Arrestimi i Veliajt, mund të kthehet në një bomerang të madh për PD dhe Berishën

12 Shkurt 2025, 11:24Blog TEMA
Arrestimi i Veliajt, mund të kthehet në një bomerang të madh

Nga Blendi Kajsiu

Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj nga SPAK, ka prodhuar një reagim të fuqishëm, sidomos në kampin e majtë. Disa kanë hedhur hije dyshimi mbi arrestimin e Veliajt dhe sidomos të bashkëshortes së tij. Të tjerë e kanë interpretuar këtë arrestim si një aksion i qartë politik që godet rëndë fushatën elektorale të PS-së në Tiranë.

Një pjesë e mirë e këtyre kritikave janë të arësyeshme dhe janë artikuluar edhe nga opozita, sidomos gjatë arrestimit të Ilir Metës. Nga pikpamja juridike është e dyshimtë prangosja e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion para se të gjykohen, kur teorikisht mund të hetoheshin në arrest shtëpie apo gjendje të lirë. Nga pikpamja sociale duket i ekzagjerur arrestimi i njëkohshëm i dy prindërve, siç ishte rasti i Veliajt dhe bashkëshortes së tij, që vë në rrezik mirëqënien e djalit të tyre të vogël.

Ndërkohë nga pikpamja politike arrestimi Veliajt kaq pranë zgjedhjeve të përgjithëshme duket si një ndërhyrje e qartë në lojën politike, pasi eleminon figurën kryesore të Partisë Socialiste në fushatën e saj elektorale në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj ka qenë modeli i suksesit të qeverisjes socialiste në kryeqytet, ndaj arrestimi i tij nën akuzën e korrupsionit pasiv njollos rëndë të gjithë qeverisjen socialiste dhe dëmton makinerinë e saj elektorale në kryeqytet.

Ama të gjithë këta shembuj tregojnë se drejtësia e rë është e pavarur, ndonëse jo e përkryer. Fakti që Veliaj arrestohet kaq pranë fushatës elektorale është evidencë e mungesës së një kalkulimi politik nga ana e SPAK që do mund ta kish shtyrë këtë arrestim pas zgjedhjeve paralmentare.

Ndaj është e pabazë kritika që i bëhet SPAK nga zëra pranë qeverisë Rama se me arrestimin e Veliajt është politizuar dhe ka hapur fushatën elektorale të PD-së. Sipas kësaj llogjike SPAK duhet të kish prituar përfundimin e zgjedhjeve të përgjithëshme në maj për të arrestuar Veliajn në qershor.

Pra që SPAK të jetë i papolitizuar duhet ti zbatojë vendimet e tij juridike vetëm pasi ka bërë një analizë politike të efekteve të tyre. Analiza politike duhet të përcaktojë se kur, ku dhe si duhet arrestuar një zyrtar i lartë. 

Është pak e çuditëshme të argumentosh se për të qenë e pavarur politikisht drejtësia e re duhet të udhëhiqet nga llogjika politike dhe jo juridike.

Natyrisht llogjika juridke e përdorur në rastin konkret nuk është e përkryer. Ajo mund të kritikohet për ashpërsinë e saj, për dhunimin e prezumimit të pafajësisë, për boshllëqet apo kontraditat në procesin hetimor. Ama ajo kurrësesi nuk duhet vlerësuar me kutin e efektit të saj politik.

Aq më tepër që është e pamundur të përcaktosh qartë efektin politik të këtij arrestimi sot, sepse politika është dinamike dhe e paparishikueshme. Opozita berishiste që fërkon duart përballë arrestimit të Veliajt sot, mund të tronditet nesër kur të shosh që ky arrestim shërbeu për të thelluar diferencën elektorale mes PS-së dhe PD-së, për të paktën tre arsye.

Së pari, sepse arretimi i Veliajt i jep mundësi PS-së të theksojë diferencën mes standartit të saj qeverisës dhe standartit berishist. Reagimi i kryeministrit Rama, i Veliajt dhe i bashkëshortes së tij ishte shumë më demokratik dhe dinjitoz sesa qëndrimi berishist që e sulmoi me libër shtëpie Dumanin, prokurorët e SPAK dhe çdo gjygjtare që i dilte përpara, duke refuzuar zbatimin e vendimeve të drejtësisë.

Së dyti, arrestimi i Veliajt e boshatis fushatën elektorale të berishizmit që në thelb premton eleminimin e SPAK.  Në zgjedhjet e ardhëshme Berisha do i premtojë elektoratit të tij shkrirjen e një institucioni popullor që ka arrestuar figurat kyce të pushtetit socialist, që nga Arben Ahmetaj deri tek Erjon Veliaj, pa përmendur ikonat e korrupsionit politik shqiptar si Ilir Meta.

E kundërta do të ndodhë me fushatën elektorale të Edi Ramës që me arrestimin e Veliajt nuk është çudi të  thotë  “Sakrifikojmë pushtet për të ndërtuar shtet!” Është një parrullë që do neutralizojë berishizmin jo vetëm tek elektorati gri por edhe tek elektorati i djathtë duke e vënë gishtin tek hendeku i thellë mes standartit qeverisës berishist dhe atij socialist në raport me sistemin e drejtësisë.

Së fundmi, për votuesin socialist arrestimi i Veliajt është një padrejtësi epokale, pasi për ta ai përfaqëson brezin e ri në politikë që e ka transformuar Tiranën në një qytet evropian. Ndryshe nga rasti i Arben Ahmetaj, Veliaj gëzon simpati dhe popullaritet në gjirin e elektoratit socialist, dhe përtej, sidomos për punën e tij në krye të bashkisë së Tiranës.

Lënia në burg Veliajt dhe lënia në fushatë elektorale e Berishës dhe e Fatmir Mediut është një padrejtësi politike që elektorati socialist nuk e gëlltit dot lehtë. Për socialistët mëkatet e Veliajt, cilatdo qofshin, janë të pakrahasueshme me mëkatet e Berishës apo të Fatmir Mediut që janë lënë të lirë të bëjnë fushatë elektorale edhe pse, në perceptimin socialist, kanë vrarë, kanë prerë dhe kanë vjedhur në mes të ditës për dekada me radhë.

Nuk ka recetë më të mirë për mobilizimin e elektorati të zhgënjyer socialist sesa indinjimi, padrejtësia apo sensi i persekutimit dhe i viktimizimit, sidomos përballë kuçedrës berishiste.

Në këtë mënyrë SPAK mund ta kthejë Veliajn nga një politikan i dyshuar për korrupsion, në një martir politik përballë dinosaurve të politikës shqiptare. Ndërkohë doktori është transformuar nga një martir politik në një Berishë që ka si premtim kryesor çlirimin e familjes nga SPAK.

Natyrisht nëse diçka e tillë ndodh berishistët dhe zërat rreth tyre do deklarojnë se ky ishte një konspiracion i mirë-kordinuar mes Ramës-Sorosit dhe SPAK. Do thonë se arrestimi i Veliajt dhe lirimi i Berishës ishte thjesht një lojë që PS-ja të fitonte thellë zgjedhjet duke u paraqitur si partia që sakrifikon pushtet për të ndërtuar shtet.

Dhe përsëri do ta godasin SPAK-un si instrument politik të Ramës, edhe pse arrestimi i Veliajt sot tregon qartë se drejtësia e re është e pavarur nga ekzekutivi. Ama jo e përkryer pasi e ka të pamundur të kënaqë orekset politike të të gjithëve njëkohësisht.

29 Komente

  1. S
    Sojku

    Bravo Bled. shkrim racional dhe pa epsh politik. Respekt.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Antoni

      Se pari ky shkrim me shume se cdo shkrim tjeter deshmon lidhjen e Kajsiut qe tenton te hiqet si i pavarur me sektin e rilindjes. Perse nuk tha asnje fjale Kajsiu per rrembimin e dhunshem te Metes i cili sot ndodhet ne burg pa akuze dhe i dyshuar per shuma shume here me te vogla se cifti Veliaj? Se dyti Kajsiu ka marre persiper rolin e gjykatesit te na ndaje se Veliaj ka vjedhur me pak se Mediu dhe Berisha dhe ne ndryshim nga keta nuk ka vrare. Nese flasim per cfare shkruan akuza, as Berisha dhe as Mediu nuk akuzohen per pervetesim fondesh publike dhe mos deklarim pasurie sic akuzohet veliaj. Berisha akuzohet se ka miratuar lejen qe Rama i ka dhene dhendrit te tij per te ndertuar ne token e tij, pra asnje fond publik ndersa Mediu per shperdorim detyre. Veliaj nga ana tjeter akuzohet per miliona euro ne pagesa bankare dhe pasuri te paluajtshme te perfituara nga biznesmene qe kane perfituar tendera dhe leje ndertimi nga bashkia e Tiranes. Nese flasim per perceptim publik nuk besoj qe ka veper me korruptive se ajo e inceneratorit te Tiranes kur jane zhdukur qindra miliona euro per nje objekt qe nuk ekziston dhe ne fakt mos zbardhja e plote e kesaj afere eshte deshtimi me spektakolar dhe deshmia me e forte e kapjes te drejtesise te re. Nese flasim per te vrare mbase Kajsiu ka harruar Ardit Gjoklaj dhe fotot e Velise duke ngrene dreke me prokurorin e Tiranes Petrit Fusha gjate kohes kur ceshtje ishte nen hetim e qe ne fund u varros bashke me te ndjerin. Se treti per turpin dhe bjerrjen e tij morale Kajsiu del ne konkluzionin se shqiptaret do duhet te zgjedhin midis erjon velise dhe fatmir mediut pra sipas po vete Kajsiut mes dy hajduteve dhe jo per shembull alternativa te tjera si per shembull Llapaj, Qorri ose Shehaj te cilet jane krejtesisht te pakonsumuar. Perse do duhet qe shqiptaret te votojne hajdutet qe paguajne Kajsiun dhe jo fjala vjen njerez qe nuk kane vjedhur?

      Përgjigjjuni
      1. 6
        60 vjeç

        meta eshte arrestuar dhunshem qellimisht, qe te diskretitohet spak-u

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zoti K

          Kajsiu do kete naj lidhje interesi me lalin (sic ishte me Berishen dikur te Kopi) dhe ka zgjedhur t'i beje pak ngrohte ne keto dite te ftohta ne vetmine e qelise.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Klajdi

          Bled cdo veprim i Rames ne lidhje me pozicionimin a atyre qe do drejtonin fushaten e tiranes dhe se fundmi dorezimi i lejeve te ndertimit te ministrija e Belindes jane shenja qe rama dinte me heret cdo ndodhte me Veliajn. Nje hetim i tij ne rrethana te tjera ku ps mund te mos ishte ne pushtet rrezikonte shume. Me sondazhet qe ps mbledh rregullisht me shuma gjasme del e qarte se ndikimi i veliajt nuk shkon pertej rrogetareve dhe atyre qe i kane interesin. Pra erjon veliaj po pastrohet ne menyre te kontrolluar. Per ta hiperbolizuar pak Hitleri rrezikon te denohet per shperdorim detyre. Dhe sa per konstatimin e puneve publike te tij....miljardat euro te taksave te ishin hedhur ne ere me shume gjasma do benin pune 100 fish me te mife se Veliaj

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali hajduti ne Burg!

            "Fakti që Veliaj arrestohet kaq pranë fushatës elektorale është evidencë e mungesës së një kalkulimi politik nga ana e SPAK"? Jo, kalkulimi politik është tepër evident! Kjo është puntata 3 e BABALES, gatuar ne guzhinat e Shqupit, por mjerë prokurori i Spak-ut si dhe gjykatësi i GJKO-së, të cilët do të kenë një fund të turpshëm, mbasi që të dy bëjnë pjesë në celulat kamikaze të Shqupit! Shume shpejt do dali e verteta ne shesh!

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fyi

            Kjo qe thua ti edhe mund te ishte e vertete. Por problemi eshte qe lalit ja futi Bela. Dhe lufta brenda llojit ka nje viktime ne fund: humbjen e pushtetit

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Dmth sipas logjikës tënde lalit ja futi bela që të humbë pushtetin e vet!! Hajde logjikë hajde haha

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vala

              Nuk ka asñje per tu cuditur. Jemi ne nje system fashist shpellar, ku secili duhet ti bsje derman kokes se vet. Pergjegjesia e Rames eshte e jashtezakonshme, sepse u zgjua shume vone

              Përgjigjjuni
              1. d
                demokrat

                Normal qe te gjithe socialistet do bashkohen dhe ne 11 maj do japin mbi 95 deputete per PS dhe Edin.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jeta

                  A ke ndonje koment per 21 Janarin 2011, zoti Kajsiu? 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e qeverisë “Berisha” pas Gërdecit. Më 21 Janar shteti me në krye Berishën vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e Komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrasje. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot shpresa e madhe është rihapja e hetimeve nga SPAK. Gjykata e Strasburgut e ka dhënë manualin, duke i treguar rrugën prokurorëve specialë për të zbardhur vrasjet e 21 Janarit. Ndërkombëtarët thanë qartë se ato janë vrasje shtetërore dhe dosja nuk është hetuar siç duhet për shkak të presionit të qeverisë “Berisha”.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Liria

                    Zoti Kajsiu dine gje ju per Gerdecin?- Konsiderohet si niveli më i lartë i krimit njerëzor dhe ekonomik i kupolës në pushtet me ne krye Salih Vuk Berishen, bird he dhenderr i Serbise, kreu i agjnetures serbo-greko-ruse ne Shqiperi. Gërdeci ndërkombëtarizoi qeverinë Berisha si qeverinë më kriminale të Evropës. Një aferë e mirëfilltë korruptive, me protagonistë familjarët e Sali Berishës. Përgjegjësit e vërtetë jo vetëm që u lanë të lirë, por as nuk u hetuan. Bëhet fjalë për biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona, u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji, pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli, drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit dhe dosja hetimore, nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e ish-kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me Mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi Mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën “Trans Digging”, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka. Më vonë, publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY, i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i ish-kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa “Made in China”. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times, që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Për Gërdecin ende nuk është vendosur drejtësia. Por çështja po hetohet nga SPAK dhe procesi vazhdon. Mbetet të shihet nëse do të goditet familja “Berisha” pas kaq shumë vitesh padrejtësi.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cfare mban Amerika

                      Ketij spurdhjakut te saliut, ka filluar ti mungoje dhe llogjika elementare, nga qe zemra i rreh brenda kullave te errta te mesjetes.

                      Përgjigjjuni
                      1. Optimisti

                        More spitullaq , qe nuk dihet nga kullot , p0 pse kaq I sigurte qenke zotrote se Velia eshte arrestuar me urdher te S. Berishes ? Kur u be prokuror vrasesi S. Berisha ...!? Dhe e dyta pse e Quan PD e vrasesit Berisha opozite.? Me siguri nga frika , sepse nje vrases nuk mund te quhet kryetar opozite , kreu I mafies , Po . Frikacak I felliqur . Ne Shqiperi , o gazetaret felliqesirs , ka nisur vallja e SPAKUT .dhe ne te semes do shkojne te gjithe ata qe s' lane gure e kusur ne kete vend .

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Maro

                          Fakti qe sulmohet nga 2 krahet tregon we eshte ne rruge te mbare...

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Safet Zhulali

                            Nuk ke thene asnjegje. Nuk ke thene per menyrat qe perdor kjo prokurori,menyra fashiste,intimiduese,te papara ne perendim. E di ti se ne France hetohet nje ish kryemuinister dhe akoma eshte i lire? Ku e gjen kete diktature prokuroresh ti around? Ia ke fut kot

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Skraparliu

                              Dakkorte BLENDI qe drejtesia nuk I kenaq te gjithe,por sibka mundesi qe Mediu ka pese vjete qe hetohet dhe bredhe nga dy here ne muaj neper Amerike bashke me dashnoret dhe SPAKU nuk shikone jane vrare 26 vete u rrafshua nje fshate I tere dhe ai propagandon do beje shtet ja ketu qendron diferenca krimit te kryer nga Mediu dhe Veliaj flasim per kohe zgjatje kurse per Velijan brenda vitit,mos te flasim per BERISHEN se prokurorve te SPAKUT ju shpeton shurra,se I Shane me nene e moter e liber shtepie dhe keta prokuror mbyllin veshet dhe hiqen te pavarur ky nuk eshte besimi qe ka populli nga SPAKU,para ligjit jane te gjithe te barabarte,Veliaj po ka bere korrupsion ta gezoje burgun qe kjo eshte bere per fushate duket populli nuk eshte budalla po pse Sala te beje fushate dhe Erjoni jo a jane te dy te akuzuar per korupsion pse Sala nuk thote tani qe u arrestua Erjoni qe Spaku eshte SKAP.........YP XHIXHI kjo eshte drejtesia e Re,Ska kandar por ka drejtesi per te gjithe para ligjit eshte Plake apo I Ri.

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                                te. arestohet. gjyqtari. qe. arestoi. erjon velian. nje. puntor. te pa. lodhur. qe. e. beri tiranen. drit. qe e ka. zili. gjith bota. te arestohet. prokurori. qe mbron. sali. berish kriminelin e shqiperis. qe ka ber. 10000. te zeza

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Karjsiu

                                  Eshte e qarte qe nje pjese e madhe e shqiptareve nuk e duan drejtesine, me te drejte, sepse nuk kane ndonje kuptim te se drejtes, te shtetit, te ligjit, ngaqe sundon e drejta zakonore, nepotike dhe partiake. Shoqerite qe duan drejtesi, e realizojne ate permes ushtrimit te çdo mjeti, nga me demokratiku tek revolucionari. Drejtesine ne Shqiperi nuk e deshiron viktima, i varferi, i vogli, natyrisht as i fuqishmi, i pushtetshmi dhe i pasuri. Nuk e do as mendimtari, njeriu i shkences dhe intelektuali sepse ka frike nga ndeshkimi, sepse ka nevoje per ndonje vend pune, promovim, fond, karriere. Prandaj ky vend eshte keshtu, sepse asnjeri nuk deshiron te jetoje me ligje dhe rregulla, perfshi ketu Kajsiun qe mban nje pozicion hibrid duke kritikuar proceduren, duke i qare hallin femijes me baben brenda dhe mamin ne shtepi. Po per miliona femije shqiptare neper bote qe jane larguar pikerisht prej kastes demokratike, nuk i vjen keq Kajsiut? Po per qindra viktima te uzurpimit te pushteteve qendrore dhe lokale ne keto 30 vjet, do flasim me te njejten keqardhje? Apo vk. se jane njerez te thjeshte dhe le te vdesin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dielli

                                    Pa lidhje.E burgosi Salihu apo gjykata?Pse o njerëz bini aq posh të akuzoni Salihun pse lehtë burgos një hajdut eventual.Nëse keni gjykata të tilla që pa prova burgosin dikend,kërcenin ne Dri e mbyturi se në Evropë kurrën e kurrë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vicidoli vezullon.

                                      Juve shume bukur i beni analizat po parate ku jane.Hajdutet te majte apo te djathte jane njesoj nje prerje kane Ne e kemi pare formula uno kush del I pari I dyti e me radhe te tjeret.Keshtu edhe kusaret.Lugeterit tane qe ishin bythgrisur ne keto 34 vitet e demokracise i nxorren ujin e zi vendit.Me te pasurit nga hajdutet jane kafsha Sali me familjen,Mutja i Cepanit me Muniken,dhe qytetari Rama.Pastaj vijne Kryetaret e bashkive e ministrat te djeshmit e te sotmit.Kur shikoj ose degjoj ndonje te lojtur qe thote ku jane provat.Shikoni sarajet e tyre dhe pyesni veten kush I mori glitte pasurite e vendit moi toke e nen toke. Cdo firme qe leshonin lugatet mbushej thesi me para prone ose forma nga me te ndryshmet.Sa objekte e biznese ju shikoni qe i perdorin te tjere por pronari i vertete eshte Likja Zeni,Gita Cufja e soj soj sorollopi. Uroj drejtesine te vazhdoj punen e ne si popull i thjeshte duhet ti perkrahim e jo te zihemi se ishte i mire ai apo e kunderta Hajdutet nuk kane ngjyre apo parti ata jane njesoj nje prerje.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Dakord me shume gjera. Standardi qe mund te krijoje PS-ja eshte element i rendesishem. Nuk jam dakord ama me kete: "Së fundmi, për votuesin socialist arrestimi i Veliajt është një padrejtësi epokale, pasi për ta ai përfaqëson brezin e ri në politikë që e ka transformuar Tiranën në një qytet evropian. Ndryshe nga rasti i Arben Ahmetaj, Veliaj gëzon simpati dhe popullaritet në gjirin e elektoratit socialist, dhe përtej, sidomos për punën e tij në krye të bashkisë së Tiranës." Erion Veliaj urrehet gjeresisht ne Tirane, nga socialistet dhe jo-socialistet. Nuk ka bere asnje qytet modern. Cdo "projekt" i tij eshte 50metra ne vije ajrore nga Bashkia ku hap e rihap projekte. Tirana e vertete eshte nje makth betoni e trafiku ku qytetaret bllokohen qe te QTU e nuk dine ku te gjejne shpetim. Nuk eshte votuar kurre Erioni, eshte votuar simboli. Pa simbolin Erioni as 0.9% nuk fitoi. Ka qene e mbetet nje matrapaz banal qe shqiptaret e njohen shpejt se cfare ishte, po qe Sorosi ja futi me zor ne parti Rames.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Janullatos

                                          Ke kujdes ti o Kajdi e krimbur. Leket e mafias ne Kolumbi qe i manaxhon, je ne vezhgim. Coming soon to you bro.????

                                          Përgjigjjuni
                                          1. J
                                            Janullatos

                                            Ke kujdes ti o Kajdi e krimbur. Leket e mafias ne Kolumbi qe i manaxhon, je ne vezhgim. Coming soon to you bro.????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. J
                                              Janullatos

                                              Kajsi e krimbur. Coming soon, aktiviteti juaj ne Kolumbi Bogota

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Linza

                                                Eshte e vertete qe Sali kerma me seksomanin dhe te korruptuarit e SPAK-ut ben bumerang! Edhe ne qe ishim me dy mendje per te votuar Ramen ne 11 maj tani do shkojme te paret per ta mbeshtetur. Nuk e di ky kajsia eshte metzitur apo gezuar per kete?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Grush bashkuar rreth Edverit

                                                  Ke te drejte Kajsi. Edhe Enveri kur i dilnin Armiqte i pushkatonte dhe i burgoste DHE Partia dilte ME FORTE ME E ÇELIKOSUR rredh Udheheqesit, nga FITORJA NE FITORE.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. I
                                                    ILIR

                                                    Nga doli ky Kajsia,paska mbetur pa pune dhe po i ben fresk rilindjes....Larg duart nga drejtesia......

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Lutfiu

                                                      Nuk e kuptoj analizen e Kajsiut. Konfuz dhe me vetveten. Nga nje ane ben vleresim Per SPAK dhe nga ana tjeter i jep mend SPAK sesi duhet te veproje ndaj Veliajt. Akoma nuk kupton qe SPAK eshte i pavarur si institución drejtesie dhe urdherimi Per arrestimin e figurave politike pavaresisht ideologjive qe i perkasin nuk ben pjese e vleresimeve popullore ne Analisteve medioker. Deri dje Kajsiu lepinte bythen dhe i bente temena Berishes dhe politikes demokrate. Sot lepin Rilindjen dhe paturpesisht kafshon doren qe e ndihmoi nga miseria. Me skandaloze eshte qe ben analize drejtesise nga Kolumbia. Kjo tregon cfare hipokriti dhe cfare kapaciteti intelektual ka si njeri. Drejtesia qe funksionon dita dites nuk vleresohet Per veprimin e saj por gjykohet nga medioker dhe analiste qe shenjester kane pasurine personale. Deri dhe i dhimbte barku Per Shqiperine, ndersa sot te analizon nga Kolumbia

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje