Edi Rama – Një zë i qartë në kohën e heshtjes

22 Shkurt 2025, 19:08Blog TEMA
Edi Rama – Një zë i qartë në kohën e heshtjes

Nga Baton Haxhiu

Nuk na ndodh shpesh të ndihemi krenarë për kryeministrin, por ka momente kur qëndrimi i tij shkon përtej politikës së ditës dhe bëhet një mesazh më i gjerë për vlerat që mbrojmë. Kur shumë liderë zgjedhin të heshtin, Edi Rama ka treguar se guximi për të folur nuk është vetëm një akt politik, por edhe një detyrim moral.

Në bisedën me Volodymyr Zelensky-n, ai e bëri të qartë se nuk mund të ketë zgjidhje për Ukrainën pa Ukrainën dhe pa Evropën. Në një kohë presionesh dhe kalkulimesh diplomatike, të mbash një qëndrim të tillë është më shumë sesa politikë – është një zgjedhje me peshë historike. Ai tregoi se nuk ka nevojë të jetë kundër por të jetë me vlerat që përfaqëson.

Kjo nuk është as e re dhe as e rastësishme. Kthehemi vetëm një vit pas.

Kur ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së iu drejtua Edi Ramës, duke e akuzuar se mbajtja e një seance të posaçme për Ukrainën ishte jashtë rregullave, përgjigja e kryeministrit shqiptar ishte aq e thjeshtë sa edhe therëse: “Ndaleni luftën dhe nuk kemi nevojë për mbledhje të Këshillit të Sigurimit”.

Në atë moment, fjalët e tij nuk ishin thjesht një kundërpërgjigje diplomatike, por një reflektim i një të vërtete më të madhe: politika shpesh mbështillet me rregulla e procedura, por nuk mund të ketë asnjë rregull që justifikon pushtimin dhe shkatërrimin e një kombi.

Qëndrimi i Ramës nuk ishte një akt i rastësishëm.

Ai ishte një qartësim i një angazhimi që kishte marrë formë më herët, kur vizitoi Kievin ndër të parët mes liderëve botërorë, duke treguar se nuk është vetëm retorika ajo që përcakton një udhëheqës, por edhe guximi për të vepruar. Në një kohë kur shumë liderë botërorë preferuan të qëndrojnë në distancë, duke pritur zhvillimet, ai ishte aty, në zemrën e një vendi që lufton për mbijetesën e tij, duke dërguar një mesazh të qartë se Evropa nuk mund të jetë indiferente ndaj fatit të Ukrainës.

Sot, teksa disa zëra politikanësh tentojnë të shtyjnë për një zgjidhje pa Ukrainën dhe pa Evropën, qëndrimi i Ramës mbetet i palëkundur dhe ai ishte i qartë duke deklaruar se ata që vuajnë pasojat e luftës duhet të jenë në tryezën e bisedimeve. Kjo nuk është vetëm një çështje politike, por një domosdoshmëri morale dhe historike. Një zgjidhje e imponuar nga ata që kërkojnë stabilitet mbi drejtësinë nuk është as zgjidhje, as paqe.

Ai këtë qëndrim prej burrshtetasi e ka pas edhe për Kosovën kur të tjerët luanin me luftën.

Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, kur diplomatja gjermane Christiane Hoffmann, me lot në sy, foli për vlerat evropiane, ajo nuk po fliste vetëm për një krizë gjeopolitike, por për një sfidë ekzistenciale se

A do të mbijetojë Evropa si një bashkësi e vlerave apo do të kthehet në një hapësirë interesash të ngushta politike? A do të mbizotërojë fuqia e armëve apo fuqia e fjalës dhe e ndërgjegjes?

Historikisht, momentet e mëdha nuk janë përcaktuar nga ata që heshtin, por nga ata që guxojnë të flasin. Kujtojmë Winston Churchill-in, i cili nuk pranoi një paqe të rreme me nazistët, apo Václav Havel-in, i cili përdori fjalën si armën më të fuqishme kundër totalitarizmit. Në këtë kontekst, qëndrimi i Edi Ramës nuk është thjesht një akt diplomatik, por një shprehje e një filozofie më të thellë: se politika, në formën e saj më të lartë, nuk është vetëm strategji, por edhe akt moral, një betejë për të vërtetën në një botë ku shpesh mbretëron hipokrizia.

Në një kohë kur shumë heshtin, një fjali e thjeshtë – “Ndaleni luftën dhe nuk kemi nevojë për mbledhje të Këshillit të Sigurimit” – mbetet një dëshmi se forca e mendimit dhe e fjalës mund të sfidojë edhe logjikën e dhunës.

Dhe kjo, në vetvete, është thelbi i vlerave evropiane që Hoffmann mbrojti mes lotëve. Një kujtesë e fortë se fuqia e vërtetë nuk matet me armatime, por me të drejtën për të mbrojtur atë që është e drejtë.

64 Komente

  1. s
    sapa

    Ska gje me te ndyre se kur njerezit behen bythelepires sidomos kur kane edhe rolin e gazetarit qe ne fakt si kudo ne boten e civilizuar duhej te ishte asnjeanes!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qamili11

      Cfar ka ketu per bythlepires. Analizon nje te vertete mbi qendrimet e kryeministrit shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malo

        Nje Kryehajdute Qamil i dashur me nje cete grabitesish qe cfra te gjejne perpara e vjedhin pa meshire ky mundet te jete vetem kryehajdut i juaj por jo kryeminister i Vendit

        Përgjigjjuni
        1. E
          Endri

          Malo me hajdut se ty dhe soji yt zor se gjen mbi dhe.Mjafton te hedhesh syte kudo ne shqiperi,duken qarte zaptimet e taborrit tend.Prandaj peshtyheni cdo 4 vjet aq keq sa nuk ka lavazh qe ua u lan.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama hajduti

            Kete Batonin duhet patjeter ta hetoje SPAK , se cila eshte arsyeja qe ky merr 30 mij euro nga Spitali Amerikan. Dhe me ekte rast SPAK duhet te hetoje edhe kete spital , se keta duhet te paguhen nga agjentura Serbe, se Batoni dihet qe ka qen spiun i Serbise, por vazhdon akoma

            Përgjigjjuni
          2. E
            Ermali

            Me ke flet Malo, a ke ndonje shprese se dikush do te sjelle dicka te dobishme ne tavoline. Ti dukesh njeri i mire dhe une sinqerisht mendoj qe ti vertet beson se vertet Edi Rama eshte hajdut. Sinqerisht mendon se Nano, Berisha, Meta, jane ndodhi te natyrshme te nje kombi… A vertet eshte kaq e lehte te mashtrihesh nga nje plak i lindur per t’i bere gropen Shqiperise, nje njeriu qe e urren me shpirt cdo gje te bukur?

            Përgjigjjuni
          3. E
            Emër

            Po gomar fare qenke o sapoepe...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kryqi

              O qamil o kar shko ne siri o kurv mashkull. Me kte emer vetem ne afganistan mund te flasesh

              Përgjigjjuni
              1. R
                Realisti

                Vlerat dhe suksesi si udhëheqës I Ramës kanë çoroditur shumë keq business e kënetës dhe lakuriqët e natës që rrinë rreth tij. Non grata është I tmerruar që do vdesë si hiena, se qenit I vjen anës, dhe që populli shikon Ramën si shpresë për të ardhmen dhe kasapin non gratë.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sara

                bythelepires quhet ai qe lepin bythen edhe mur vjen ere...si puna jote.. edhe pse mund te duket bythelepirje kur e verteta eshte ne rradhe te pare, c'do gje tjeter nuk ka rendesi

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Ndaj dhe ti lepin bythen e Saliut.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cimi velania

                    O bythqir te ka shkerdhy fisin ty besoj

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Toni dhe beni

                      O qimi te qifsha babain

                      Përgjigjjuni
                    2. .
                      .

                      E si i bie të jesh asnjanës? Të mohosh çdo të mirë që duket? Ju veç dini të baltosni atë më të mirin se ju, që t'i zini vendin e të vidhni, se për punë të hani munë.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mondi

                        Filloi bythlepiresi pare me emer llapa,te na tregoje sa sholle I eshte bere gjuha.Ik se te erdhi ora.Hajt me llape te lehte .

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kutuzovi

                          Bravo Baton. Ke bere nje analiz shume te bukur dhe mbi baza reale. Brilante. Mos degjo ata gojeshthururit,qe nxierin mut nga goja dhe shajn juve. Ti nuk je per t'u shar por per t'u lavderuar. Per aq sa shkruan,jane te pranueshme dhe te verteta.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arturo Ui

                            Në këtë kohë që po jetojmë, gjë më të ndyrë se sa të jesh asnjanës nuk ka. Qofshin ata dhe gazetarë. Janë të gjithë ata që skanë shtyllë kurrizore. Bota është në rrezik . Ka rënë në duar të të paaftëve, sharlatanëve dhe gangsterave. Qofshin këta Trampa, Sholza, Sarkozira apo dhe Putina.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Epirioti II

                              Po ik ore driteshkurter. Batoni ka nje dyzine artikujsh qe promovon pikepamjet e tij te thella pro-europiane dhe pro-Ukraines. Ketu e ka perdorur Batoni Ramen per te ritheksuar bindjet e tij. Ukraina dhe e ardhmja e Europes jane probleme madhore qe prekin te ardhmen e gjithe shqiptareve. Kam konstatuar qe bythelepirjen si term me shpesh e perdorin ata qe jane vete bythelepiresa ekselent.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Daku

                                UDBA-shi Baton i ben elozhe mikut te Vuçiçit qe kryeson partin e themeluar nga UDB-ja .Tashme me emrin e ndryshuar ne PS

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Daku

                                  UDBA-shi Baton i ben elozhe mikut te Vuçiçit qe kryeson partin e themeluar nga UDB-ja .Tashme me emrin e ndryshuar ne PS

                                  Përgjigjjuni
                                2. c
                                  c

                                  Paske pjerdh o Baton.Te vesh ne nje plan Cercillin me Ramen qe s'ka asgje ne dore pervec fadromave qe i perdore si arme kunder banoreve per tu prishur banesat, dhe gazin lotsjelles kunder femijve ne 5 te mengjesit per ti nzjerre nga shtepia, vetem ti mund ta besh.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mondi

                                    Kunder shtazeve te maleve si ty qe nuk late toke private pa zaptuar, nuk ben asgje tjeter dobi pervec dhunes.Ka dhe nje menyre me perfekte,plumbi, po europa kurve na e ndaloi.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. Pa dyshim qe Rama i ka thene presidentit te Ukrahines: Bej cfare te thote Amerika. Se jo vetem nga halli, por, edhe nga halli robi ha kumbulla te tharta ose te hidhura.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sefer Daja

                                      Spiun po , bythlepires po , njeri i ndyre mbi toke. Baton Stanishici vegel i kujdo qe ka pushtet. Batoni eshte i rralle si njeri se per fstin e keq eshte burre kurve.....pleh fare fare pa cipe..

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Endri

                                        Rama legjenda e politikes shqiptare.Churchilli do kishte vra veten qysh javen e pare te perballjes me vemjet e albanistanit ,pijanecet,injorantet,zhulsat,bixhozxhinjte,hajdutet,dembelat,spiunet,trafikantet pasardhes te haxhi qamilit si sefer daja, Sali incesti, qim peka me kompani.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sefee Daja i vërteti

                                          Ti mër katnar nuk ke asnji lidhje me Sefer Dajën! Mut vcidoli.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. F
                                          Flutura

                                          Si ka mundesi, qe ne kete boten globale, ku nuk ka mbetur shqiptar pa dale pertej rrethimit me tela me gjemba, nuk e kane mesuar dot nje element fillestar te edukates: respekt per mendimin e cilitdo person edhe kur atij nuk i konvenon ky mendim. Urrejtja, qe vjen prej prekjes se interesave materiale personale eshte nje ndjesi kafsherore.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Komunisti skandinav

                                            Flutura. Pikërisht se bota u bë globale, ka mundësi .

                                            Përgjigjjuni
                                          2. R
                                            Rita

                                            Koqevaret s kemi pse u japim hapsire ne media. Nuk duan Shqiptaret, duan Shqiperine ta okupojne. Te qihen ne Serbi, mos fusni gjarprin ne shtepi si budallenj

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shqiperia han pa porta

                                              Ky derrkuc turkoshak, sic ka trupin ka dhe mendjen te trashe dhe servile, te nje lakeu ordiner. Dhe na ka mbetur ne dere, kjo qenie bajate dhe pa vlere.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Milo

                                                Qetesohu bythqire se ne bordello jeton,vetem se I ke nga fisi jot ato qe ta mbeshtjellin.Aq I peshtire je.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. a
                                                  allah ukubet

                                                  Ja dhe nje cope muti turkoshaku, tjeter, ku mxjerre koken.

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. S
                                                Shabani

                                                Një koment i nevojshëm dhe interpretim i saktë. Nuk i kuptoj ato pak komentues që shajnë edhe kur prezantohemi me mençuri e dinjitet jashtë, në çështje të mëdha, kur të tjerë tregohen “gjela” apo gangëster duke gjakosur e shkelur mbi të drejtën e popujve, vetëm përse i gjejnë të vegjël. Përgëzoj z. Baton.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. n
                                                  nje qytetare

                                                  Gazetari ka shprehur ate qe ka ndjere. Ju qe flisni keq, beni dhe ju, po pa te shara, nje argumentim per te kunderten. Ne se nuk e beni dot, do te thote se nuk argumentoni dot, dhe kjo i jep te drejte gazetarit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Karrocieri jo fukara …

                                                    Ofendimi

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Karrocieri jo fukara …

                                                      Ofendimi eshte norme ketu! Cudi pse gazeta nuk i moderon komentet …

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. M
                                                      Malo

                                                      Nuk eshte se flasim keqe apo duam te ofendojme Batonin,por vete Batoni e di se ska me se cfra ti mbuloje Edit,Batonin e ka zen halli se paguhet por nga ta zeri me pare diteziun kryminister i thencin

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Elena

                                                        Malo(k), cfare te mbuloje, politiken e jashtme me te suksesshme te nje udheheqesi lindor?Kujt ti djege ti bjere murit me koke.Nuk pret kush aprovim nga deshtaket dhe gjytyrymet

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Piro

                                                          Si puna jote ka plot ky vend, Malo, njerëz që vetem hane, shajne dhe urrejne. Si Rama është vetem një dhe si Batoni ka pak. Batoni bene analize mbeshtetur në fakte. Kur bota e shkaperdhitur, nuk pyet per fatin e populit ukrainas, ngrihet dikushi dhe e mbron, flet drejte, thote të moralshmen, Kjo quhet vlere. Dhe ne kemi një histori të tille. Me 1919, në konference e paqes ne Paris, kur fqinjet donin ti mernin shqiperise gjysmen e teritorit. Shqiptaret e medhenj të asaj kohe shkuan e kerkuan ndihme kudo, ne amerike, ne vatikan etj. Presidenti amerikan Wilson kur erdhi ne konference, hapi harten e ballkanit dhe pa teritoret që kerkonin ti mernin shqiperise. Pastaj tha: Lufta mbaroi. Nuk do ketë ndryshim kufish. Fitues e humbes shkoni ne vendet e tuja dhe punoni per popujt tuj. Qysh atehere nisi rregulli qe fituesit e luftes të mos perfitonin teritore. Kështu shpetoi shqiperia që kemi sot. Nga qendrimi i një burri me mëndja e zemer të madhe. Kurse ti vazhdo shaj edhe kur s'ke pare fakte me sy. Shaje kryeministrin me qe e shan ai që kerkon ti zere vendin. Shaje dhe nga familja mgjse familja s'ka lidhje me qeverisjen. Shaje meqe shajne të tjerët. Shaje dhe kur mbron ukrahinasit në hall. Shaj o zoteri shaj, që të ngopesh instiktin tend kafsheror.

                                                          Përgjigjjuni
                                                      2. X
                                                        Xyz

                                                        Pas bisedes se Rames me Zelon, Trapi po dridhet …

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Maro

                                                          Te dalesh I pari ne te tilla situata ekspozon nje vend te vogel pa qene nevoja. Kjo nuk eshte diplomaci. Kjo eshte thjesht bjeri ti bime...kjo eshte thjeshte personale.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. F
                                                            Futja vetes

                                                            Nuk ngrihet muti me shkop ky i joni me gjithë rilind.leshin duan fadroma...kurse ata qe flasin...han kot tju bej mire ,ne s'duan. Faleminderit

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              Kris

                                                              Edi Rama eshte nje figure e madhe ne skenen politike nderkombetare por qe harron me vetedije kontributin e madh te Zheles se Ukraines ne favor te serbise e ne dem te Kosoves

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. M
                                                                Milo

                                                                Zhelenski u zgjodh pak para luftes dhe nuk ka lidhje fare me politiken e vjeter te kievit.Lexo noj llaf o qyrqyk para se te shpalosesh injorancen e kultivuar.Nuk ka nevoje te demtoje kush kosoven e bejne vete kosovaret per hobi.Ka me te ndyre se ai qe denoncon vllain e vet per ti marre karrigen.

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. I
                                                                ILIR

                                                                Une shpreh ate qe ndjej per gazetarin Baton,nje patronazhist sevil dhe lekist.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. E
                                                                  Elena

                                                                  Dihet ajo.Injorantet flasin me ndenja,te zgjuarit me tru.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. "This is a miracle"

                                                                  Eshte deklarim famoz dhe I denje I ER: Ndalni Luften , qe te mos mblidhet Keshii I Sigurimit (OK ). Kaq e thjeshte, madheshtore dhe e llogjikshme duket!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    SOKRATI

                                                                    Idiotët e rrugës dhe të baltës e gurëve nuk kanë arësye, nuk kanë mend në kokë, nuk kanë kulturën minimale të komunikimit dhe përfaqësuesi i kësaj rryme rrumpallë është sahali idioti, i etur për kolltuk, mbasi ky lëtyra ka lindur, kur e ëma ka qënë mbi kalë... Të shkruash publikisht një të vërtetë, të thënë nga Edi Rama në KS të OKB, siç e ka shkruajtur dhe komentuar i nderuari Baton Meka, është gjëja më normale, mirëpo normalja nuk u shkon, nuk u pëlqen idiotëve, njerëzve anormalë, të cilët unifikohen nga e njëjta gjuhë e ndyrë. Nderime, Baton! Nderime përsëri për KM e Shqipërisë, që në mënyrën më të thjeshtë, dinjitoze dhe me guxim tregon shkaktarët e plagëve të një kombi të pushtuar brutalisht...

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. T
                                                                      Tirana

                                                                      Zoti Baton Haxhiu! Sikurse Rama beri nje zgjedhje te emancipuar politike dhe diploamtike, edhe ju bete nje zgjedhje te emancipuar qe e kapet kete detaj. Rama ka plot per t'u kritikuar, por kjo telefonate me Presidentin Ukrainas kishte vleren se e paraqet Shqiperine ne statusin e nje fuqie europiane, jo per nga fuqia e numrave, por per nga fuqia e zerit per te shprehur idene se nuk ka zgjidhje konfliktesh ne bote, aq me teper ne Europe, pa Europen! Komplimente!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. X
                                                                        X

                                                                        Batoni ka thene nje te vertet,Rama nuk ka komplekset e kryeministrit te nje vendi te vogel,kjo eshte thene dhe ne kete shkrim. Ju bythelepirseve te Saliut kjo nuk ju palqen dhe mereni me Batonin jo me shkrimin.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. O
                                                                          O

                                                                          Rama thot ate qe Mendon dhe qe eshte e drejt,nuk eshte servil si Saliu dhe keta haleshkruesit e Saliut ketu.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. B
                                                                            Baton Rouge

                                                                            Serbët injektimin benzinë në testikujt e atyre që torturonin,askush nuk i rezistonte kësaj Batoni firmosi direkt dhe shpëtoi koqet e tij

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. B
                                                                              Baton balerini

                                                                              https://youtu.be/BzvhvxguzQs?si=cAxEeYqAo4pD-7EH

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. X
                                                                                Xxx

                                                                                E more Malo maloku, do që km të jetë Saliu? Ai jo vetëm që vjedh, por edhe vret pa të keq, dhe madje duke u mburrur për këtë. Një pjesë e vogël (ata që kanë mbetur) janë qorra që i vënë pas Saliut që është njeriu më anadollak, shpellar, hajdut e vrases që shikon vetëm interesin e tij dhe të familjes së tij. Edi Rama ka gabimet e veta (kush nuk do kishte) por është më i miri përfaqsues i shqiptarëve. Do t'a votojmë gjithmonë.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. O
                                                                                  Oficeri dulles

                                                                                  Shqiperi te kam permjerre si nuk rate ne ujdi njehere

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. g
                                                                                    goni

                                                                                    Mos ja nxirr nfga goja Baton...ke njezete vjete qe ja merr ne goje Rames dhe se ke prishur akoma...

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. T
                                                                                      Tironsi i Vjetër

                                                                                      Bravo z. Baton! Edi Rama mund të ketë shumë gabime por, shquhet për mjençuri, dituri, guxim. Shikova ca komente nga ca shqipshkruesë të cilët, e fyejnë Ramën dhe juve për shkrimin por, nuk kanë asnjë lidhje me kombin tonë. Mendohen jashtqitje tradicionale.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. A
                                                                                        Alpo

                                                                                        Pershendetje Tirana!,Nuk i heq asnje presje komentit tuaj. Ne veret jemi nje vend i vogel, qe historikisht jemi sulmuarr e pushtuar nga te huajt. Prandaj me sume se kushdo, duhet te mbeshtetim popullin Ukrahinas ne luften e saj per ekzistence.Fraza e Rames, frejtuar ambasadorit rus, kur drejtonte Keshillin e Sigurimit:"Ndaleni luften dhe nuk kemi pse mbledhim Keshillin e Sigurimit", pati jehone ne mediat boterore. E per kete ne duhet te jemi krenare.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. B
                                                                                          Berti

                                                                                          Çfarë të lidh ty Baton me Shqipërinë dhe pushtetin? Kuptohet Edi Rama ose e thënë copë paratë. Ti mor zotni je nga Kosova, le e rrit, por bukën e ha këtu në Shqipëri. Si kështu dhe pse. Të më falin vëllezërit e mi shqiptare të Kosovës që po i bëj një pyetje që në dukje është ksenofobiste. Këtu është Shqipëria, vendi i të gjithë shqiptarëve, të Shqipërisë dhe Kosovës, Çamërisë dhe Maqedonisë, arbëreshëve dhe e gjithë joshqiptareve që e duan dhe jetojnë në këtë vend. Një ndryshim të vogël nga ky rregull ben ti. që u duke në këtë vend pasi erdhi Edi Rama në pushtet dhe shumë shpejt edhe ti shpejtove të ngjyesh gishtin. Apo harrove me skandalin e pagave që emri yt u lakua për pastrim parash por që u mbyll shumë shpejt.Dhe ja ku na del prapë si hijene politike me servilizmin tënd duke i bërë shërbime Rames prapë. E kuptoj që duhet të justifikosh suflaqet edhe ti. Ore zotni ti lakohesh si njeri shumë i lig dhe si spiun i UDB nga shqiptarët e dy anëve, Shqipërisë dhe Kosovës dhe "here You go" thonë amerikanët, prapë ti dora vetë. Nuk kanë nevojë publiku shqiptar për servilosjet e tua te rradhes, dhe mos harro se ne e njohim Edi Ramen dhe të tjerë si ai në politikën shqiptare me mirë se ti. Keshtu që nuk na lipset shërbimet e tua qe kush e di kush i porosit dhe u paguan faturen. Ben mirë të gjesh vendin tënd dhe të mos hash shumë mut se të ben dëm.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. s
                                                                                            shqopefoles

                                                                                            Edit i tha europa zbath breket ne publik se do te mbeshtesim per lider dhe edi nga mencuria edhe trimeria e madhe i zbathi breket dhe i beri si plis ne koke. Saliut i thane martohu profizorisht me nje mashkul dhe do besojme qe nuk je komunist dhe saliu u martua per ca dit me lulzim bashen dhe ligjeroi martesen burr me burr. Erioni nuk la Homo e lesbik te botes pa puthur, perqafuar e Pritur e shijuar ne zyra te bashkis. pse te mos jen krenar shqopetaret?

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. O
                                                                                              Opinion

                                                                                              Kryeministri yne mund te shpreh shune gjera por Shqiperia eshte vendi me i dobet ne Nato. Fjalet kane peshe kur dhe vendi ka peshe. Deklarata e tij lidhet me se shumti me kosoven sepse nese Usa perjashton Ukrainen ne tryeze per territoret e saj atehere te njejten gje mund te bej dhe me Kosoven. Te gjithe europianet e dine se armiku i europes ne ceshtjen ukrainase ishte vete amerika dhe jo rusia, ne momentin e ekonomia jote ecen mire se blen lendet e para tevlira prej rusise atehere je ne rregull por amerika ia shkeputi kete lidhje europes pasi kishte kohe qe kishte investuar ne nje klase politike mercenare per interesat e amerikes nepermjet sorros dhe askush nuk kundershtoi. Sot jemi ne diten qe europa nuk eshte fuqi konkurruese dhebkemi vetem dy fuqi ameriken dhe kinen. Europa ne stol per shume kohe derisa te kete nje klase politike te pavarur qe te shoh interesat europiane. Faktori shqiptar do jete perhere ne mbrojtjen amerikane nga kushdo qofte president amerikan deri ne diten qe europa te krijoje klase politike te pavarur. Deri atehere do kerkoje shume kohe keshtu e gjermania do vazhdoje recensionin e vet bashke me italine spanjen etj deriaa amerika te arrije te dalbperseri fuqi e pare ekonomike ne bote pasi tani fuqia e pare eshte kina.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. R
                                                                                                Remarku

                                                                                                Është vërtet për tu vlerësuar..në një kohë kaq të trumbullt telwfonata e Ramës dhe mesazhi i tij i qart është gjigande.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. A
                                                                                                  Ana

                                                                                                  Rama eshte Gjigand, largpames, progresist profesionit, por nuk ben per administrator dmth kryeminister apo kryetar bashkije apo qofte edhe minister. Nuk e ka haberin nga administrata dhe as qe ka patur deshire per te mesuar. Kjo ka bere qe vartesit etij, duke kuptuar qe qeni nuk ka nuhatje kane bere kerdine si shqipetare dmth shpellate qe jane. Rama nuk eshte si keta sepse eshte Vlleh.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. I
                                                                                                    I juaji Edver Rama

                                                                                                    Ana urgjent ne semafor. Qenka keq me hormonet.

                                                                                                    Përgjigjjuni

                                                                                                  Lini një Përgjigje