SPAK e ka vendin në kazermë, jo në politikë

13 Shkurt 2025, 17:04Blog TEMA
SPAK e ka vendin në kazermë, jo në politikë

Nga Frrok Çupi

SPAK po tenton të marrë në dorë votën qytetare.

Çfarë do të jetë SPAK: Parti politike, OSBE, Juntë, apo ‘deus ex machina’ që zbret nga qielli dhe na rregullon kurrizin të gjithëve?

Them, çfarë do të jetë që sot e pastaj, përveçse Prokurori e Posaçme nën kontrollin e ligjit?

Sot shefi i SPAK, Dumani, u shfaq për mediat në zyrën e Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe shpalosi planin ‘që të ketë prani aktive në terren për të monitoruar nga afër situatën tre muaj para zgjedhjeve dhe deri në përfundim të procesit të numërimit. Për këtë qëllim, do të krijohen mekanizma të dedikuar për të garantuar raportime të menjëhershme dhe ndërhyrje të shpejta në rastet kur evidentohen shkelje’.

Kështu thuhet në njoftim.

Merret vesh se SPAK lë zyrën e vet në rrugën ‘Don Bosko, dhe vjen pranë selisë së PS për të zënë edhe vendin e KQZ. Më e qartë është kjo: SPAK po krijon një ‘Task- Forcë’ për të kontrolluar zgjedhjet. Sapo ka pastruar terrenin nga një kundërshtar i fortë politik në Bashkinë e Tiranës, dhe është betuar se ‘do t’u shkrijmë’, SPAK ngre çadrën e vet në betejën për marrjen e pushtetit.

Plani është shumë i rrezikshëm për thyerjen e Kushtetutës, për paqen, qytetarinë dhe lirinë e votës.

Rreziku i parë, Task- Forca:

Pse u dashka sot kjo krijesë misterioze? Sipas fjalorit, Task- Force është ‘një forcë e armatosur e organizuar për një operacion special’. Çfarë ka ndodhur në vendin tonë që Prokuroria e Posaçme të heqë veladonin dhe të hyjë në luftë me çdo armë për të zotëruar mekanizmin e parë të demokracisë- votën? Shqiptarët nuk dinë asgjë se ‘paska ndodhur një gjëmë’. SPAK po tenton t’i dëshmojë Botës se ‘Shqipëria nuk ka zgjedhje të lira’, prandaj duhet një Juntë (SPAK) që t’i vihet në krye popullit ‘ i cili nuk di të votojë’.

Rreziku i dytë i Task- Forcë:

SPAK ka hyrë në betejë për të korrigjuar historinë. Historia është se shpartallimi i votës dhe përgjakja e opozitës ka ndodhur në maj 1996, nën duart e Sali Berishës. Që atëherë është bërë një luftë civile ku janë vrarë mijëra qytetarë (po nën duart e Sali Berishës); që atëherë është kryer një grusht shteti (nga Saliu përsëri); që atëherë kryesuesja e OSBA/ ODIHR e ka braktisur procesin e Tiranës duke deklaruar se ‘nën Berishë nuk mund të ketë zgjedhje të lira’; që atëherë iu desh përpjekje titanike këtij populli, qeverisur nga PS, për t’u ngritur si qytetare dhe afruar kaq shumë me Europën. SPAK, me këtë ‘Task’ i bën me sy Berishës dhe i jep ‘besën me ty’; njëkohësisht fshin historinë më të re me qëllim që ta shkruajë vetë SPAK. A për këtë e deshëm këtë krijesë, a?

Rreziku i tretë, rreziku i shtypjes së tjetrit:

Ja skema më e thjeshtë: Këta militantët e SPAK, çfarë do të jenë? Policë? Policë të SPAK me uniformë tjetër? Vullnetarë si brigadat e kuqe? Civilë me një vijë të rruar në kokë?…Çfarë? Sipas njoftimit në media dhënë nga Dumani, këta do të jenë shumë, do të mbulojnë gjithë Shqipërinë. Po çfarë do të bëjnë përveç detyrës që kanë të tjerët? Të tjerët janë ata të KQZ, sipas ligjit; komisionerët, sipas ligjit? Monitoruesit e regjistruar sipas ligjit? Pjesëtarë të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, po sipas ligjit?

Këta të SPAK çfarë janë? Do të mbivendosen mbi të gjithë të tjerët? Apo do të venë vulën në mënyrë klandestine mbi votimet?

Rreziku i katërt: Ku do të instalohen këta ‘policë të frikshëm’?

Në fillim, të them pse duhen frikësuar votuesit ditën e zgjedhjeve? Prani të tilla e bëjnë ditën të zezë; po pse vallë? Nëse instalohen afër qendrës së votimit do të duken si ‘qen roje’ të dikujt që nuk dihet ende. Ose do të urdhërojnë dikë që të votojnë për ‘X forcë’. Ose SPAK po bën ushtrimore se si do të kthehet në Parti Politike.

Përfundimisht, ç’punë ka SPAK me ndërhyrjen në votimet?

SPAK ka një vend tjetër. E pyeta mikun tim Niazi Jaho, profesori im, jurist i shquar, bashkëpunëtor i Instituteve të Drejtësisë në Europë…

“Po, më tha profesori. SPAK ka një vend atë ditë, e ka vendin në zyrën e vet. Të mbyllet në zyrë dhe të bëjë punën e tij. Puna e SPAK është që të hetojë menjëherë çdo indicie për krim elektoral; menjëherë nëse ndodh. Kaq”.

SPAK e ka vendin në kazermë, jo në politikë.

36 Komente

  1. L
    Luli

    Bravo Frrok Cupi!!!!!Me sa duket SPAK-u do te influencoje ne Zgjedhet,nuk mjaftoi me futjen ne burg te Kryetarit te Bashkise se Tiranes tani duan te inflencojne ne Zgjedhjet e Pergjithshme…!!!???

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xy

      Planet për zhdukjen e shqiptarisë dhe të Shqipërisë janë 600vjeçare me intesitet të lartë 200vjetët e fundit. Fitila janë vendosur e vendosen për ditë,është çështje rradhe ndezja e tyre. Vini gishtin kokës,”UJI FLE,HASMI S’FLE”

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poshte Spak, poshte Rama, rrofte PS

        Bravo Frok Cupi, po kujt i thua, nuk degjon Rama nga ai vesh sepse Spaku i Saliut e kercenon me arrestim edhe vete Ramen. Ndryshe nesh puna nese Rama larhohet urgjentisht nga detyra dhe nga PS. Nje tjeter socialist do tia tregonte mire kazernen Spakut, kesaj gestapoje politike te Sali kermes qe nuk na u nda ne popullit te vuajtur.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deliranti Rama mburret qe solli Spakun

          Frok, thuaje troc qe oganizata terroriste e nazisteve te spak/gjkko, se bashku me Ramen, e kane vendin ne burg, menjehere, sot! Sa per Saliun, ai e ka vendin ne Ferr! Mos ta lene Spakun te vdese pa e futur ne karantine brenda burgut kete kancer qe solli Rama mes nesh.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Makbethi

            Or të cmendurit enveristë! 840.000 Euro cmenduri , lecka! Sa shpirtëra të prekur nga sëmundje të rënda presin mëshirën e sigurimit të disa mijëra eurove me shpresë se do iu zgjatet jeta! Impianti inekzistent 140.000.000 !!!!! euro cmenduri; nëntë vepra penale - nuk ka tru zoti që i improvizon tekst padie për të fajësuar, sipas jush, të paprekshmin përbindësh - Veliaj. Cka është ky shkallmim kolektiv! Kush e solli këtë histeri kolektive për mbrojtjen e përbindshmërive kriminale. Do na mallkojë perëndia e do na gjejë një e zezë kombëtare e do zhdukemi nga faqja e dheut. Mbyllni gojën, reflektoni pak e mos ndjellni kob me përmasa kombëtare!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Saliu

              Na rrofsh Kadriun o Makbeth pederasti. Ik dhe lëpi bythën e Sali kriminelit deri sa të të pjerdhë e të shkosh te lapat e p... të qelbur të sat'ëme.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anti

                O koqe je analfabet a si? Cdo Spaku ne fushate kjo eshte permbajtja e artikullit mos u merr me gjera qe I ke te lexuara dhe te pa konfirmuara. Pastaj kush te lejon ty te besh lincim publik si mundesh ti te hedhesh ne turme akuzen kur keto jane sekrete te hetimit. Keto jane metoda te sigurimit te famshem te shtetit qe organizonte degjim te gjyqeve kunder kundershtare me ortopolande ne sheshe te ngazellehej turma. Kjo eshte ajo qe shqeteson sepse ne kete rast qe treguar anesi kush qenka ai I ndershem ne politiken shqiptare qe ti priske me padurim Saliu? Po i ka shkerdhyr nenen ketij vendi eshte pergjegjesi kryesor ku jemi katandisur eshte pikerisht psikoza e tij prej te marri qe tek te gjithe kundershtare sheh nje hajdut kriminel I poshter dhe ja ku jemi ti je nje pervetesues I kesaj psikoze askush nuk mund te thote per askend se cfare pa u vertetuar dhe perfundimisht se cfare eshte pa vendim gjyqi ne nje vend demokratik kjo eshte dhe ajo qe duhet te jete.

                Përgjigjjuni
            2. N
              Noteri

              Dumani nuk e hap dot dosjen e 21 janarit Frrok që i ka zënë myk në zyrë ,se do merret me votimet se kanë përparësi nga katër të vrarët në bulevard,as 26 të vrarët në Gërdec nuk e prek dosjen Dumani që ja kthehu Strasburgu,Dumani do na sjellin demokracinë e shumë pritur ka ardhur si Mesia,a thua se lindi dhe dhe nuk ka qenë këtu,nuk ka qenë ky prokuror që ka patur 21 Janarin. Duket qartë dhe haptazi se kujt i bën fresk Dumani me Dadon dhe kompani. Duhet ta shash nga mëngjezi deri në darkë siç bën Sala që të vlerësoj.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbereshi

                Te sharat e Sali Gelbazes ndaj Dumanit jane teater, ata te dy merren vesh shume mire, ve bast qe asnje nga hetimet mbi Sali Gelbazen dhe femijet e tij nuk do perfundoje ne gjykate, ketu do jeni kur 1 dite prej ditesh te dale Dumani (jo ai vrasesi me pagese, po ky pa pagese) ne konference shtypi per te thene qe, per 21 janarin dhe Gerdecin kane kaluar shume vite dhe ne nuk kemi prova!

                Përgjigjjuni
              2. G
                GREG KRISTAQ RAMA E ANDI BUSHATI E TALLIN YMERIN

                FRRYK HAPE BYTHEN SE PO VJEN YMERI DHE DO TE FUT KARIN NE BYTH DERI NE BOLE HAHAH

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Andi gjyshit Hysni Kapo

                  Trap me zile , vetem nje fraze di te komentoshe n'a bere per te dhjere se nuk qeshim dot

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali hajduti ne Burg!

                    kush je mer, Sali Qeni?

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qatipi

                      Meqë e ke mik Ymerin dhe duhet të jesh me suadhe, merja në gojë njer, shplaja dhe dërgoje njer nga Saliu, yt atë, ti bëjë një pastrim oxhaku se është blozë plot.

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Dajti

                      Spaku eshte shiku I Saliut 92-97,kush nuk e shikon eshte qorr,e mbani ment shikun e Saliut ne 1996 kur masakroj komisioneret socialist?!. Saliu dhe tani po zbret me shikun e 2025 qe eshte Dumani.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tani

                        Po ti deri dje e lavderoje Spakun o njeri pa shtylle kurrizore. Te besojme shkrimet e tua sot, apo ato te para nje jave?

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Monsi

                          Deri dje kur ishte amerika.Iku amerika hoqen lekuren e ujkut spak shiku I gazidedes.

                          Përgjigjjuni
                        2. V
                          Vala

                          Bravo zoti Cupi! Mire eshte qe ti njohin shqiptaret keto djallezi. Duhet mbledhur bytha mire ne keto votime, sepse fashizmi I ka rezervuar vetes nderhyrje active per tjetersimin e votes, duke u shtireà si mbrojtes I saj.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            ILIR

                            O FRRROK,sa i devotshem je ndaj PS.Megjithe se ke vite qe e ke kthyer kahun,perseri te kujtojme kur i beje fresk Sali Berishes dhe PD-se.Shiko se tani po levizin partite e reja,mendo te ngresh nje flamur tjeter se do ngelesh pa gje. Verior dhe pa bosht !

                            Përgjigjjuni
                            1. 9
                              90

                              po Ilir oturaku i Sali Kermes!

                              Përgjigjjuni
                            2. s
                              sevi

                              Këtu disa e trajtojnë SPAK sikur kemi të bëjmë me njerëz të kulluar kur njihen mirë çfar plehrash janë.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sevi PO

                                Sevi e vertete SPAK i Nesti Angoni eshte nje kenete e qelbur por Rama nuk duhet te flinte ne dafina , Tani duhet shperbere ose ri organizuar

                                Përgjigjjuni
                              2. J
                                Jugu

                                Edhe ti dole kundra? Po ti kur Spaku merrte vendime per Berishen thoje qe eshte drejtesia qe donim, po tani? Apo tu pre buka dhe paret qe merrje nga Veliaj.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Munika

                                  Asnje vendim nuk ka marre Spak per Berishen dhe stanìn e tij, vec favoreve. Spaku e ka kthyer veten si kapuconet e mesjetes, qe versulet ku e ndersejne.

                                  Përgjigjjuni
                                2. J
                                  Jeni

                                  .......oreks te madh paske more Frrok...... ...ke 35 vjet qe ha m.t dhe akome nuk je ngopur.... legen plak.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nositi

                                    Me duket si skenar I pregatitur mire nga nje ana I futim Brenda nga ana tjeter presion mbi votuesit kujdes

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shkullaku ka vendosur te lahet

                                      SPAK vdiqe ...tregoje qe ishte kale troje i Berrishes..... Gabimi i Rames . Teknika e Saliut ishte ofendime ofendime me liber shtepie per te krijuar iden qe ishte kunder Nesti Angoni , sot e realizoje qellimin ....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. .
                                        ...

                                        Nuk i bëjn SPAK-u punonjësit e tij të ndërgjegjshëm, asnjëanës dhe profesional, por njerëzit, nëse janë të tillë, përbëjnë SPAK-un një organizëm të ndërgjegjëshme, asnjanëse dhe profesionale. Askush nuk e ka me SPAK-un si institucion, por me përbërjen e tij të anshme dhe të korruptuar. Edhe institucionet e huaja përkrahin SPAK-un si institucion, që edhe pse dukshëm tashmë i anshëm, ka bërë diçka për sytë e saj (sa mos marrë mësysh), por mbeten ende pa u ndëshkuar krimet e rënda qysh prej pas fillimit të viteve '90-të. Tash edhe përrallat me regjim komunist, që shtypte popullin me diktaturën e proletariatit, ndaj diktaturës borgjeze të liri-demokracisë, nuk i ha më njeri. Nuk i ha më njeri as anatemimet për ish-komunistët e fundit në pushtet. Tash po u dashka një juntë civile prokurorësh, si dikur jeniçerët e Perandorisë Osmsne, që hiqte e vinte sulltanë sipas mideve të drejtuesve të tyre; të sjellin në pushtet krahun që përfaqëson. SPAK-u nuk ka asnjë punë me zgjedhjet. Ç'do prokurori dhe gjykatë vendore e ka për detyrë të jetë vigjilente dhe e gatshme, së bashku me policinë e shtetit për incidentet që mund të ndodhin gjatë fushatës elektorale, si deri më sot. Në fund të fundit, pavarësisht si është cilësuar në legjislacion krimi zgjedhor, ai s'është tjetër, veç një kundravajtje ligjore, asgjë më shumë. Me këto anonimet, që janë hapur këto kohët e fundit, këta ligjorë, me mendjen që kanë, do të na ndjekin pas edhe në hale, se kështu paskan rënë dakord në KQZ me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve (nuk e dimë se kush e ka kërkuat takimin, pasi edhe kjo ka rëndësi). Froku, në këtë rrast, ka të dtejtë! Ai vëren se nën dukjen e një organi të "paanshëm" dhe të gjithpërkrahur, të vlerësuar dhe ngritur në qiell, po instalohet një klikë diktatoriale e prokurorëve, që nuk po kryen dhe zbulon krimin e rëndë prej fillimit të viteve '90 e t'hu, që pret populli me padurim, por merret me anonome, që janë garniturë, jo e pa rëndësishme, por që ka kohë të hetohet me qetësi, kurse dhe kriminelët e organiziar të dikurshëm, që i sollën vendit shkatërrime që s'ja sollën as luftrat, pritet që të hetohen "pas vdekjes", për kolendra greke (këto hollësi nuk i dinë të huajt, ose i dinë, por bëjnë sikur nuk i dinë: eksperimente mbi besimin mbar kombëtar). Ndaj, me sa kuptoj: SPAK, larg duart nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Madje atë ditë është mirë të mbyllni veten tek 313-ta.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Spaku duhet te kish arrestuar Ramen, jo Veliajn

                                          Spaku Dumanit eshte nje repart nazist i Saliut. Spak sillet si gestapo, por nje dite shpejt populli do ngrihet dhe ata do fshihen si minj. Nje gjykate si ajo e Nurenbergut duhet ngritur ne Tirane, do te vije dita ku ne ate gjykate do shohim kokeqethur tulle Saliun, Ramen Dumanin e soj e sorrollop te drejtesise se re fashiste qe ndertoi Ed mavria, ky i pamend qe hiqet se di shume, ky karrierist dhe arrivist i semure qe do hyje ne historine shqiptare si nje lunatik qe e shkerdhente Saliu mengjes, dreke e darke.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. .
                                            ...

                                            Edhe ajo e Nurembergut, politike qe. Por kontrollohej nga të dyja palët; "të majtët" dhe "të djathtët", si kualicion fitues, veç gjithsesi, sejcili për hesap të tij.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shmili

                                              BINOM, BINOM e shumë ... OMËRI! Majtas e djathtas ulërijnë cakajt e krimit të stërmadh ekonomik. 840. 000 EURO brekë pydhi!! Sa duhet të jetë shuma e zhvatur në deponimet e ofshorëve!!! Na mbyti krimi moral me gërmazat e cmendurisë në mbrojtje të krimit!

                                              Përgjigjjuni
                                            2. J
                                              Ja cfare i beri maskarai Rama popullit

                                              PS te ngrihet shpejt ne protesta kunder Rames, ta zbojme tani nga PS dhe Qeveria kete megalloman idiot qe eshte e sillet si bisht i shtrember i Saliut. Rama po shkaterron popullin shqiptar, ai eshte armiku yne i vertete. Mos degjoni cfare thote Rama por cfare po ben. Ai ngriti Spakun ku mblodhi veglat qorre te zsaliut, ai u jep rroga maramendese, ai genjeu Ameriken fhe BE per te justifikuar ngritjen e Spakut, ai pervers nuk ngopet duke pare jo vetem fukarallikun e popullit por edhe shijon me ironi poshterimin e shqiptare nga krijesa e tij naziste qe e quajti "Drejtesi e Re" me prokurore e gjykates te korruptuar dhe kriminele.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mondi

                                                Ja tani qe po I ben thirrje nje cope muti si ty ,te gjithe socialistet do ngrihen,do ulin pantallonat gati qe t'u besh ndonje gojore.Hajt se ja del ti.Ke 30 vjet qe stervitesh prane taborrit te monstres se vicidolit.Me krahe te lehta.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. F
                                                Frika

                                                Spaku po ben grusht shteti,jemi ne rrezik

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Edi

                                                  krimbat nuk kane shtylle kurrizore... koment prej krimbi!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Ana

                                                    Jeni mesuar me Enverin dhe nuk rrini dot pa te! Ne fakt, ty Frrok, pershkrimin me te mire ta ka bere Grida Duma! https://www.youtube.com/watch?v=7r35llqfbGE

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Na mbyten gomeret

                                                      Nuk ka me Mostra se maloket dhe keta qe komentojne ketu kunder jane shpellare. Asnjeri nuk analizon perse Spaku duhet ne zgjedhje por merren me Frokun. Ai mund te kete qene cfaredo por ne te shkruar ka nje llogjike brilante. Vetem injorantet qe Saliu ju ka hedhur trute e gomarit porse i ka bere edhe me prona ne kurriz te autoktoneve kane aresye sepse fundja kjo eshte bote interest por ne kete rast duhet objektivitet dhe dallohen trutharet qe akoma kane anesi partie. O koqe ne kete vend nuk parti te djathta apo te majtja jane njesoj jane vetem klane pushteti qe hahen midis tyre.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje