Ç'duhet bërë?!

15 Shkurt 2025, 10:14Blog TEMA
Ç'duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani

Ç'duhet bërë?!

Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje.

Po rendis  edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të stabilizuar disi drejtësinë penale:

1. Masa e arrestit me burg duhet të aplikohet strikt ndaj personave të zënë në flagrancë dhe, në raste ekstreme ndaj të pandehurve nën akuzë për krime kundër jetës.  Ndëshkim quhet dënimi, jo arrestimi!

2. Gjykata nuk mund të lejohet të tejkalojë pretendimet e prokurorëve duke përkeqsuar pozitën e të pandehurve. Gjykimi në apel nuk mund të jetë më ndëshkues se gjykata e shkallës së parë.  Kemi nevojë për gjykatë arbitër dhe jo gjykatë palë!

3. Korrupsioni si vepër penale duhet kufizohet tek zyrtarët dhe jo tek bisneset apo qytetarët.  Këta të fundit duhen konsideruar viktima nga vepra penale dhe duhen marrë në mbrojtje.

4. Fillimi i proçedimit penal duhet të bazohet strikt në mjetet klasike, duke ndaluar kallëzuesit popullorë, politikë, të rremë dhe anonimë.

5. Loja taktike me bashkim e ndarje çështjesh të ndalohet rreptësisht. O heton në mënyrë të plotë dhe arrin në konkluzion të drejtë, ose s’ka hetime legjitime.

6. Duhet ndaluar përgjimi dhe intimidimi i gjykatësve nga prokuroria.

7. Duhet ndaluar menjëherë si abuzim i rëndë me liritë dhe të drejtat, përdorimi i përgjimeve si prova dhe i provave të marra në mënyrë të paligjshme.  Përgjimet janë mjete për të shkuar te prova, jo prova vetë.

8. Prokurorët duhet të jenë përgjegjës ligjërisht, minimalisht duket të ketë përgjegjësi disiplinore, për procedime abuzive, pa incicie bindëse dhe bazuar në prova.

9. Hetimet pasurore duhet të lidhen ekskluzivsht me veprën penale që ka lidhje me pasurinë dhe jo me çdo thashethem.

10. Duhet ndaluar strikt publikimi i të dhënave të siguruara nga ndërhyrjet në jetën private, me pasojë papërdoshmëri dhe pavlefshmërinë.  Ndalimi i gjyqeve popullore me gjetjet nga kontrollet e banesave apo kqyrjet e mjeteve të komunikimit duhet të jetë detyrim absolut.

Këto i konsideroj masa të menjëhershme që duhen marrë.

Sigurisht në një fazë të dytë normaliteti, jo shumë larg, kemi nevojë për një Kod unik Procedurash që të jetë protokoll sjellje për çdo proces penal. Them unik sepse gjykimet e posaçme duhet të marrin fund. 

Nuk mund të kemi një procedurë për gjykim normal/të zakonshëm dhe një për gjykim jonormal/të jashtëzakonshëm. Nuk mund të ecim më tej me gjyqe Nürembergu.

Gjithashtu na duhet një Kod i ri Penal që të dekriminalizojë shoqërinë dhe të vendosë proporcionalitetin në themel të llogjikës ndëshkuese. Një Kod Penal europian që mbron jetën, pronën, familjen, bisnesin dhe dinjitetin.

Dhe po, padyshim që na duhet një gjykatë e Lartë strikt unifikimi dhe një gjykatë Kushtetuese, jo si shkallë e katërt por si garanci kushtetuese e drejtpërdrejtë.

Por deri atëherë, kërkohen ndërhyrje stabilizuese të tipit që përshkrova më lart.

31 Komente

  1. T
    Ton

    O Manjan....ne nuk kemi korrupsionin e Norvegjise. Ne jemi ekstrem. Ketu vidhet hapur po fare ti thua gjurmet. Si the zotrote bisnesmeten qe korruptojne mos denohen. Pse o avokat leshi? Apo se bejne korrupsion active e prishin tregun dhe ekonomine...avokat interesi je ti...por je dhe I trashe. Te filloje vetingu nga drejtoret deri ke ministra e deputete si per gjyqtaret.Dhe per ty.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Një hajdut i ilir Metës të na japë mendë për Drejtësinë???? SPAK jemi me ju kunder këtyrë horrave pa dallim partije....

      Përgjigjjuni
      1. h
        hila

        nuk paske vu as nuckun, dhe I thu nje hajdut tjetri, qe jep nje mendim te drejtesis, kjo eshte nje shprehje tipike shpellari, malcorhaneje. kesi tipash mjafton tu thrush tri here shpellari ju ke get vending, se nuk munde te cilivizohen kurre.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Eshte jurist dhe mund te jape mendim, por jo si ky: "Nuk mund të lejohet të tejkalojë pretendimet e prokurorëve duke përkeqsuar pozitën e të pandehurve. Gjykimi në apel nuk mund të jetë më ndëshkues se gjykata e shkallës së parë. Kemi nevojë për gjykatë arbitër dhe jo gjykatë palë!" Per ta ilustruar këtë gjykim infantil te manjanit, po risjell rastin e gjykates se Shkalles se pare në lezhe, kur nje vrases, gjyqtari e nxorri ate te pafajshem, ndersa Apeli Shkoder, me te drejte, e denoi me 18 vjet burg.?! Atehere si i behet?. Vrasesi se sipas teje te livadhise ne kembim te rryshfetit dhe Apeli nuk duhet te beje drejtesi?!

          Përgjigjjuni
          1. C
            C

            Ke te drejt , por nuk eshte ky rasti, procedurialisht flasim per rendim pozite nga gjykata e apelit kur jemi ne kushte te tjera, si psh deklarohesh fajtor per nje veper penale dhe denohesh nga shkalla e pare me X vite burgim, per te njejten akuze gjykata e apelit te shton dhe ca vite.

            Përgjigjjuni
        2. D
          Dhë Pështan Tribune

          Kisha krijuar pershypjen qe shoku Manjani eshte njeri shume i keq, por profesionist ne nje nga shtresat e rendesishme te drejtesise - te drejtat civile. Por sqenka e thene. Edhe ky qenka versioni patetik "ku e ke kapelen" sot, "pse ke kapele" neser. Ky flet per parime sublime te drejtesise dhe harron (!!) qe jetojme ne nje vend aspak normal deri ne dystopi demokracie, ku kriptokomunistet me ne krye nje te cmendur te pashprese kane fshire me kohe nga fjalori fjalen kushtetute, ligj, shtet, pale më demokraci. Sic duket edhe shokut Manjani, psikopati anormal i kontese se Surrelit, dhe Lal Plehu Vajgurori ja paskan gjetur PIN-in. Dhe kuptohet pse Tema (e s'emes) zbulon midis inventarit te kolme te anal-isteve trendi, shokun Manjani dhe i ngarkon pyetjen atomike, plot "pergjegjesi", te ngarkuar me pluto-hidrogjen: Cfare duhet te bejme !!!! Dhe ky debili ben nje liste pazari lehte lehte si sondazhet e Zaloshnjes a thua se jetojme ne Finlande. Të jëtë kaq dëbil apo paratë hëdhin Manjanin përpjëtë në tël si babuin në ndërzim e sipër ? (Na ndjëni për dialëktin tëpëlënas o djalë)

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iliri

            Ti je njethundrak i Salehit ! Nuk kam respekt per Majanin,por mendoj se 70% jane te drejta ayo qe propozon. Juristet te merren me to. Sot nuk ndalohen njerez qe shkatrruan pronen e shqiptareve,i grabiten e vrane ne shtepi,gjueti, aksidente auto.. ne mes te kryeqytetit....duke u mburre per trimerite e tij dhe....shikojne lodra femijesh,,buz kuq e rroba...thashetheme.... Kjo nuk eshte serioze !

            Përgjigjjuni
          2. D
            Drejtesi nga Italia me koncesion

            Bravo Ylli Manjani. Por nuk mundet se me kete brume gjyqtaresh e prokuroresh te behet buke e pa helmuar. A nuk do ishte me mire dhe me lire te jepet drejtesia me koncesion tek Italia, te themi, deri sa te prodhojme gjykates e prokurore te rinj te ndershem dhe te afte me shkollim dhe stazh ne perendim?! Nuk mundet qe nje i lindur para vitit 2000nte jete gjyqtar apo prokuror i pakorrutuar, nuk ka asnje shans.

            Përgjigjjuni
          3. V
            Vala

            Nuk ke thene me kryesoren: Keta kopane qe e dègjeneruan drejtesine deri ne kete grade, duhen gjykuar e flakur nga drejtesia.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cr7

              Smund te komentojne ketu druvaret per nisma ligjore qe synojne te permiresojne sistemin, por duhet te komentojn juristet! Propozimet e Manjanin jo vetem qe jane ne interes te nje sistemi procedurial te drejt e demokratik por duhen persosur me nisma te tjera , me qellim qe te garantohet nje proces i rregullt ligjor. Si mundet Gykata si arbiter te bej rolin e gestapos, kur ne Kushtetute eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe qe : prokuroria perfaqeson akuzen ne emer te shtetit! Prr cfar shteti bejn gestapon gjykatat tona

              Përgjigjjuni
              1. I
                Illo

                Hera e pare qe jam dakord me kete, edhe pse nuk e duroj dot si njeri.

                Përgjigjjuni
              2. s
                sapa

                E para TI DUHET TE FUTESH NE BURG!

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Coli

                  Ja ta them une. Sa te kthehet Rama fillon nje réforme per rritjen e efektivetit te drejtesise te mbeshtetur nga EU dhe ia pret rubinetin e buxhetit Dum Dumanit dhe shkon kokelopa ne te semes. Te kerkoje pare rrugeve. Edhe ate rruspijen e Durresit e zhduk bashke me ate vemjen perverse qe shpik akuza nga hici. Ngrini lufte me Ramen se te kapme e keni. Si tha babloku U njoftem shume.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nje prej shume te zhgenjyerve nga Politiqeneria 34

                    Spak perpara! Jemi me ty. Për para jane levizjet Mavi, lesh e lise se ketij palo avokati, fanatiket e Sali Pasha Vicidolit dhe çdo lloj 99-shi.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Familja Epirote

                      e dhjeu SPAK me keto te fundit. SPAK, pse nuk e ekzekuton vendimin me BKH, por con OPGJ e Policise se Shtetit? Hekuran Bregu eshte OPGJ ne drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit (personi qe ka dal ne foto kur e shoqerojne Erionin). BKH me 3 milion lek rroge, ska bythe te beje nje shoqerim, ndersa OPGJ i Policise Hekuran Bregu me 1 milion lek rroge, ben ekzekutimin e urdherave te SPAK!!!!! Pra rezukton qe 3 OPGJ te Policise = me nje hetues te BKH. Tashti per cfare i paguan ky popull 3 opgj te BKH??! Kur fare mire mjafton 1 OPGJ i Policise. Mblidh mendjen o Rama, mos i co leket e ketij populli per rrush e kumbulla ter OPGJ-t e SPAK. Mjafton policia e shtetit. Nuk ka nevoje per 2 pale polici : njera me 3 milion leke rroge dhe tjetra me 1 milion Thirri mendjes dhe mbylle BKH, se nuk i duhet kujt

                      Përgjigjjuni
                    2. x
                      xoni

                      Shum saktë z.Manjani,kjo që kemi ne i ngjan drejtësisë së shokut Enver sepse del një Dum Dum mbledh ca Dum duma militantë dhe bën më keq si në atë kohe vetm me një ndryshim në atë kohë ata mernin rroga të zakonshme ndërsa Dum dumat sot marin rroga më shumë se presidenti apo kryeministri....

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nata qe s'na ndahet kurre .

                        Krimberia komuniste u Ben leksione atyre qe e mesuan kete zeje hyjnore ne vendin e lirise dhe DREJTESISE ...!!! Keto mbeturina monstrash kujtojne se ende Kane monopolin e diturise per gjithcka . C' mjerim !

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E

                          Po ta mbeshtes mendimin...sakte ...kete here ke folur ..per drejtesi!

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bardhi

                            Ylli e ke qare nuk i heq asnje presje cka ke shkruar.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              K O R C A

                              ESHTE SI ESHTE KY ISH MINISTRI I DREJTESISE , POR UNE MENDOJ SE DUHEN VLERESUAR KETO QE RENDIT KETU , DUKE IU NENESHTRUAR VLERESIMIT TE EKSPERTEVE NE FUSHEN E LIGJEVE DHE NE KOORDINIM ME LIGJET E VENDEVE ME DEMOKRACI TE KONSOLIDUAR .

                              Përgjigjjuni
                              1. c
                                ccc

                                Kurre nuk do t'a dua kete njeri, por kjo nuk me pengon qe ne kete rast t'mos i jap te drejte. Bile meriton vleresim, pasi kontribut eshte ky.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Epirioti II

                                  100% njelloj si ty e mendoj dhe une.

                                  Përgjigjjuni
                                2. I
                                  Inxhinieri

                                  Z Ylli ; Nuk jam ndonje fans i juaj apo i dikujt tjeter por une jam inxhinier dhe i shoh shume te llogjikeshme e te drejta Nuk eshte e nevojshme te jesh jurist qe tekuptosh se ato qe thoni nuk i luan topi Do te desha te shtonit qe te kete masa penale per persona qe nxjerrin sekretin hetimor dhe per ata qe i publikojne ato qe per shkak se jane sekret dhe demtojne rende personat e perfolur Faleminderit Ylli

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Halli na detyron

                                    Ulsiu si Ulsiu ,Manjani ai tjetri Fasulja etj por këto që thotë Manjani mendij se i ka drejt ,unë kam patur rast edhe në diktaturë me ndjekje penale edhe mbas 90 kam zhvilluar 4 proçese që prej vitit 1993 dhe ende edhe sot pa mbyllur (,probleme pronash) Them se shumë përkeqësime ka ndodhtakëto të manjanit duhen bërë dhe nuk mjaftojnë dhe ështe një punë e madhe që do kohë shumë me ritmet e sotme prandaj duhet ndarë puna me kujdes dhe jo vetëm qe SPAK po prisnim vezë dhe na dha gëlasë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dyli

                                      Bolsheviket e PL pyesin manjan Leninin: po tani cte bejme dhe manjan Lenini shkruajti artikullin Cte bejme tani . Po ik o bythqire mos na caj trapin me idiotlliqet e tua.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Humoristi

                                        Cduhet bere!?Me shku ne golloborde pet te punuar tokat e lena djerre!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. k
                                          kirurg

                                          Nuk duhet harruar se kryebashkiaku i Tiranës është kokë e këmbë produkt sorosi, por i shkolluar në Amerikë. Vetë Amerika tani po përndjek sorosianët, kështu që e hëngri lali, më duket me një gjysllafi nga matanë oqeanit. Fat i keq...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Detari

                                            SPAK-u ti bej nje kontroll pasurie keti filo-vorjopirotit manjani.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Noci

                                              Tani ne jemi mesuar vetem te shajne por duhet pranuar qe ne qe shajne e kemi nga opinioni per personin jo nga ajo qe ai mendon Nuk jam jurist por nga ata qe po ndodhin ,Manjani duke qene sot ne rolin e avokatit mendoj se i njeh ca tjera me mire se shume si une dhe jep mendime per te rregulluar disa tjera,sepse pretendojmë te hyjme ne BE dhe nuk ështe vetem disa ligje por çdo gje te jete mbi jeten e demokracisë moderne,e jo disa si te Enverit e disa si te BE.Nuk mund te tolerohet qe politikanet dhe sidomos gazetaret,te kene akses mbi dosjet qe detyrimisht jane sekrete dhe kane te bejne edhe me jete private qe mund te dale i pafajshem.Duhet te kete sanksione te tenda kunder atyre qe nxjerrin sekrete hetimore,per te gjithe,qe jane kthyer ne prokurore e gjyqtare te te gjithe shqiptareve

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mevlani

                                                per mua kjo qe shkruan manjani duhet mar serjozisht ne kosiderat ndryshime te menjehershme ka te drjt manjani se po kaloim si ne gjyqet e komunizmir

                                                Përgjigjjuni
                                                1. t
                                                  tani

                                                  respekte Manjani !

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje