Fati i njeriut (dhe fati i Partisë Socialiste me dhe pas Ramës)

11 Shkurt 2025, 14:06Blog Nga Fatos Tarifa

Fati i njeriut (dhe fati i Partisë Socialiste me dhe pas Ramës)

Sot nuk do shkruaj për SPAK-un. Mendimin tim për këtë institucion dhe për drejtuesin aktual të tij e kam shprehur mëse një herë dhe ai mendim nuk ka ndryshuar.

Dua të them dy fjalë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot, ditën e parë që ai nuk është, si kaq e kaq vite me radhë, në zyrën e tij dhe në krye të detyrës në shërbim të rreth 1 milion qytetarëve të kryeqytetit.

Të kryeqytetit tonë të bukur, të cilin ai e bëri edhe më të bukur, e pastroi, i zgjeroi rrugët e trotuaret, i dha hapësirë e frymëmarrje, e gjallëroi dhe e bëri kulturalisht qytetin më vibrant në rajon, Kryeqytetin Europian të Rinisë, Qytetin Europian të Sportit dhe, këtë vit, Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut.

Me gjithçka ka bërë deri më sot për Tiranën, Erion Veliaj ka lënë një gjurmë të madhe e të rëndësishme në kryeqytetin e Republikës sonë, i cili sot do të duhet të festonte në Pallatin e Brigadave 105-vjetorin e themelimit të tij.

Nuk di nëse ceremonia e festës së këtij përvjetori do të mbahet, siç është planifikuar e njoftuar, por di që, për vite e vite me radhë, qytetarët e Tiranës do i mbajnë mend ndryshimet e bëra në këtë qytet gjatë dekadës që bashkinë e tij e drejtoi Erion Veliaj e do të thonë: “Kjo u bë në kohën e Erionit”, “Këtë e ka bërë Erioni”. Parku i madh i liqenit, Sheshi Skënderbe, strehimi në mijëra apartamente të reja i dhjetra mijë banorëve të Tiranës pas shkatërrimeve të dy tërmeteve të fuqishëm, bulevardi i ri, rrugët dhe rrugicat e asfaltuara e pa plehra në çdo lagje të Tiranës, Pazari i Ri, unaza e madhe e kryeqytetit, trotuari qendror i Rrugës emblematike të Kavajës, shkollat “Sami Frashëri”, “Emin Duraku” e dhjetra shkolla, kopshte e çerdhe fëmijësh, dhjetra mijë kilometrat e korsive për biçikleta e sa e sa punë të tjera të mira në shërbim të publikut të kryeqytetit.

Asnjë kryebashkiak i Tiranës, as më jetëgjati, Edi Rama, nuk ka bërë për Tiranën kaq shumë e kaq mirë sa Erion Veliaj.

Dua të kuptohem drejt. Unë nuk i thurr ditirambe Erionit. Këtë nuk e kam bërë kurrë e për askënd. As kur kam qenë në marrëdhënie pune e varësie me njerëz të pushtetshëm, as me presidentin apo kryeministrat e vendit, as me ministrat e Jashtëm dhe ata të Arsimit, me të cilët kam punuar.

Në fund të fundit, çdo gjë të mirë që Erioni ka bërë për Tiranën e ka bërë sepse e ka pasur detyrim ta bënte si i zgjedhuri me votën e shumicës prej nesh, banorëve të këtij qyteti, dhe me taksat tona.

Sidoqoftë, edhe pse ka bërë detyrën për të cilën është zgjedhur e paguar, duhet vlerësuar që e ka bërë mirë atë detyrë të rëndësishme, kur thuajse çdo kryebashkiak i Tiranës para tij, veç Ramës, nuk e ka bërë, e ka neglizhuar, ose e ka bërë shumë keq.

A ka bërë Erioni gabime? A e ka respektuar gjithnjë ligjin në vendimet që ka marrë? Këto unë nuk i di dhe s’më lejohet të gaboj duke shprehur një opinion të painformuar. Këtë presim ta dëgjojmë prej organeve të drejtësisë.

Mua më shqetëson Fati i Njeriut, fati i Erion Veliajt si njeri dhe si një ndër politikanët më të aftë, më vokalë, më të artikuluar, më vizionarë e më punëkryer të partisë më të madhe në vend.

Mua më shqetëson fati i Partisë Socialiste ME dhe PAS Ramës.

ME Ramën, sepse, kaq gjatë në krye të qeverisë, pavarësisht shumë punëve të mira që ka bërë për vendin e jashtë tij, ai ka humbur vigjilencën e kontrollin mbi anëtarët e qeverisë së tij, mbi shumë deputetë dhe kryetarë bashkish të zgjedhur nga listat e Partisë Socialiste, që sot janë në duart e drejtësisë, ose në kërkim prej saj dhe shumë prej tyre në burg.

Mua më shqetësojnë arroganca dhe filozofia politike e Ramës, të cilat i kam kritikuar publikisht sa e sa herë, mospranimi prej tij i përgjegjësisë morale e politike për kaq shumë koka të prera drejtuesish të lartë të PS-së nga drejtësia.

PAS Ramës, sepse unë asnjëherë nuk e kam parë Partinë Socialiste (dhe s’kam votuar për të) si të ishte pronë e tij (ndryshe nga PD-ja pronë e Berishës), sepse Rama, për 20 vite me radhë, e ka sunduar atë parti me dorë të hekurt, pa lejuar askënd të “zhvillohet” e të ketë kurajën ta konkurrojë në zgjedhje të lira brenda partisë, duke mbajtur të lidhur pas vetes politikanë e ministra mediokër, shumë herë pa eksperiencë e pa kulturë, njerëz “peqe-lepe”, duke qenë vetë “zoti dhe shkopi” i partisë dhe i qeverisë, kryemistër dhe ministër i pothuaj çdo ministrie.

Ashtu si Berisha e Meta, Rama nuk ka dashur e nuk ka lejuar të rivalizohet nga askush në Partinë Socialiste. Edhe pse ka bërë punë mjaft të mira, që unë ia vlerësoj, Rama ka qenë një mentor politik i keq për më të rinjtë në partinë që drejton, në atë parti që e drejton mjeshtërisht si një marredhënie me publikun, por mjerisht keq sa i përket kolegjialitetit në parti e në qeverisje

Nuk do të doja të përmendja Berishën në këto shënime. Ekzaltimi dhe euforia histerike e tij dje, pas lajmit për Erion Veliajn, duket u amplifikua nga mbështetja që do i vijë partisë së tij në zgjedhjet e këtij viti nga një lobist amerikan. Një ëndërr e bukur, e paguar shtrenjtë, për t’u zhgënjyer prej saj.

Shqipëria sot nuk është më ajo e 1992-shit dhe klienti i sotëm i Berishës nuk është as Bill Ryerson, as Chris Hill. Sot shqiptarët nuk votojnë një njeri që s’e duan, një njeri që u ka sjellë kaq shumë fatkeqësi, edhe sikur atë ta mbështesë vetë Jupiteri.

Fati i Berishës është vendosur me kohë. Ideja se ai është Trumpi shqiptar dhe, si Feniksi, do mund të ngrihet e të rimarrë drejtimin e këtij vendi, për ta bërë Shqipërinë “Great Again”, është një ëndërr distopike, për të mos thënë një “nightmare”.

Fati i Ramës nuk dihet dhe s’di të them nëse është akoma në duart e tij.

Fati i Veliajt është në peshoren e drejtësisë.

Mua nuk më shqetëson mundësia e kthimit të Berishës në krye të qeverisë. Këtë e vendos vota e shumicës së shqiptarëve.

Mua më shqetëson mungesa e Erionëve në radhët e para të betejave elektorale të PS-së e në krye të punëve të vendit.

Më shqetëson shumë, gjithashtu, nëse PS do të mund t’i japë kryeqytetit tonë një kryebashkiak që të vazhdojë ta mbajë Tiranën të pastër, ta zhvillojë atë, të hapë vende të reja pune, me një fjalë, të mund t’i mbushë këpucët e Erion Veliajt.

Nëse këto shënime i titullova “Fati i njeriut”, ngjashmëria me titullin e romanit të Mikail Shollohovit nuk është krejt e rastësishme. Lufta nuk bëhet vetëm me armiqtë e huaj, në front, por edhe me kundërshtarët e tu brenda radhëve të formacionit tënd. Dhe nuk bëhet vetëm hapur, ballë për ballë e me armë, por edhe me krahëmarrje e pas krahëve, edhe tinëzisht nga të tutë, nga ata “little men and women” që më të aftët i kanë zili, i kanë pengesë dhe, ngaqë nuk i konkurrojnë dot, i tradhëtojnë e i vrasin në ambush. Edhe i tillë mund të jetë Fati i Njeriut.

*Botuar në Dita

26 Komente

  1. P
    Po

    Shumica e shqiptareve do ti jap PS rreth 1 milion vota dhe shumice kushtetuse ne Maj. Arrestimi i Lalit i ka bere edhe te pakenaqurit me Ramen te mbledhin rradhet. Me nje fjale Rama u be mbret nga idiotet e Saliut te rinj e te vjeter.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Të njëjtin shkrim kam prit dje nga Z Mero

      Rrespeket pa fund për kët shkrim kaqë të goditur Fatosë.... Jamë dakortë që Erion ka bër punë të mira për Tiranë. Dhe Erion, nukë ështe dhe nukë ka qënë e keqja e më e madhë e Shqiprisë. E keqja e Shqiprisë, më e madhë pasë Enver Hoxhës, ka qënë dhe është Sali Berisha numer 1 dhe Edi Rama, numer 2. Pastaj vinë ilir Meta dhe Fatosë Nano. Thën kët, nës Erion Velija, ka shkel ligjin, me dashje duhët të japë përgjigje para ligjit. SPAK po bën punë e vet. Të njëjtin shkrim si ky i Fatosit sot, kamë prit dje nga Mero, por u zhgenjeva , me thën të drejtën. SPAK duhet të bën detyrën e vet pa nikim dhe trysnie, nga kushë do çoftë. Shpresomë që SPAK ti japë drejtesise edhe qeshtjes, së 21 Janarit...

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Ti "Të njëjtin shkrim..." je respektues dhe dakord me Trifën, jo se Fatosi bën një shkrim të mirë për Veliajn, por sepse i kthehet Ramës, si me "politesë", por me qëllim kritikën jo parimore të një votuesi të PS-së (të gjithë votuesit që kanë një prejardhje të majtë, votojnë partinë, jo individin), siç e pohon dhe vetë, por ka qëllim goditjen e tij, duke e cilësuar drejtimin tij në krye të punëve si arrogante dhe të prirur dëshirës si të shfenuar për të përqendruar pushtetin politik dhe ekzekutiv në duart e tij, me vartës të "paaftë", kur dihet, që në një regjim demokratik, por jo vetëm, kryeministri i do vartësit (sidomos ministrat) "yes man", ndryshe shkaktohet krizë qeveritare, aq më shumë që Fatosi, ma merr mendja, nuk ka si ta dijë nëse Rama kërkon a s'kërkon konsulencë; nënkuptuar si nxitës të luftës së brendëshme të pamoralshme, brenda partisë, duke çuar deri në shpifje ndaj njëri tjetrit në parti (vetëm që nuk e thotë që "anonimen" e ka bërë vetë Rama, ose ndonjë pranë tij, që i ka dalë nga zinxhiri) për të mbijetuar vetë. Se çfarë rreziku do t'i vinte Ramës nga Veliaj, vetëm autori i "Fatit të njeriut" e di; aq më shumë që këtë të fundit e trajton si nr 2 i PS dhe se nga angazhimi në punë, të dy, Rama dhe Veliaj ngjajnë mjaft. Duket Tosi është i influencuar nga letërsia e komplotit. Nga ana tjetër, o "Të njëjtin shkrim...", nuk le kryeministër të Shqipërisë pa qënë e keqja më e madhe e saj, veç Zogut dhe Shehut. Kurse, të tjerët për ty, janë ok. Kampionin e mban Hoxha, kurse në vend të parë Berisha, të dytë Rama (pak më i mirë ky), pastaj të tjerët... Po ç'shkruan, o replikues, tjetër gjë thotë "Po".

        Përgjigjjuni
      2. b
        ben.

        Me legene dhe letyra se komunistet e kthyer ne sorosiane nuk ka. Bota i tregoi vendin ,tani eshte rradha e shqiperise. Te dali ky plehre dhe te thote qe parkun e liqenit dhe sheshin skenderbej e beri erion veliaj , nderkohe qe erioni edhe te parku edhe te sheshi vetem leje dhe kulla beri , duhet te kesh guximin e nje b......ri qe ta thuash. Llumi i njerezimit ju erdhi rradha.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po

          Kullen po e ben b.... i Saliut tek sheshi Skenderbej dhe Lali ishte i vetmi qe foli kunder Malit te Tiranes. Jo se me plas shume per te dhe gruan a tij por ju b.... e Saliut nuk shiheni dot me sy qe rrinit si qen para dyherve te bashkise me Bello Ballukun.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

            Dole dhe ti o ben te raft . (pika)...!? Amon sa i qut qe je more zagar i zgjebosur, qe per c'do rast del e ha m#t per gjera qe as e ke haberin. Por kete avaz keni, kaq din dhe pastaj duhet te zbatoni urdherat e qoft largut dhe gjithe gomerve qe i shkojn pas, se keshtu ka urdheruar Sa-Haleja. Pavarsisht se shumica e di kete po te them nje gje qe e kam par me syt e mi, ndryshimin fantastik te Tiranes nga nje hale qe vinte ere shurre dhe m#ti me plehrat dhe kioskat ne c'do cep te rrugeve te Tiranes ne kohen kur ne krye te Bashkise se Tiranes ishin Pe-Dhitsat dhe Tiranen e sotme. Dhe sa per lejet e ndertimeve, le te mos harrojme se si e shkaterruan dhe masakruan Tiranen me lejet e ndertimeve dhe zgjerimeve me vend e pavend duke e kthyer ne nje apokalips urbanistik. Prandaj mos ha shume M!

            Përgjigjjuni
          2. P
            Poshte Dumani, vegla qerre e Saliut

            Dumani eshte nje mize e qelbur para Erjonit. Dumani tragjikomik, ky turp intelektual, moral dhe i korruptuar nuk perfaqeson ne shqiptaret e Tiranes. Ne e dime si ka perparuar Tirana nen drejtimin e Erjonit. Ne burg e ka vendin Dumani me dhjete banesa e toka, jo Erjoni. Ne populli i Tiranes do ta futim me votat tona Dumanin atje ku ai futi pavte drejte Erjonin.

            Përgjigjjuni
          3. V
            Vjola

            Te lumte shkrim i persosur!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Ndaloni buxhetin per Spakun e dumanit

              Rama te nderpresi urgjentisht buxhetin per Spakun e Dumanit. Keshtu po ben me te drejte edhe Presidenti Trump.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Loni

              Pu, pu, pu, si do i vejë halli kësaj Tirane pa Erjon Velinë! Po tani kush do mbjellë pemë, kush do e pastrojë, kush,...kush.... Por pa u zgjatur, unë kam një hall pak më ndryshe nga ai i zotit Tarifa, tani që Veliajn e futën brënda, kush do na i vjedh fondet e Bashkisë? Sepse si Veliaj këtë punë, me aq zell dhe pasion sa e bënte ai, zor se mund të gjëndet njeri tjetër. Në hall të madh jemi vërtet, hajdut për t'i vënë në krye të bashkisë ka plot dhe populli jua jep votën me gjithë zemër, por cilësisht, hajdut më të ndershëm se zoti Veliaj, vetëm Edi Rama ka qënë dhe është. Por ky, për këtë cilësi kaq domethënëse u ngrit në detyrë, kapi majën e pushtetit

              Përgjigjjuni
              1. z
                zzzzzzzzzz

                Sala nuk vjen ne pushtet. Ka shume mekate! Por dhe korrupsioni i politikaneve aktuale eshte galopant. Banka boterore thote: Qeveria shqiptare po varferon te varferit, po pasuron te pasurit dhe po rrudh shtresen e mesme. Si dilet nga kjo situate?????

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Macgr

                  NUK eshte nje artikull optimist me kete kakofoni politike,por keshtu eshte e verteta. Tarifa nuk ka nevoje te anatemoje drejtesine por te thote te verteten dhe duke i drejtuar fajet aty ku burojne. Duke theksuar perkushtimin e Veliajt per punen e shkelqyer dhe ndryshimet qe i solli kryeqytetit,Tarifa i le sejcilit te mendoje se cfare kane bere ata perballe dhe te mos mburren vetem me nje rruge e cila quhet e Kombit.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjermania

                    Sot na rrjedhin lotet per Z Erion Veliaj nuk e njoh personalisht por e tregon puna qe ka bere ne qytetin me Evropian Tiranen . Forca Erion mos u derzo ,

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Malesori

                      Ne shqiperi ato qe punojne diskriminohen anatemohen prandaj jemi ne fund te botes

                      Përgjigjjuni
                      1. Sali Krimineli antishqiptari, miku i Fazllicit, e vellai me gjak i Karaxhixhit e aleati i Millosheviqit, ( nafta per ushtrine serbe kunder UCK-se), do marre pergjigjen e merituar edhe kesaj radhe, madje me te forte e me te thelle. Ai prandaj pregatit qysh tani alibira te ndryshme per humbjen, si psh. do me vjedhin voten, do blejne votat, do kercenojne votuesit etj si keto, sepse ai e kupton mire se sa thelle do ta mbaje e sa shume do i thembi, humbja e dhjete rradhazi. Do presim dhe do shofim......ketu jemi ... e ketu do jemi . Vetem kini durim.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Spiro

                          Po qan çuni i Sevos, shkerdhata e kuqe me emrin Fatos...ytt krimb haleje, jargavec!

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            titi

                            Shkrim i sakte nuk i heq asnje presje por nuk ke dhene mendim per te ardhmen e Partise socialiste pas largimit te Rames

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jugu

                              Nje shkrim shume sumlepires ne vazhden e shkrimeve te meparshme po sumlepirese. Tarifa eshte pushuar si ambasador se hajdutoste fondet e ambasades me tendera fiktive dhe paret i fuste ne xhep. Tani me rilindasit ka bere pare te papare dhe ka marre leje ndertimi nga Veliaj. Fakti qe lavderon nje hajdut si Veliaj, dhe nje hajdut si Rama, te cilet e mbushen Tiranen vetem me grataciela dhe shpopulluan vendin, tregon qarte sumelepirjen e radhes. Populli eshte varferuar dhe gruja e Veliajt shpenzon $800 mije per bizhuteri, dhe kjo eshte vetem maja e icebergut se ato 5D dhe 25% e lejeve te ndertimit, etc. jane me miliona, dhe ky palo gazetar apo diplomat, tall menderen me popullin dhe kerkon ti mbush mendjen qe hajduti nuk eshte aq i madhe sa te arrestohet. Se gjoja ka vjedh po jo sa krahu tjeter. Kjo eshte e pa pranueshme dhe idioteske.

                              Përgjigjjuni
                              1. v
                                v

                                Me te vertete fati i njeriut eshte interesant. Nje profesor ngre ne qiell nje megahadut te pacipe e te pakufi. Populli i ka dorezuar taksat qe ti administroje ne favor te qytetit dhe ky i ka vjedhur pa meshire dhe ky behet dalezotesi i tij/ Kete pseudoprofesor e shqeteson mungesa e Erioneve ne PS. Mos u merakosni profesor, ke te prekesh ne PS do te dale nje Erion, jane te gjithe nje bande hajdutesh qe e kane rrjepur kete popull prej 12 vjetesh. Nuk e di nese eshte dora e zotit, nese eshte fitorja e trump dhe era e ndryshimit, nese eshte karma por kur kalon cdo kufi moral e ligjor fundi eshte i pashmangshem.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Maro

                                  Te vjedhesh ne Shqiperi je hero, I shkathet...k derr...popull qe pelqen kriminelet.....o popull...5 d ishte vjedhje ashiqari e Lali nuk dinte gje, inceneratore nuk ka e prape paguhen.. me gjeni nje qe ka mare leje ndertimi e nuk ka dhe deri 40%...pyetini vete nese njihni ndonje, Tirana eshte qyteti me kaotik pa parqe, transport publik..me Lanen me ujera te zeza...ska uje, drita...vetem bojna beri lali 5 shkolla e viza te bardha...e ju vjen keq...dhe nje pyetje njohni njeri qe nuk thote a si nuk ikem? Ose si tja bejme re ikim?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Alfred

                                    E sakte dhe e vertete!!!!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. T
                                    Teodor

                                    Po mire mo Tos ambasada we dole ke fiksi qe ne 2003 per rikostruksionin e godliness...po 800 mije euro blerje nuk ben Hilton ...ben Ajola....e di sa jane 800 mije euro o njeri?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Ministri

                                      Po ambasador të lindi Sevua more mut muti? Të kam pasur në shkollë dhe e di se çfarë përfaqësoj. Me Edi Ramën nuk afron gjëkundi prandaj nuk e ke votuar. Edi Rama nuk është kapur ndonjëherë me vjedhje siç të kapi ty kontrolli i Ministris së Jashtme kur ishe në ambasad në Holland, Efi Rama nuk shkruan për ato që nuk di se nuk është gjithollog si ti, Edi Ramën e votoj Populli kurse me ty tallen të gjithë intelektualët e Tiranës që e dinë se çfarë përfaqëson tij. Ti je një mburaveç, një fshatar Gjirokastre si Arben Ahmetaj, ju jeni turpi i shoqëris sonë. Edi Rama nuk të çoj ambasadir sado që u lëpive sepse e dinte që ishe hajdut.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Alfred

                                        Kete shqetesim e ke patur gjithe jeten! Sepse je i biri i babait!!! Te shkallmohet shteti dhe ligjshmeria per hir te "vokalitetit" te lali Erit dhe mbijeteses se PKSh-PPSH-PSSH !!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. e
                                          e po...

                                          Filluan te komentojne mediokrit qe s'dine as emrin e tyre ta shkruajne!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            alibaba me 40 hajdutet

                                            E po, te shohin ty e marrin shembull.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje