Kur shteti braktis vetveten

14 Shkurt 2025, 17:38Blog TEMA
Kur shteti braktis vetveten

Nga Baton Haxhiu

Donald Trump, pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020, krijoi një precedent të rrezikshëm duke sfiduar legjitimitetin e institucioneve demokratike. Me sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021, ai tregoi se mund të përdoret presioni i turmës për të minuar shtetin e së drejtës. Kjo logjikë politike, që zëvendëson ligjin me rrugën, po shfaqet shqetësuese edhe në Shqipëri.

Bllokimi i Gjykatës së Posaçme dhe mosndërhyrja e Policisë kanë elementë që i ngjajnë asaj fryme trumpiste. Shteti vihet përballë turmës dhe e braktis detyrën e tij për të mbrojtur drejtësinë. Kjo është rruga që çon në kaos dhe delegjitimon vetë themelet e shtetit demokratik.

Një tjetër moment me rëndësi vjen në kujtesën tonë. Në vitin 2013, në Turqi, gjatë protestave të Gezi Parkut, policia u akuzua për dhunë të tepruar ndaj protestuesve. Megjithatë, një aspekt që shpesh kaloi pa u vërejt ishte rreziku tjetër ekstrem: kur policia nuk vepronte fare. Grupime të dhunshme morën kontrollin mbi disa lagje, duke kërcënuar banorët dhe duke sulmuar institucionet vendore, ndërsa policia qëndroi e tërhequr për shkak të urdhrave politikë.

Mosveprimi i policisë nuk ishte shprehje tolerance, por braktisje e rolit të saj për të garantuar rendin dhe mbrojtur qytetarët. Në këtë rast policia u bë e politizuar dhe krijoi po aq rrezikshmëri sa një polici abuzuese.

Duke lexuar me vëmendje njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me mosreagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestës së 12 shkurtit, ngjarja ngre një problematikë më të thellë sesa thjesht një dështim operacional.

Kjo situatë pasqyron një sjellje vetëshkatërruese të shtetit, e cila mund të konsiderohet një kurth që shteti i ngre vetes, duke cenuar themelet e tij: autoritetin, pavarësinë e institucioneve dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.

Dobësimi i pavarësisë së gjyqësorit

Mosveprimi i Policisë së Shtetit për të mbrojtur perimetrin e jashtëm të Gjykatës së Posaçme dhe për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe personelit administrativ krijon një mesazh të rrezikshëm se institucionet e drejtësisë mund të mbeten të pambrojtura përballë presionit të turmës.

Në këtë mënyrë, shteti e vendos veten në pozicion të tillë ku lejon precedentë që nesër mund të përdoren kundër çdo institucioni tjetër. Kjo është një plagë që hapet nga vetë shteti dhe mund të keqpërdoret nga çdo forcë politike apo grup i organizuar që synon të ndikojë apo shantazhojë drejtësinë.

Kjo thënë më së buti mund të quhet si shpërbërje e Autoritetit të Policisë.

Mosprania e policisë në një situatë të tillë i jep një goditje serioze besimit publik te forcat e rendit. Në vend që Policia e Shtetit të konfirmonte rolin e saj si garant i sigurisë dhe ligjit, ajo ka shfaqur një dobësi të pakuptueshme, duke i dhënë mundësi turmave të fitojnë terren dhe duke i bërë qytetarët të mendojnë se ligji varet nga forca e numrave dhe jo nga shteti i së drejtës. Në thelb, shteti saboton vetë autoritetin e tij dhe neutralizon funksionin mbrojtës të policisë.

Kjo sjellje ngre dyshime të arsyeshme: A është Policia e Shtetit e frikësuar për të ndërhyrë apo është e ndikuar politikisht që të mos e bëjë këtë? Në të dyja rastet, rezultati është i njëjtë: shteti dëmton vetveten.

Nëse policia tërhiqet nga detyra për shkak të presionit politik ose nga frika për të përballuar protestuesit, atëherë shteti nuk funksionon më si një sistem me rregulla, por si një arenë ku më i forti vendos.

Kur shteti toleron që një grup protestuesish të bllokojë hyrjen e gjykatës, të pengojë lëvizjen e gjyqtarëve dhe madje të qëllojë automjetet e tyre, ai nuk është thjesht pasiv. Ai në fakt i legjitimon këto sjellje si mjete të pranueshme për të bërë presion mbi drejtësinë. Një akt i tillë është në vetvete një minë me sahat për funksionimin e institucioneve në të ardhmen.

Shteti nuk mund të zgjedhë kur të zbatojë ligjin. Ligji duhet të funksionojë njësoj për të gjitha situatat, pavarësisht se kush është protestuesi apo kush është personi nën hetim. Një polici e cila ndërhyn në një protestë dhe qëndron indiferente në një tjetër, nuk është më garante e ligjit, por një instrument i përzgjedhjes politike apo i llogarive të momentit.

Shteti nuk duhet të tërhiqet asnjëherë një hap pas para turmave. E drejta për protestë është e shenjtë, por ajo nuk mund të cenojë lirinë dhe sigurinë e të tjerëve dhe sidomos të verë në rrezik insitucionet. Shteti nuk mund të lërë që një gjykatë të bllokohet apo të frikësohet, sepse këtë e kthen kështu në një normë për çdo protestë të ardhshme. Tek e fundit Shteti nuk duhet të dorëzohet nga frika e perceptimeve publike.

Ndërhyrja e policisë për të garantuar rendin publik nuk është represion. Nuk duhet të ngatërrohet ndërhyrja ligjore me dhunën shtetërore. Frika nga perceptimi se do të duket sikur shteti është kundër popullit, nuk justifikon braktisjen e detyrës. Nëse shteti fillon të veprojë duke iu nënshtruar perceptimeve dhe jo ligjit, atëherë ai ka humbur funksionin e tij.

Edhe moralisht, edhe politikisht forma shtetërore e rregullimit duhet të tregojë se shteti nuk mund të sakrifikojë gjyqësorin për qetësi të përkohshme politike. Lejimi i cenimit të pavarësisë së gjyqësorit për të shmangur përplasjet me turmën është një dëm shumë më i madh sesa vetë protesta. Pavarësia e gjyqësorit është një shtyllë e palëkundshme e shtetit demokratik. Po e rrëzove këtë shtyllë, ke rrëzuar të gjithë ndërtesën e shtetit.

Konkluzioni është i qartë: ngjarja e datës 12 shkurt është një kambanë alarmi për shtetin shqiptar.

Ky shtet nuk guxon t’i ngjajë logjikës së refuzimit të institucioneve demokratike dhe drejtësisë siç bën i pari i demokratëve Sali Berisha, sepse ky është hapi i parë drejt rrënimit të rendit kushtetues dhe zëvendësimit të ligjit me forcën e turmave.

Një shtet që e braktis gjyqësorin përpara presionit të rrugës, rrezikon të shndërrohet në një regjim ku vendimet nuk merren më në sallat e drejtësisë, por në sheshe dhe korridore interesash të fshehta.

Duke mos mbrojtur gjyqësorin, shteti jo vetëm që ka dështuar në një rast konkret, por ka futur veten në një kurth: ka treguar se mund të tërhiqet nën presion, se autoriteti i tij është i lëkundshëm dhe se drejtësia mund të frikësohet. Ky precedent është i rrezikshëm për të sotmen dhe fatal për të nesërmen. Shteti nuk duhet të lejojë kurrë që një institucion i tij të mbetet i pambrojtur, sepse në atë moment ai ka hequr dorë nga vetvetja. Shteti që dorëzohet sot, është shteti që do rrëzohet nesër.

Refuzimi i mbrojtjes së institucioneve demokratike nuk është thjesht një dobësi e përkohshme, por është pranimi i një kulture ku frika dhe anarkia bëhen rregull, e ku secili kërkon drejtësi me forcën e vet.

Një shoqëri që nuk e mbron drejtësinë, mbjell farën e padrejtësisë për brezat e ardhshëm, sepse nesër mund të jetë vetë qytetari viktimë e këtij kaosi të lejuar sot. Shteti që guxon të ngjajë me logjikën e refuzimit të drejtësisë, përfundon duke refuzuar vetveten dhe duke e shndërruar lirinë e qytetarëve në një iluzion të rrezikshëm, siç ka ndodhur në Shqipëri nën drejtimin e Sali Berishës, ku sulmet ndaj institucioneve dhe drejtësisë, nëpërmjet dhunës politike dhe grupeve të organizuara, krijuan precedentë të rrezikshëm që ende sot rëndojnë mbi demokracinë shqiptare.

26 Komente

  1. Y
    Ypupop

    Kujt i sherben ti zoteri?! Ke hallin e interesit publik apo te padronit?! Perbindeshi SPAK GJKKO po kafshon Kushtetuten duke kercenuar sigurine kombetare, ti na jep leksione bajate. Faleminderit por ik ne katundin tende, boll "ke kontribuar" ketu.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Huhuhu

      Po mer baten po ha m ha. Spaku e do nje shkundje te mire se ka lene rrugve bishat e korrupsionit. Saliu me komplet familja magioze me me di e ne noke na dalin na shesin mend perdite. Ata duhet te jen jashte politikes. Ca ben spaku??? Hengri presionin e saliut??? Ca jan arrestuar sot??? Vetem te ps jane arrestuar!!! Kush po hetohet nga pd? Do e haj belo prej diplomes??? Mos u beni qesharak. Pse nuk herohet 21 janari??? Nqs presioni funksionoka me spak, ps nuk di te bej protesta thoni ju???

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beton, kujdes se do te te zbojne edhe ty

        Baton, turp te kesh. Policia e shtetit nuk don te mbroje nje drejtesi fashiste qe Rama instaloi dhe e mbushi me klysher te dretesise hajdute te Saliut. Kete mendim e ka edhe shumica e popullit. Policia do bashkohet me popullin kunder Spakut dhe Gjkko. Nuk do lejojme qe nje drejtesi politike te instaloje nje tip tjeter diktature ne atdheun tone. Ti te kesh turp qe shkruan sikur vjen nga Hena. Harram qe ke marre edhe pasaporte shqiptare. Nuk kemi nevoje per qelbaniker si ty, Rama, Saliu e kompani.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kutuzovi

        Baton Haxhiu! Mblidhi trut dhe fol me mire dhe jo i njeanshem. Protesta qe u be para SPAKUT ishin njerez sipmatizant te Erjon Velis dhe jo kundra Drejtesise. A pe ndonje ti Baton nga protestuesit me bomba molotov,me zajarr e shkopinj apo te godisnin godinen e SPAK me gur? Jo dhe jo. Protestat e dhunsheme te Saliut,qe zotrote nuk te asgje,kan ndezur Tiranen flak e zjarr. Kur jane lerguar kane lene pas shkaterrime si ne lufte ,prishje,boje neper muret kryeministrise etej. Pra Alttin Dumani i shituri te Saliu,nuk u godit,as u hodh ndonje fjale kunder tij. Prandaj fol me mend ne koke. Populli di me mire se ti e kushdo tjeter si ty,te beje dallimet mes protestave paqesore te PS-te dhe atyre agresive te PD-ke. dhe t'a ve festen ne koke ate qe te takon.

        Përgjigjjuni
        1. G
          GERDECI

          O, na rrofsh bythen, o Baton! Ku e pe ti karagjoz rrezikimin e gjyqtareve dhe frikesimin e tyre, perderisa asnje protestues ( ne fakt, nuk po protestonin, por thjesht shprehen solidarizimin me Veliajn, edhe pse une jam junder kesaj forme ) nuk fyeu, as goditi ndonje gjyqtar apo qytetar tjeter, as kercenoi njeri, as tentoi te hyje brenda gjykates ?! Pervec kesaj e verteta eshte qe nje grup policesh ishin ne njeren ane te oborrit ku u mblodhen njerezit, por ata nuk nderhyne pasi protestuesit nuk ushtruan dhunme dheas sulmuan institucionin ( sic e keni zakon ju te Malesise se Gjakoves, d.m.th. Sali Berisha me gjithe zagaret e Tropojes qe i vijne rrotull Pse s'e ke ngritur zerin ti Baton kur te njejtin veprim kane bere PD-stet, madje, jo thjesht simpatizantet por drejtuesit kryesor te PD-se apo ata te LSI-se ? Nuk ke qene ketu, apo ke standarde te dyfishta ne vleresimin e gjerave ?! Kush ka standarde te dyfishta, ka edhe fytyre te dyfishte e te shumefishte dhe mungese alarmante morali. Ti Baton, ashtu si GJKKO me reagimin e saj ( vetem ne rastin veliaj ) si dhe gazekare te tipit Lala etj.etj. jeni ne sinkron me mendimet dhe moralin tuaj te shperfytyruar pasi i gjykoni dhe i paragjykoni njerezit duke perdorur kritere dhe standarde te ndryshme, gjithnje sipas interesave dhe pasioneve. A e do nje keshille miqesore o Baton? Do te ishe buirre i zgjuar po te vije majat nga ke vene thembrat dhe te kthehesh ne Kosove e te na lesh rehat ne ketu. me sa duket nuk te lejon sasia e stermadhe e parave ( te hapura e te fshehta ) qe merr, prandaj nuk pres te largohesh.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Alban Luma

          Ehh mor Baton!. Fillove me e dredhe sikur e ke zakon. Edi Rama eshte naiv qe te beson ty, apo dibranet e " Çetes se Dibres"(Altin Dumani

          Përgjigjjuni
          1. B
            Baca

            Shteti ku shkelet Kushtetuta e masakrohen nga drejtesia lirite e te drejtat e qytetarit, quhet diktatur! Kete forme shteti nuk e duam. Kaq e thjeshte eshte o kalemgji!

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Kapni nëntekstin e tekstit të Batonit duke u kujtuar që është thirrur në SPAK: i mbron që ta mbrojnë. Po kur shkojnë ata të Salës te spaku a spata pse nuk i futi ndonjë analizë Batua?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shaqo

                Na cane trapin keta kosovaret, c'mutin duan ne vendin tone, pse u japin shtetesi shqiptare? Vetem helm vjellin kyr flasin. Ikni ore pirdhuni, zvarrituni ne vendin tuaj, keteh, vetem si vizitore dhe me vize bile.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Te cafte ujku

                Prap helm Po nxjerr more spiun serb muti. O shkerdhate analist.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkembi

                  Na cave bythen edhe ti zagar qe lepin ne cdo grazhd

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Batoni bythe-lepires

                    Je koqe kandari e nise bythe lepiren me komunistin Berrisha e vazhdove me Meten shkove te Rama , tani u ktheve te Berrisha. Na trego pak per vilen nga 300 mije euro ne 80 mije euro

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mateo

                      O Baton, mos perdor hiperbola per ngjarje te ndodhura ne dite me diell. Ku e pe ti qe nuk kishte police (une pashe te tiile, por jo me shumice) dhe ku e pe kercenimin e gjyqtareve? Atje kishte njerez paqesore, artiste, persona VIP te artit e kultures, qe Veliaj i kishte perkrahur ne veprimtarine e tyre dhe nuk kish asnje mundesi per incidente, nga c'pame ne te tjeret. Nuk ishin molotovistet e Sales qe djegin e shkaterrojne c'u del para. Qetesohu, Baton! Calmati! Take easy!

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nora

                        Legen njeri

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          astrit

                          Shkrim i logjikshem. Ngjarja te gjykate ku policia refuzoi te bej detyren e saj te jep ndjesine te grushtit te shtetit

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Astridt

                            Si ai i 1998 me tanke haaaa na mbyten budallenjte e bufit te kenetes

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drejtesia e re me e korruptuar se ajo para saj

                              Policia kurre nuk do mbroje drejtesine e re qe vepron si gestapo ne mes te Tiranes.

                              Përgjigjjuni
                            2. S
                              Sadiu

                              Ore të kanë ndjekur Kosovarët si Sërb i tërbuar ndaj tyre prej andej dhe tani ke ardhur dhe je strehuar këtu duke marrë detyrë të rrezikshme që të kakarisësh si kaposhi në majë të bajgave apo si çakalli ledheve. Shiko mor hallin tënd aty e po të kesh pasaportën Shqiptare sillu si vëndsat shqiptar e mos na trego pofkla ti mizerje. A ke patur syt në ball, hordhia e dashamirësit tënd Sali kudo godet me molotovë dhe me kërcënime. Dashamirësit e Erionit çdo gjë e shoqëronin me duartrokitje. Hapi sytë e pastro trurin nga skleroza se po të them edhe unë si Kosovarët, o filo sërb, o njeri që imagjinon të keqen. Buf i shpellave.

                              Përgjigjjuni
                              1. "
                                "..."

                                Nëse shteti rrezikohet nga një "juntë drejtësie" që përdor drejtësinë për politikë, është e drejtë e popullit (jo e partive politike), që të mbrojë kushtetutën e aprovuar me referendum prej tij. Policia le të ndërhyjë kur ka akte dhune dhe rrugaçëri, madje edhe të jetë e dhunshme proporcionalisht. Mos vallë u refuzua një mbrojtje e institucioneve, por edhe e rendit publik me kërkesë të institucionit të drejtësisë? Një grumbullim solidariteti të njerëzve të lirë, si në një proçesion, nuk është tubim proteste. SPAK-u dhe GJKKO-ja e kishte mbrojtjen e mjaftueshme normale nga Garda e Republikës (le t'i sillte ajo forcat shtesë, nëse i duhej). Pse, si u lëvizkan kështu, si gurë shahu, forcat e policisë! Pse duheshin forca të shtuara policore, kur askush nuk prekte të drejtat e askujt. Po ç'thua, mo shllëpko Haxhiu, detyrat janë të ndara, bëri ndonjë kërkesë gjyqsori në polici, kur pa grumbullime njerëzish para dyerve të saj, në një pricesion paqësor, apo kur pa që s'po ndodhte asgjë nga sa priste (priste rrëmuja, që ta hapte krahun mirë), ndezi alarmin e kuq, miu, miu, miu... na hëngri, kot, sa për të zhurmuar skandalin e tyre hetimor, me anonime dhe "lapsuse". Asnjë nuk u cënua në atë mjedis, pse do të krijohet precedenti e do të bjerë shteti? Të tillë precedentë paqësor na ndodheshin gjithnjë nga të dyja krahët, or taj, Haxhiu. Nuk kemi nevojë për represionin policor kur ka qytetari në protestë paqësore, që as gjetja e pemës nuk bije në tokë. U tremb gjyqësori, se nuk punonin dot të qetë të merrnin vendim, kur vendimi ishte marrë qyshkur në lobime të qoftëlargut non-grata. Shteti nuk bie nga mitingjet paqësore, për ç'do pushtet, kur ndodh. Shteti "bie" nga dhuna e rrugës me flakadanë e mollotovë, me thyerje të dyerve të institucioneve, me vrasje të pafajshmeve më rrugë, nga ajo gardë që mbronte e mbron institucionet, kur komandohet nga një i pandërgjëgjshëm. Pastaj, ata protestues, që më shumë ngjanin me pelegrinë, të thirrur me SMS, do të rrëzonin qeverinë e tyre? Apo do të bënin të vështirin për policinë, që ti e quan të anëshme, pra të krahut të protestuesve. Apo po i bënin apel të heshtur frikashëve të njërës prej shtyllave të shtetit, komanduar (tash duket qartë) nga politika e anti-shtetit, të mos bënin padrejtësi. Ky është reagimi spontan qytetar i vërtetë, i pa organizuar nga asnjë parti apo grupim politik a shoqëror, jo për kryebashkiakun e qytetit të tyre, por edhe për të, por për dhënjen e një drejtësie të paanëshme dhe legjitime: protestë e vërtetë paqësore, pa patur nevojë për forcat e rendit. Mblidhe mendjen o Baton Haxhiu, se më duket nuk po je në gone.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  E duam Shqiperine pa drejtesi politike!

                                  Bravo! Keshtu duhet te mendojne te gjithe shqiptaret. Batonerit vetem se i sherbejne pushteteve, sipas rradhes, kush te jete, pak renesppdesi ka per batonet.

                                  Përgjigjjuni
                                2. M
                                  MOKRARI

                                  NUK PAME NONJE KERCENIM NDAJ PUNONJESVE TE SPAKUT NGA MBESHTETESIT E ERJON VELIAJT.KY SPAK PSE NUK U ANKUA KUR MILITANTET E PD U PERPLASEN PARA DYERVE TE SPAKUT NE MBESHTETJE TE BERISHES,APO KANE FRIKE NGA EGERSIRAT E TIJ.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Rama edhe Berisha kane hyr ne gjunah me popullin

                                    Spaku po duket se eshte organizate e urryer per shqiptaret. Drejtesia e re te mbledhe mendjen e te vetelargohet shpejt, se nuk i dihet, mund te shpronesohet nga vete populli nga cdo prone e fituar prej korrupsionit dhe qe Vetingu i Rames dhe Saliut nuk ua zbuloi. Te mos ngrefen Dumane hetues te kohes se komunizmit, te mos mendojne se merritojne tere orivilegjet qe kane dhe tere pronat qe kane siguruar me korrupsion prej vitit 1992. Populli vonon por nuk harron i njeh mire te tere me rradhe.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Zhan Valzhani

                                      Pe ndonje shenje dhune ose agresiviteti tek ajo turme qe u mblodh para godines se SPAK-ut, o Baton? Aq shume te paskan trembur ata njerez te qete e paqesore sa i krahason me sulmin mbi Kapitol ne Uashington? Pse nuk je prononcuar dhe per turmat fanatike, qe mblidhen, ulerijne, shajne e fyejne prokurore e gjykates sa here qe Berisha shkon ne SPAK? Po behesh gjithnje e me i pabesueshem, z. Baton. Apo i sherben dikujt?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Emigranti që nuk voton

                                        Pse bën si konstitucionalist ti “HAXHIU” që në fakt je thjesht një llapë pushteti?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Linza

                                          Spiun serb qe paguhet nga UDB-ja dhe Rusia, ja çfare eshte ky ndyresira i futur ne Shqiperi si diversant per te bere propaganden e tyre per destabilizimin e vendit. Ptuu fytyre e neveritshme!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mondi

                                            O Baton mos ja fut kot..si kur te ka filluar te te pelqeje vetja shume..boll na çave koken

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje