Alibia Veliaj: O jemi në dy kopje, o s’jemi!

17 Shkurt 2025, 14:27Blog Nga Frrok Çupi

Alibia Veliaj: O jemi në dy kopje, o s’jemi!

Pse e krijoji këtë alibi monstër prokurori i SPAK, Ols Dado? Prokurori, që në faqen e parë të akuzës, përcaktoi identitetin ligjor të viktimës së tij. Identiteti i Erion Veliaj është vulosur si ‘i dënuar’.

Domethënë Erion Veliaj është dënuar nga gjykata e shkallës së parë të?…. ( Kjo nuk gjendet). ‘I dënuar për krimin?… ( As ky nuk ekziston). I dënuar në gjykata jashtë vendit, apo kur ishte në adoleshencë?… (Edhe kjo zero)… Asgjë tjetër nuk gjendet, veçse ‘i dënuar’.

Çfarë prezumohet se ndodh pas kësaj?

Pas kësaj çështja Erion Veliaj dërgohet në gjykatë ku do të gjykohet.., për çfarë? Ekspertët e  hetimit dhe të gjykimit, në një zë janë edhe kundërshtarë politik, po thonë se në  dosjen prej qindra faqesh nuk ka asnjë provë fajësie, asnjë argument ligjor, asnjë të vërtetë të provuar se zoti Veliaj ka kryer korrupsion. Megjithatë ndaj tij do të nisin pyetjet:

Emri?…

Ditëlindja?…

Arsimi?…

Gjendja gjyqësore?: “I dënuar!’

-Jo! jam i padënuar.

Këtu ndërpritet seanca gjyqësore. Alibia është shpallur botërisht si ‘prova përcaktuese për çështjen përfundimtare të fajësisë ose pafajësisë’. Alibia ‘i dënuar’ e prokurorit bie dhe menjëherë klienti gjyqësor lihet i lirë…;  dhe çfarë pastaj?

Nëse prokuroria  ka vërtetë indicie se një qytetar me emrin Erion Veliaj ka kryer korrupsion, atëherë që në këtë moment SPAK dhe BKH vihen në kërkim të personit ‘Erion Veliaj… i dënuar’, sipas Dados. SPAK bëri përpjekjen e parë shkresore duke e kërkuar në evidencat ligjore, por Policia e Shtetit tha ‘nuk ekziston i dënuari Erion Veliaj’. Ky i dosjes së prokurorit Dado nuk është ai.

Dado si prokuror, e krijoji qëllimshëm alibinë monstër ndaj Veliajt. Por çfarë e tërhoqi në mëkatin e madh ligjor?

I pari instinkti, jo prova:

Dado punoi me instinkt dhe jo me prova ligjore. Instinkti i thotë se ‘do të të bëj atë që nuk ta bën njeri!’, bazuar mbi motive të ulëta. Motivi i parë, hakmarrja se kryetari i Bashkisë, Veliaj, është faktikisht dëshmitar se si Dado ndërton pallate pa i deklaruar, në shkelje të ligjit duke qenë prokuror i SPAK. E dyta se Dado si prokuror kërkonte privilegje jashtëgjyqësore, por nuk i mori. Atëherë  nisi instinkti t’i punojë kundër ‘dhënësit’ të munguar.

E dyta, lufta me çdo mjet:

Prokurori ka në dorë vetëm mjete ligjore. Mjetet ligjore nuk garantojnë ‘sukses’ për Ols Dadon. Atëherë nis vizatime, njësoj si në një nga dhomat e Psikiatrikut. Vizatohet gruaja e Erion Veliajt si një depo e ‘Gabit’ ku ka grumbulluar mijëra fustane. Bulshit!. Të vjen rëndë se si njerëz të etur për ‘sa më shumë’, vizatojnë veten te tjetri; Olsi do të donte jo vetëm fustane, por pallate ose privilegje të tjerë. Kreu edhe vizatimin e babait të Ajolës, bir i një shkrimtari të madh në shqip. Atë e vizatoi sikur nuk kishte qenë kurrë në shtëpinë e tij, por shtëpinë ia kishte okupuar dhëndri ende pa u bërë dhëndër (Erion Veliaj) me lodrat e fëmijës në formë takesh. Një përzierje fobish dhe obsesionesh alias Berisha që quajti të vrarët e tij të 21 janarit si ‘të vrarë me çadra me helm’.

E treta, ‘histeria e mbrojtjes’, sipas Frojd.

Pacientja më e re e Frojd, vajza D., kërkonte të shpëtonte nga makthi. Ajo kishte lexuar në gazetë se ‘disa persona ishin burgosur pse ishin kapur në larje parash’. Vajza e lidhi veten paralel me ata autorë krimi. Iu bë se çdo letër ishte kartëmonedhë e ‘pastruar’. Atëherë nisi të grisë çdo gazetë, libër, revistë, pecetë…, për të shpëtuar. Ols Dado ka bërë të njëjtën gjë, veçse në kundra sens: Ky mbledh letra, letra pa fund për të krijuar makthin ‘Veliaj’ në një dosje prej 400 faqe. Edhe kundërshtarët po thonë se është një dosje bosh nga provat’. Dëshira e frikshme e tij e ka bërë që Erion Veliajn ta vulosë si ‘i dënuar’, ende pa u bërë gjyqi. Si pacientja e Frojdit.

Dëshmitarët që e panë gjithë skenën deri më sot nuk e shikojnë Erion Veliaj në alibinë ‘i dënuar’. Atëherë bie. Ose të gjithë ne jemi në dy kopje: Njëra i dënuar, tjetra- i padënuar; njëra negro, tjetra bjond.

15 Komente

  1. T
    Taulant

    Pse zgjatesh shume o Frrok ? Veliaj eshte arrestuar per nje vjedhje te vogel 800 mije euro. Nuk akuzohet per miljonat e firmes 5D ku jane arrestuar te gjithe drejtoret e Bashkise. Veliaj nuk dinte gje cfare behej poshte tij. Veliaj nuk po gjykohet as per supervjedhjen me iceneratorin. 130miljon euro te vjedhura.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      "Taulant"! Sa keq qe komentues me IQ tende ka shume pak. Ti di nje mut te madh qe ta hash, ate di ti, te tjerat i mer te paketuara nge Qimi i syrit. Kur di kaq shume, mer dy gishte karte, radhiti gjithe fajet e hasmit te Salihit ne te, vere emrin qe te ka vene jot eme kur te ka pjelle, (me mire te kish pjelle nje kercu sesa ty se maloket na dalin e teprojne) firmose dhe çoja Olsi Dados te nis hetimet. Keshtu eshte serioze si per ty edhe per Salehun qe vringelline shpaten e "drejtesise kur i intereson" kunder kujtedo qe e quan te rrezikshem per bythen e tij.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

        Përgjigjjuni
      2. c
        c

        Per bese njerez me te zgjuar se keta analistet tane nuk ka. Nuk bejne asnje lloj pune dhe paguhen shume me mire se ata u shkon djersa vu . Po si do thoni ju.Po ja arrestohet me shume vonese nje hajdut dhe fap keta analisto-gazetaret artikull ne mbrojtje te hajdutit. Dhe hajduti ua mbush xhepin me para nga ato leket e vjedhura qytetareve. Nuk shqetesohen gazetaret kur hajduti vjedh miliona eoro, kur paguan inceneratorin qe nuk ekziston, kur prish banesat e qytetareve per tu marre truallin, kur edhe perimet e majdanozet ua rrembjene plakave anes rruges,kur hajdutet shpenzojne per bizhu e rroba te grave 880 mije euro, por shqetesohen se hajduteve po u kerkohet llogari. Po te perifrazojme Dritero Agollin do te thoshim se keta nuk jane gazetare e analista por shkerdhato gazetare dhe shkerdhato analista.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rabid Left

          "c"! Po eshkruajte nje here kete koment me siper nen llagapin "Taulant". Pse na çan karin me perseritjet qe te meson Salehu?

          Përgjigjjuni
          1. 9
            90

            Rabit mos u merzit, beju i durueshem me pacientin e spitalit 5 ...

            Përgjigjjuni
        2. A
          Askushi

          O pykë në diell! Çfarë komenti përçart bën. 5 D kaloi për gjykim, ke parë gjë ti se aty është Velisj; Incenatori kaloi për gjykim dhe as atje nuk është emri Veliaj. Tani kjo prokurori që bëri hetime dhe nuk gjeti atje emrin e Veliajt po bën një akuzë farse që ta dënoj për ato? Po kjo është logjikë elefanti.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qiriako

            Dhe sikur Lali te ishte qelibar i paster dhe Jo qelb i turbullt mbrojtja qe i behet eshte e Neveritshme. Ashtu sikur Neveri eshte sulmi ndaj prokurorit. Na hapet barkun me kete bythelepirje pa' skrupuj. Kaq i forte paska qene Lali qe iu Ka ne thes te gjitheve ju te analeve

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zgalem

              Populli nuk e ka quajtur hajdut Erion Veliaj . Kete ben dhe analisti i pa anshem F. Cupi . Erioni dhe bashkeshortia , jane njerez te punes . Po qe se denohet Erioni , do te thote se eshte vrare puna Erioni eshte i pa fajshem , sic eshte edhe mbesa e Jakov Xoxes . Gjykata e c'do lloj niveli , te bazohen tek populli dhe te analiste te vertet si Froku . Zgalem

              Përgjigjjuni
              1. d
                dibrani pi Sllove

                "Zgalem" apo buf kenete? Calli je toj?

                Përgjigjjuni
              2. Q
                Qoftelargu

                Taulannti eshte nje b……e!!!!!Ai e di se ku dhe se si!!!!

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sapa

                  E moren me qafe Veliajn.Pse nuk e besojne kur thote qe jam i pafajshem!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kolegu i SPAK -ut

                    Se vetem i pafajshëm nuk është

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Almanak

                    Kur nderhyn frroku aty kupton qe paska me te vertete pisk punen Lali

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      I INDINJUARI 35 vjeçar

                      Frrok Cupi te takon nje bravo e madhe po shume sa Tirana jone sote qe me mençuri dhe drejtim ka dhene ndihmen kryesore edhe Erjon Veliaj. Nuk e hiperbolizojme se nuk i takon por qenja e tij per tre vjet kryebashkiak ka qene dhe do jete domethense se eshte nje njeri qe vertet duhet ti vleresoshe PUNEN dhe jo GUNENA mor shqipetare te dashur nga zori. Behuni njerez dhe hiqni dore nga pislleqet se nuk te çojne asgjikundi, por puna dhe djersa jote te jep merita siç i ka dhe i takojne Erjon Velise. Juve te çnderuare njerz ne pakice kerkoni te ktheni me frymen e shenjte te bardhen te zeze por nuk mundeni se edhe e zeza nuk mund te kthehet kurre e bardhe se kjo eshte NATYRA qe fatkeqesishte nuk varet nga ju qe kurre nuk po e kuptoni edhe pas 35 vjetesh e kjo nuk edhte shake mor te pa udhe.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje