
Olsi Dado, prokurori që kërkoi arrestimin pa gjyq të kryebashkiakut Erion Veliaj, drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, zbuloi në sallën e gjyqit dy ditë më parë se kishte bërë një “lapsus”, kur në faqen e parë të dosjes hetimore të hartuar prej tij, Veliaj figuronte “i dënuar”.
Dje, në një reagim të sforcuar, SPAK ia hodhi fajin Drejtorisë së Burgjeve dhe sistemit të saj për gjenerimin e statusit “i dënuar” për Veliajn. E që më pas mori edhe përgënjeshtrimin nga Drejtoria e Burgjeve, e cila tha shkurtimisht se e kishte njoftuar prokurorin Dado që dëshmia e penalitetit e Veliajt ishte e pastër.
Por përtej hidhje-pritjeve mes institucioneve, duhet thënë që në krye të herës se ky “lapsus” ishte një gabim i rëndë, i cili ka kompromentuar në mënyrë serioze të gjithë dosjen ndaj Veliajt, të cilit tani i lind e drejta të pyesë nëse i gjithë hetimi i tij është mbushur me ‘lapsuse’ të tilla.
Megjithatë, ka edhe një arsye të thjeshtë pse dyshimi përfundimtar bie pikërisht mbi aftësitë profesionale të prokurorit në fjalë:
A duhej që ky prokuror, me të parë se nga Drejtoria e Burgjeve statusi i Veliajt kishte ardhur ‘i dënuar’, të kryente menjëherë verifikimet e nevojshme për ta qartësuar këtë fakt? Patjetër që po!
Pse? Sepse si ishte e mundur që Veliaj rezultonte “i dënuar” në regjistër, kur në fakt prej vitit 2015 ushtronte detyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe në gjithë këto vite ka plotësuar formularin e dekriminalizimit pa e deklaruar këtë fakt?
Nëse Veliaj do të kishte qenë i dënuar, gjë kjo që nuk e ka deklaruar në formular, atëherë prokurori Dado duhet të shtonte menjëherë edhe akuzën e falsifikimit të formularit ndaj Veliajt.
Por, pse nuk e verifikoi këtë?
Neglizhencë e qëllimshme apo mospërputhje logjike në veprimet e akuzës, që rrisin dyshimet mbi objektivitetin e prokurorit në këtë çështje.
Apo se në fakt, siç thotë Veliaj, prokurori Dado e kishte ndarë mendjen që ta shpallte fajtor ende pa nisur gjyqi duke e reflektuar këtë me lapsus froidjane?!
Fatkeqësisht për seriozitetin e SPAK, procesi hetimor kundër Veliajt është i njollosur, ende pa nisur. Dhe rasti i mësipërm shton edhe një pikëpyetje tjetër mbi profesionalizmin e prokurorit të çështjes dhe jo vetëm
Rroftë spaku!!!!
Bashke me kriminelet e Saliut Dado
shume e sakte
Olsiani qe luan zaret (dado-t) eshte siamesi i prokuroreve e gjyqtareve te plepave te tipave Gjin Gjonerve e Co.. Ai duhet te pezullohet pasi nuk i ka permbushur kriteret per te qene prokuror. Te dergohet e te mesoje si veprohet per te perpiluar akuza qofte edhe ndaj nje qytetari te thjeshte. Jepiani mundesine te mbaroje shkollen e Magjistratures, pasi ka shume nevoje. Kjo rrace prokuroresh "Dado" e q(gj)ygjtareve "Bami"kane mesuar te abuzojne me detyren..., duke u bere milioner e posedues te hoteleve e dyqaneve e shume siperfaqesh tokash qe i kane me emrat e te afermeve te tyre. O Duman vere punen e Spakut ne shina, e mos e zhgenje shpresen e besimin e 80% te Shiptareve.
...... Ky Dado'ja,thejsht ka "pertuar" te lexoje dosjen,perpara se ta paraqese ne Gjykate !! Vertet kjo flet shume,se pari per profesionalizmin e tij,por edhe dyshimin e aresyeshem qe kishte vendosur te "ecte perpara" .......Pacavure ,Ai dhe stafi rrotull,por dhe Dumani ...... E palejushme paraqitja e Dosjeve pa i LEXUAR !! Rruga e Dibres
Arsyetim shumë i drejtë. Mosverifikimi i saktësisë së gjendjes penale të Veliajt është tregues i qartë që prokurori e ka ditur që nuk është i vërtetë sepse e ka sajuar vetë (kjo lidhet me faktin që SPAK-u paska akses të drejtpërdrejtë në regjistrin elektronik penaliteteve e kështu nuk ka nevojë të kërkojë shërbimin e Drejtorisë së Burgjeve për çertifikata penaliteti). Qëllimi i tij ka qenë denigrimi i Veliajt qoftë edhe fiktivisht. Nëse prokurori thotë se nuk e ka nxjerrë vettë çertifikatën atëherë të merren masa se pse nuk e ka marrë të pandehur Veliajt për deklarim të rremë të gjendjes penale.
Pefundimisht duhet kupthar se ky Spak e kjo drejtesi eshte nje bastion sulmi I mafiozit Sali kunder kundershtareve te tij. Shteti duhet ta ndal kete vrull mafiozezh, sa pa qene vone.
Ndonese kam patur besim te ky institucion hetimor zhgenjimi ndaj tije ka filluar qe ne kohen kur plaku non grada antishqiptare e quante organizate kriminale dhe te friksuarit nga nje plak qe akuzohet nder dekada per vjedhje dhe vrasje te shqiptareve nuk guxonin te reagonin aq me teper per dosjet e krimit te tije.Une nuk besoj kurre dhe vetem kurre te drejtesia Shqiptare .Plepat e mbjellur nga fatkeqesia kombetare plaku non grada kane futur rrenje te thella.
Gjykatesi qe do zhvilloje sencen e Erion Velise eshte ai qe denoai Saimir Tahirin ,Engert Pellumbi.Rrofsh Sali qi na mblodhe .
Po clidhje ka prokurori me sistemin operativ te aplikacionit perkates per denimet. Ka nje gabim ne sistem qe duhet regulluar dhe kaq. Dhe kjo nuk eshte detyre e prokurorit por e atyre qe kane krijuar sistemin e aplikacionit.
Po pra zonje, por ne momentin qe i del Veliaj i denuar, nis verifikon formularin e dekriminalizimit. Gje qe prokurori se ka bere
Nuk ka asnje gabim ne sistem per t'u regulluar, deklaraten e Spakut e pergenjeshtroi Drejtoria a Burgjeve me deklaraten e saj ku thuhet shprehimisht qe, prokurorit Dado iu dergua dokumenti zyrtar ku qytetari Erjon Veliaj rezulton i "pa denuar"!
në komedinë 14 vjeç dhëndër është një shprehje :LIGJI NË DORË TË MALIQIT ,ËSHTË SI SHKOPI ,HERË TË FËRKON ,DHE HERË TË GODET: Edhe se kanë kaluar qindra vjet vazdon akoma ky mentalitet. dhe pastaj mburremi O SA MIR ME QENË SHQIPTAR. që spyesim për ligje po bëjmë sipas mendjes sonë ,ashtu si DADO e BANI