Nga Elisa Dedja
Kohët e fundit, bisedat e mia me miqtë emigrantë po kthehen gjithnjë e më shumë rreth idesë së kthimit në shtëpi. Një kthim që dikur dukej si një hap pas, sot po shihet si një zgjedhje e vetëdijshme për një jetë më të qëndrueshme dhe më të mbushur me vlerat që, pavarësisht gjithçkaje, nuk i kemi humbur.
Është e vërtetë që propaganda vijon të ushqejë narrativën e largimit. Madje, edhe ata që ende nuk e kanë provuar emigrimin flasin për ikje si zgjidhjen e vetme. Por kur dëgjon ata që kanë kaluar vite jashtë, realiteti del ndryshe. Nuk është më një ëndërr e mbështjellë me idealizma.
Është një përditshmëri e lodhshme, e ndërtuar mbi një stres konstant, mbi kosto jetese që rriten pa pushim, mbi një sistem që të detyron të paguash edhe për ajrin që merr frymë. Nëse dikur llogaritja ishte e thjeshtë, paga më e lartë, jetë më e mirë, tani shumë po kuptojnë se numrat nuk janë gjithçka. Po, rroga mund të jetë më e lartë, por çfarë vlere ka kur çdo qindarkë e fituar harxhohet në taksa, fatura dhe shërbime që janë të ftohta e burokratike?
Ajo që më godet më shumë në këto biseda është një ndjenjë boshllëku që përshkon fjalët e tyre. Flasin për mungesën e familjes, për një shoqëri që funksionon si mekanizëm, ku gjithçka matet me produktivitetin, ku nuk ka kohë për të ndalur, për të jetuar, për të ndjerë.
E në këtë zbrazëti, gjithnjë e më shumë po rritet dëshira për t’u kthyer. Jo vetëm për veten, por për fëmijët e tyre. Sepse jeta mund të ketë sfida kudo, por një fëmijëri e kaluar mes gjyshërve, prindërve, dhe një rrjeti social që nuk është vetëm virtual, nuk ka çmim.
Shumë prej tyre po e kuptojnë se Shqipëria, pavarësisht sfidave, ka ende një vlerë që shumë vende e kanë humbur: - familjen si bazë të shoqërisë. Po, jemi ende në një periudhë tranzicioni, me një drejtësi që po kërkon rrugën e saj dhe një ekonomi që po përpiqet të stabilizohet. Por në mes të kësaj lëkundjeje, ne kemi një shtyllë që nuk është rrëzuar ende: lidhjen e fortë familjare.
Për disa, kjo është arsye e mjaftueshme për t’u kthyer. Për të tjerë, është një arsye për të mos u larguar fare. Dhe ky është ndoshta ndryshimi më i madh mes asaj që ishte dje dhe asaj që po ndodh sot. Dje, ikja shihej si një rrugë pa kthim.
Sot, gjithnjë e më shumë njerëz po kuptojnë se kthimi nuk është dështim. Është një zgjedhje e vetëdijshme për një jetë me më pak stres, më shumë përkatësi dhe me një ndjenjë që emigracioni nuk e jep dot: - ndjesinë se je në shtëpi.
Bukur.
Duke pare fisionomian e autores dikush (specialist si une,psihologos) nuk do shume te kuptoi per nje.....koke maloku, dale nga shpellat e maleve m'Albaniston. Athere nuk ja vlen te lexosh se c'pordhe me rigon shkruan......!!!!
Zyrtare shteti.
Mer ilacet, farmaqin... se te iku ora.... COGLIONE!
Ti me sa duket, nga menyra e te shprehurit nuk me dukesh si psiholog por si psikopat. Malokeve ju marrsh te ligat!!!!
Mire thua qe eshte koha per t'u kthyer ne shtepi, por ne cilen shtepi? Ate qe kisha, e shita per te shkuar jashte shtetit. Mbase e ke fjalen qe te mblidhemi tek shtepia jote.
Po jashte shtetit a nuk e ke ne mend te blesh shtepi? Edhe andej shtepite kushtojne.
Athere ti rri aty , se mut ke qenë në shqipëei e mut je aty , do jeshë ndonjë dembel hane dhe asnjë gje tjeter..!!
O gojë-anus...
O Lepurush gojë-anus...
Shtepia jone e perbashket eshte Shqiperia. Ky eshte kuptimi i shkrimit. Nje i rritur duhet ta kuptoje kaq gje!
Mesazh teper i goditur.
"Është një përditshmëri e lodhshme, e ndërtuar mbi një stres konstant, mbi kosto jetese që rriten pa pushim, mbi një sistem që të detyron të paguash edhe për ajrin që merr frymë. Nëse dikur llogaritja ishte e thjeshtë, paga më e lartë, jetë më e mirë, tani shumë po kuptojnë se numrat nuk janë gjithçka. Po, rroga mund të jetë më e lartë, por çfarë vlere ka kur çdo qindarkë e fituar harxhohet në taksa, fatura dhe shërbime që janë të ftohta e burokratike?" Ketyre sentencave , une , nuk i heq asnje presje. le te thote kush te doje , le te thote si te doje, kush mohon keto rrjeshta eshte thjesht nje genjeshtar, megalloman e tinzarr qe duhet ndeshkuarr me nje qendrim te perjetshem ne kurbet. Kurbeti ne Shqiperi u be mode ,por e verteta e pamohueshme eshte se kurbeti eshte aq i dhimshem ,sa te vajtueshme kane qene e mbeten kenget etij te kenduara ne fillim shekullit te 20-te. Sot , me plot gojen mund te thuash qe te leshe Shqiperine me ato bukuri qe i ka falur natyra e zoti e te vish ne ate qe vazhdon te quhet Perendim , eshte thjesht nje menyre per tju zhdukur realitetit, eshte humbje familjare. Cdo shqipetar, pavarsisht se cfare planesh ka ne vetvete duhet e eshte mire ta mbaj nje vesh ngitur per te mos humbur referencen me Shqiperine. Kushdo qe ti lexoj keto rrjeshta ,pavarsisht se nuk deshiron te shprehet , apo shprehet kunder ,por jam i bindur se ne brendesi te vetes me jep te drejte. Tung!
Tingellon si ‘Home Sick’ … kthehu … Fushat me lule dhe lisat e gjate jane atje si ka thene Naimi por me disa te prera!!! Per te tjerat shko provoje dhe paç fat!!!
Kush ka qënë në mërgim , mendon si ju moj zonjë , ku një nga ata jaml vetë.., shqipwria eshte si nata me diten sote në krahasim me 10-vite më pare .., ka monstra td ndyra si sali ziu qe e nxijnë çdo gje por edhd atij po i vjen vdekja , te vinë dhe ta gëzojnë jeten këru me gjysher dhe prindwr ..!!
Ana sentimentale dhe realiteti jane ndyshe!! Pensionistet mund te kthehen … Shqiperia akoma nuk eshte ne pozite te strehoje emigrantet me Pune, page e me standardtin e jeteses qe Kane ne vendet ku Jane per ata qe jane stabilzuar me vite, femijet ne shkolla, me shtepi, etj. . Ata qe nuk jane stabilizuar kane nje kembe dy anet! Ka ndonje aty ketu qe kthehet … dhe sa fillon te perplaset me problemet e sistemit … mallkon veten pse eshte kthyer …
Vajze e nderuar, ne Shqiperi nuk Ke shendetesi, nuk Ke garanci per zbatimin e ligjit, puna publike apo private varet nga politika Kaq mjafton qe askush mos kthehet, as kush kthimin e Ka menduar seriozisht. Shendet patronazhistave! Dini gje sa shitet vota sivjet?
Shum e vertet !! Ne cilen shpi??? E nese mer kurajon , Shqiperia per emigrandet qe duan te kthehen esht ber nje vend i huaj per ta ,ku gjith cka kan kursyer me ate pun te rend te emigracionit, nuk mundet te blejn ate shpi qe u detyruan te shesin te mos arij si "tok e nxanun"e me cmimet qe kan aritur sot ja kan kaluar edhe Man Hatanit ,pale shtrejtesires per te mbijetuar ! Apo politikanet qe votuan dhe u ben sheik ,mos duan tja dijn per stresin e rend qe emigrandet shtyj ditet e vetmis larg te afermve, miqeve, shokeve qe u shpernan e humben ne detin e emigracionit ku endera e kthimit sa shkon e behet me e veshtir ! Dhe kjo se keta politikan hajdut e kriminel nuk mendojn te krijojn lehtesira per kthimin e SHQIPETAREVE por po ngrejn dhe kampe ta mbushin Shqiperin me refugjat palestinez ,pakistenez e ku di car tjeter do ju pjell mendja.......
Faleminderit shume moj bije e denje e ketij vendi ! Ne te moshuarit e ndjejme thelle me dhimbje largimin e femijeve , niperve e mbesave nga vendi qe na i lane trashegim te paret tane . Pak dite me pare lexova nje shkrim qe krahasonte Zvicren me page mesatare rreth 7500 euro dhe Shqiperine me nje mesatare qesharake , duke nxjerre ne pah avantazhet shume te medha qe natyra i ka falur vendit tone te mrekullueshem , krahasuar me Zvicren , por qe burrat e shtetit shqiptar nuk i shfrytezojne per te miren e vendit ! Norvegjezet thone per veten e tyrfe se , ne cerekun e pare te shek.XX vuanin per buken e gojes ,ndaj u detyruan te emigrojne ne vendet e zhvilluara , ku mesuan shume gjera , midis tyre mesuan disiplinen e punes dhe te administrimit . Me kursimet dhe dijet qe fituan , u rikthyen ne Norvegjine e mbuluar keryesisht me bore e akull dhe e ngriten ne lartesine e me te pasurve te botes .
Ka një farë të drejte goca. Në Perëndim sot të duket vetja më i huaj se para 20 vitesh. Se partitë kundër të huajve janë forcuar. Dhe po ua bëjnë jetën gjithnjë e më të vështirë çdo emigranti që ka një emër që nuk tingëllon vendas. Dhe Shqipëria duket se e mbylli tranzicionin e saj të mënxyrshëm dhe po kthehet në normalitet. Vendi i huaj nuk bëhet kurrë vendi yt. Është si në familje, ku babai i ve martohet me një grua tjetër. Kjo grua sado e mirë që të jetë nuk e zëvëndëson dot nënën e vërtetë. Është edhe diçka shpirtërore. E ndjen që "tjetra" nuk është dhe nuk do bëhet kurrë nëna jote. Aq më shumë që Perëndimi, sidomos Europa gjendet sot në krizë. Gjithçka po vështirësohet. Madje edhe diferenca ndërmjet Shqipërisë dhe Perëndimit. 30 vite më parë Perëndim dhe Parajsë ishin sinonime. Sot nuk është më kështu. Dhe shqiptarët duket se janë "ngopur me Perëndimin. Dhe nuk janë më ata "barbarët" e dikurshëm. Kur fiton 1 000 euro në muaj dhe ke shtëpinë tënde duhet të mendohesh 2 herë para se të marrësh rrugët e mërgimit. Dallim bëjnë këtu vetëm ata që merren apo duan të merren me krime. Jo qytetarët e ndershëm që duan të jetojnë me djersën e ballit, duke respektuar ligjet dhe zakonet e vendit pritës. Nëse nuk ka ardhur ende koha për tu kthyer në shtëpi, ka ardhur me siguri koha që të mendohesh mirë para se t'i hysh aventurës për tu larguar nga vendi.
Emigracioni eshte vetmi. Emigracioni eshte lufte mes tradites dhe jo tradites. Emigracioni eshtre bashkejetese kulturash. Ti mund te jesh komshi me nje afrikan, nje arab apo ku di une... Emigracioni eshte lufte mos femijerise tende dhe femijerise se femijes tend. Emigracioni eshte te mos takosh shoqerine tende te femijerise, te gjimnazit, te shkolles se larte, qofte dhe per nje kafe te shpejte. Emigracioni nuk ka gjera te rastesishme. Ka vetem takime dhe orare. Emigracioni eshte nje rruge e panjohur... Emigracioni nuk ka njerez qe te pershendesin ne rruge. po te doni te tjera, mund tua shkruaj.
Kjo eshte per brezin e pare te emigrantve sisomos per ata qe kane emigruar ne moshe te madhe me veshtiresi gjuhe, punesimi, etj.. Brezi i dyte apo femijet qe emigruan te vegjel nuk ndihen keshtu . .. pastaj pse jeton ne zona ku komshiu eshte arab, afrikan, etj. Shko jeto ne zona ku jetojne vendalinjte / nativet … te lire jane … ku eshte me shtrenjte!!!
Po mire mo Xyz::;ndoshta ke te drejte vetem ne “fantazi “,,kur erdha ne Canada nuk me keshilloje ndonje,as kishte ndonje ,udherefyes qe te orientohesha,se ne cfar zone te veja (sepse nuk kisha as many as ide,thjeshte isha nje “njeri “ pa asnje grosh ne xhep,ndoshta ty je nipi I Sales apo Edit,qe ke keto njohuri),,sepse “zonat “ kane kosto,,,une nuk e di cfar pune ben??dhe sa e ke pagen majore?dhe te uroj me shpirte qe te jesh I lumtur,por une punoj 2pune ne dite,dhe ne fund te vitit jame I lumtur,vetem te paguaj faturat ,,dhe sa per brezin e dyte edhe ai qe vjen,,,,,mbaje mend,,,,,eshte nje brez qe do vetem fantazin electronic,,asgje shpirterore apo prinderore,family,,,te uroj gjithe te mirat,,dhe mos haro jeten tende te tanishme,,per te ardhmen e femijeve te tu,,,,,une nuk dua te zgjohem ne mengjez me nje (Canadeze,Afrikane,Aziatike,)jo per racizem,!!po se,,I love ❤️ nje Albanian,,Gjithe te mirat
Ti goce qe shkruan kete artikull s’ja ke idene fare se çdo te thote te ndihesh ne shtepi dhe te kesh lidhje te forta familjare, sepse ke lindur shume vone. Deri nga mesi i viteve 90-te i njihnim te gjithe komshijte qe kishim ne pallat. U shkonim per vizite per gezime e hidherime dhe i ndihmonim kur kishin nevoje. Deri nga fundi i viteve 90-te kishim rreth farefisnor dhe rreth shoqeror ne kuptimin e plote te fjales. Diku nga fillimi i viteve 2000, u rrit pak niveli ekonomik. U be çdo familje shqiptare me makine te perdorur dhe kaq mjaftoi qe shqiptari te behej kapitalist. Qe atehere s’ka pasur vlere tjeter ne Shqiperi perveç parase, pasurimit me çdo mjet. Edhe ne Perendim etja per fitim dhe konsumerizmi eshte ideologjia sunduese, por te pakten ka nje pjese te konsiderueshme te shoqerise qe i ben kunderpeshe kesaj ideologjie duke insistuar per gjera si shteti ligjor, solidariteti shoqeror, mbrojtja e mjedisit, promovimi i arteve dhe shkences, mbrojtja e trashegimise kulturore etj. Kjo eshte arsyeja kryesore perse nuk jetoj me ne Shqiperi qe eshte vendi i njerezve pa ndergjegje.
Ti moj vajz shikon endrra me sy hapur, ose te paguan pushteti te shkuash budalliqe me thes. Familja shqiptare ka mbaruar, shqiptaret jasht vendit, ne USA, Canada, etc. kan ruajtur akoma familje tradicionale shqiptare. Jane arsimuar, bejn biznes, arsimuar, si mos me mire, dhe as ju shkon ne mendje kthimi ne ate vend ku gruaja e kryebashkiakut shpenzon 860 mij euro ne 4 vite per fustane.
SHKRIM AQ SA I THJESHT PO AQ KUPTIMPLOT. PO DON TA MALLEKOSH NJERIUN THUAJ U BEFSH EMIGRANT. NE KURBET DHE NE BURG NUK KA JO VETEM GEZIM E KENGE POR AS BUZEQESHJE. UNE PO E VUAJ PREJ 33 VITESH E GJYSEM KETE MALLKIM. PER 33 VJET E GYSEM KENDOJ VARGJET E TE PAREVE TANE NE KURBET. O KURBET TE RAFTE ZJARRI. O KURBET TE MBETET HIRI.
Qe Shqiptaret te kthehen eshte gjeja me e mire per vendin.Rritet konkurenca. Ka fuqi punetore etj Por ata nuk kthehen me thirrje. Jane te zghuar dhe I bejne vete hesapet. Nuk pergjithsohen rastet. Secili ka historine e tij. Per momentin Shqiperia nuk eshte e pergatitur te presi Shqiptaret jashte.
E keshilloj gazetaren te nderroj miqte,i paska te mbaruar,nuk besoj qe nje Shqiptar qe ka kohe te gjate ne perendim me nje profesion e rroge te mire kthehet atje,bejne perjashtim te mbaruarit qe jetojne me sociale e ndihma te shtetit.Kthehem nje here ne vit per pushime dhe ankthi e stresi fillon sa del te dera airportit.Realiteti Shqiptar shihet sa here del ne rruge,ketu perjashtim bejne ata te Greqise,ose si quhen ne Shqiperi Jorgot.Eshte per te qeshur kur i shikon Jorgot duke bere photo te toptani e duke bere llaka llaka ne Greqisht.Si mund te le Zurichun qe me ka dhene profesionin rrogen e mire e te vi ne Shqiperi,si mund te le sigurine shendetsore,sigurine ushqimore,sigurine monetare e te vi atje,paguaj sigurim shendetesor aq sa merr nje Jorgo rroge ne muaj e te vi atje,ne ate vend qe nuk behet kurre,ju ka thare rrenja,po te degjosh kryeministrin dua ta bej Itali te vogel thote,nuk e di i ngrati se Italia hyn te vendet e fundit per jetese ne Europe.
O gazetare je ne metro apo jo
Kush te jep keshilla ne shqiperi llumi, ne shqiperi asgje nuk ka ndryshuar perkundrazi eshte bere me keq . Per t'ja qartesuar kesaj injorantes qe i thote vetes "gazetare" pasqyre e nje shteti eshte si fuksionon administrata dhe gjykatat. Shko ne gjykate dhe e kupton qe cdo gje fuksionon mbi bazen e militantizmit nuk ka pasur dhe nuk do kete meritokraci ne kete vend se eshte popull zvarranik dhe dhe nga popull zvarranik vetem lider klloun dalin.
LABI BUDALL SI SHUMICA E LABERVE, NUK BESOJ SE KA SHKELUR KURRE NE NDONJE TOK TE HUAJ. DEGJO O BUDALLI LAB. VETEM NE SHBA JETOJNE ME NDIHMA SOCIALE TETEDHJET MILION BANOR TE SAJ, SIPAS GJYKIMIT TEND TE GJITH ATA JANE TE MBARUAR. ESHTE KEJO GJENDJE ALARMANTE PER FAJ TE QEVERRIS SE NUK KONTROLLON CMIMET SHTEPIVE QE SHITEN DHE SHTEPIVE QE JEPEN ME QERA DHE TRGETARET JANE AQ TE POSHTER E TE PA SHPIRT SA SHUME HERE KANE DETYRUAR QERAXHIUN TE RREMBEJE ARMEN. NE KALIFORNI NJE DHOME E GUZHINE 30 VJET ME PARE QERAJA ISHTE 340 DOLLARE. SOT QERAJA NE ATE BANESE KOSTON 3400 DOLLARE DHJET HER ME SHTREJT.
Po pse duhet te kthehemi? Cfare ka ndryshuar pervec rritjes se korrupsionit dhe hajdutetise? Po nuk u larguan nga qeverrisja keta maskarenj dhe te fitojne partite e reja nuk mund te kthehet njeri. Popull Votoni partite e reja!
Koha që të vish të hash ndonjë kar të madh në bythë goce
DISA THENIE NGA EMIGRANTET E MEPARSHEM SHQIPTAR. ME MIRE BARI NE STANE TE PROGONATIT SE PASHA NE PALLATET E BAGDATIT. VATRA E HUAJ NUK TE NGROH EDHE SIKUR TE JET ZJARRI KAMINE, KURSE NE VATREN TENDE TE NGROH EDHE HIRI. NE FUND NJE NGA JETA IME NE TE MALLKUARIN KURBET. NE TOK TE UAJ EDHE DIELLI, AJRI E DETI ME DUKEN TE HUAJ.