A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

21 Shkurt 2025, 21:50Blog TEMA
A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

Nga Ben Andoni

Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit të zgjedhjeve: Na u vodhën votat! Nuk bëhen zgjedhje të ndershme në Shqipëri. Ashtu si nga ana tjetër, maxhoranca e ka “të fiksuar” fitoren dhe tashmë kryetari i saj, Rama në një gjendje aspak të mirë vetëm lëshon bubullima kundër medias, e negativizon opozitën me lloj epitetesh me metaforash gjithnjë e më të lira.

Në një pikë bashkohen Sali Berisha dhe Edi Rama, të dy liderët e kohëve “moderne” shqiptare: SPAK e ka kaluar vijën e kuqe. Maxhoranca e ka theksuar këtë pas masës së arrestit me burg të Veliajt, kurse opozita përtej çdo kufiri, duke mëtuar me gojën e Berishës se do ta shpërbëjë fare institucionin deri më tani simbol të Drejtësisë! Akti i fundit i SPAK-ut për të hetuar krimin zgjedhor dhe prekja e të fortëve e ka tensionuar si pak herë situatën zgjedhore të kampeve të dy partive që zyrtarisht nuk mund të punojnë me rregulla të qarta loje. Ndaj ndodh rëndom tek ne që humbësi nuk e përshëndet fituesin dhe që vetëm ankohet.

Por strategjia e SPAK që i ka ngritur mahmur të dy krahët e politikës ka mundësi t’i lerë pa tekst sa i përket përdorimit të kamufluar të krimit të organizuar në integritetin e procesit zgjedhor, apo përmes masave shumë të sofistikuara të teknikave të posaçme hetimore që po pretendohet të aplikohen së fundmi. Mëtohet se do të ketë përgjime intensive, monitorime në terren dhe kontrolle më të shpeshta me nisjen zyrtare të fushatës.

Por arrestimet me emra si Bajrat dhe Çopjet tregon se SPAK po godet në qelizë të problematikave, ashtu si dikur u punua për përgjimet e famshme që u publikuan për dosjet 339 dhe 184, nga u dëshmua sesi mblidheshin votat për socialistët por që në fund rezultuan me hiç. Për ironi nga vetë SPAK-u. Ndërkohë, SPAK ka frikësuar dhe njerëzit e PD-së, metodat speciale të të cilëve nuk është se bien më pas, por që tashmë janë kufizuar e minimizuar prej kohës së gjatë në opozitë, përçarjes dhe, letargjisë së tyre. SPAK-u me këtë rast po hesht dhe patronazhistët, kthyer në simbol të fitores së zgjedhjeve të shkuara.

Vetëm se ky inkursion tashmë duhet manifestuar me rezultate dhe nëse SPAK-u nuk e justifikon me respektimin e parimeve për të Drejtat e individit dhe nëse s’tejkalon kompetencat vendos një gur tjetër miliar, që do jetë shembull për standardet e këtyre zgjedhjeve. Kjo dihet mirë në kampin socialist sepse do jetë mbështetje për rrugën evropiane, ashtu si edhe për opozitën nëse do të dinë t’i kanalizojnë si duhet standartet. 

Por ka ende kohë, ashtu si ka shumë e shumë sfida, që SPAK-u të marrë meritat, të cilat publiku ka kohë që ia ka njohur. Por, a do mundet SPAK-u të kthej besimin te zgjedhjet? Është ende herët dhe kjo mbetet për t’u parë.

4 Komente

  1. J
    J

    Ky Beni ngeli gjithe jeten koqe,Spaku ka humbur besimin vet te populli,ky koqja thot a do i kthej besimin te zgjedhjet.

    Përgjigjjuni
    1. e
      e po...

      Per mua spak kerkon te marri kompetenca qe nuk i takojne me ligj dhe kjo do sjelli perplasej. Nderhyne ne nje proces antikushtetues sepse spak nuk eshte roje i zgjedhje, por polici apo dikush do te ja çoje objektin e denononcimi, mund ta marri edhe me inisative, por me struktura te posaçme se na u kthye spak ne xhandarmeri. Shkelje ligji, shkelje kushtetute dhe me sa shikoj, spak devijoi na rruga e drejtesise. Me keto veprim kerkon te futet plotesisht ne politike dhe nuk ben asgje me pak se juristet e Plepave te Durresi. KJo ishte dhe reforma , me sa shikoj dhe ajo u duke qe atehere kur nuk pranoi te hetonte 21 janrin. SPAK na del organizate terroiste antishqiptare dhe me kete taksforcen vetem sa do marre rrugen e largimmit fare. Ketu do jemi dhe mund te krijoje ate qe enderron Sali Berisha; gjakderdhje se s'ka kompetenca.

      Përgjigjjuni
      1. p
        perlati

        Oho,ho, sa mire, po kthehemi ne kohen e xhaxhit!!! Po si ka mundesi te pergjosh gjithe popullin, si ka mundesi spak te marre kompetencat e KQZ e prokurorise se pergjithme?!! A thua po teprohet dhe ne emer te kujt. Mjaft me me 1996!!! SPAK te beje punen e tij, te hetoje krimet makabre te viteve 92, 96, 97, 98, gerdecin, 21 janarin, etj. Ku eshte me keto hetime, asgjekundi. Apo me keto tollumbace kerkon te maskoje punen e tij. Poqeneka me i rendesishem pergjimi i zgjedhjeve se sa hetimi i vrasjeve te 4 000 shqiptare gjate viteve 96-97?!! Mjaft me SPAK nuk eshte parti politike, dumanio po na del neper media e ben politike. Ne rast se zgjedhjet i drejton spak atehete kqz duhet te shkrihet, perse duhet valle!!!

        Përgjigjjuni
        1. N
          NASTRADIN DUMANI MBI GOMAR

          MJERISHTE SHQIPTARET KAN DEGRADUAR E DEGJENERUAR MENDERISHTE ! DUMANI DO BEJ AQ DREQESI - SA BERI HAJVANI VICIDOLIT DEMOKRACI !!!!!!!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje