Nga Ilir Metaj*
Nëse ekziston një faktor elektoral totalisht i pandikueshëm nga asnjë lloj klientelizmi, konflikti interesi apo militantizmi të verbër politik, ai eshte komuniteti i shqiptareve në diasporë.
Nese ekziston një votues i imunizuar nga manipulimi, i cliruar nga kurthi i interesave të vogla personale, ai eshte votuesi nga diaspora.
Votuesi nga diaspora ka avantazhin e një vendimi të ftohtë, të arsyetuar nga faktet dhe vetem nga faktet. Votuesi i diaspores ka mundesine ta shohë Shqiperinë në planin perspektiv dhe aty-dhe vetëm aty, e sheh si e tërë, me të gjithë format dhe shformimet, me të gjithë bukuritë dhe të pabukurat, me të gjithë evolucionin dhe revolucionin që ka pesuar në keto vite.
Votuesi i diaspores ka mundesi ta shohë Shqiperinë si produkt të politikes dhe të qeverisjes. Ai nuk ka një varg të panderprerë sekuencash në memorie, ai ka fotografi: Shqiperinë si e la dhe si e gjen.
Dhe fotografia nuk genjen, ajo eshtë pasqyrimi më i mirë ku sheh qartë dhe pa dilema ndryshimin në kohë, ndryshim që nuk fshihet nga sekuencat e mbivendosura në memorie ditë pas dite.
Diaspora ka edhe avantazhin e etaloneve të jetuara të standardeve: ata e kanë jetuar shtetin e së drejtes, që ne ende e deshirojmë ndersa vijojmë ta ndertojme dite pas dite sipas perfytyrimit tonë.
Ata e kanë jetuar shtetin social, që ne vijojmë ta ndertojmë sipas perfytyrimit tonë.
Ata e kanë jetuar një ekonomi të strukturuar mirë, një ekonomi të dijes, një ekonomi që prodhon duke shfrytezuar cdo resurs që Zoti i ka falur një populli, ndersa ne jemi duke e ndertuar dhe projektuar ditë pas dite.
Ata pra, i kanë prekur me dore të gjitha etalonet me të cilat ne, po masim punen tonë dhe me te cilat ne, po ndertojmë aspiratat tona.
Ndaj, ata e dallojnë me qartë nëse jemi në rrugen e duhur. Ata e dallojnë më qartë nese kemi bërë ndryshimin.
Ata e dallojnë më qartë cfarë ngjan tashmë me atë që jetojnë atje ku janë, e cfarë eshtë totalisht ndryshe nga fotografia e Shqiperisë që morën me vete si shkrepje të fundit të atdheut që nuk i mbajti dot.
Dhe,statistikat flasin qartë: pjesa më e madhe e diaspores, ka një moshë emigrimi mbi 20-vjecare. Ata e dallojnë më qartë cdo gjë, sepse e kanë më të lehtë të shohin pa syzet e subjektivizmit njerezor apo politik, ndryshimin e madh.
Diaspora e kupton më qartë se kushdo, për shkak të historisë së vendit ku jeton dhe punon, se per Shqipërinë, nuk ka shumë rrugë:
Shqiperia ose do të shpjerë përpara duke persosur të gjithë mekanizmat e aspiratës Europiane, ose do të bjerë në batakun e një përçarjeje pa kthim, ku errësira e politikës primitive do të marrë revansh.
Ndaj ne e duam diasporën të bashkohet në kutite tona të votimit ngado që ajo eshte. Sepse ne i besojmë inteligjences së saj, ne i besojmë eksperiencës së saj të formuar në vendet ku ne,shpresojme dhe besojme të bashkohemi shpejt.
Ndaj e duam diasporen të votojë si një akt sherbimi ndaj vendit që i perkasin. Sepse kjo mundesi e siguruar për të ushtruar të drejten e votes nuk eshte një dhuratë.
Eshte një thirrje e atdheut ndaj bijve të vet që t’i gjenden në nevojë. Dhe nevoja e atdheut eshte qendrueshmeria e rruges që të con në Bashkimin Evropian. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo qendrueshmeri të vihet në rrezik nga rryma që shkojnë kunder.
Natyrisht, që t’ia mbrrinim kesaj dite, kishte nevojë për disa parakushte.
-Parakusht ishte stabiliteti politik: PS e ka siguruar
-Parakusht ishte celja e negociatav: shumica e kapitujve po celen me shpejtesi dhe mbeshtetje maksimale falë punes titanike të bërë nga qeveria socialiste në keto vite, ndersa prisnim datën zyrtare të Brukselit. Pritja per daten nuk u konceptua pritje për punet. Rezultatin po e marrim tani.
-Ka edhe një parakusht tjeter, por që ka qenë gjithmonë aty: emigrantet shqiptarë kanë interesa dhe aspirata të forta ekonomike në Shqiperi. Gjithmonë i kanë patur.
Tani eshte koha që ketë aspiratë ta perkthejnë në votë.
Sepse vota eshte vendim mbi atë se si e duam Shqiperinë të jetë: një vend evropian, apo një vend provincial, që fatet i pret duke qarë në lëndinën e lotëve.
Vota, eshte edhe vendim për eleminimin një herë e pergjithmonë të gjithë fantazmave të së shkuarës, kur u vranë 4 jetë në bulevard, kur u hodhen në erë 26 jetë në emër të një korrupsioni familjar kryeministror, kur u shkerrmoq shteti nën themelet e piramidave prej rëre.
Sepse vota eshte produkt i pritshmerive, por Vota eshte edhe produkt i memories kolektive.
Madje, vota eshte edhe produkt i statusit non-grata të merituar.
Secilit hakun: ky do të jetë verdikti edhe i votës së diaspores. Nga ky verdikt nuk shpeton asnjë.
Ama, nuk e kemi fjalen për verdiktet e endrres së një 1001 neteve dimri. Se kaq netë duhen për të thurrur një enderr, ku një ndihmes i raporton i shqetesuar një Presidenti të madh:
“Mr. President, we have global crises! Middle East is burning, China is expanding, Russia is on the move, Ukraine needs support…”
Por Presidenti i madh hedh letrat nga tavolina dhe i nervozuar thotë: ‘Wait, America first, but Sali firster! Lets Make Berisha Great Again!”
Në këtë pikë Saliu, i gezuar, hap një shishe verë, nga ato që i ka dhuruar dikur Enveri, e që i ruan për raste të rendesishme. Pastaj del para pasqyrës dhe thotë: “Sali, je i pastër si loti!”
Por, vjen nata e 1002, kur hapen kutitë e votimit, endrra prishet dhe secilit hakun.
Haku, jo vetem që të përzë nga historia, por nuk të lë më të rrish as si hije.
Se non-grata-n që të ka dhënë, ky popull, nuk e heq dot as nëpër ëndrra!
*Fjala e deputetit socialist në seancën plenare për miratimin e ndyshimeve në Kodin Zgjedhor.
Pirdh or pirdhni se Trump nuk e di as a eksiston Sala apo jo as e ka ne orbite fare. Hedh sala ketej nje gur e gjith bidallenjt nga pas. Prite kur ta marin per te vertete kete talljen e narit qe ben ky vlonjati i hidhur ahahahaba
Bravo,bravo deputet i ps Metaj ke mbajtur nje fjalim brilant. U ke rene koke maskatenjeve,atyre njerzeve te satanait me ne krye djallin me brir,Sali Berushen.
Metaj: Beni si them une, por mos beni, si bej une! Te kemi perjetuar si mje militant i dhjere, ne krah te hazretit tend Edi, per ta mbajtur ky i fundit, pa fund, sundimim.Dhe keshtu ka per te ndodhur, ju do ta mbani de jure, bashke pari-me perfitimet tuaja vetjake, kurse shpellari ate de facto. Dhe tufa e sklleverve arnaut ne mes.
Po ku ke tru te kuptosh faktin ti mor "parti-edi". Ti pret te pellase Salih muti, pastaj pellet dhe ti. LOL
Populli nuk i voton vrasësit dhe zjarvënsit e atdheut,është rregull i pashkruar.Sa të jetë gjallë Saliu që i ka jo duart me gjak shqiptari por është më gjak shqiptari edhe me këmbë deri në gjunj! Harojeni fitoren!
Duhet te kuptosh ose me sakte e kuptoni qe Saliu ka marre fund por nuk ju besohet dhe nuk doni ta pranoni. E dini shume mire qe nuk keni asnje shanc me non graten, e dini qe non grata u terhoqi zvarre dhe prape nuk moret kurajon ta hiqni qafe dhe ti kishit dhene mundesine dikujt tjeter nga radhet tuaja gje qe do tu jepte nje shanc me te madh por nuk e bete. Presim qe te shikojme ta hiqni qafe kete monster pas 11 Majit por me sa kuptohet dhe ate nuk do ta beni dot.
Duhet te kuptosh ose me sakte e kuptoni qe Saliu ka marre fund por nuk ju besohet dhe nuk doni ta pranoni. E dini shume mire qe nuk keni asnje shanc me non graten, e dini qe non grata u terhoqi zvarre dhe prape nuk moret kurajon ta hiqni qafe dhe ti kishit dhene mundesine dikujt tjeter nga radhet tuaja gje qe do tu jepte nje shanc me te madh por nuk e bete. Presim qe te shikojme ta hiqni qafe kete monster pas 11 Majit por me sa kuptohet dhe ate nuk do ta beni dot.
Çfarë fjale, bravo!
Cfar thua o Mero Saliu eshte i pari dhe Trampi i dyti Lere amriken edhe ti edhe deputeti. Se doni te beni hije Saliut ju i hiqni rendesin kalbesires hahhaaaaa
Do hapen dosjet Komunisto-patronsazhiste tha Tramp. Bravo Ilir shum fjal me vend e te bukura ke godit.
Dhe Trump tha: Nuk mund te jesh mik i Sorros dhe mik i Amerikes, Rama nuk eshte gje tjeter vecse nje kukull e Xhorzh Sorros, Sali Berisha ka qene dhe eshte nje mik i vjeter i SHBA-se. Dhe J D Vance tha :Ju nuk mund te fitoni mandatet tuaja qeverisese duke futur ne burg kundershtaret politike.
Lere këtë vend të bej para o sali qeni, zhduku nga ekranet dhe nga jeta e tij
Sorosi po i pergatit nje tjeter gjeme Saliut. Kesaj here do ta thermoje komplet te mjerin plak qe eshte deformuar fare keq se fundi.
Sa për votimin e emigrantëve...... . Zoti Metaj...... . Nga sondazhet e mia, personale me njerëz që i njoh, sepse i kam të mitë, djem , vajza, nipër, mbesa, kushërinj, të cilët pyesin të afërmit dhe fëmijët e tyre, shih çfarë më rezulton: - Është e vërtetë se shumica e emigrantëve nëse votojnë, vota e tyre është për PS...... , Por kujdes........... . Nëse votojnë........... Nga të afërmit e mi, që jam socialist ( nuk jam rilindas), nga rreth 22 persona, djem, vajza, djem apo vajza të vëllezërve apo motrave, nuse të djemve apo dhëndurrë të vajzave, nuse të nipërve apo dhëndrra të mbesave, asnjë, lexo mirë, asnjë nuk është rregjistruar dhe nuk do të rregjistrohet për të votuar............ . Dhe janë të gjithë votues të PS....... Dhe janë të gjithë me shkollë të lartë.......... . Po kjo statistikë del e përafërt edhe nga pyetjet që u kam bërë shokëve dhe miqve.......... . Votuesit emigrantë që janë të arsimuar, në përgjithësi nuk do të marin pjesë në votime........... . Dhe tjetra, që më del nga këto pyetje personale........ . Ata që po rregjistrohen, përgjithësisht janë të paarsimuar.............. . Konkluzionet nxiri vet.................... . Poooor, mos u habit që nga rreth 200 mijë votues nga emigrantët, ( sepse kaq parashikohet të regjistrohen ), shumica do të votojnë PD..... . Mbaje shënim këtë.
Po thuaji të regjistrohen, or i uruar socialist jo i rilindjes,se i fundit nuk dijet kush është dhe të votojnë cilin të duan, ja, Arlindin psh se është edhe i majtë edhe i ka inat social-rilindasit më shumë nga ty dhe ndoshta i jep një dorë. Në sondazhe si këto të tuat del bajagi mirë. Të shtohen ca, se 22 persona, aq më shumë që janë me shkollë të lartë, bëjnë qeder. Votimi është qytetari, or shoku socislist; si, ta kuptojnë më mirë ata të paarsimuarit, se këta pengjet e tu?
po kush. e. dhjet. shqip. ta. themi. sali kriminelin. qe e din qe. eshte. njeriu. me kriminel. i vendit. qe i ka bere. 10001. te zeza. vendit. po kush e haron. 97. po kush e haron. 98. po kush e haron. gerdecin. po kush e haron. 21 janarin. po kush. e voton. kete. kerme sali halene berish
ai trump spo do tia dije per te tjere jo me per saliun
Je djale i zgjuar, Ilir, dhe fjalimin e ke te bukur. Por je dhe pak teorik Ti je deputet, mos harro, dhe neser pasneser nuk do te mbahesh mend per fjalet e bukura, por per detyrat e tua si deputet. Dmth., te propozosh ndonje projektligj qe eshte i nevojshem per zhvillimin e vendit dhe per njerezit, te propozosh ndryshime ne ndonje ligj qe eshte bere pengese per zhvillim ne nje fushe te caktuar ose i ben njerezit te sorollaten kot, te shpiesh ne kuvend zerin e komunitetit qe perfaqeson dhe te luftosh per zgjidhjen e halleve e problemeve te tyre, te propozosh ndonje ligj per ndarjen e qarte te pushteteve, legjislativ, ekzekutiv e gjyqesor, qe te mos nderhyjne ne punet e njeri-tjetrit, por edhe te kete mekanizma kontrolli per kedo (check
Ja dhe Like Metaj qe e futen fillimisht ne berberhane per tja qeth cullufet para se ta fusnin ne salle te parlamentit...
Amund te hetohete te gjithe opozita ne evrope ne shqiperidhe kosevatore dhe admistrata trump dhe extremi djadh dhr partute fashise bashke me sale.AMUND TE PLASI NE BALLKAN.AMUND TE NDAHETE RUSIA DHE GREQIA SERBCKA DHE VOJVODINA
Saliu nuk vjen kurre ne pushtet me sjelljen e vet, por, mbi te gjitha, me te kaluaren e tij. Por, ... as keta qe jane ne pushtet nuk jane e ardhmja e Shqiperise. A e kuptoni se ne çfare dileme eshte SHQIPTARIA?!
Pooo , I takon , se ka qene Jo vetem komunist , Po edhe sekretar ( ai vazhdon te jete si derri , Po varja ) dhe I takon te jete edhe perpara Trampit . Po Iliri me Edin ? Ata Jane katetet e trekendeshit.