Pesha e votes së diasporës, përtej politikës. Një dedikim ndaj një ish kolege që nuk ia mundësuam votën sa ishte në këtë jetë!

18 Shkurt 2025, 12:51Blog TEMA

Pesha e votes së diasporës, përtej politikës. Një

Nga Lavdrim Krashi*

Pas 34 viteve pritje, Shqipëria hapi rrugën ligjore që shqiptarët të mund të bëhen pjesë e vendimmarrjes me votën e tyre nga vendi ku ata jetojne, pra votën e Diasporës duke filluar qysh prej zgjedhjeve të radhës me 11 Maj 2025 dhe çdo pale zgjedhje të tjera që pasojnë.

Për çdo skeptik në studio televizive dhe jashtë tyre që pyet se pse Diaspora duhet të votojë? Për të gjithë ata që na quajnë të pa informuar apo të pa orientuar me realitetin në Shqipëri, që votën tonë e quajnë lehtësisht të manipulueshme, që ne nuk dim të votojmë apo bëjmë votim familjar, për ata që na thonë se nuk paguajmë taksa në Shqipëri dhe nuk mund të ndikojmë ne me votën tonë në zgjedhjen e parlamentit, qeverisë dhe opozitës zyrtare në Shqipëri.

Ne duhet ti provojmë të gjithë ata që mendojnë dhe kanë artikuluar apo shfaqur sjellje politike të tillë se skepticizmi i tyre është i gabuar.

·         Diaspora shqiptare është shteti i munguar social i Shqipërisë për 34 vitet e fundit me ndihmat financiare për prindërit e moshuar, për familjarët e pamundur, për edukimin e të afërmve, strehimin apo kujdesin shëndetësor në Shqipëri.

·         Për investimet e drejtpërdrejta në banesa dhe biznese duke përdorur kursimet tona të punës me djersën e ballit.

·         Për remitancat tona vit për vit që vetëm në 2024 ishin rreth 1 miliard Euro që ka ndikuar drejte4përdrejtë në dyfishimin e ekonomisë shqiptare në 10 vitet e fundit.

·         Për ndihmën tuaj në turizmin shqiptar me zgjedhjen e Shqipërisë si destinacioni juaj për pushime nga atdhedashuria, pavarësisht se mund të pushojmë kudo nëpër botë me kosto ndoshta edhe më të ulët; ME promovimin që i bëni Shqipërisë turistike nga vendet ku jetoni e keni siguruar që Shqipëria të mirëpres mbi 12 milion turist përgjatë 2024 dhe të mendojë e në fakt të investojë çdo vit më shumë për për rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës turistike.

·         Për fëmijët tanë, shumë prej tyre të lindur në vendet ku jetoni e që prej ndjenjës së atdhedashurisë dhe identitetit shqiptar që JU u keni edukuar, flasin me shoqërinë e tyre për bukurinë e vendlindjes së të parëve të tyre, e reklamojnë bukurinë e saj mahnitëse ndër ta.

·         Për të gjithë Diasporën që kurrë nuk është menduar dy here për të ndihmuar në kohë kyçe apo vështirësi të krijuara – lobimi dhe kryerja më së miri e detyrës në çdo formë për luftën për lirimin dhe pavarësimin e Kosovës apo ndihmën e pakursyer e pa asnjë kusht për tërmetin shkatërrimtar të 2019 apo gjatë pandemisë së Covidit. Kërkoj ndjesë që nuk përmend dot të gjitha!!!

Ne tashmë duhet të tregojmë se vota jonë është e rëndësishme, është e lirë, është e informuar dhe është për Shqipërinë. Se ne votojmë për ta bërë Shqipërinë më të fortë, më demokratike dhe të begatë më pranë vendeve dhe demokracive ku Diaspora jeton, ku kontribuoni çdo ditë si qytetarë shembullorë të vendeve me demokraci më të avancuar ku Shqipëria po kërkon t’u bashkohet, për Shqipërinë 2030 anëtare e Bashkimit Europian.

Unë e di që shumë prej jush do vini të votoni edhe në Shqipëri, siç e keni bërë gjithmonë, por për ata që nuk munden, ju lutem regjistrohuni edhepse dokumentat tuaja të identifikimit kanë skaduar pasi vlefshmëria e tyre është shtyrë për të mundësuar votimin tuaj. Sa më shumë qindra mijëra të regjistruar për të votuar aq më i lartë zëri juaj, aq më e forte demokracia, aq më e përgjegjshme politika, aq më e zhvilluar Shqipëria!

Kolegë, ju ftoj të dakordësojmë ndyshimet për të lehtësuar ndoshta mundësuar përtej dyshimeve në mënyrë që Diaspora të votojë me 11 Maj dhe në çdo pale zgjedhje që pasojnë. Sa më shumë anëtarë të Diasporës të regjistrohen dhe të votojnë, aq më i lartë zëri i tyre në Parlament dhe në politikën llogaridhënëse shqiptare. Sa më shumë votues nga Diaspora dhe përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm, aq më të pakta mundësitë e sjelljes pa lidhje me etikën parlamentare që mund të shikoni shpesh, përfshirë edhe sot.

Desha të shprehja dhe diçka prej në fillim: Komuniteti Shqiptar në Britaninë e Madhe humbi dje një figure të spikatur, themeluesen dhe drejtuesen e “Shpresa Programme”, Luljeta Nuzi.

Luli i ka shërbyer dhe e ka nderuar kudo Komunitetin Shqiptar qysh prej 2002 me “Shpresën” e saj, ka bërë ti dëgjohet zëri jo thjeshtë me përdoruesit e shërbimeve por deri në parlamentin dhe mbretërinë angleze. Pasioni, vizioni dhe trashëgimia e punës së saj me komunitetin jo vetëm përmes Shpresës, nuk do të harrohen kurrë.

Ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe gjithë Komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar për largimin shumë të parakohshëm prej nesh.

Luljeta që inkurajoi dhe mbështeti shumë shqiptar të bëhen pjesë e vendimmarrjes në Angli dhe të regjistrohen për zgjedhjet në Shqipëri.  Shumë ndjesë që nuk e mundësuam të votoje për Shqipërinë gjatë jetës tënde të shkurtër.

Qofsh e parajsës Luli!

5 Komente

  1. 0
    007

    Ky Kari karandashi karshi i Dibres eshte talent ne servilizem ( Llapist i peshtire ) taman me aftesine tipike te pafytyresise Dibrane. Qe mire refugjet pagove per tu bo deputet...turp

    Përgjigjjuni
    1. 0
      007

      Ky Kari karandashi karshi i Dibres eshte talent ne servilizem ( Llapist i peshtire ) taman me aftesine tipike te pafytyresise Dibrane. Qe mire refugjet pagove per tu bo deputet...turp

      Përgjigjjuni
      1. s
        saimir

        Po ca 007, ti je vetem nje idiot me kte gjuhe qe perdor mor i biri i putanes. Te ishe vetem pak burre te identifikoheshe mor qen bir qeni pa do ta shifje te semes!

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kristi

        Bravo !

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lutje per zoteri Krashin

          O deputet i nderuar Krashi, ne familjet emigrante ne Londer duan qe PS te leshoje ne internet sinjalin e RTSh per gjithe emigrantet kudo ne bote. Nrdyshe kthehu ne Britani edhe ti, sepse as PS nuk ben dot shtet per te gjithe shqiptaret.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje