Nga Ilir Yzeiri
Personalisht jam prej atyre që nuk kam qenë tërësisht entuziast për SPAK. E kam çmuar shkallmimin e Godinës së vjetër të Drejtësisë së kalbur që instaloi Berisha pas vitit ’90, por kam qenë skeptik për Drejtësinë e Re që disa herë simbolizohej me Dumanin. Me këtë që ndodhi më Erion Veliajn, jam i bindur se SPAK ia arriti që nga Struktura e Posaçme që do të hetonte Korrupsionin të kthehej në një çetë hakmarrëse dhe guerrilase kundër atyre që e mbështetën dhe e realizuan këtë strukturë të posaçme dhe që pranuan me përulësi që Shqipëria të trajtohej si një vend në gjendje të jashtëzakonshme SPAK iu mbivendos Prokurorisë së Përgjithshme dhe GJKKO-ja iu mbivendos po ashtu Gjykatës ekzituese.
Qeveria socialiste dhe Edi Rama u treguan jo vetëm naivë, por edhe jo të aftë si burra shteti. Ia besuan me naivitet gjithë këtë proces reformimi disa strukturave anonime dhe Ministrinë e Drejtësisë personave pa dinjitet e personalitet politik, moral e profesional. Kam qenë dhe jam i bindur se në SPAK u mblodh gjithë vreri dhe urrejtja kundër qeverisë socialiste dhe Edi Ramës e gjithë atyre njerëzve që u goditën nga reforma në drejtësi. SPAK e nisi punën e tij më gjuetinë e shtrigave ndaj të zgjedhurve socialistë dhe i hipnotizoi shqiptarët me arrestime si në kohën e juntave ushtarake. Edhe ajo që ndodhi me Ilir Metën dhe mënyra se si e ndaluan dhe e morën atë është e turpshme dhe mund ta bëjnë vetëm juntat e Amerikës së Jugut.
SPAK dhe Altin Dumani e kanë orientuar punën e tyre tek zhbërja e arritjeve të socialistëve dhe te goditja e imazhit të tyre. E kanë kthyer në një skenë cirku dhe në një paradë të frikshme si të juntave thirrjen në SPAK. Çdo mëngjes në SPAK do të paraqitet një nëpunës apo zyrtar socialist për të krujuar perceptimin se socilaistët janë të korruptuar dhe lajmet te ne hapen me këtë maskaradë të SPAK-ut. Ju kujtohet kryetari i Bashkisë së Fushë Arrësit që kishte bërë një rrugë me shpenzimet e komunitetit, por SPAK e procedoi. Për të mos folur për arkën e peshkut, për kryetarin e Bashkisë së Devollit që doli i pafajshëm apo për tre drejtorë ujësjellsash që dolën edhe ata të pafajshëm.
Më thoni një çështje që ka nisur të hetojë SPAK dhe është përfunduar. Edhe për inceneratorët e famshëm, ende nuk ka mbaruar hetimi e gjykimi, sepse SPAK ka qëllim jo të hetojë por të diskreditojë qeverisjen e PS-së. Edhe në rastin e ish-kryeministrit Ahmetaj. Unë kam shkruar edhe në atë kohë se ndaj tij po ushtrohej dhunë si në kohën e Enver Hoxhës dhe se hetimi familjar i kalonte të gjitha kufijtë. Nuk kishte dhe nuk ka asnjë provë ndaj Ahmetajt, kishte dhe ka vetëm linçim publik për të krijuar perceptimin në publik se socialistët vjedhin. Qëndrimi i Edi Ramës ndaj Ahmetajt ka qenë thellësisht i gabuar. Ai nuk duhet ta lindte atë në gojën e SPAK e t’ia çonte në prehër Berishës. Dhe ja tani se çfarë ndodh me Erion Veliajn. Një denoncim anonim me insinuata dhe pa fakte dhe një arrestim skandaloz. Ndërkaq, këtë radhë nuk po flas për Sali Berishën, 21 janarin, Gërdecin apo për masakrat që i janë bërë këtij vendi dhe për sjelljen e SPAK ndaj tyre. Si përfundim, Edi Rama dhe socialistët nuk duhet të kompleksohen më as nga SHBA-të dhe as nga Europa.
Ndërtimi i SPAK ishte një sipërmarrje që çoi në krijimin e një strukture në të cilën u mblodh gjithë urrejtja e atyre që sistemi i nxori jashtë dhe të cilët me njerëzit e tyre brenda kanë vetëm një qëllim- të zhbëjnë Partinë Socialsite dhe të krijojnë tensione sociale në vend. Qeveria socialiste duhet të luftojë fort që t’i fitojë thellë këto zgjedhje dhe pas tyre të mendojë që reforma në drejtësi nuk është kryer dhe që SPAK duhet të pushojë së ekzistuari në këtë formë. Po ashtu, Shqipëria ka nevojë për një ligj që të tregojë se ky vend i ka pushtetet e balancuara dhe se asnjë pushtet nuk mund të kërcënojë tjetrin. Autoriteti që i është dhënë SPAK-ut për të shkatërruar demokracinë shqiptare duhet parë si një vepër kriminale dhe se prokurorët e SPAK nuk duhet të jenë mbi ligjin dhe se edhe ndaj tyre, kur ata abuzojnë duhet të veprojë ligji.
I MADH JE O ILIR...PO GJYQTARI ERION BAMI NUK ISHTE KUR SHKALLMOVE DREJTESINE E KALBUR...KUJDES SE MOS BEHESH QESHARAK SE NUK TE DEL LLOGARIA E DATLINDJES SE GJYQTARIT SE ESHTE STERNIPI YT....TE GJITHE BIEM DAKORT SE KY VEND MORI FUND ...SHPRESA E VETME SPAK PO SULMOHET NGA NJE KRYEMINISTER QE ISHTE SHPRESA E VETME PER SHQIPERINE ...BILES PO KOPJON NJERIUN ME TE PESHTIRE TE KOMBIT UJKUN PLAK SAL ME QYTETARIN DIXHITAL ..NJE SHPIKJE AUTENTIKE BERISHIANE PER TE INTIMIDUAR CDO NJERI NE KETE VEND ME GENJESHTRA TE STISURA VETEM E VETEM TE KALOJE KETE MOMENT TE VESHTIRE...ILIR .MOSHA NUK TE NDERON TE BEHESH SERVIL...POR OPININIONET E TUA DHE TE GJITHE SERVILEVE TE TJERE BEHEN SHKAK QE NJEREZIT TE ABANDONOJNE SHQIPERINE EDHE ME SHUME...PASI SHIKOJNE TY QE NUK KE ASGJE PER TE HUMBUR NE KET MOSHE PER TE THENE TE VERTETEN DHE THUA QELLIMISHT TE KUNDERTEN ..VDES SHPRESA....
Tè replikosh i pari dhe duke shkruar me shkronja tè mèdha zoti 'no Passion' jeni veçse njè bidon i shpuar qè rrjedh shurrèn e Berishès qè ta ka mbushur. pa passion por me dhunè!
Autori i shkrimit qenka nje idiot qe i ka ngelur sahati ne kohen e diktatures. komplet deficent
Shumë e drejte nuk heqim asnje presje nga ato që thua. Paguhen nga xhepat e Shqiptareve dhe PUNOJNE KUNDER INTERESIT TË POPULLIT E SHQIPERISE KETA TË SPAK-UT KERKOJNE T'JU SHTOHEN ÇDO MUAJ RROGAT.
Bravo Ilir. Një analizë e qëlluar për këtë sistem drejtësie që është bërë më keq se sigurimi i dikurshëm i shtetit. Një grusht prokurorësh dhe gjykatësish, kamikazë të Sali kriminelit kanë marrë përsipër që qëllimin pozitiv në ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë, ta kthejnë (me njerëzit brënda Spak) këtë reformë në diskretitim të plotë.
sufllaqe me dopjo pite.
Nje nga vemjet me te neveritshme qe ka hapesire ne shtypin shqiptar, eshte ky enverist pak i nxire.
boo cfare sahanlepiresi ky iliri turp
Analizë perfekte,kurajoze e profesionale..
Mos ngelni tek prokuroret..Edhe keta po veprojne si metodat trockiste te UDB.SE DHEJO SI SISTEMI KALUAR, SEPSE SUSTEMI KALUAR NUK TE LINTE QE GJYQTARET EVOROKURORET TE BENIN LIGJIN.ATA NUK GJENIN VRIM KU TE FUTESHIN PO TE BENIN SI KETA SOT.QENDRONI TEK GJYQTARET.KERA VENDOSIN PER MASEN E DENIMIT.KETA DUHET T SHKOJN NE VRIM TE GJILPERES.Gjyqtaret e Saliut dhe prokuroret e Saliut po e shkarerrojne drejtesin.Shktimi yzeirit I persosur.
Ta fillojmenga nga vetja: te gjithë jemi mekatare, të përpiqemi te bejme katarsis, te pastrohemi sa mundemi...
Nuk kane mendje per drejtesi,e kane siguruar te ardhmen e tyre per te jetuar neper bote edhe sikur te mos punojne me asnje dite
Një bravo e madhe. Po shohim dita ditës se ç'fole gjarpërinjsh qenka SPAK-u. Të zhduket një orë e më parë. Në Evropë, edhe nëse ajo dëshiron që të na shpien gjarpërinjtë, ne nuk duam të shkojmë me ndihmën antilogjore e antishqiptare të këtyre hakmarrësve të pacipë e varrmihës të demokracisë.
Pirdh se lirohesh! SPAK dhe Gjykata jane investim i PS-se me mbeshtetjen e Amerikes dhe BE-se. Kam dhe mbeshtetje mbare popullore. Ti shko e voto saliun se Ay mallkon SPAK-un dhe Gjykaten e posacme. Hajde ik e kris bythen tani dhe te fala lali Erit, dmth hajdutit te PS-se.
Ana, ti ke per te gricur bythen se bashku me saliun, o injorante, ..
Po ju dhemb bytha tani? Saliu, edvini, iliri, erjoni, luli ndoshta edhe ti bashke me meron keni te njejtin fund. Dhe shqipetaret ndoshta mund te marin fryme pak me lire.
Besoj se eshte loje e S.B. qe normalisht nese lirohet Erjoni aitomatikishte lirohet edhe Berisha nga arresti. Pse? Akuza e Berishes dhe akuza ndaj Erjonit ngjajne. Korrupsion pasiv I Berishes ( 8 ose 9 raste). Po keshtu 9 akuza per korrupsion pasiv per Erjonin. Akuze per favorizim me vendimet e Qeverise per Berishen, po keshtu akuze per dhenije lejesh te parregullta per Erjonin. Ljo akuza e dyte per te dy ka te beje me vendime qe kane vecorine e kolegjialitetit institucional. Interesant eshte fakti se njeri nga biznesmenet eshte eshte I perfshire me arrest shtepiak ose detyrim paraqitje per akuzat e Berishes por edhe te Erjonit. Ndertuesi Fatmir ..... Pra, akuzat duken te barabarta. Sipas kesaj llogjike dhe gafes ose shpifjes se "qellimshme" te prokurorit me rrenje militante tek PD, qe Erjoni ka ene "i denuar"gjykoj qe Veliaj do te lirohet ose arrest me detyrim paraqitje. Berishes I intereson te lirohet fare. Kjo do te perdoret qe neser nga avokatet e SB qe edhe ai te lirohet fare nga akuzat. Ne kete rast viktimat do jene Prokurori dhe gjyqtari. Per ta eshte sakrifice! Do denohen ndoshta, por plotesojne dhe fitojne pozicionim me Berishen. E ardhmja mund te shihet me perspektive per ta. Pasojat e kesaj "loje" hipoteze do te demtojne ndoshta SPAK. Situata politike do behet me e komplikuar dhe ndoshta e rrezikshme apo e polarizer ne extrem. Politikishte PS do te kryesoj! Por....do kete zhgenjim ne popull. Ka nje mase te madhe qytetataresh qe kerkojne ndeshkimin e korrupsionit, krimit dhe te Pandeshkueshmerise".
Te lumte dora cfare ke shkruar. Kuptohet qe edhe ty do te ndervihen por mos u dorezo qendro i forte dhe i besueshem nga populli
Te lumte gazetar. Nje analize perfekte.
Çfar analize prej gazetari lepires. Tani SPKU nuk eshte i mire, se arrestoi Veliajn.
JO SPAK ESHTE I KEQ DHE DUHET TE REFORMOHET, SEPSE DESHTOI ME GJYKIMIN E KREUT TE AGJENTURES SERBO-GREKO-RUSE NE SHQIPERI, KRYEHAJDUTIT DHE KRYEKRIMINLIT SALI BERISHA! BRAVO ILIR YZEIRI KE FOLUR EDHE PER MUA! FALEMINDERIT!
Po perifrazoj Driteronë e madh: u munduat (besuat) shumë more trima, do shkulnit (e shkulët) gozhdën, por mbeti vrima.
Ku do te japin llogari SPAK dhe GJKKO, ose me sakt kush i kontrollon? Si ka mundesi qe nje Prokuror, qe paguhet nga taksat e shqiptareve kaq shtrenjte, ne konflikt interesi, te kercenoj nje te zgjedhur nga populli, per interesa personale??
O Iliro, yzeiro. E di ti qe per vetem 30 euro te nje fature te papaguar te energjise elektrike partia tende e futi ne burg kryefamiljarin nga Lushnja ne nitin 2015 na ku doli i vdekur, kurse gruaja e ketij lalit tend vetem blerje online per rroba e bizhuteri ka shpenzuar 867 mije euro ose 28 900 here me shume se ai fakiri i lushnjes. Turp te kesh qe i del ne mbrojtje nje hajduti, kjo tregon se edhe i je nje hajdut ne mentalitet se hajdut si lali nuk ke bythe te behesh .
Ne nenyren me prefekte profesor Iliri!
Arrestimi i Erion Veliajt bie erë, që kur Berisha paralajmëroi arrestimin e tij një muaj më parë, duke thënë se ai, për t’i ikur drejtësisë, nuk do të kthehej nga SHBA. Sigurisht që Berishës do t’i konvenonte si moskthimi i tij nga SHBA-të, ashtu edhe moskthimi i Ajolës nga Italia, sepse kësisoj loja juridike do të mbaronte 3:0 për prokurorinë, pa një ballafaqim. Mirëpo z. Veliu tani ka një betejë të rëndë për të bërë dhe i urojmë sukses! Në secilin rast, arritjet e qytetit të Tiranës nën drejtimin e tij janë të prekshme për të gjithë, edhe për prokurorin e çështjes. Të mos harrojmë se pikërisht nën drejtimin e tij Tirana u bë një kryeqytet dinjitoz europian tërheqës edhe për shumë takime diplomatike ndërkombëtare.
Gazetari i ZP
Ilir turimiu! Nuk paske kuptuar asgjë mesa duket Prit deri nesër kur të shkojë në hekura djali i Sali Berishës,pastaj fol për godina dhe kalbësira. Si flet pro Erion Veliaj,se nuk të kuptoj? Të gjithë ore ,të gjithë janë Salinj të vegjël,hajdutë ,gënjeshtarë edhe vrasës Vetëm sa t'u vijë momenti pa e sheh. Kërkon për ndonjë gjë me vlerë mes të mutit zotrote!?