere. Kujdes mos i ven te tana vezet ne shporten e Amerikes sepse do te te thyen te gjitha dhe cdo na thuash pastaj. Mos te duket cudi o Prec kur Trump e Putin ta shpallin hapur vellazerine e tyne antidemokratike. Prandaj mendoje edhe nje here, oor mire mire kesaj here, nese e ardhmja i takon Kines. Bej nje vizite ne Kine e shiko cfare ndodh atje. Per 50 vitet e fundit Kina nga hici u be ekonomia e dyte ne bote (me hile, sepse mund te jete defakto edhe e para), dhe nje zot e di se ku do arrije ajo per 50 vite te tjera. Sot robotet humanoide kercenin shesheve me kinezet njerez perkrah per vitin e ri kineze. Nderkohe idioti Musk po shkaterron administraten Amerikane per momentin, e deri ne 2030 do shkoje bashke me idiotin tjeter Trump ne Mars, e kupton cfare e keqe e ka kapluar Ameriken e dashur o Prec? Prandaj, haroje trumpizmin oligarkik e shkruaj per sistemin hibrid kinez se po duket se e ardhmja i takon atij. Pa e kuptuar as vete amerikane, drejt atij sistemi po shkon Amerika, kjo busull qe tregon rrugen drejt te ardhmes, vertet!
foli dhe nje malok tjeter prec zogaj dhe sapo me erdhi per te dhjere pizg kur flasin maloket ju qifsharopt mor rrace muti
. ju klyshave te bodrumeve mesjetare do t’ju mbys helmi qe keni kunder Shqiperise dhe shqiptareve. Plani juaj per percarje fetare,krahinore e te tjera ka dal boje,lehni kot si qen te terbuar…
Ik ere bathqim muti, kur skeni argumente rini e shani
Preci vete eshte I kastruar shume me heret, prandaj I shkon mendja Tek kastrimi!!!!
Na cave bythen o Prec! Dumani ishte vetem nje vazhdim i turpshem i Llalles. Te tjerat s'kane nevoje per koment. Vertet mendojne keta shpellar te veremosur se do e mashtrojne Ameriken? Packa... packa.
Ti i di mire keto pune se ke qene spiuni sigurimit famekeq. As rregjimi qe ti ke sherbyere si spiune nuk te ndalonte pa nxjere tre deshmitar te rreme. Véliaj del per pak dite ppr Nesti Angoni mori goditje duke nxjere koken si pjese e komunistit Birrisha.
O PRESHI PO PSE NUK FOLE KUR SALIU KA BERE NAMIN POR TANI PER EDIN BEN ,APO STA MBAN BYTHA ME SALIKERMEN,SE TE BEN GJEMEN,O TE BEFSHA T EMEN
O Prec Spiuni ti po , spiuni tjeter Mirditore Lulla Frrok Qen Cupi , Nikolle Lesi , Aleksander Frangaj etj... Ju spiunat e Saliut i dini te gjitha ne si qytetare nga ju dhe Kryetari juaj Sali Kerma presim.... Ju u deket vetja se e keni mundur Ameriken ! Pafytyrsia ne bote ka emrin Prec Ciftelia Zogaj...
Mundesia e vetme qe Nesti Angoni te jete vetem Prec Zogaj spiuni i sigurimit me Graden Kolonel.
Respekte per SPAK dhe Gjykaten Speciale! Kush i sulmom dihet qe eshte ushtar i saliut, por shyqyr qe jane pak. Kete do ta tregoje edhe 11 Maji i ketij viti, qe votuesit ne shumice perkrahin SPAK dhe luften ndaj korupsionit dhe krimit te organizuar.
Domethen, pa u falur tek gringot as politika, as pushteti, as drejtesia nuk mund te hedhin nje hap pa miratimin e tyre ! Ja ketij i them shtet i pavarur ! Lum ne qe ja arritem dites te jemi te "Pavarur".
Politikën globale e hartojnë dhe e udhëheqin fuqitë e mëdha. Për të ndjekur këtë politikë globale duhet kurajo globale,duhet intelekt global,duhet ekuilibër global. Shkurt fare është një shprehje:Më mirë m…,se sa i vogël.
O Skypions... Mos u ngrefos... Prit dhe ca dhe shih nese vertete eshte sic thua ti.... Mbase ?!