Gara drejt askundit: Si gënjeshtrat e shoqërisë çuan një adoleshente drejt vetëvrasjes

17 Shkurt 2025, 21:32Blog Bjorn Runa

Gara drejt askundit: Si gënjeshtrat e shoqërisë çuan

Një adoleshente vrau veten javën e shkuar në Gjirokastër. Mediat raportojnë se arsyeja - siç ajo vetë shkruante në ditarin e saj - ishte se bullizohej në shkollë për shkak të varfërisë ekonomike të familjes së saj. Kjo është ajo çfarë ne, si shoqëri, iu kemi vendosur në menu fëmijëve dhe të rinjve: peshën shtypëse të varfërisë, jo vetëm si gjendje ekonomike, por edhe si burim turpi e talljeje. Kemi ngritur një sistem ku të jesh i varfër shihet si dështim personal edhe për një fëmijë.

Sistemi social-ekonomik në të cilin jetojmë lulëzon mbi këtë lloj vuajtjeje ku të pasurit mbeten të pasur, ndërsa të varfërit varfërohen edhe më tepër. Dhe, për t'u siguruar që askush të mos e vërë në dyshim sistemin, na shitet fantazia e meritokracisë. Na thuhet se, nëse punojmë fort, nëse luftojnë, mund t'ia dalin mbanë të bëhemi gjithçka që duam. Fushata masive marketingu, industria e argëtimit dhe televizionet na bombardojnë me imazhe suksesi - miliarderë të bërë vetë, influencerë, sipërmarrës - ndërsa lihet në harresë fakti se shumica e njerëzve nuk do të arrijnë kurrë të tejkalojnë statusin social-ekonomik të familjes në të cilën kanë lindur.

E vërteta është se pjesa dërrmuese e njerëzve, edhe në shoqëritë më të zhvilluara, mbeten po aq të pasur ose të varfër sa prindërit e tyre. Bota nuk është e mbushur me histori "leckamanësh-që-bëhen-milionerë", por me njerëz që luftojnë dëshpërimisht të ruajnë atë pak pasuri që mund të kenë mbledhur. Mobiliteti social, aftësia për të tejkaluar klasën shoqërore në të cilën ke lindur, s'është veçse një përrallë që na thuhet, në mënyrë që të vazhdojmë të vrapojmë në të njëjtin qerthull, duke u rraskapitur pa arritur askund.

Dhe, kur të rinjtë e kuptojnë se sado që të "luftojnë" nuk do të mund t'i shpëtojnë shtresës sociale ku kanë lindur, bota kthehet dhe i fajëson se nuk janë përpjekur sa duhet. Nëse dështon, është faji yt dhe jo i lojës së manipuluar qysh në fillim kundër teje. Askush nuk thotë se sistemi është dizenjuar për të mbajtur pasurinë në majë, ndërsa të tjerët luftojnë për thërrimet që mbeten.

Asnjë mori institucionesh, ushtri psikologësh, apo fushatash ndërgjegjësimi nuk mund ta ndreqë këtë, pasi problemi është strukturor. Fëmijëve dhe të rinjve mund t'iu mësohet rezistenca, por përse t'i rezistosh një bote të dizenjuar për të të shtypur? Mund të shtojmë psikologët dhe punonjësit sociale në shkolla, por si mund ta këshillosh një fëmijë që t'i shpëtojë varfërisë? Si t'i bësh të ndihen të vlerësuar në një shoqëri, që iu thotë çdo ditë se vlera e tyre matet me llogarinë bankare të prindërve të tyre?

Shoqëria jonë jo vetëm krijon pabarazi, por ushqehet me të. Ajo lulëzon duke u siguruar se ka gjithmonë një shtresë njerëzish mjaftueshëm të dëshpëruar, që të lejojnë të shfrytëzohen. Dhe, kur disa thyhen nën peshën e gjithë kësaj pabarazie, kur fëmijët humbasin shpresën para se të kenë patur mundësi ta jetojnë jetën, sistemi thjesht ngre supet dhe kthen kokën në anën tjetër. Sepse për këtë është ndërtuar.

Ky nuk është vetëm një problem shqiptar, por global. Rregullat e lojës mund të jenë më të ashpra në disa vende, por thelbi mbetet i njëjtë: pasuria ruan veten, ndërsa ata që lindin jashtë saj lihen të luftojnë për mbijetesë. Dhe nëse nuk munden? Nëse pesha e gjithë kësaj bëhet e papërballueshme? Sistemit nuk i bëhet vonë. Ai vazhdon përpara, vazhdon të ushqehet, vazhdon të gjejë viktima të reja.

Nuk ka terapi të mjatueshme, programe shkollore, apo fushata kundër bullizmit që ta rregullojnë këtë. Nuk mund të ndërtosh institucione për të mbajtur në këmbë një sistem të dizenjuar për t'i shtypur njerëzit. Duhet ose të pranojmë se gjërat kështu funksionojnë, ose që i gjithë sistemi në të cilin jetojmë është një lojë brutale e manipuluar qysh në fillim, ku fituesit janë përcaktuar përpara nisjes së garës. Dhe, nëse vazhdojmë të luajmë, nëse vijojmë të bëjmë sikur e gjithë kjo është normale, atëherë jemi po aq fajtorë sa sistemi dhe shoqëria në të cilën jetojmë.

33 Komente

  1. s
    skelari

    Për strukturën e vlerave, presionin që përjetojnë individët, dhe detaje të ngjashme unë deri diku e ndaj si këndvështrim; gjithsesi do ndërhyja për diçka; kjo skemë nuk është e programuar nga dikush, apo një grup, apo një klasë, ajo është thjeshtë natyra e një specieje që ka evoluar duke mbijetuar. Instikti është e natyrshmja, humanizmi dhe empatia është përmirësim evolutiv, por që është akoma shumë i vogël krahasuar instiktit. Edhe klasa super e pasur nuk e ka sofistikimin që u veshin duke menduar se kontrollojnë kaq me plan e me detaje - nuk e kanë këtë aftësi - thjeshtë luftojnë më shumë, durojnë më shumë, sakrifikojnë më shumë, (dhe nuk gjejnë as karar) dhe kanë patur dhe ca rrethana në favor... Një këshillë prindërore - mësoju fëmijëve të tu që me sa kanë mundësi të mos e lidhin vlerën e jetës me sasinë e parave apo plaçkës, dhe bëju shok, mirëkuptues dhe i dëgjueshëm - kështu i ndihmon të jenë më të lumtur.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora1912

      Skelar, Komenti juaj shum i veçantë shum i pjekur, dhe me këmbë në tokë njëkohësisht. Ndërsa shkruesit Bjorn!!, do ti thoja që Shqiptarët në 90' e nisën të gjith nga i njëjti Start dhe pas 30 viteve përfunduan në situatën ku më pak se 1% e shoqërisë, zotron mbi 90% të pasurisë kombëtare. Pra nuk ka kapital të trashëguar por ka një ndarje artificiale galopante e cila mundësohet nga politika të mbrapshta korruptive Gjithsesi, nga emri dhe jo vetëm, dukeni shum i ri , për të mbajtur mënd gjëra të Lashta* si ato të para viteve 90'.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Standard

        Nje shkrim pa lidhje me realitetin shqipar, e aq me pak me rastin ne Fjal. Duket sikur shkruesi ka nje Kombinim te AI me ndonje soap opera Braziliane. Dhe nuk i ve faj, çështje Brezash. Keta te sotmit jane shum te mir ne teknologjI, por Fluturojne lehtsisht me AI.

        Përgjigjjuni
      2. O
        Olsi

        Skelari nje koment vertet i forte dhe realist, bravo ju qofte.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Din-Paku

          Skelari! Qe në krye të kërkoj ndjesë për ndërhyrjen në shënimin tënd, duke besuar se një mendim ndryshe nuk ta heq të drejtën e të shprehurit të mendimit siç e ke dhe as ta ndryshosh atë. Komplimente për deridiku të një mendje me autorin e artikullit, por dua të lë këtu disa shënime lidhur më pikpamjet e tua. Mund ta kisha bërë shënimin në një rubrikë më vete, por pikërisht këtu ka dhe ballafaqim. Kjo fillon pikërisht tek ajo "ndërhyrja" juaj "për diçka". Ky është shënimi i dytë pas atij të rreth orës 14, kur pashë që edhe tash nuk është shfaqur. Përmbledhtas: -------------- ☆ "Pabuks" është një fjalë e përdorur në formë përbuzëse dhe përçmimi, kur përsëritet merr formën e bullizmit, të veçimin prej të tjerëve: "të ngopurve". Lindur që mijëra vjet më parë, kur këta "pabuksat" lanë disa të kishin më shumë dhe të krijonin një grupim tjetër, të "të ngopurve" dhe kështu të lindnin klasat. Kjo skemë, thoni ju, nuk është e programuar nga një grup, apo një klasë. Është plotësisht e kundërta. Ajo nuk është thjesht instikt evulitiv i një specie për mbijetesë. Njerëzimi u evolua sipas përvojës jetësore, duke arritur shkallën e sotme të dijeve, por sa ka humbur njerëzimi nga privimi i dijeve, nga shtrembërimi i qëllimtë i të vërtetave apo anatemini i të vërtetave që nuk mund të vinin me anë të evolimit. ------------- ☆ Pikërisht, klasat, lozim në skenën e jetës, me të gjitha rregullat e një loje të përcaktuar mirë, me regji e skenarë, si në një teatër. Në rrastin tonë "të ngopurit", luajnë rrolin e tyre, me rregullat që i kanë vendosur vetë, që atëhete kur thamë, që këta, "pabuksit" i lanë të përvetësonin pak më shumë, jo për shkak të instiktit, se po të qe për instikt, kopeja do të qe e barabartë. Duke paraqitur një skenë të shkëlqyeshme me reklama ofertash, me programe televizive të paguara mirë etj. Këta, "të ngopurit", bëjnë të gjitha përpjekjet për të ruajtur në jetë të jetëve këtë sistem të përvehtësimit privat të fitimit të maksimalizuar dhe ndërtojn qindra institucione të ruajtjes dhe propogandimit në interes të grupit të tyre; ndërkohë që "pabuksit", si "pabuksa", nuk e kanë as një mundësi e as mjete financuar propogandimin e interesit të tyre. Kështu, evoluimi, nuk shkon natyrshëm sipas spirales historike, drejt barazisë, prej nga filloi pabarazia, por në një shkallë tashmë më të lartë zhvillimi dhe të plotësimit të nevojave, por devijohet andej nga duan "të ngopurit", kështu që koha zgjatet pafundësisht dhe instiktivia jo vetëm që nuk zvogëlohet por shkon në regres. Këta, "pabuksat", antagonistët, tash po e kuptojnë se "të ngopurit" ua kanë me hile dhe kërkojnë të ndrrojnë skenarët, këta të fundit nuk duan. Atëhete thërrasin në ndihmë filozofët (skenaristët) e tyre. Ja, pra, skema është e programuar edhe pse grumierët e "të ngopurve" bëjnë çmos që të mos vihet re. Dhe këto klasat e pasura e kanë nën kontroll gjithçka, shtetin, qeverinë, paranë, ligjin; të gjitha në shërbim të tyre. Dhe "pabuksat" vijnë vërdallë në demokracinë e kontradiktës midis punës dhe kapitalit, që u serviret nga të tjerët, ata të veçuatit, këtu e mijra vjet më parë ------------- ☆ Tash këta: pabuksat, po i quajmë të varfrit dhe të ngopurit, të pasur. Shoqëria e sotme është shoqëria e të pasurve, e privatit, që akumulon kapital, e super të pasurve. Ka një farë të vërtete, që në shkallën e sotme të zhvillimit kapitali nuk po mund të drejtojë më. Njerëzimi gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohet dhe po kupton shumë të vërteta të mohuara më parë, po largohen nga besimi në zot, s'po u besojnë më heronjve kordhëtar, por ama po kuptojnë gjithnjë e më shumë se paskan qënë dhe janë të shfrytëzuar nga këta heronj, që dikur i lanë një kokërr mollë më shumë, duke besuar se do të kishin më shumë fuqi për t'i mbrojtur në atë jetë të egër që bëhej atëhere. Se këta nuk e kanë pasurinë nga se punuan më shumë, më fort dhe duruan më shumë, por se i shfrytëzuan më shumë dhe morë jo vetëm një mollë më shumë, por edhe një dele, një lopë, një kal etj më shumë, nga pasuria që krijohej në mënyrë shoqërore. --------------- ☆ Ç'do me thënë: kanë punuar më fort, më shumë etj. Na thonë se garërat janë të barabarta dhe kush punon më shumë, më fort, dhe duron, me siguri shkon drejt suksesit të pasurimit. Edhe kështu mund të ndodhë, por çdo ligjësi ka edhe përjashtime, pra mund të ndodhë në aq rraste sa duken yjet e mëngjesit në kupën qiellore të mbushur me yje që nuk duken. Unë nuk i besoj mrekullitë. Për sa kohë duhet të punosh në ditë, që të quhet që punon fort dhe të bëhesh i pasur. 24 orë në ditë? Po e marrim aq, për abstragim, sa këta që "bëjnë" nga 10 punra dhe nuk pushojnë. Një puntor që punon në konvejer duke bërë një punë të caktuar ne sforco maksimale për të përmbushur kushtet e të punuarit fort dhe të duruarit; ku, në konvejer edhe levën e lëvizjes së tij e ka punëdhënësi, pra as nuk mund të pushojë. Kurse punëdhënësi, për të punuar fort, po fort ama, numëron paratë, madje, nuk i numëron as vetë, por ka marrë një pajisje që ja numëron ajo, kthen ndonjë gotë verë dhe shqyrton ndonjë kontratë (në fakt për të gjitha këto ka punësuar të tjerë, veç gotës së verës). Në fund të muajit bëjnë bilancin e përfitimit dhe shohin se përfitimi i puntorit, këtij, varfanjakut, "pabuksit", është pesë herë më e vogël se e punëdhënësit, të pasurit, "të ngopurit". Tash, puntori thotë që punuam të dy fort, si thua ti, përfitimin e produktit tim, por edhe tëndit, se numurove paratë etj... le ta ndajmë përgjysmë. I pasurive nuk pranon, i varfri revoltohet ndërkohë që ngrihet të kundërshtojë dhe marrë me forcë gjysmën që i takon, vjen polici, i shpie në gjykatë, por gjykata, jo vetëm që nuk e dënon të pasurin, por detyron të varfrin të paguajë të pasurin edhe me gjysmë e hisesë të fillimit në fillim të mosmarrveshjes, dmth të punuarit fort e ndau së fundmi, puntorin. me gjysmë përfitimi nga një që kishte fillimisht. U zgjata pak me këtë përrallë të stisur për të treguar devijimin e arsyes së evoluimit normal. Pse bota mos evoluohet pa pabuksa? Paradoksi, se të nesërmen të ngopurit do të ngriheshin të uritur, nuk do të kishte kush t'i ushqente. ----------------- ☆ Shprehje të tilla, si paraja nuk është gjithçka në jetë, janë përdorur qysh herët dhe e gjen në të gjitha librat humaniste të kohrave, por Smithi na tregon se si të pasurohesh, jo si të rishpërndajmë mbivletën që është e fshehur në çmimin e mallit. E bota "liberale", si kjo e jona, e kapitalit, atë e ka për skenarist të parë. Këta, "pabuksat", kanë tjetër skenarist. ---------------- ☆ Dhe së fundi. Kur borgjezia imperialiste nuk mund të drejtojë shoqërinë, për të ruajtur privilegjet, ajo ngre në këmbë fashizmin.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Karrocieri jo fukara …

          Tingellon si nje hartim utopist!!!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Bravo karrocieri! Jo vetëm utopist, por edhe fatalist. Sipas këtij autori pse duhet të punosh fort për të jetuar!! Dmth ky sugjeron që nëse nuk ke lindur i pasur vrit veten. Filozofia e jetës është e thjeshtë: puno për të jetuar.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sheqeri

            Cna the? Asgje!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lexhenda

              Do tru kjo te kuptohet nuk do sheqer se shkrin kollaj….

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sheqeri

                ti qe ke tru ne vend te sheqerit, cila ishte zgjidhja qe na dha autori? Apo hajd tregojm problemin sa per tu duk burra te mire?

                Përgjigjjuni
            2. H
              Human

              I kisha humbur shpresat qe te takoja ndonjehere nje nivel te tille inteligjence tek nje djale i ri shqiptar. Urime te perzemerta per shkrimin, te cilit mund ti shtoja edhe nje fakt tjeter te rendesishem. Shtresa e te pasurve ne Shqiperi e ne te gjithe boten, fatkeqesisht perbehet nga njerezit me te felliqur, te cilet perhaping me dhune e zell imoralitetin e tyre te peshtire. Kjo eshte hakmarrja e tyre ndaj shoqerise per inferioritetin dhe imoralitetin e tyre gjenetik. Jetojme ne nje kohe ku bixhozxhiu i kazinove behet perandor i botes, nje kohe ku njerezit te deshperuar kthehen sa nga njera band gangsterrash tek tjetra, duke i votuar me shpresen e nje jete me te mire, por pa dobi. Dite me te erreta per shoqerine njerezore duken ne horizont.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komunisti skandinav

                Në shqip akoma skam lexuar një analizë të këtij niveli. Respekt. Më ktheve shpresën.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xxx

                  Pershkrim i bukur i shoqërisë në të cilën jetojmë...

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Krista

                    Bullizimi i ka rrenjet ne qelizen baze te shoqerise, ne familje. Pa dashur ta pergjithesoj, per me teper ta fut rastin ne fjale ne kete grup, por eshte absolutisht e vertete qe personaliteti i femijes formohet ne familje. Nje familje me komunikim mbeshtetes, degjues dhe kuptues ndaj ndjeshmerise emocionale dhe mendimit te femijes, rrit nje femije te shendetshem dhe te forte emocionalisht. Dhe vete bullizuesit vijne nga familje me probleme ne komunikim dhe prinderim. Paraja mund te te siguroje te mira materiale por jo dhembshuri e prinderim te mencur, keto te dyja kerkojne ndjeshmeri dhe edukim njerezor. Dhe jo te gjithe prinderit i kane. Duhet edukuar nje shoqeri e tere. Jo pak raste kemi ne media kur pseudogazetaret bullizojne e shkaterrojne imazhe njerezish per perfitime personale, per keqformim te tyre, per ego apo per injorancen qe mbartin shpirtit. Presupozohet qe media te jete informatore me etike e kulture, ne fakt ndodh e kunderta, roli shkaterrues i medias dhe rrjeteve sociale tashme ka arritur majen.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zani

                      Te falnderoj per artikullin sepse ke arritur te kuptosh dhe t'ua besh te qarte edhe te tjereve se ky sistem qe kemi ndertuar ose qe duam te ndertojme eshte antinjerezor. Kjo eshte nje shuplak e fort per qeverin dhe mazhorancen qe po perpiqen te na mbushin mendjen se po shkojme ne Evrope dhe pas kesaj hallet tona do te zgjidhen. Ky nuk eshte shtet social, por nje shtet represiv qe po i shtrydh njerzit e punes, qe po i pi gjakun popullit qe te pasurohen nje pjese shume e vogel e shoqerise, e cila deri dije ishte pa brek dhe sot eshte bere miliardere, dhe duke qene se nuk e ka per fis gjendjen ku gjendet sot, i mungon fisnikeria, solidariteti me te pafatin, eshte e pa fe, udhehiqet nga makuteria dhe mjere kush bie nen pushtetin e tyre. Shikoni cfar po bene shteti yne "social", uli nivelin e te ardhurave tatuese, ka ulur nivelin e te ardhurave te dekl rueshme, taton me 40% te ardhurat qe fitohen nga nje pune e dyte vetem per ata qe punojne ne shtet, ka miratuar rritjen e fitimit te bankave,ose e thene ndryshe ( nuk jam ekonomist) per nje veprim shume te thjesht ne banke paguan 2-3 fishin e vleres qe e kalon ne nje drejtim tjeter nga ajo qe kishe me pare, do besh 100 deklarata kur do te paguash me banke parate per te blere shtepi ( ta zeme 20 000.000 milion leke) edhe pse 30 -40 vjete ne pune edhe me nje rroge mesatare dhe i ke grumbulluar ato leke si kemba qelbin. Shikoni pensionet miserabl dhe lemoshta e qeverise me "bonuset e famshme" dhe shikoni mbrojtjen qe u behe Xhackave apo Xhuckave ne parlament. Shikoni cpo behet ne drejtesi, ku prokuroret dhe gjyqtaret jane kthyer ne xhelat. I nderuar artikull shkrues, porblemet qe ngre ti jane shume serioze, dhe ato duhet te ishin temat qe duhet te diskutoheshin gjate dhe nga njerez kopetent neper studiot televizive, por televizionet i kane ngriturit te pasurit dhe jo te varferit. Eshte koha e maskarenjeve thoshte Ali Asllani.

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Oficeri dulles

                        Natyra vete ka nje rradhe . Nuk mund te vihemi ne rreshte per se gjeri nje milion vete ,kurse per se gjati mund te vihet e gjithe bota b,m,th, ne varg. Nuk e di a me kuptuat . Per tu vene te gjithe te pare nuk ka vend na pengon gardhi xh Sulos shtepia e Sabbriut kurse ne varg vihet gjithe bota ,dialektike ka nje te pare dhe nje te fundit !

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          T

                          Ti ke.nje kminister qe bullizon e.ofendon cdo njeri qe ka.mendim ndryshe,ather.cpret nga.pjesa.tjeter e.shoqerise?? Gjynah nga.zoti per.ket.jet te re te.prere ne mes. Ne kemi.humanizem e perulje der.ne.peshtirosje ndaj.cdo te huaji dhe sikur te jete I varfer,por nencmojme njerezit tane.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Endri

                            Taleban,ofendimi dhe akuzat pa baze nuk jane mendime ndryshe.Kryeministri eshte 100 vjet para brumbujve si ty prandaj nuk arrin ta kuptosh dhe nuk te ve faj pasi per 30 vjet nuk je marre me trurin por xhepin,si ta mbushesh duke vjedhur.Liria e fjales te ka dhene dhe mundesine per te shfaqur injorancen tende .

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Rezi

                            Prindërit duhen të ndërgjegjësohen se Në sistemin që zgjodhëm, kemi bërë hapa mbrapa përsa i përket njerzillëkut, jemi bërë ujqër për njëri-tjetrin, dhe s’të ndihmon njeri në rast nevoje. Mos prisni nga shteti, mos prisni nga shoqëria, kapitalizmi është sistem ku i pasuri, sidomos ky që u pasurua si puna e komunistit Sali, thotë që pas meje u bëftë qameti. Keqardhje për prerjen në mes të një jete kaq të re.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Joni

                              Analizë e saktë e kuptueshme !

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                GOLI

                                ESHTE PER TE ARDHUR KEQ QE ÇUPES S'KA DALE NDONJERI QE TE I'A SQAROJE ÇFAR ESHTE E VERTETA........... PASURI ESHTE SHENDETI DHE NDERGJEGJA E PASTER.......... TE TILLET QE E VLERSOJNE VETEN SI TE PASUR- JANE THJESHT KRIMBA QE PERDRIDHEN NE KALBESIRE......

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  B*3

                                  Une nuk do thoja "Shoqeria jone krijon pabarazi", por do thoja qe "Pabarazia fillon ne familje" dhe pabarazia merre shume forma dhe ajo me pas transferohet ne shoqeri. Ne familjen shqiptare behet diferencim midis vajzes dhe djalit ose anasjelltas, behet diferencim midis vellezerve dhe motrave (prinderit kane gjithmone te preferuarin e tyre) dhe bullizojne ate qe kane zgjedhur te bullizojne brenda vellazerise. Njerit femije ja plotesojne te gjitha tekat, kurse te tjeret duhet te punojne per kete te preferuarin ose te preferuaren. Dhe ky i, e preferuari bullizon jashte familjes sepse nuk ka imazh tjeter ne koken e tij pervec bullizimit, etj etj... Problemet e shqiptareve nuk do te mbarojne kurre per aq kohe sa shqiptari nuk do te vendosi prioritet te pare Zotin. Nqs nje njeri do dhe ne te njejten kohe ka frike Zotin, atehere dinamika brenda familjes do te ishte ndryshe qe do te thote "familje e shendoshe = shoqeri e shendoshe". Te tjerat jane fjale boshe.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. t
                                    timo

                                    Zoti "i plotfuqishëm" është një prodhim i vetë njeriut për të gjunjëzuar njeriun e varfër. Piktori, pikturon një "shënjtor" dhe pasi e vë në kornizë dhe e var në mur, i falet ati!!! Ku qëndron plotfuqishmëria???!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      B*3

                                      Nuk desha t'ju pergjigjem, por brenda mesazhit tuaj ka injorance e s'mund te rrija pa ja u thene. E keni lexuar Biblen? Bibla thote qe nuk ka vend te Parajse per ata qe perbuzin te varferin. Bibla thote qe prezantimet, kryqet, statujat, ikonat jane mekat... sepse ti po adhuron nje objekt, jo Zotin. Zoti do zemren tende. Ndaj, ju keshilloj te lexoni dhe te kerkoni te zbuloni te verteten. Po s'ke faj, ne jemi popull i rritur pa Zotin dhe gjithe keto te liga qe ndodhin vijne si pasoje e mungeses se Zotit ne jetet tona.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. O
                                        Olsi

                                        B*3 ekzistenca e nje zoti eshte thjesht nje utopi e njerezimit jo vetem ne SHQIPERI por ne mbare boten, nuk ekziston asnje zot, me demagogji te tilla qe ka nje zot, eshte thjesht sepse njerezia lerkon te besoje ne dicka edhe pse nuk ekziston eshte ne karakterin e njerezve qe kerkojne te ngushellojne veten se dicka ekziston.

                                        Përgjigjjuni
                                  2. s
                                    studenti

                                    Bukur, vetëm se kjo botë njerëzore nuk mund të quhet e "dizenjuar", pra si e paracaktuar dhe e pandryshueshme. Koha ka treguar se janë sistemet që bëjnë ndryshimet. Edhe sistemi i sotëm ekonomik e politik po jep shenja, si i mëparshmi që kaluam, se është i pafuqishëm dhe me të meta që duhen kapërxyer.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sara

                                      Një analizë realiste e perfect. Kjo tregon që ky sistem ka dështuar. Ekonomia e tregut nuk funksionon pasi të pasurit po i bën më të pasur e të varfërit më të varfër. Vetëm 30 miliarderë në botë zotërojnë 50 % të pasurisë së botës, 8 miliardë të tjerë zotërojnë 50% që mbetet. Edhe në Shqipëri 1% e popullsisë zotërojnë 90% të lekëve të depozituar në banka. Dhe pabarazia sa vjen e thellohet. Prandaj në vend që ta kuptojmë realitetin e ta ndryshojmë atë mundohemi të gënjejmë veten e të zbukurojmë realitetin.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kujtim nga e kaluara ne shkollen e Beratit

                                        Sot jam nje e moshuar por duhet te tregoj nje histori te vogel kur une isha ne klasen e 5-te te shkolles 7 vjecare ? Kishim mesuesin e Botanikes nje te moshuar ne prag pensioni me origjine Gjirokastrit ?E kishte zakon kur ngrinte ne mesim per te pyetur dhe vleresuar ngrinte 4- 5 nxenes per te plotesuar ato qe sdinte tjetri ? Po ate dite me ngriti dhe mua ne ate resht ? Ne fund mbasi i kish pyetur disa ngelem une dhe nje shoqe per te na ballafaquar ?Ajo ishte nga nje familje e mbajtur dhe e veshur mire ne krahasim me mua por nuk mesonte ndersa une isha nxenese e 5-ses me notat e atehershme por ne veshtiresi nga ana ekonomike se e tregonte veshja ime mesiguri me nje fustan te andruar si dhe nje xhakete qe dukej e vjeteruar por e paster ? Mesuesi na mbajti ne te dyja ne fund per te bere nje krahasim dhe per ti thene shoqes : shiko sa bukur te mban ty familja me gjithe kete veshje te mire se dallonte nga mua nga veshja si nata me diten pa shiko shoqen tende sa te madh e ka andrin e fustanit ? Pse ti nuk meson ulu dhe ke numerin 2-sh i tha , mua me afroj me hodhi doren mbi supe dhe me tha ke noten 5-se ne kapsul keshtu i vleresonte nxenesit e vecante nga dija ???? Per mua mesuesi ishte nje autoritar me kujdes vleresonte edhe ate fukarane por qe mesonte kjo menyre trajtimi me jepte kurajo dhe nuk me bente pershtypje pse shoqja ishte me bukur e veshur per mua kish rendesi te mesoja ??? Kjo me ka ngel ne kujtese edhe sot e kesaj dite dhe kur nuk vura prenderti ne faj , sepse aq mundesi kishin ? Femijet tane vuajne sot nga kjo , dhe arsyeja eshte shoqeria apo shkolla mesuesit se si e vleresojne njerin apo tjetrin per te mos ta renduar psiqikisht , ka shume pabarazi ne trajtim ??Jo te gjithe femijet kane nje mendje apo Seder ????

                                        Përgjigjjuni
                                        1. .
                                          ...

                                          Po në atë kohë sikur vishnin uniformë (grykset e famshme), madje edhe në foshnjore, të bardha, i harrove yllkat(?), dhe nga klasa e parë deri më të njëmbëdhjetë, të zeza, që të mos dukeshin andrat e fustanit, se vërtet, për kur bëhet fjalë, kishte dhe nxënës me veshje me andra, e madje, andra mbi andra. Nuk të pranonin në shkollë pa uniformë, edhe kur kishe pallto, të kontrollonin, a e kishe. Uniforma ishte pikërisht për të krijuar barazi të pakën më paraqitje. Duket atë ditë u kishin pranuar pa uniformë. Edhe para çlirimit liceistët, normalistët, instituti femëror, etj kishin uniformë.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. R
                                          Realist

                                          E ke thjeshtezuar shume çeshtjen. Bullizim ka pasur edhe ne vitet 90-te kur dallimet ekonomike mes nxenesve ishin shume te vogla. Po te jesh introvert dhe me sjellje ose pamje te ndryshme nga mesatarja, me shume mundesi do bullizohesh ne moshen 11-15 vjeçare. Familja dhe mesuesit mund te ta lehtesojne disi situaten por ne fund te fundit shume varet nga sa i forte eshte individi psikologjikisht. Natyrisht kur prinderit jane ne gjendje te mire ekonomike mund te te ndryshojne shkollen ose te te aktivizojne me shume ne aktivitete jashte-shkollore. Kjo ndihmon por nuk eshte garanci qe problemi zgjidhet. Jane ca gjera ne jete qe i zgjidh vetem kalimi i kohes.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nje i Moshuar

                                            ,Realisti : jam dakord me ty kur thua , ne fund te fundit shume varet sa i fort eshte individi ??? Prandaj i del detyre shoqerise qe nga shkolla msuesit per mua jane kryesor ne trajtimin e nxenesve se familjen nuk e zgjedhim dot ,ate kemi dhe ta pranojme ashtu sic eshte me nivelin qe ka ??? Duhet te ndryshoje SHOQERIA klasa politike mesim-dhenia neper shkolla , me nje fjale duhet nje pune e madhe eshte futur krimbi keq mjer ata qe e pesojne si kjo familjet ne Gjirokaster ???

                                            Përgjigjjuni
                                            1. d
                                              drejtesi e munguar

                                              Bullizimi eshte nje fenomen shoqeror qe shfaqet per cdo dite kudo.Bullizimi ne shkolle eshte me i dukshem,pasi dhe formimi i femijeve eshte i pa plote.Eshte detyre e mesuesit qe me forma te ndryshme ti afroj nxenesit me te njejten menyre.Varferia nuk eshte turp dhe mesuesi duhet t'ua sqaroj por edhe familja ka pjesen e saj.Ndarja klasore ne sistemin e kaluar ishte e dukshme,por ne shkolle perpiqeshin (mesues e nxenes) te mos i dallonin.Sot,ne sistemin kapitalist (me emrin e "bukur" ekonomi tregu apo "demokraci) ndarja behet e dukshme.Mesues e nxenes nuk jane bashkepunetor.Sot ne shkolle mesuesi paguhet per oren edukative por asnje nuk e ben per te sqaruar problemet qe dalin.Mesuesi sot eshte thjesht mesimdhenes dhe jo edukator.A gjeni sot ne shkolla nje mesues si Migjeni,apo ndonje mesues qe te bashkebizedoj si shok me nxenesit?Shkaqet e ketyre fenomeneve jane te mos zbatimit te ligjeve,tek anashkalimi i problemeve e te tjera.Ky shkrim ka shprehur nje shqetesim real qe shteti dhe shoqeria duhet te ndergjegjesohen.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Replik

                                                Pika blu : po flas per vitin shkollor 1956 -57 nuk kishim uniforme ? Kur une ish ne klase te 7-te u be me detyrim uniforma ishte viti 1958- 59 me gjithe ate ajo uniforme nuk te mbulonte dallimin e veshjes kur vinte dimri dikush kishte nje pallto te ngrohte nje tjeter nje triko leshi te thurur nga nena nje tjeter nje xhakete te lene nga motra e madhe kishte edhe me keq ky lloj standarti ishte por nuk na pengonte te mesonim apo te perparonim ? Edukimi i brezit ishte kryasorja ? Nuk e di cfar moshe ke dhe duhet ta kesh shume te veshtire ta kuptosh ate periudhe sidomos edhe menyren e te ushqyerit tone ? Sa fillonte periudha e dimrit ishim mesuar me TRAHANAN e mengjezit dhe vazhdonte dreka me fasulet kockullat thjerzat edhe te tjera flas per familje me tradite dhe nikoqirllek per te mos na lene pa ngrene pastaj cdo stine kishte ushqimet e veta P SH domatja nuk haej ne dimer kishte kohen e vete e plote gjera qe sot kane ndryshuar shume ???? Nuk semureshim s mbaj mend te mbylleshin shkollat nga ndonje epidemi ? Mbase kishim fituar imunitet nga menyra e te jetuarit ???Pamvaresisht fukarallekut ishim femije te gezushem pa pretendime dhe na pelqente jeta ashtu sic ishte Po flas per qytetin tim te Beratit ka qene nje qytet me tradite te madhe ?

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje